MCA-PRESS | Kush Jemi Ne
305
page-template-default,page,page-id-305,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

MCA – PRESS & GIR ©

MCA – PRESS & GIR është një qendër për informim publik, që përpiqet të përciellë në funksion të misionit që ka, në mënyrë sa më korrekte, të pavarur, të paanëshme, konform ligjeve dhe parimeve të gazetarisë informative dhe investiguese aktualitetet e kohës në funksion të publikut.

MCA – PRESS & GIR ©, duke u mbështetur në standartet më të larta mediatike është e para qendër informacioni në Shqipëri që përmes investigimit dhe informimit publik me një gazetari të mirëfilltë profesionale kontribuon jo vetëm nëpërmjet mekanizmave të saj mediatikë në tërësi në mbrojtje të parimeve kushtetuese, por edhe si një zë i veçantë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në luftën ndaj korrupsionit, abuzimit, trafikut, dhunës të ç’do lloj forme, trajtimit ç’njerëzor e poshtërues,degradues etj. ndaj ç’do kategorie apo ç’do veprimtarie të paligjshme që cënon kushtetutën, rendin kushtetues, shoqerinë e individin, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi si dhe akteve ndërkombëtare të detyrueshme për Republiken e Shqipërisë. Qëndra në misionin e saj ka një aktivitet gjithpërfshirës në veprimtaritë jetësore në përgjithësi  sipas misionit që mbart, me synimin për të arritur atje ku të tjeret nuk mund të shkojnë. Qëndra ushtron veprimtarinë e saj vetë apo me të tretë, në median elektronike, shtypin e shkruar, faqet e web-it, në ç’do format radiofrekuencash të ç’do lloji zanore e me gjerë, nëpërmjet MCA-PRESS (Media Center Albania), GIR (Grouping Investigative Reportes) © Copyright – Studio ligjore”Thano copyright”, IP investigim privat,  faqet e shtypit të pavarur, gazetë, web, revistë ,portal etj.

MCA & GIR ©, në grumbullimin e informacionit dhe investigimeve të domosdoshme për punën në terren, si me bashkëpuntoret apo dhe organizma të tjerë shtetërorë apo shoqerisë civile nuk ka një limit kohor të përcaktuar. 24 orë është në dispozicion të vjeljes së informacionit dhe trajtimit të tij mediatik. Limiti kohor në rinovimin e informacionit është ndërmjet 15 ditëve.

MCA – PRESS & GIR © , është e organizuar në përputhje me standartet e përgjithshme,të cilat zbatohen për të gjitha qëndrat e pavarura të informimit publik.

MCA – PRESS & GIR © , ka një drejtor ekzekutiv që është në të njëjtën kohë dhe drejtues editorial si dhe një bord drejtues vendimarrës lidhur me projekte në funksion të misionit.
Njëkohësisht, zyra e drejtuesit editorial, përbëhet nga një staf gazetarësh profesionistë investigativë, por jo vetëm dhe bashkëpuntorësh brenda vendit si dhe jashtë tij.

MCA – PRESS & GIR © , ofron informacionin e saj në gjuhën shqipe dhe për rubrika të vecanta në atë angleze.
Ka një shërbim të IT profesional për mirëmbajtjen dhe funksionimin e duhur teknik si dhe përpunimit elektronik, po ashtu dhe të klasifikimit të informacionit.

MCA – PRESS & GIR © , ofron një shërbim të kualifikuar për foto artistike, foto lajm, video artistike, videolajm, video dokumentar, film në fusha të caktuara profesionale investigative, si dhe një arkiv të pasur viziv.

MCA – PRESS & GIR © , punon me bizneset dhe subjektet pronar të ligjshëm, për të kuptuar shqetësimet e tyre, tregjet, konsumatorët, pengesat ligjore apo të administratës që shkaktojnë dëm kundër tyre, me forma të abuzimit dhe korrupsionit e më gjerë, sipas misionit të saj.

MCA& GIR © ,   nëpërmjet një pune profesionale investiguese mediatike, identifikon shkaktarët e këtyre pengesave me prova dhe fakte duke i prezantuar në tregun mediatik, duke demaskuar raste të abuzimit apo korrupsionit e më gjerë dhe duke dhënë vetë drejtpërdrejtë apo me të tretë asistencën e nevojshme ligjore sipas problematikave, me ekspertët e saj.