MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Ervin N. Metalla
956
post-template-default,single,single-post,postid-956,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Ervin N. Metalla

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 32 regjistri (JR) Nr. 28 i vendimit

Datë 12.11.2018 Datë 30.10.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

Albana Shtylla Kryesuese

Rezarta Schuetz Relatore

Ardian Hajdari Anëtar

Natasha Mulaj Anëtare

Ina Rama Anëtare

– mori në mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 30.10.2019, ditën e mërkurë, ora 9:30, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhgueses Ndërkombëtare Mia Roessingh-Bakels, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 32, datë 12.11.2018, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Ervin N. Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 45, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni F, pikat 2 dhe 7 të Aneksit të Kushtetutës, nenet 58, pika 1, shkronja “a”, 59, 63 dhe 66 pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi pretendimet e kërkimet e subjektit të rivlerësimit të paraqitura në ankim, i cili bazuar në nenet 58, pika 1, shkronja “a”, 59 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 kërkoi përfundimin e hetimit edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit – të kontrollit të figurës dhe të aftësive profesionale – dhe ndryshimin e vendimit nr. 45, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e konfirmimin e tij në detyrë, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Rezarta Schuetz, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.10.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment