MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Ervin Metalla
954
post-template-default,single,single-post,postid-954,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Ervin Metalla

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 44 Akti                                                       Nr. 45 Vendimi

Tiranë, më 23.07.2018

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Valbona Sanxhaktari Kryesuese

Etleda Çiftja Anëtare

Xhensila Pine Relatore

në prani tё vëzhguesit ndërkombëtar, znj. Mia Roessingh, asistuar nga sekretare gjyqësore, znj. Anisa Duka, më datë 18.07.2018, ora 13:00, në Pallatin e Koncerteve, kati i dytë, zhvilloi seancën dëgjimore mbi çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenet A, Ç, D dhe Ë të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi arsyetimin ligjor dhe rekomandimin e relatores së çështjes, mori në shqyrtim dhe analizoi provat shkresore, si dhe shpjegimet dhe provat e dërguara nga subjekti i rivlerësimit, shqyrtoi e analizoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në nenet 179/b, A, Ç, D, Ë të Aneksit tё Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 58, pika 1/ c dhe nenin 61, pika 3 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ervin Metalla, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë të Republikës së Shqipërisë.
  2. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë e publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
  4. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në Tiranë, më datë 23.07.2018.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment