MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Alma Brati
946
post-template-default,single,single-post,postid-946,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Alma Brati

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

NR.10 AKTI      NR. 32 VENDIMI

Tiranë, më 5.07.2018

VENDIM

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga:

Pamela Qirko (kryesuese)

Lulzim Hamitaj (anëtar)

Genta Tafa (Bungo) (relatore)

asistuar nga sekretare gjyqësore Znj. Olsida Goxhaj, në prani të vëzhguesit ndërkombëtar, Znj.Marie Tuma, më datë 04.07.2018, ora 12:00, nё Pallatin e Koncerteve, kati i dytë, zhvilloi seancën dëgjimore mbi çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Znj. Alma Ferjat Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi konfirmimin në detyrë.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE : Neni 179/b dhe nenet A, Ç, D, DH, E, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (referuar më poshtë Kushtetuta). Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (referuar më poshtë ligji nr. 84/2016); Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

TRUPA GJYKUESE E KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi gjetjet dhe rekomandimin e relatores së çështjes, znj. Genta Tafa (Bungo), mori në shqyrtim dhe analizoi shpjegimet dhe provat shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, pasi shqyrtoi dhe analizoi çështjen, duke u bazuar në të tre kriteret e vlerësimit, atë pasuror, të figurës dhe vlerësimin profesional, mbështetur në pikat 1 dhe 2 të nenit 4, të ligjit nr.84/2016,

PËR KËTO ARSYE:

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, në bazë të nenit 58, pika 1, germa “a”, si dhe nenit 59 pika 1, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  2. Vendimi i arsyetuar, me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Tags:
,
No Comments

Post A Comment