MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa
944
post-template-default,single,single-post,postid-944,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 30 regjistër (JR) Nr. 18 i vendimit

Datë 06.11.2018 Datë 26.07.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Sokol Çomo Kryesues

Natasha Mulaj Relatore

Ardian Hajdari Anëtar

Luan Daci Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 26.07.2019, ora 09:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Ferdinando Buatier de Mongeot, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 30, date 06.11.2018, që i përket:

Ankues: Komisioneri Publik Florian Ballhysa.

Objekti: Shqyrtimi i vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Nertina Kosova.

Baza ligjore: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, neni C, pika 2, neni F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seanca publike, me praninë e palëve, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi Komisionerin Publik, i cili përfundimisht, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me arsyetim të ndryshuar, për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, dëgjoi subjektin e rivlerësimit, e cila kërkoi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit objekt shqyrtimi, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Natasha Mulaj, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në ligjin e zbatueshëm për çështjen, sipas nenit 66 pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 26.07.2019

Tags:
,
No Comments

Post A Comment