MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Nertina Kosova
942
post-template-default,single,single-post,postid-942,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Nertina Kosova

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 23 Akti Nr. 43 Vendimi

Tiranë, më 18.07.2018

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Firdes Shuli Kryesuese

Olsi Komici Relator

Roland Ilia Anëtar

asistuar nga sekretare gjyqësore znj. Ina Serjanaj, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, z. Ferdinando Buatier De Mongeot, në Tiranë, më datë 17 korrik 2018, ora 11:00, në Pallatin e Koncerteve, mori në shqyrtim në seancë dëgjimore publike çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Znj. Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila kërkoi konfirmimin në detyrë.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/ b dhe nenet A, Ç, D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”; Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2015 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi relatorin e çështjes, komisionerin Olsi Komici, dëgjoi subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, vëzhguesin ndërkombëtar, pasi shqyrtoi në tërësinë e tij në seancë dëgjimore publike vlerësimin kalimtar ndaj subjektit Nertina Kosova, e cila kërkoi konfirmimin e saj në detyrë, si dhe bisedoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar dhe në bazë të nenit 58, pika 1, germa “a”, si dhe të nenit 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi konstatoi se subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës dhe një nivel të lartë të vlerësimit të aftësive profesionale,

V E N D O S I:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
  2. Ky vendim, i arsyetuar, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
  4. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në Tiranë, më datë 18.07.2018, ora 11:00.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment