MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Xhezair Zaganjori
940
post-template-default,single,single-post,postid-940,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Xhezair Zaganjori

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 8 Akti Nr. 46 Vendimi

Tiranë, më 24.07.2018

V E N D I M

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anë të trupit gjykues të përbërë nga:

Olsi Komici Kryesues

Roland Ilia Anëtar

Pamela Qirko Relatore

me sekretare gjyqësore znj. Olsida Goxhaj, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, znj. Marie Tuma, në Tiranë, në datat 20.07.2018 2018, ora 13:00 dhe 24.07.2018, ora 12:30, mori në shqyrtim në seancë dëgjimore publike çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Xhezair Zaganjori, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Lartë.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Nenet 179/b, A, Ç, D, DH, E të Aneksit tё Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

Ligj nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi dëgjoi relatoren e çështjes,

komisioneren Pamela Qirko, dëgjoi subjektin e rivlerësimit Xhezair Zaganjori, vëzhguesin

ndërkombëtar, pasi shqyrtoi në tërësinë e saj çështjen që i përket rivlerësimit kalimtar të subjektit

të rivlerësimit, i cili në seancën dëgjimore publike kërkoi konfirmimin e tij në detyrë, si dhe

bisedoi çështjen në tërësi,

ËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5 të nenit 55 të ligjit nr.

84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, në bazë

të nenit 58, pika 1, germa “a”, si dhe të nenit 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin

kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, me detyrë kryetar i Gjykatës së Lartë.
  2. Vendimi i arsyetuar u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në Tiranë, më datë 24.07.2018.

 

Tags:
,
No Comments

Post A Comment