MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa
938
post-template-default,single,single-post,postid-938,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 23 regjistër (JR) Nr. 19 i vendimit

Datë 19.10.2018 Datë 26.07.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Albana Shtylla Kryesuese

Rezarta Schuetz Relatore

Luan Daci Anëtar

Sokol Çomo Anëtar

Natasha Mulaj Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 26.07.2019, ora 11:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Theo Jacobs, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 23, datë 19.10.2018, që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, Neni C, pika 2, Neni F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seanca publike1, me praninë e palëve, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi Komisionerin Publik, i cili përfundimisht kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Xhezair Zaganjori dhe shkarkimin e tij nga detyra, bazuar në kriterin e pasurisë, dëgjoi subjektin e rivlerësimit, i cili kërkoi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit objekt shqyrtimi, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Rezarta Schuetz, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në ligjin e zbatueshëm për çështjen, sipas nenit 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, gjyqtar me detyrë kryetar i Gjykatës së Lartë.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 26.07.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment