MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Dariel Sina
936
post-template-default,single,single-post,postid-936,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Dariel Sina

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 36 regjistër (JR) Nr. 20 i vendimit

Datë 04.12.2018 Datë 31.07.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

Natasha Mulaj Kryesuese

Ina Rama Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 31.07.2019, ditën e mërkurë, në orën 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar John Leonardo, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Dariel Sina.

OBJEKT: Kundërshtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 61, datë 02.08.2018, për subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni C, pika 2, neni F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, si dhe neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe

prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtaren relatore Ina Rama, shqyrtoi pretendimet e kërkimet e Komisionerit Publik, i cili kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra, pretendimet e subjektit të rivlerësimit, i cili kërkoi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 61, date 02.08.2018, të Komisionit, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 31.07.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment