MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT znj. Alma Liçaj
932
post-template-default,single,single-post,postid-932,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT znj. Alma Liçaj

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 1/2019 regjistër (JR) Nr. 23 i vendimit

Datë 08.01.2019 Datë 23.09.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Luan Daci Kryesues

Natasha Mulaj Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Rezarta Schuetz Anëtare

Sokol Çomo Anëtar

– mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, më datë 23.09.2019, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Ferdinando Buatier de Mongeot, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 1, datë 08.01.2019, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit, znj. Alma Liçaj, gjyqtare me detyrë kryetare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 78, datë 15.11.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

BAZA LIGJORE: Neni 62 e vijues, neni 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Natasha Mulaj, analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 15.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që

i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Liçaj.

  1. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 23.09.2019, ora 16:00

Tags:
,
No Comments

Post A Comment