MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Sotiraq Lubonja
930
post-template-default,single,single-post,postid-930,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Sotiraq Lubonja

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 39 regjistër (JR) Nr. 24 i vendimit

Datë 07.12.2018 Datë 08.10.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Ina Rama Kryesuese

Luan Daci Relator

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Sokol Çomo Anëtar

˗ mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, më datë 08.10.2019, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhgueses Ndërkombëtare Marie Tuma, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 68, datë 08.10.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet A, Ç, D, Dh dhe E të Aneksit të Kushtetutës; ligji nr. 84/21016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë”; ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”; ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Luan Daci, analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, unanimisht, bazuar në nenin 66/1, pika “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 08.10.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.10.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment