MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina
926
post-template-default,single,single-post,postid-926,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 34 regjistër (JR) Nr. 27 i vendimit

Datë 13.11.2018 Datë 24.10.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Rezarta Schuetz Kryesuese

Sokol Çomo Relator

Luan Daci Anëtar

Ardian Hajdari Anëtar

Ina Rama Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 24.10.2019, ora 15:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhgueses Ndërkombëtare Elka Ermenkova, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr.34 (JR), datë 13.11.2018, që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 62, datë 03.08.2018, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, nenet C, pika 2 dhe F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës; neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, me praninë e palëve, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi Komisionerin Publik, i cili përfundimisht, bazuar në nenin 61, pikat 3 dhe 5 të ligjit nr. 84/2016, kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Artur Malaj dhe shkarkimin e tij nga detyra, dëgjoi subjektin e rivlerësimit Artur Malaj, i cili përfundimisht kërkoi lënien në fuqi të vendimit objekt shqyrtimi, dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Sokol Çomo, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin D, pikat 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 24.10.2019, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment