MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Fatos Qato
922
post-template-default,single,single-post,postid-922,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Fatos Qato

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 7 regjistër (JR) Nr. 29 i vendimit

Datë 11.02.2019 Datë 08.11.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Ina Rama Kryesuese

Natasha Mulaj Relatore

Ardian Hajdari Anëtar

Luan Daci Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 08.11.2019, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Hans Kijlstra, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 07, date 11.02.2019, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Fatos Qato, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 87, datë 17.12.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

BAZA LIGJORE: Neni F i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 63 dhe 66, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Natasha Mulaj, analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment