MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Ahmet Jangulli
920
post-template-default,single,single-post,postid-920,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.Ahmet Jangulli

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 38 regjistër (JR)                Nr. 30 i vendimit

Datë 05.12.2018                       Datë 18.11.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

Luan Daci Kryesues

Albana Shtylla Relatore

Ardian Hajdari Anëtar

Ina Rama Anëtare

Sokol Çomo Anëtar

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 18.11.2019, ditën e hënë, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar John Leonardo, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Z.Ahmet Jangulli, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 67, datë 05.10.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

BAZA LIGJORE: Nenet 6 e 13 të KEDNj-së, nenet 4, 7, 17, 42, 116, 142,149/d, 179/b e 180 të Kushtetutës, nenet Ç, D, Dh, E dhe F, pikat 5 e 7 të Aneksit të Kushtetutës, neni 62 e vijues, neni 66, pika 1, shkronjat “b” e “c” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, nenet 46 e vijues të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Albana Shtylla, shqyrtoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit nëpërmjet të cilave ai kërkoi shfuqizimin e vendimit nr. 67, datë 05.10.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 67, datë 05.10.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.11.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment