MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina
916
post-template-default,single,single-post,postid-916,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 33 regjistër (JR)         Nr. 32 i vendimit

Datë 12.11.2018                 Datë 21.11.2019

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Sokol Çomo Kryesues

Ardian Hajdari Relator

Albana Shtylla Anëtare

Rezarta Schuetz Anëtare

Natasha Mulaj Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 21.11.2019, ora 11:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Ferdinando Buatier de Mongeot, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 33/2018 (JR), datë 12.11.2018, që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 58, datë 01.08.2018, që i përket subjektit të rivlerësimit Besnik M.Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, nenet C, pika 2 dhe F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, me praninë e palëve, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi Komisionerin  Publik, i cili përfundimisht, bazuar në nenin 61, pikat 3 dhe 5 të ligjit nr. 84/2016, kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Muçi dhe shkarkimin e tij nga detyra, dëgjoi subjektin e rivlerësimit Besnik Muçi, i cili përfundimisht kërkoi lënien në fuqi të vendimit objekt shqyrtimi, dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Ardian Hajdari, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 21.11.2019, ora 11:00, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment