MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Petraq Dhimitri
849
post-template-default,single,single-post,postid-849,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Petraq Dhimitri

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 41/2020 regjistër (JR)      Nr. 32 i vendimit

Datë 21.09.2020                       Datë 23.11.2020

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

Natasha Mulaj Kryesuese

Ina Rama Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Sokol Çomo Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

‒ mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më 23.11.2020, ditën e hënë, në orën 12:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Branko Hrvatin, me Sekretare Gjyqësore Anisa Sejdini, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Z. Petraq Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

OBJEKTI: Shqyrtim i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 271, datë 06.07.2020.

BAZA LIGJORE: Neni F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 63, pika 1 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi pretendimet e kërkimet e subjektit të rivlerësimit të paraqitura në ankim, i cili ka kërkuar përfundimisht ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr. 271, datë 06.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, lidhur me pikën e 2-të të dispozitivit të këtij vendimi, i cili përcakton humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i  Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, duke kërkuar mosaplikimin e këtij kufizimi, dëgjoi gjyqtaren relatore Ina Rama, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 271, datë 06.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Petraq Dhimitri.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 23.11.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment