MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Agim Bendo
843
post-template-default,single,single-post,postid-843,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Agim Bendo

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 183 Akti                                      Nr. 216 Vendimi

Tiranë, më 4.12.2019

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Alma Faskaj Kryesuese

Pamela Qirko Anëtare

Firdes Shuli Relatore

asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore, znj. Anisa Duka, në prani tё vёzhgueses ndёrkombёtare Maria Tuma, në datën 04.12.2019 në mjediset e punës së Komisionit mori në shqyrtim mbi bazë dokumentash, çështjen që i përket :

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni “G” i Aneksit tё Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligj nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi arsyetimin ligjor dhe rekomandimin e relatores së çështjes, znj. Firdes Shuli, mori në shqyrtim dhe analizoi vendimin nr. ***, datë 4.11.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe e bisedoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 57, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 64, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  2. Ndalimin e emërimit të z. Agim Bendo si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Ky vendim u njoftohet, subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij dhe duhet të dorëzohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në datën 02.12.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment