MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Aleksandër Muskaj
841
post-template-default,single,single-post,postid-841,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Aleksandër Muskaj

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 37 regjistër (JR)                  Nr. 38 i vendimit

Datë 05.08.2019                      Datë 17.12.2020

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Natasha Mulaj Kryesuese

Sokol Çomo Relator

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 17.12.2020, ora 15:30, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Tonči Petković, me Sekretare Gjyqësore Anisa Sejdini, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 37/2019 (JR), datë 05.08.2019, që i përket:

ANKUES: Subjekti i Rivlerësimit Z. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.179, datë 10.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj.

BAZA LIGJORE: Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, neni 6 e vijim; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, nenet 136, 136/1, 136/3, 139 e vijim; ligji ndryshues nr. 76/2016, datë 22.07.2016, nenet 136, 113/5, 139, 139/2, 179/4, 179/b, 179/b/2, 179/b/5, neni G e vijim; Kodi i Procedurave Administrative, nenet 5, 6, 13, 14, 42, 45, 47, 78, 87, 50, 84 e vijim; ligji nr. 84/2016, nenet 63, 4/6, 47, 3/16, 58/1, 66/1/c e vijim; ligji nr. 49/2012, neni 46 e vijim; ligji nr. 96/2016, nenet 1, 3, 5, 7, 11, 12, 22, 36, 61, 62, 64, 65 e vijim.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, në prani të ankuesit, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Sokol Çomo, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 179, datë 10.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 17.12.2020, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment