MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Aleksandër Muskaj
839
post-template-default,single,single-post,postid-839,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Aleksandër Muskaj

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 288 Akti                                            Nr. 179 Vendimi

Tiranë, më 10.7.2019

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Etleda Çiftja Kryesuese

Valbona Sanxhaktari Anëtare

Xhensila Pine Relatore

asistuar nga sekretare gjyqësore, znj. Olsida Goxhaj, në prani edhe të vëzhgueses ndërkombëtare, znj. Elka Ermenkova, në datën 10.7.2019, mori në shqyrtim çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë. BAZA LIGJORE: Neni “G” i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni Ç, D, DH, E dhe Ë të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe në nenin 57, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 64, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Aleksandër Muskaj, është ndërprerë.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror I çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Ky vendim u njoftohet: subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij dhe duhet të dorëzohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall, në datën 10.7.2019

Tags:
,
No Comments

Post A Comment