MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Shkëlzen Cena
837
post-template-default,single,single-post,postid-837,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Shkëlzen Cena

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 43 regjistër (JR)      Nr. 36 i vendimit

Datë 18.09.2019           Datë 16.12.2020

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Natasha Mulaj Kryesuese

Ardian Hajdari Relator

Albana Shtylla Anëtare

Ina Rama Anëtare

Sokol Çomo Anëtar

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 16.12.2020, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Tonći Petković, me Sekretare Gjyqësore Anisa Sejdini, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr.43/2019 (JR), datë 18.09.2019, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Z. Shkëlzen Cena, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 160, datë 14.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës; neni F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës; nenet 49, 51, 52, 59, pika 1, 62, 63, pika 1, 65 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Ardian Hajdari, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 16.12.2020, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment