MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Elona Kana
831
post-template-default,single,single-post,postid-831,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Elona Kana

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 142 Akti                                           Nr. 233 Vendimi

Tiranë, më 3.2.2020

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Suela Zhegu Kryesuese

Xhensila Pine Relatore

Olsi Komici Anëtar

nё prani tё vëzhguesit ndërkombëtar, z. Ferdinando Buatier de Mongeot, asistuar nga sekretarja gjyqësore, znj. Gledis Hajdini, në datën 3.2.2020, në Pallatin e Koncerteve salla B, kati 0, Tiranë, zhvilloi seancën dëgjimore për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit për t’u dëgjuar në lidhje me kërkesën për dorëheqje, si çështje e cila do të sillte pasoja të drejtpërdrejta mbi statusin e saj ligjor.

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Znj. Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni G, i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT,

pasi mori në shqyrtim kërkesën e dorëheqjes së paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Kana, nga vijimi i procesit dhe dokumentacioni nga institucionet shtetërore diskutoi mbi tërësinë e çështjes,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin 179/b, pika 4, e Kushtetutës dhe nenin G, të Aneksit të Kushtetutës, në pikën 3, të nenit 3, të ligjit nr. 44/2015, në ligjin nr. 84/2016, në dispozitat kalimtare të ligjit nr. 96/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative”.

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Kana, është ndërprerë.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij.
  5. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në datën 3.2.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment