MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Eneida Civici
825
post-template-default,single,single-post,postid-825,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Eneida Civici

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 202 Akti                                           Nr. 251 Vendimi

Tiranë, më 9.3.2020

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Lulzim Hamitaj Kryesues

Alma Faskaj Relatore

Brunilda Bekteshi Anëtare

asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore, znj. Denisa Kosta, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar znj. Marie Tuma, pas shortimit të shpërndarjes së çështjes dhe caktimit të kryetarit edhe relatorit në sallën nr. 1 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mori në shqyrtim mbi bazë dokumentash çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Znj. Eneida Civici, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni “G” i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Neni 14 dhe 57, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Neni 64, pika 1, germa “a” dhe neni 65 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin “G” të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 57 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nën nenin 64 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Eneida Civici.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij dhe duhet të dorëzohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, më datë 9.3.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment