MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Astrit Haxhialushi
821
post-template-default,single,single-post,postid-821,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Astrit Haxhialushi

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. regjistri 7/2020 (JR)      Vendim nr. 42 (JR)

Datë 05.02.2020                  Datë 28.12.2020

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Albana Shtylla Kryesuese

Ina Rama Relatore

Natasha Mulaj Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

‒ mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 28.12.2020, ditën e hënë, në orën 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Gerrit Sprenger, me Sekretare Gjyqësore Anisa Sejdini, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Z. Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 225, datë 07.01.2020.

BAZA LIGJORE: Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, neni 6 e në vijim; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.8417, datë 21.101998, e ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, date 22.07.2016; ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenet 63, 4/6, 47, 3/16, 58/1, 66/1/c e vijim; ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi u vu në dijeni për vendimet nr. 7/7, datë 17.12.2020 dhe nr. 7/8 datë 17.12.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (në vijim “Kolegji”), të cilët kanë deklaruar të papranueshme kërkesën e subjektit të rivlerësimit për përjashtimin nga trupi gjykues i gjyqtareve Ina Rama e Natasha Mulaj, shqyrtoi çështjen në seancë gjyqësore publike, të zhvilluar në mungesë të ankuesit, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi pretendimet e kërkimet e subjektit të rivlerësimit të paraqitura në ankim, i cili ka kërkuar përfundimisht ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, lidhur me pikën e dytë të dispozitivit të këtij vendimi, i cili përcakton humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, duke kërkuar mosaplikimin e këtij kufizimi, dëgjoi gjyqtaren relatore Ina Rama, si dhe pasi e bisedoi atë

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 28.12.2020

Tags:
,
No Comments

Post A Comment