MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Astrit Haxhialushi
819
post-template-default,single,single-post,postid-819,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Astrit Haxhialushi

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 188 Akti                                           Nr. 225 Vendimi

Tiranë, më 07.01.2020

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Lulzim Hamitaj Kryesues

Pamela Qirko Relatore

Brunilda Bekteshi Anëtare

asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore, znj. Gledis Hajdini, në prani edhe të vëzhgueses ndërkombëtare, znj. Mia Roessingh, në datën 07.01.2020, mori në shqyrtim, mbi bazë dokumentesh çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Astrit Haxhialushi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni “G” i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrativ i Republikës së Shqipërisë”; Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 57, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Haxhialushi, është ndërprerë.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Vendimi i arsyetuar me shkrim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij.
  5. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall, në datën 07.01.2020.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment