MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina
797
post-template-default,single,single-post,postid-797,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 21 regjistër (JR)                   Nr. 2 i vendimit

Datë 26.06.2020                        Datë 13.01.2021

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Rezarta Schuetz Kryesuese

Ina Rama Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Natasha Mulaj Anëtare

‒ mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 13.01.2021, ditën e mërkurë, në orën 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Tonči Petković, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Darjel Sina.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 249, datë 06.03.2020, i cili i përket subjektit të rivlerësimit Piro Samara, inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës; nenet C, pika 2, F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës; neni 63 i ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 249, datë 06.03.2020, si më poshtë.

  1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar që i përket subjektit të rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 13.01.2021

Tags:
,
No Comments

Post A Comment