MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Albina Spaha
791
post-template-default,single,single-post,postid-791,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Albina Spaha

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

NR. 89 AKTI                     NR. 139 VENDIMI

Tiranë, më 15.4.2019

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Xhensila Pine Kryesuese

Genta Tafa (Bungo) Anëtare

Pamela Qirko Relatore

asistuar nga sekretare gjyqësore znj. Gledis Hajdini, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, znj. Mia Roessingh, në datën 15.4.2019, ora 12:00, në Pallatin e Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), salla 1, Tiranë, zhvilloi seancën dëgjimore mbi çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Znj. Albina Spaha, gjyqtare/kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE : Neni 179/b dhe nenet A, Ç, D, DH, Ë të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (në vijim “Kushtetuta”). Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “Ligji nr. 84/2016”);

Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi gjetjet dhe rekomandimin e relatores së çështjes, znj. Pamela Qirko, mori në shqyrtim dhe analizoi shpjegimet dhe provat shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, pasi shqyrtoi dhe analizoi çështjen, duke u bazuar në të tria kriteret e vlerësimit, atë pasuror, të figurës dhe vlerësimin profesional, mbështetur në pikat 1 dhe 2 të nenit 4, të ligjit nr. 84/2016,

V Ë R E N:

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5, të nenit 55, të ligjit nr.84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, në bazë të germës “c”, të pikës 1, të nenit 58, si dhe pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Albina Spaha, me funksion gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
  2. Vendimi i arsyetuar me shkrim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në Tiranë, në datën 15.4.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment