MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT znj. Rabiana Halili
789
post-template-default,single,single-post,postid-789,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT znj. Rabiana Halili

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 58 regjistër (JR)                 Nr. 6 i vendimit

Datë 16.12.2020                        Datë 16.02.2021

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Ina Rama Kryesuese

Sokol Çomo Relator

Ardian Hajdari Anëtar

Rezarta Schuetz Anëtare

Albana Shtylla Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 16.02.2021, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Tonči Petković, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 58/2020 (JR), datë 16.12.2020, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit, znj. Rabiana Halili, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 313, datë 10.11.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Rabiana Halili.

BAZA LIGJORE: Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 76/2016, date 22.07.2016; neni 63 i ligjit nr. 84/2016, si dhe neni 46 i ligjit nr. 49/2012.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Sokol Çomo, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 313, datë 10.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Rabiana Halili.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 16.02.2021, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment