MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Rabiana Halili
785
post-template-default,single,single-post,postid-785,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Znj. Rabiana Halili

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 315 Akti                                            Nr. 313 Vendimi

Tiranë, më 10.11.2020

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Xhensila Pine Kryesuese

Valbona Sanxhaktari Relatore

Lulzim Hamitaj Anëtar

asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore, znj. Anisa Duka, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, z. Theo Jacobs, në datën 10.11.2020, mori në shqyrtim, mbi bazë dokumentesh çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Znj. Rabiana Halili, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni “G” i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrativ i Republikës së Shqipërisë”; Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në nenin “G”, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 57, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Rabiana Halili, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
  2. Subjekti i rivlerësimit, znj. Rabiana Halili, nuk mund të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
  3. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij.
  5. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në datën 10.11.2020, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment