MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Alaudin Malaj
783
post-template-default,single,single-post,postid-783,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Alaudin Malaj

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 51 regjistër (JR)                  Nr. 7 i vendimit

Datë 23.11.2020                        Datë 23.02.2021

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Rezarta Schuetz Kryesuese

Sokol Çomo Relator

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Ina Rama Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 23.02.2021, ora 15:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Francesco Ciardi, me Sekretare Gjyqësore Laureta Mehmetaj, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr.51/2020 (JR), datë 23.11.2020, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Z. Alaudin Malaj, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 294, datë 15.09.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj.

BAZA LIGJORE: Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; nenet F dhe G të Aneksit të Kushtetutës; vendimi nr. 78/2018 i Gjykatës Kushtetuese. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, në prani të ankuesit (përveç seancës së datës 23.02.2021 në të cilën ai nuk u paraqit), në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Sokol Çomo, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 23.02.2021, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment