MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Idriz Mulkurti
779
post-template-default,single,single-post,postid-779,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Idriz Mulkurti

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. regjistri 38/2019 (JR)        Nr. 8 i vendimit

Datë 04.09.2019                      Datë 09.03.2021

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Ina Rama Kryesuese

Rezarta Schuetz Relatore

Albana Shtylla Anëtare

Ardian Hajdari Anëtar

Sokol Çomo Anëtar

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 09.03.2021, ditën e martë, në orën 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Tonči Petković, me Sekretare Gjyqësore Laureta Mehmetaj, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, date 14.06.2019.

BAZA LIGJORE: Nenet 42 dhe 179/b, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni F i Aneksit të Kushtetutës; neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; nenet 62, 63 e vijues të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; nenet 47 dhe 51, pika 1, germat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), shqyrtoi shkaqet dhe pretendimet e subjektit të rivlerësimit të paraqitura në ankim dhe në parashtrime, i cili përfundimisht kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 159, datë 14.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë, dëgjoi gjyqtaren relatore të çështjes Rezarta Schuetz, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, date 14.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.03.2021.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment