MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Idriz Mulkurti
777
post-template-default,single,single-post,postid-777,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Idriz Mulkurti

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 162 Akti                                          Nr. 159 Vendimi

Tiranë, më 14.6.2019

V E N D I M

Trupi gjykues nr. 4 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Lulzim Hamitaj Kryesues

Genta Tafa (Bungo) Anëtare

Valbona Sanxhaktari Relatore

asistuar nga sekretare gjyqësore, znj. Fiorela Mandro, në prani edhe tё vёzhguesit ndërkombëtar, z. Hans Kijlstra, në datën 12.6.2019, ora 14:00, zhvilloi në Pallatin e Kongreseve, seancën dëgjimore mbi çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, por u përfaqësua nga avokat Sokol Azizaj, me nr. license ***.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenet “A”, “Ç”, “D”, “DH”, “E” dhe “Ë” të Aneksit të Kushtetutës; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi arsyetimin ligjor dhe rekomandimin e relatores së çështjes, znj. Valbona Sanxhaktari, vlerësoi shpjegimet e subjektit të rivlerësimit dhe analizoi provat shkresore të paraqitura në vijim të rezultateve të hetimit, si dhe shqyrtoi e analizoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në nenet 4 pika 2, 58, pika 1, germa “c”, si dhe 61, pika 3, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi konstatoi se subjekti nuk ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë,

V E N D O S I:

  1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Idriz Mulkurti.
  2. Ky vendim i arsyetuar u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerit Publik dhe/ose nga subjekti i rivlerësimit, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
  4. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në Tiranë, më 14.6.2019

Tags:
,
No Comments

Post A Comment