MCA-PRESS |  KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Përparim Kulluri
775
post-template-default,single,single-post,postid-775,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

 KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Përparim Kulluri

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 1 regjistër (JR)           Nr. 11 i vendimit

Datë 08.01.2020              Datë 31.03.2021

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Sokol Çomo Kryesues

Ardian Hajdari Relator

Ina Rama Anëtare

Albana Shtylla Anëtare

Rezarta Schuetz Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, më datë 31.03.2021, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Tonći Petković, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 1/2020, datë 08.01.2020, që i përket:

ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Përparim Kulluri, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda, Tiranë.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 202, datë 06.11.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri.

BAZA LIGJORE: Neni F i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 42 dhe 179/b, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 1, 2, 4, 6, 38, 62, 63 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; nenet 6 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; neni 73, pika 4 e ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; neni 46 e vijues i ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar; Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Ardian Hajdari, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 202, datë 06.11.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 31.03.2021, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment