MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Përparim Kulluri
773
post-template-default,single,single-post,postid-773,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Përparim Kulluri

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 172 Akti                        Nr. 202 Vendimi

Tiranë, më 6.11.2019

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Olsi Komici Kryesues

Brunilda Bekteshi Relatore

Lulzim Hamitaj Anëtar

asistuar nga sekretare gjyqësore, znj. Denisa Kosta, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, z. John Leonardo, në datën 4.11.2019, ora 14:00, në Pallatin e Koncerteve, (ish-Pallati I Kongreseve), salla B, kati 0, (underground), Tiranë, mori në shqyrtim në seancë dëgjimore publike çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Përparim Kulluri me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, përfaqësuar personalisht.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/ b, paragrafi 5 dhe neni Ç, paragrafi 1 dhe nenet D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi arsyetimin ligjor dhe rekomandimin e relatores së çështjes, komisionere Brunilda Bekteshi, mori në shqyrtim dhe analizoi provat shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit kryesisht, si dhe shqyrtoi dhe analizoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, mbështetur në pikat 1 dhe 3, të nenit DH, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikën 2 të nenit 4, germën “c” të pikës 1 të nenit 58 dhe pikat 2 dhe 5, të nenit 61 të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Përparim Kulluri, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë.
  2. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesit ndërkombëtar dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
  4. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në Tiranë, në datën 6.11.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment