MCA-PRESS | GJEDNJ, çështja HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS
706
post-template-default,single,single-post,postid-706,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

GJEDNJ, çështja HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

SEKSIONI I DYTË

ÇËSHTJA HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS

(Kërkesa nr. 21830/09)

VENDIM

STRASBURG

24 shkurt 2015

Ky vendim do të bëhet përfundimtar në kushtet e përcaktuara në nenin 44 § 2 të Konventës. Ai mund t’I nënshtrohet rishikimit redaktues. Në çështjen Haldimann dhe të tjerë kundër Zvicrës Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i dytë), që mblidhet në një dhomë të përbërë nga:

Işıl Karakaş, Kryetare,

András Sajó,

Nebojša Vučinić,

Helen Keller,

Paul Lemmens,

Egidijus Kūris,

Robert Spano, Gjyqtarë,

dhe Stanley Naismith, Kancelar i Seksionit,

Pasi ka diskutuar në dhomën e këshillimit në 20 janar 2015, Jep vendimin e mëposhtëm, të miratuar po në këtë datë:

PROCEDURA

  1. Çështja nis me një kërkesë (nr. 21830/09) drejtuar kundër Konfederatës së Zvicrës, katër shtetas të së cilës, zotërinjtë Ulrich Mathias Haldimann (“kërkuesi i parë”)

2 VENDIMI HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS Hansjörg Utz (“kërkuesi i dytë”), zonjat Monika Annemarie Balmer (“kërkuesja e tretë”) dhe Fiona Ruth Strebel (“kërkuesja e katërt”), janë paraqitur para Gjykatës në 3 prill 2009 bazuar në nenin 34 të Konventës për të Drejtat e Njeriut dhe të Lirive Themelore (“Konventa”).

  1. Kërkuesit janë përfaqësuar nga avokati Mayr von Baldegg, avokat në Lucerne. Qeveria zvicerane (“Qeveria”) është përfaqësuar nga agjenti i saj zëvendësues, M.Adrian Scheidegger, i njësisë së të Drejtës evropiane dhe mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të Zyrës Federale të Drejtësisë.
  2. Kërkuesit pretendojnë se janë viktima të një cenimi të së drejtës së tyre të lirisë së shprehjes, të mbrojtur nga neni 10 i Konventës.
  3. Në 23 nëntor 2010, kërkesa i është përcjellë Qeverisë.
  4. Media Legal Defence Initiative (MLDI) është lejuar të ndërhyjë në procedurën e shkruar (neni 36 § 2 i Konventës dhe neni 44 § 3 i Rregullores së Gjykatës)

PËRSHKRIMI I FAKTIT

  1. RRETHANAT E RASTIT
  2. Kërkuesit kanë lindur respektivisht në 1953, 1950, 1969 dhe 1969 dhe banojnë në Uster, Zürich, Bäretswil dhe Nussbaumen.
  3. Faktet e çështjes, ashtu si janë paraqitur nga kërkuesit, mund të përmblidhen si më poshtë:
  4. Në vijim të raporteve vjetore të avokatit të popullit të kantonit të Zyrihut për sigurimet private dhe letrat e mara nga telespektatorët përmes redaksisë së “Kassensturz”, një emision javor i mbrojtjes së konsumatorëve i transmetuar nga televizioni i Zvicrës gjermano-fone (SF DRS) prej shumë vjetësh, dhe që shpreh pakënaqësinë kundrejt agjentëve të sigurimeve, duke vënë theksin te vlerësimet e përgjithshme që bënin në kuadrin e aktiviteteve të tyre, kërkuesja e tretë, redaktorja e këtij emisioni, përgatiti një emision mbi praktikat në fushën e shitjeve të produkteve të sigurimit të jetës.
  5. Ajo ra dakord me redaktorin përgjegjës për emisionin (kërkuesi i dytë) dhe me kryeredaktorin e SF DRS (kërkuesi i parë), të regjistronte bisedat midis klientëve dhe agjentëve me kamera të fshehtë, për të provuar mangësitë e këtyre të fundit. Ai vendosi t’i regjistronte bisedat në një apartament privat, pastaj t’i komentonte nga një specialist i sigurimeve.
  6. Kërkuesja e katërt, gazetare e SF DRS, ra dakord për një bisedë me agjentin e sigurimeve të ndërmarrjes X, bisedë që u zhvillua në 26 shkurt 2003. Ajo pretendoi se ishte një kliente që interesohej për nënshkrimin e një kontrate për sigurim të jetës. Në dhomën ku duhej të bëhej biseda u instaluan dy kamera të fshehta audio-vizuale (Lipstickkameras), që e transmetuan regjistrimin e bisedës në një dhomë ngjitur kuishte kërkuesja e tretë dhe specialisti i sigurimeve. Një kameraman dhe një teknike gjendeshin gjithashtu në këtë dhomë, të ngarkuar për të regjistruar vlerësimin e bisedës nga eksperti.
  7. Kur mbaroi biseda, kërkuesja e tretë u fut në dhomë dhe u paraqit si redaktorja e “Kassensturz”, duke i shpjeguar agjentit të sigurimeve se biseda ishte regjistruar. Agjenti iu përgjigj se e priste këtë gjë (“Das habe ich gedacht”). Ajo i tha se ai kishte bërë gabime të rënda gjatë bisedës dhe e ftoi të jepte mendimin e tij, gjë që ai e refuzoi.
  8. Më pas, kërkuesi i parë dhe i dytë vendosën ta transmetojnë pjesërisht bisedën e regjistruar në një nga emisionet e ardhshme të “Kassensturz”. Ata i propozuan3 VENDIMI HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS ndërmarrjes X të pozicionohej lidhur me bisedën dhe kritikën e shprehur dhe e siguruan se zëri dhe fytyra e agjentit do të maskohej dhe nuk do të ishin të dallueshëm. Në fakt, kërkuesit e mbuluan fytyrën e agjentit në mënyrë të tillë që vetëm ngjyra e flokëve dhe e fytyrës, si dhe veshjet mund të dalloheshin ende pas këtij transformimi të figurës së pikselizuar. Edhe zëri i tij ishte ndryshuar.
  9. Në 3 mars 2003, agjenti depozitoi një padi civile pranë gjykatës së rrethit Zyrih, duke synuar të pengonte transmetimin e regjistrimit të kontestuar. Kjo padi u rrëzuanga një vendim i 24 marsit 2003.
  10. Në 25 mars 2003, pjesë të bisedës së 26 shkurtit u transmetuan, me fytyrë dhe zë të ndryshuar ashtu si ishte parashikuar. Një natë më parë ishte rrëzuar kërkesa për të marrë masa të përkohshme që synonin mbrojtjen e interesave të agjentit të sigurimeve. 15. Në 29 gusht 2006, gjyqtari i vetëm në fushën penale në rrethin e Dielsdorfit (kanton i Zyrihut) i çliroi tre kërkuesit e parë nga dyshimet e përgjimit dhe regjistrimit të bisedave të personave të tjerëve sipas nenit 79 bis, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal, dhe personin e katërt nga dyshimet për regjistrim të paautorizuar sipas nenit 179 ter, paragrafi i parë i Kodit Penal.
  11. Si Prokurori i Përgjithshëm (Oberstaatsanëalt) i kantonit të Zyrihut ashtu edhe agjenti i sigurimeve, në cilësinë e personit të cenuar e apeluan vendimin e 29 gushtit 2006.
  12. Me një vendim të 5 nëntorit 2007, gjykata e lartë (Obergericht) e kantonit të Zyrihut i dënoi të tre kërkuesit e parë sepse kishin regjistruar biseda të personave të tjerë në bazë të nenit 179 bis paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal dhe për shkelje të domenit sekret ose të domenit privat me anë të një aparati video sipas nenit 179 quater, paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal. Kërkuesja e katërt u dënua për regjistrim të paautorizuar të bisedave sipas nenit 179ter paragrafi 1 i Kodit Penal dhe për shkelje të domenit sekret ose të domenit privat me anë të një aparati video sipas nenit 179quater, paragrafi i parë i Kodit Penal. Tre kërkuesit e parë u dënuan me kusht, me pesëmbëdhjetë ditë-gjobë deri në shumën 350 franga zvicerane (CHF), 200 CHF dhe 100 CHF, respektivisht, ndërsa kërkuesja e katërt u dënua me 5 ditë-gjobë deri në 30 CHF.
  13. Kërkuesit u ankuan së bashku në Gjykatën federale kundër dënimeve të tyre, duke iu referuar në mënyrë të veçantë të drejtës së tyre për liri të shprehjes, sipas nenit 10 të Konventës. Sipas tyre përdorimi i metodës së kontestuar ishte i domosdoshëm për të arritur qëllimin e caktuar.
  14. Me një vendim të 7 tetorit 2008, njoftuar përfaqësuesit të kërkuesve në 15 tetor 2008, Gjykata federale e pranoi ankimin deri aty ku kishte të bënte me aktakuzën për shkelje të domenit sekret dhe të domenit privat me anë të një aparati video në bazë të nenit 179quater të Kodit Penal. Ajo çmoi se në këtë rast kishte pasur shkelje të parimit akuzator dhe shkelje të të drejtave të mbrojtjes. Ajo e transferoi çështjen në njëinstancë më të ulët.
  15. Ankimi u rrëzua dhe u konsiderua si çështje e gjykuar për pjesën tjetër. Gjykata federale mendoi se kërkuesit kishin kryer veprime që binin me fushën e zbatimit të nenit 179bis, paragrafi 1 dhe 2 i nenit 179ter, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe e hodhi poshtë justifikimin e dhënë nga kërkuesit. Gjykata e Lartë mendoi se kishte një interes të madh nga publiku që të informohej me praktikat në fushën e sigurimeve që peshonin më shumë se interesat e veçanta në lojë. Megjithatë, Gjykata federale çmoi se kërkuesit mund të kishin zgjedhur mjete të tjera, jo aq cenuese për interesat private të agjentit të sigurimeve, për shembull komente mbi raportet vjetore të avokatit të popullit, intervista punonjësish të këtij të fundit ose klientësh të pakënaqur.

Përveç4 VENDIMI HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS kësaj, në vend që të regjistronin bisedën me kamera të fshehtë, gazetarja mund të kishte mbajtur një proces verbal, edhe nëse vlera e tij bindëse mund të mos kishte qenë aq e fortë. Së fundi, regjistrimi i një rasti të vetëm nuk mjaftonte, sipas Gjykatës federale, për të dhënë tregues të besueshëm mbi problemet e pretenduara. Në këtë fushë, shembujt e këqij ishin gjë e shpeshtë dhe shumë e njohur nga të gjithë. Transmetimi i një rasti të vetëm nuk e lejonte publikun të nxirrte përfundime të përgjithshme që kishin të bënin me cilësinë e këshillave të ofruara nga kompanitë e sigurimeve.

  1. Me një vendim të Gjykatës së Lartë të kantonit të Zyrihut të 24 shkurtit 2009, kërkuesit u çliruan nga akuza e shkeljes së domenit sekret dhe të domenit privat me anë të një aparati video në bazë të nenit 179quater të Kodit Penal. Gjykata pra i zvogëloi pak sanksionet kundër kërkuesve: tre kërkuesit e parë u dënuan respektivisht me sanksione financiare prej dymbëdhjetë ditësh-gjobë me 350 CHF (ose afërsisht 290 euro (EUR)), 200 CHF (ose 160 EUR) dhe 100 CHF (ose afërsisht 160 EUR) dhe 100 CHF (ose afërsisht 80 EUR), dita, në vend të katërmbëdhjetë ditë-gjobë dhe kërkuesja e katërt me një dënim katër ditë-gjobë me 30 CHF dita në vend të pesë ditëgjobë me kusht dhe një periudhë prove prej dy vjetësh.

Kërkuesit nuk u ankuan në Gjykatën Federale kundër këtij vendimi.

  1. E DREJTA DHE PRAKTIKA E BRENDSHME PËRKATËSE
  2. Dispozitat përkatëse të Kodit Penal zviceran janë të formuluara si më poshtë : “Neni. 179bis : Përgjimi dhe regjistrimi i bisedave midis personash të tjerë Cilido që, pa pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve, do të ketë dëgjuar me anë të një aparati përgjimi ose regjistruar në një aparat një bisedë jopublike midis personave të tjerë, cilido që do të ketë përfituar ose do t’i ketë bërë të ditur një të treti një fakt që e dinte, ose duhej ta mendonte se e kishte mësuar me anë të një shkelje të parashikuar në paragrafin1, cilido që do të ketë ruajtur ose do ta ketë bërë të shfrytëzueshëm për një të tretë një regjistrim që e dinte ose duhej ta mendonte se e kishte realizuar me anë të një shkeljeje të parashikuar në paragrafin 1, nëse paditet, do të dënohet me heqje lirie më e shumta prej tre vjetësh ose me një dënim me gjobë Neni. 179ter: Regjistrimi i paautorizuar i bisedave. Cilido që, pa pëlqimin e bashkëbiseduesve të tjerë, do të ketë regjistruar në një aparat një bisedë jopublike në të cilën ai merrte pjesë, cilido që do të ketë ruajtur një regjistrim që e dinte ose duhej ta mendonte se ishte realizuar me anë të një shkeljeje të parashikuar në paragrafin 1, ose do të ketë përfituar prej tij apo do ta ketë bërë të shfrytëzueshëm nga një person i tretë, nëse paditet, do të dënohet me heqje lirie e shumta për një vit, ose me një dënim me gjobë.

Neni. 179quater : Shkelje e domenit sekret ose e domenit privat me anë të një aparati video Cilido që, pa pëlqimin e personit të interesuar, do të ketë vëzhguar me një apparat video, ose do të ketë regjistruar me një aparat video një fakt që ka të bëjë me domenin sekret të këtij personi, ose një fakt që nuk mund të shihet patjetër nga secili dhe që ka të bëjë me fushën personale të këtij të fundit,5 VENDIMI HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS cilido që do të ketë përfituar, ose do t’i ketë bërë të ditur një të treti një fakt që e dinte, ose duhej ta mendonte se e kishte marrë vesh me anë të një shkeljeje të parashikuar në paragrafin 1, cilido që do të ketë ruajtur një regjistrim video, ose do ta ketë bërë atë të shfrytëzueshëm nga një i tretë, ndërkohë që e dinte se e ka siguruar me anë të një shkelje të parashikuar në paragrafin 1, do të dënohet, nëse paditet, me heqje lirie e shumta prej tre vjetësh, ose me një dënim me gjobë.”

  1. Fragmentet përkatëse të Rezolutës 1165 (1998) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi të drejtën e respektimit të jetës private, të miratuar nga Asambleja Parlamentare në 26 qershor 1998, formulohen si më poshtë:“10. Pra është e domosdoshme të gjendet mënyra që lejon ushtrimin e ekuilibruar të dy të drejtave themelore, të dyja njëlloj të garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut: e drejta për respektim të jetës private dhe e drejta e lirisë së shprehjes.
  2. Asambleja riafirmon rëndësinë e së drejtës së respektimit të jetës private të çdo individi, dhe të lirisë së shprehjes si baza të një shoqërie demokratike. Këto të drejta nuk janë as absolute, as në raport hierarkik midis tyre, meqë kanë të njëjtën vlerë.
  3. Asambleja nënvizon gjithsesi se e drejta për respektim të jetës private e garantuar nga neni 8 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut duhet të mbrojë individin jo vetëm kundër ndërhyrjes së autoriteteve publike, por edhe kundër ndërhyrjes së individëve ose institucioneve private, përfshirë këtu mjetet e komunikimit masiv.
  4. Asambleja mendon se, meqë të gjitha shtetet anëtare e kanë ratifikuar tashmë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe nga ana tjetër meqë shumë legjislacione kombëtare përmbajnë dispozita të cilat garantojnë këtë mbrojtje, për rrjedhojë, nuk është e domosdoshme të propozohet miratimi i një

Konvente të re për të garantuar respektimin e jetës privates. (…)”

PËRSHKRIMI I SË DREJTËS

  1. MBI SHKELJEN E PRETENDUAR TË NENIT 10 TË KONVENTËS
  2. Kërkuesit ankohen për shkelje të së drejtës së tyre për liri shprehjeje si parashikohet në nenin 10 të Konventës të formuluar kështu:

“1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet që të kërkojnë licencimin e ndërmarrjeve të transmetimit kinematografike ose televizive.

  1. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial, ose sigurisë publike për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale, ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.”
  2. Qeveria e kundërshton këtë tezë.
  3. Mbi pranueshmërinë
  4. Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dukshëm e pabazuar nga këndvështrimi I nenit 35 § 3 a) të Konventës. Gjykata madje nënvizon se ajo nuk has asnjë arsye tjetër për mospranueshmëri. Pra është e udhës që kërkesa të deklarohet e pranueshme.
  5. Mbi themelin
  6. Parashtrimet e palëve
  7. a) Kërkuesit
  8. Kërkuesit pretendojnë se nenet 179bis dhe 179ter të Kodit Penal nuk janë aq sa duhet të parashikueshëm në efektet e tyre. Sipas tyre, përdorimi i kamerës së fshehtë nuk është i rregulluar qartësisht askund dhe jurisprudenca e gjykatave e rekomandimet e Këshillit zviceran të shtypit janë të paqarta. Gjykata federale përpiqet të censurojë përdorimin e mbledhjes së të dhënave dhe të kamerës së fshehtë në mënyre absolute.
  9. Kërkuesit shtojnë se nenet 179bis dhe 179ter të Kodit Penal nuk mbrojnë paanshmërinë e komunikimit midis individëve, as të drejtat e personalitetit por konfidencialitetin e komunikimit në sferën private. Në këtë rast, biseda është zhvilluar në një apartament që nuk i përket agjentit të sigurimeve dhe gjatë orarit të tij të punës. Përveç kësaj, nuk ekzistonte asnjë lidhje e veçantë besimi midis gazetares dhe agjentit të sigurimeve. Sipas tyre nuk bëhet fjalë për mbrojtje të sferës private dhe intime të agjentit. Fakti që zëri dhe figura e agjentit u maskuan e ndryshon plotësisht situatën.
  10. Përveç kësaj ata pretendojnë se i kanë respektuar detyrimet dhe përgjegjësitë që iu takojnë në këtë rast. Në vendimin e tij nr. 51/2007 Këshilli zviceran i shtypit ka vendosur se investigimet e fshehta lejohen nëse informacionet kanë interes publik dhe nëse ato nuk mund të merren me ndonjë mënyrë tjetër. Tema e emisionit që synonte të tërhiqte vëmendjen e publikut mbi mosfunksionimin e sigurimeve private në Zvicër paraqiste një interes të lartë publik. Përveç kësaj, gazetarët janë të lirë të zgjedhin mjetet për të kryer investigimet e tyre. Paraqitja realiste ishte e domosdoshme në këtë situatë; nëse provat do të ishin falsifikuar, agjenti i sigurimeve do të kishte fituar procesin në kuadrin e dëmshpërblimit të viktimës. Efekti shkurajues është shumë I rëndësishëm po të merret parasysh karakteri absolut i zgjidhjes nga Gjykata federale. Agjenti i sigurimeve ka pasur mundësinë të shprehet mbi kritikën e kërkuesve pas regjistrimit dhe para emisionit, gjë që ai e ka refuzuar.
  11. b) Qeveria
  12. Qeveria nuk e kundërshton faktin se dënimet e kontestuara konsiderohen si një “ndërhyrje” në ushtrimin e së drejtës së shprehjes nga ana e të interesuarve. Përkundrazi, sipas saj, kjo ndërhyrje parashikohej nga një ligj i qartë dhe i parashikueshëm. Neni 179bis mbron bisedën efektive dhe neni 179ter mbron fjalën spontane. Si sfera private dhe intime ashtu edhe e drejta për imazhin dhe fjalën mbrohen dhe i korrespondojnë qëllimit legjitim për mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të tjetrit.
  13. Fakti që zëri dhe fytyra e agjentit të sigurimeve u maskuan nuk ndryshon asgjë, për mendimin e Qeverisë, sepse ligji e dënon regjistrimin dhe transmetimin si të tillë. Për më tepër, ashtu si e ka vendosur Gjykata federale, nuk përjashtohet mundësia që të afërm ose bashkëpunues të agjentit ta njohin dhe respektivisht ta identifikojnë atë. Qeveria pretendon madje se nuk mund të nxirret asnjë pasojë nga rezultati I procedurës civile kombëtare e cila është e pavarur nga procedura penale dhe I përgjigjet një logjike tjetër.
  14. Për sa i përket proporcionalitetit të masës, Gjykata federale ka çmuar se përdorimi i kamerës së fshehtë paraqet ngjashmëri me metodat e autoriteteve të investigimit sekrete ose survejimit të korrespondencës nga posta dhe telekomunikacioni. Këto metoda janë të pranueshme vetëm në rrethana shumë të kufizuara dhe për shkelje shumë të rënda. Gjykata federale është shprehur in concreto në rastin e çështjes dhe jo në mënyrë të përgjithshme. Ajo ka pranuar se ekziston një interes i konsiderueshëm i publikut për t’u informuar për mangësitë eventuale në fushën e shitjeve të sigurimeve të jetës por, në këtë rast, reportazhi vetëm sa ilustroi probleme tashmë të njohura pa zbuluar ndonjë gjë të re nga këto probleme. Gazetari mund ta kishte transkriptuar bisedën pa e regjistruar, ose mund të kishte përdorur mjete të tjera të ligjshme, nuk i takonte atij të mblidhte prova të pakundërshtueshme. Qeveria pretendon përveç kësaj se kërkuesit, si gazetarë me përvojë, nuk mund të mos e dinin se sjellja e dënueshme i rrezikonte një sanksion, që në këtë rast nuk ishte I paarsyeshëm.
  15. c) Media Legal Defence Initiative (MLDI), palë e tretë
  16. MLDI, si palë e tretë ndërhyrëse, nënvizon rëndësinë e mjeteve të fshehta të investigimit për hartimin e disa tipe reportazhesh, veçanërisht kur është e domosdoshme të shmanget imazhi i zbukuruar i ndërmarrjeve të fuqishme dhe të sofistikuara, ose për të hyrë në një botë të fshehtë ku aksesi është i kufizuar. Të përdorur me etikë dhe për një qëllim të caktuar, këto janë mjete që duhen përdorur vetëm si zgjidhje e fundit e që lejojnë të zbulohen praktika të cilat nuk mund të identifikohen në mënyrë realiste nga mjete të tjera. Ka një ndryshim në vlerësim kur regjistrimi zhvillohet jashtë banesës ose zyrës së personit të regjistruar. MKDI nënvizon se shumë shtete evropiane e pranojnë përdorimin e mjeteve sekrete të investigimit duke e mbajtur nën kontroll.
  17. Vlerësimi i Gjykatës
  18. Palët nuk e kundërshtojnë faktin se dënimi i kërkuesve përbën një “ndërhyrje të autoriteteve publike” në të drejtën e tyre për liri shprehjeje.
  19. Një ndërhyrje e tillë përbën shkelje të Konventës nëse nuk plotëson kërkesat e paragrafit 2 të nenit 10. Pra, duhet përcaktuar nëse ajo ishte e parashikuar nga “ligji”, e frymëzuar nga një apo shumë qëllime legjitime sipas këtij paragrafi dhe “ e domosdoshme, në një shoqëri demokratike”, për t’u përmbushur.
  20. a) E parashikuar nga ligji
  21. Gjykata nënvizon jurisprudencën e saj sipas së cilës fjalët “i parashikuar nga ligji” jo vetëm imponojnë që masa e kundërshtuar të ketë një bazë në të drejtën e brendshme, por synojnë gjithashtu cilësinë e ligjit në fjalë: kështu, ky i fundit duhet të jetë i kuptueshëm nga palët ndërgjyqëse dhe i parashikueshëm në pasojat e tij (shih, ndër shumë të tjera, Rotaru kundër Rumanisë [GC], nr. 28341/95, § 52, GjEDNj 2000-V ;Vgt Verein gegen Tierfabriken kundër Zvicrës, no 24699/94, § 52, GjEDNj 2001-VI ;Gawęda kundër Polonisë, nr. 26229/95, § 39, GjEDNj 2002-II dhe Maestri kundër Italisë[GC], no 39748/98, § 30, GjEDNj 2004-I). Gjithsesi, u përket autoriteteve kombëtare, veçanërisht gjykatave, të interpretojnë dhe të zbatojnë tëdrejtën e brendshme (Kruslin kundër Francës, 24 prill 1990, § 29, seria A no 176-A dhe Kopp kundër Zvicrës, 25 mars 1998, § 59, Përmbledhje e vendimeve 1998-II).
  22. Kur bëhet fjalë për rrethanat e rastit, nuk kundërshtohet fakti se dënimi I kërkuesve bazohet në një tekst të kuptueshëm, pra, në nenet 179 bis dhe 179 ter të Kodit Penal zviceran. Përkundrazi, kërkuesit pretendojnë se normat ligjore nuk janë të parashikueshme në efektet e tyre sepse përdorimi i kamerës së fshehtë nuk dënohet shprehimisht askund.
  23. Gjykata konstaton se divergjenca në interpretim e palëve për sa i përket këtyre dy neneve të Kodit Penal zviceran lidhet vetëm me qëllimshmërinë e këtyre masave penale, domethënë elementët e jetës private dhe të personalitetit që ato kërkojnë të mbrojnë. Sidoqoftë, Gjykata nënvizon se kërkuesit nuk pretendojnë se lloji i sjelljes së dënueshme, ashtu si përshkruhet në nenet në fjalë, nuk ishte i qartë.
  24. Kështu Gjykata çmon se kërkuesit, gazetarët dhe redaktorët, nuk mund të mos e dinin, si profesionistë të emisioneve televizive, që duke përdorur një kamera të fshehtë, pa pëlqimin e një personi objekt i një reportazhi dhe pa autorizimin për të transmetuar këtë reportazh, rrezikonin të merrnin një sanksion penal.
  25. Si përfundim, Gjykata arriti në përfundimin se ndërhyrja e kontestuar ishte e “parashikuar nga ligji”, sipas paragrafit 2 të nenit 10 të Konventës.
  26. b) Qëllimi legjitim
  27. Qeveria pretendon se dënimi i kërkuesve synonte qëllimin legjitim për të mbrojtur reputacionin dhe të drejtat e tjetrit, në këtë rast të agjentit të sigurimeve. Kërkuesit pretendojnë se ndërhyrja nuk mund të kishte një qëllim të tillë përderisa agjentit, të cilit ia maskuan edhe fytyrën edhe zërin, nuk i janë cenuar të drejtat dhe reputacioni.
  28. Gjykata konstaton se imazhi dhe zëri i agjentit janë regjistruar pa dijeninë e tij pastaj janë transmetuar në kundërshtim me mendimin e tij, sigurisht në një formë anonime, por në një mënyrë jo të favorshme, duke nxjerrë në pah këshillat profesionale të gabuara që përhapte agjenti, në një emision televiziv me audiencë të madhe.
  29. Gjykata çmon, pra, se masa e kontestuar mund të synojë mbrojtjen e të drejtave dhe të reputacionit të tjetrit, në këtë rast të drejtën e agjentit për të ruajtur imazhin e tij, fjalën si dhe reputacionin.
  30. c) E domosdoshme në një shoqëri demokratike
  31. Parimet e përgjithshme
  32. Liria e shprehjes përbën një nga bazat kryesore të një shoqërie demokratike, një nga kushtet thelbësore të përparimit të saj dhe të zhvillimit të gjithsecilit. Me përjashtim të paragrafit 2 të nenit 10, ajo vlen jo vetëm për “informacionet” ose “idetë” e pritura mirë ose të konsideruara si të padëmshme ose pa interes, por edhe për ato që lëndojnë, godasin ose shqetësojnë: kështu e kërkojnë pluralizmi, toleranca dhe fryma e hapjes pa të cilat nuk ka “shoqëri demokratike”. Ashtu siç e sanksionon neni 10, liria e shprehjes është subjekt përjashtimesh që kërkojnë gjithsesi një interpretim të ngushtë, dhe nevoja për ta kufizuar atë duhet të vendoset në mënyrë bindëse (shih, ndër të tjera, Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar, 7 dhjetor 1976, § 49, seria A nr.24 ; Botimet Plon kundër Francës, nr. 58148/00, § 42, GjEDNj 2004-IV ; Lindon, Otchakovsky-Laurens dhe July kundër Francës [GC], nr. 21279/02 dhe 36448/02, § 45, GjEDNj 2007-IV).9 VENDIMI HALDIMANN DHE TË TJERË kundër ZVICRËS
  33. Gjykata, nga ana tjetër, ka nënvizuar shumë herë rolin kryesor që luan shtypi në një shoqëri demokratike. Nëse shtypi nuk duhet të kalojë disa kufij, për sa i përket sidomos mbrojtjes së reputacionit dhe të drejtave të tjetrit, ai ka për detyrë të paktën të përcjellë, në respekt të detyrave dhe përgjegjësive të tij, informacione dhe ide mbi të gjitha çështjet me interes të përgjithshëm. Funksionit të tij që konsiston në përhapjen e informacioneve dhe ideve mbi çështje të tilla i shtohet e drejta, për publikun, që t’I marrë ato. Nëse do të ishte ndryshe, shtypi nuk do të mund të luante rolin e vet të domosdoshëm si “qen roje” Bladet Tromsø dhe Stensaas kundër Norvegjisë [GC], nr. 21980/93, §§ 59 dhe 62, GjEDNj 1999-III, dhe Pedersen e Baadsgaard kundër Danimarkës [GC], nr. 49017/99, § 71, GjEDNj 2004-XI). Ndonëse të formuluara së pari për shtypin e shkruar, këto parime zbatohen pa dyshim edhe për mjetet audiovizuale (Jersild kundër Danimarkës, 23 shtator 1994, § 31, seria A nr. 29). 46. Neni 10 § 2 i Konventës nënvizon se ushtrimi i lirisë së shprehjes përmban “detyrime dhe përgjegjësi”, që vlejnë gjithashtu për mediat, edhe kur bëhet fjalë për çështje me një interes të përgjithshëm të madh. Këto detyrime dhe përgjegjësi mund të marrin një interes të veçantë kur rrezikon të cenohet reputacioni i një individi të cituar me emër dhe dëmtohen “të drejtat e tjetrit”. Kështu, duhet të ekzistojnë arsye specifike që të mund t’i çlirosh mediat nga detyrimi që u takon normalisht për të verifikuar deklaratat faktuale shpifëse. Në këtë aspekt, hyjnë veçanërisht në lojë natyra dhe shkalla e akuzës në fjalë dhe çështja se deri në ç’pikë media mund t’I konsiderojë në mënyrë të arsyeshme burimet e saj si të besueshme për sa i përket pretendimeve (Pedersen dhe Baadsgaard, lartcituar, § 78, dhe Tønsbergs Blad A.S. dhe Haukom kundër Norvegjisë, nr. 510/04, § 89, 1 mars 2007).
  34. Ka vend gjithashtu për të nënvizuar se çdo individ, qoftë edhe gazetar, që ushtron lirinë e tij të shprehjes, përmbush “detyrime dhe përgjegjësi”, shtrirja e të cilave varet nga situata dhe nga metoda teknike e përdorur (Stoll kundër Zvicrës [GC], nr. 69698/01, § 102, GjEDNj 2007-V). Kështu, pavarësisht rolit kryesor që u takon mediave në një shoqëri demokratike, gazetarët në parim nuk mund të çlirohen përmes mbrojtjes që u ofron neni 10, nga detyrimi i tyre për të respektuar ligjet penale të common law. Paragrafi 2 i nenit 10 vendos, nga ana tjetër, kufijtë e ushtrimit të lirisë së shprehjes, që mbeten të vlefshme edhe kur është fjala për të raportuar në shtyp për çështje serioze me interes të përgjithshëm (ibidem, § 102).
  35. Në shqyrtimin e domosdoshmërisë së ndërhyrjes në një shoqëri demokratike me qëllim “mbrojtjen e reputacionit ose të të drejtave të tjetrit” , Gjykata mund të arrijë deri sa të verifikojë nëse autoritet kombëtare kanë ruajtur një ekuilibër të drejtë në mbrojtjen e të dyja vlerave të garantuara nga Konventa, të cilat në disa çështje mund të shfaqen në konflikt: pra, nga njëra anë, liria e shprehjes ashtu si mbrohet nga neni 10 dhe, nga ana tjetër, e drejta për respektim të jetës private ashtu si garantohet nga dispozitat e nenit 8 (Hachette Filipacchi Associés kundër Francës, nr. 71111/01, § 43, 14 qershor 2007, dhe MGN Limited kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 39401/04, § 142, 18 janar 2011).
  36. Nga ana tjetër, e drejta për mbrojtjen e reputaconit është një e drejtë që, si element i jetës private, ka të bëjë me nenin 8 të Konventës (Chauvy dhe të tjerë kundër Francës, nr. 64915/01, § 70, GjEDNj 2004-VI; Pfeifer kundër Austrisë, nr. 12556/03, § 49, 15 nëntor 2007; Polanco Torres dhe Movilla Polanco kundër Spanjës, nr. 34147/06, § 40, 21 shtator 2010 dhe Axel Springer AG kundër Gjermanisë [GC], nr. 39954/08, § 83, 7 shkurt 2012,). Megjithatë, që neni 8 të merret parasysh, sulmi ndaj reputacionit personal duhet të arrijë një farë niveli të rëndësishëm dhe të jetë kryer në mënyrë të tillë që të shkaktojë një dëm për sa i përket gëzimit të së drejtës për respektim të jetës private (A. kundër Norvegjisë, nr. 28070/06, § 64, 9 prill 2009).
  37. Në jurisprudencën e mëparshme Gjykatës i është dashur të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me reputacionin personal të personazheve publike (Axel Springer AG, I lartpërmendur). Ajo thekson se ka vendosur tashmë gjashtë kritere për të analizuar në rastin e vënies në balancë të së drejtës për liri shprehje dhe të së drejtës për respektim të jetës private: kontributi në një debat me interes të përgjithshëm, fama e personit të vënë në shënjestër dhe objekti i reportazhit, sjellja e mëparshme e personit në fjalë, mënyra e sigurimit të informacioneve dhe vërtetësia e tyre, përmbajtja, forma dhe pasojat e publikimit, si dhe rëndësia e sanksionit të vënë (Axel Springer AG, lartpërmendur, §§ 90-95).
  38. Gjykata është shprehur gjithashtu për raste shpifjesh që kanë lidhje me ushtrimin e profesionit të një individi (kur bëhet fjalë për një mjek, Kanellopoulou kundër Greqisë, nr. 28504/05, 11 tetor 2007; kur bëhet fjalë për një drejtor të përgjithshëm të një shoqërie të subvencionuar nga shteti, Tănăsoaica kundër Rumanisë, nr. 3490/03, 19 qershor 2012; kur bëhet fjalë për magjistratë, Belpietro kundër Italisë, nr. 43612/10, 24 shtator 2013).52. Ky rast dallohet nga rastet e mëparshme pasi, nga njëra anë, agjenti i sigurimeve nuk ishte person publik që të gëzonte një reputacion të veçantë, dhe nga ana tjetër reportazhi i kontestuar nuk kërkonte të kritikonte agjentin personalisht, por synonte disa praktika tregtare të zbatuara në gjirin e kategorisë profesionale të cilës ai i përkiste (shih a contrario, Kanellopoulou, i lartpërmendur). Pra, ndikimi i reportazhit mbi reputacionin personal të agjentit të sigurimeve, për pasojë ishte i kufizuar dhe Gjykata do të marrë parasysh këtë aspekt të veçantë të çështjes në zbatimin e kritereve që dalin në jurisprudencën e saj.
  39. Nga ana tjetër, Gjykata kujton se në sferën e nenit 10 të Konventës, shtetet kontraktuese disponojnë një hapësirë vlerësimi për të gjykuar mbi domosdoshmërinë dhe shtrirjen e një ndërhyrjeje në lirinë e shprehjes të mbrojtur nga kjo dispozitë (Tammer kundër Estonisë, nr. 41205/98, § 60, GjEDNj 2001-I, dhe Pedersen e Baadsgaard, i lartpërmendur, § 68).
  40. Në këto çështje si edhe në këtë rast, Gjykata çmon se rezultati i kërkesës në parim nuk mund të ndryshonte pavarësisht se është paraqitur para Gjykatës, bazuar në nenin 10 të Konventës, nga gazetari që ka publikuar artikullin kontestues ose, bazuar në nenin 8 të Konventës, nga individi që ishte objekt i këtij artikulli. Në fakt, këto të drejta meritojnë a priori të respektohen njëlloj (Hachette Filipacchi Associés (ICI PARIS) kundër Francës, nr. 12268/03, § 41, 23 korrik 2009, Timciuc kundër Rumanisë (vend.),nr. 28999/03, § 144, 12 tetor 2010, dhe Mosley kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 48009/08, § 111, 10 maj 2011; shih gjithashtu pikën 11 të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare, paragrafi 23 më lart). Pra, hapësira vlerësuese në parim do të duhej të ishte e njëjtë në të dyja rastet.
  41. Nëse vënia në balancë e dy të drejtave nga autoritetet kombëtare është bërë duke respektuar kriteret e vendosura nga jurisprudenca e Gjykatës, duhen arsye serioze që kjo e fundit ta zëvendësojë mendimin e gjykatave të brendshme me mendimin e saj (Palomo Sánchez dhe të tjerë kundër Spanjës [GC], nr. 28955/06, 28957/06, 28959/06 dhe 28964/06, § 57, GjEDNj 2011 dhe MGN Limited, i lartcituar §§ 150 et 155).
  42. Zbatimi në rastin e çështjes
  43. Gjykata së pari duhet të vendosë nëse reportazhi në fjalë kishte të bënte me një temë me interes të përgjithshëm. Gjykata vëren menjëherë se tema e reportazhit të realizuar, pra këshillimi i keq nga ana e agjentëve të sigurimeve private, dhe çështja e mbrojtjes së të drejtës së konsumatorëve që rrjedh prej saj, kishin të bënin me një debat që kishte një interes publik shumë të madh.
  44. Për Gjykatën, është gjithashtu e rëndësishme të shqyrtojë nëse reportazhi në fjalë mund të ngjallë një debat publik mbi këtë temë (Stoll, i lartpërmendur, § 121). Në këtë aspekt, gjykata federale çmon se nëse tema në vetvete, mund të paraqiste një interes publik, po qe se gjykata do të kërkonte të përcaktonte shtrirjen e fenomenit, reportazhi i kontestuar nuk sillte asnjë element të ri në problematikën e cilësisë së keqe të këshillimit të agjentëve. Përveç kësaj, metoda të tjera, më pak të dëmshme ndaj interesave të agjentit të sigurimeve, do të kishin mundësuar trajtimin e kësaj problematike. Për Gjykatën, ka rëndësi vetëm të dihet nëse reportazhi mund të kontribuonte në debatin me interes të përgjithshëm dhe jo nëse reportazhi e ka arritur apo jo plotësisht objektivin.
  45. Gjykata pranon pra se një artikull i tillë trajtonte një temë të rëndësishme me interes të përgjithshëm.
  46. Gjykata kujton se neni 10 § 2 i Konventës nuk lë fare vend për kufizime të lirisë së shprehjes në fushën e çështjeve me interes të përgjithshëm (Sürek kundër Turqisë (nr.1) [GC], nr. 26682/95, § 61 GjEDNj 1999-IV ; Stoll, i lartcituar, § 106 ; Wingrove kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 nëntor 1996, § 58, Përmbledhje 1996-V ; Dupuis dhe të tjerë kundër Francës, nr. 1914/02, § 40, 7 qershor 2007).
  47. Sigurisht, ashtu si ka thënë tashmë, Gjykata konstaton se agjenti i filmuar pa dijeninë e tij nuk ishte personazh publik. Ai nuk kishte dhënë pëlqimin për t’u filmuar dhe mund pra “të besonte me arsye për karakterin privat” të kësaj bisede (shih, mutatis mutandis, Halford kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25 qershor 1997, §§ 44 dhe 45, Përmbledhje e vendimeve 1997-III dhe Perry kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 63737/00, §§ 36-43, GjEDNj 2003-IX). Megjithatë, reportazhi I kontestuar nuk fokusohej te agjenti si individ, por te disa praktika tregtare të zbatuara brenda një kategorie profesionale. Përveç kësaj, biseda nuk ishte zhvilluar në zyrat e agjentit të sigurimeve ose në ndonjë lokal tjetër pune (a contrario et mutatis mutandis,Chappell kundërMbretërisë së Bashkuar, 30 mars 1989, § 51, seria A nr. 152-A; Niemietz, i lart cituar, §§ 29-33 ; Funke kundër Francës, 25 shkurt 1993, § 48, seria A no 256-A ; Crémieux kundër Francës, 25 shkurt 1993, § 31, seria A nr. 256-B ; dhe Miailhe kundër Francës (nr.1), 25 shkurt 1993, § 28, seria A nr. 256-C). Gjykata mendon se cenimi i jetës private të agjentit është më pak i rëndësishëm sesa në rastin kur agjenti do të ishte vënë në shenjë si individ dhe ekskluzivisht nga reportazhi.
  48. Mënyra e marrjes së informacioneve dhe vërtetësia e tyre luajnë edhe ato një rol të rëndësishëm. Gjykata ka gjykuar tashmë, në fakt, se garancia që neni 10 u ofron gazetarëve, për sa i përket raporteve mbi çështje me interes të përgjithshëm, I nënshtrohet kushtit se të interesuarit veprojnë me qëllim të mirë në bazë të fakteve të sakta dhe japin informacione “të besueshme dhe të sakta” për të respektuar deontologjinë gazetareske (shih, për shembull, Fressoz dhe Roire kundër Francës [GC], nr. 29183/95, § 54, GjEDNj 1999-I; Pedersen dhe Baadsgaard, i lart cituar,§ 78; Stoll, i lart cituar, § 103, dhe Axel Springer AG, i lart cituar, § 93). Gjykata vëren se palët u referohen burimeve të ndryshme, megjithatë ato bien dakord, në thelb, për faktin se përdorimi i kamerës së fshehtë nuk ishte i ndaluar në mënyrë absolute në të drejtën e brendshme, por ajo mund të lejohej me kushte strikte (shih respektivisht §§ 29 dhe 32 më lart). Sipas tyre, një përdorim i tillë lejohej vetëm kur ekziston një interes publik i lartë për shpërndarjen e informacioneve dhe për aq kohë sa informacionet e marra nuk mund të sigurohen ndryshe. Gjykata ka vendosur tashmë se tema e reportazhit i përgjigjej një çështjeje me interes të përgjithshëm. Për Gjykatën, në këtë stad, është e rëndësishme analiza e sjelljes së kërkuesve. Në këtë aspekt, kur Gjykata çmon se agjenti i sigurimeve me të drejtë mund të ketë pasur ndjesinë se kërkuesit ia kanë hedhur, sidoqoftë ajo është e mendimit se ata nuk mund t’i qortosh për një sjellje qëllimisht kundër rregullave deontologjie. Këta të fundit në fakt, nuk i kanë injoruar rregullat gazetareske ashtu si përcaktohen nga Këshilli zviceran i shtypit (shih § 29 më lart) të cilat kufizojnë përdorimin e kamerës së fshehtë por kanë arritur në përfundimin e gabuar sipas gjykatës së lartë zvicerane se objekti i reportazhit të tyre duhej t’u lejonte të përdornin kamerën e fshehtë. Gjykata nënvizon se kjo çështje nuk ka arritur unanimitetin në gjirin e vetë gjykatave zvicerane, të cilat në shkallë të parë, i kanë çliruar kërkuesit nga çdo dënim penal. Për rrjedhojë, Gjykata është e mendimit se kërkuesit duhet të përfitojnë nga dyshimi për sa i përket vullnetit të tyre për të respektuar rregullat deontologjike të zbatueshme në rastin e çështjes, kur bëhet fjalë për mënyrën e marrjes së informacioneve.
  49. Tani kur bëhet fjalë për faktet e paraqitura, e vërteta e tyre nuk është kontestuar kurrë. Fakti që do të ishte më interesante për konsumatorët, ashtu si pretendon Qeveria, të paraqitej rëndësia e problemeve të denoncuara në vend të natyrës së tyre, nuk i ndryshon asgjë këtij konstatimi.
  50. Gjykata kujton më pas se duhet marrë parasysh mënyra se si një reportazh ose një foto publikohet dhe mënyra se si personi i synuar është paraqitur aty (WirtschaftsTrend Zeitschriften-Verlagsgesellschaft m.b.H. kundër Austrisë (nr.3), nr. 66298/01 dhe 15653/02, § 47, 13 dhjetor 2005; Reklos dhe Davourlis kundër Greqisë, nr.1234/05, § 42, 15 janar 2009 ; dhe Jokitaipale e të tjerë kundër Finlandës, nr. 43349/05, § 68, 6 prill 2010). Përveç kësaj, shtrirja e shpërndarjes së reportazhit dhe të fotos, mund të marrë rëndësi, sipas rastit nëse bëhet fjalë për një gazetë me tirazh kombëtar ose lokal, të rëndësishëm ose të ulët (Iltalehti dhe Karhuvaara kundër Finlandës, nr. 6372/06, § 47, 6 prill 2010).
  51. Në rastin e çështjes, Gjykata konstaton se kërkuesit kanë regjistruar një bisedë që përmban imazhe dhe zërin e një thuajse negocimi midis agjentit të sigurimeve dhe gazetares. Për mendimin e Gjykatës, regjistrimi, në vetvete u ka shkaktuar vetëm një cenim të kufizuar interesave të agjentit të sigurimeve, pasi vetëm një rreth i kufizuar personash kanë pasur akses për ta dëgjuar regjistrimin, çka e pranon edhe Qeveria.
  52. Ky regjistrim është përhapur më pas në formë reportazhi, në mënyrë veçanërisht të disfavorshme për agjentin e sigurimeve, ashtu si e ka nënvizuar tashmë Gjykata. Megjithëse i shkurtër, transmetimi i sekuencave të regjistrimit mund të sillte një cenim më të madh të drejtës së agjentit për jetë private, përderisa shumë telespektatorë, afërsisht dhjetë mijë sipas Qeverisë, kanë mundur të informohen për këtë gjë. Mirëpo, Gjykata e di se mediat audo-vizuale kanë shpesh efekte shumë më të shpejta dhe më të fuqishme se shtypi i shkruar (Jersild, i lart cituar, §31). Audienca, ka mundur kështu të krijojë opinionin e vet mbi cilësinë e këshillave të agjentit të sigurimeve dhe për mungesën e profesionalizmit nga ana e tij . Megjithatë, në këtë rast është përcaktues fakti që kërkuesit e kanë fshehur fytyrën e agjentit në mënyrë të tillë që vetëm ngjyra e flokëve dhe e lëkurës dukej ende pas transformimit të imazhit. Edhe zëri i tij ishte ndryshuar. Po kështu, Gjykata nënvizon se nëse veshjet e agjentit ishin të dukshme, këto të fundit sidoqoftë nuk paraqisnin ndonjë shenjë dalluese. Së fundi, biseda nuk u zhvillua në lokalet që frekuentonte zakonisht agjenti i sigurimeve.
  53. Gjykata pra, nisur nga rrethanat e rastit, çmon se ndërhyrja në jetën private të agjentit të sigurimeve që nuk ka pranuar të shprehet mbi bisedën, nuk është aq e rëndë sa (A. kundër Norvegjisë, i lart cituar) që t’i fshihej interesit publik informacioni mbi parregullsitë e pretenduara në fushën e sigurimeve.
  54. Së fundi, për sa i përket sanksionit, Gjykata duhet të mbajë parasysh natyrën dhe rëndësinë e tij. Mund të ndodhë që vetë dënimi si fakt të ketë më shumë rëndësi se natyra e parëndësishme e dënimit të dhënë (Stoll, i lart cituar, §§ 153-154). Në këtë rast, megjithëse dënimet financiare me dymbëdhjetë ditë-gjobë për tre kërkuesit e pare dhe katër ditë-gjobë për kërkuesen e katërt janë relativisht të lehta, Gjykata çmon se sanksioni i shpallur nga gjyqtari penal mund të kontribuojë që shtypi të mos shprehë kritika (Stoll, i lart cituar, § 154), dhe pse kërkuesve nuk u është hequr mundësia për të transmetuar reportazhin e tyre.
  55. Duke mbajtur parasysh sa më lart, Gjykata çmon se masa e kontestuar nuk ishte, në këtë rast, e domosdoshme në një shoqëri demokratike dhe se, për rrjedhojë, ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës.
  56. MBI ZBATIMIN E NENIT 14 TË KONVENTËS
  57. Sipas nenit 41 të Konventës, Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të Protokolleve të saj, dhe nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.
  58. Kërkuesit nuk kanë paraqitur kërkesë për dëmshpërblim të drejtë. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se nuk ka vend për të akorduar një dëmshpërblim për këtë gjë.

PËR KËTO ARSYE, GJYKATA,

  1. Deklaron, unanimisht, kërkesën të pranueshme ;
  2. Thotë, me gjashtë vota pro dhe një kundër, se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës.

Hartuar në Frëngjisht, më pas transmetuar me shkrim më 24 shkurt 2015, në zbatim të nenit 77 §§ 2 dhe 3 të rregullores.

Stanley Naismith Kancelar

Işıl Karakaş Kryetar

Këtij vendimi i bashkëngjitet, në përputhje me nenet 45 § 2 të Konventës dhe 74 § 2të Rregullores, mendimi në pakicë i gjyqtarit Lemmens.

A.I.K.                       S.H.N.

MENDIMI I PAKICËS I GJYQTARIT LEMMENS

  1. Me keqardhje, unë nuk mund të pajtohem me shumicën, në përfundimin se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës, në çështjen në fjalë.
  2. Kjo çështje ka të bëjë me dënimin penal të katër gazetarëve dhe redaktorëve, për realizimin e një regjistrimi të fshehtë të një bisede midis njërit prej tyre dhe një agjenti sigurimesh dhe transmetimin e disa fragmenteve të bisedës në televizion, në formë “anonime”.1 Këto dënime janë bazuar në dy nenet e Kodit Penal të Zvicrës. Në rastin e tre kërkuesve të parë, të cilët nuk kishin marrë pjesë vetë në bisedë me agjentin, veprat në fjalë kishin të bënin me regjistrimin e një bisede private mes personave të tretë pa pëlqimin e tyre (neni 179 bis § 1) dhe zbulimin ndaj palëve të treta të një fakti të marrë me anë të një regjistrimi të tillë (Neni 179 bis § 2). Në rastin e kërkueses së katërt, e cila ishte paraqitur si kliente dhe kishte biseduar me agjentin, vepra konsistonte në regjistrimin e një bisede private nga një prej personave pjesëmarrës, pa pëlqimin e tjetrit (neni 179 ter § 1). Veprat në fjalë kanë një fushë veprimi të përgjithshme. Kodi Penal nuk i drejtohet në mënyrë specifike gazetarëve. Regjistrimi dhe transmetimi i një bisede private është i ndaluar pa marrë parasysh qëllimin, nëse është gazetaresk apo jo.
  3. Më duket e rëndësishme të theksoj mënyrën se si Gjykata Federale e ka analizuar çështjen. Në të gjitha nivelet e juridiksionit, parashtrimi kryesor i kërkuesve ishte se dispozitat e mësipërme të Kodit Penal nuk ishin të zbatueshme për ta, për shkak se biseda nuk kishte qenë “private”. Gjykata Federale e hodhi poshtë këtë argument. Është konstatuar se veprimet për të cilat janë akuzuar kërkuesit, objektivisht dhe subjektivisht binin në kuadër të dispozitave të cituara. Në këtë drejtim, ajo u shpreh në mënyrë të qartë që një bisedë mund të jetë e mbrojtur nga nenet 179 bis dhe 179 ter të Kodit Penal, edhe në qoftë se nuk ka të bëjë me jetën “intime apo private” të pjesëmarrësve. Në lidhje me këtë, nenet 179 bis dhe 179 ter ishin, në pikëpamje të Gjykatës Federale, analogë me nenin 179, i cili mbron fshehtësinë e korrespondencës, pavarësisht përmbajtjes tyre. Kjo do të thotë, sipas mendimit tim, se qëllimi i neneve 179 bis dhe 179 ter është të mbrojë në mënyrë të përgjithshme konfidencialitetin e çdo bisede private. Në procedurën para gjykatave të brendshme, kërkuesit u mbështetën në alternativën e lirisë së mendimit dhe informimit, si dhe lirisë së mediave, në mënyrë që të nxirrnin një justifikim të arsyeshëm, për mbrojtjen e interesave të ligjshme. Ata parashtruan se teknikat që kishin përdorur kanë qenë të nevojshme për të ruajtur interesat e ligjshme. Më konkretisht, ata pohuan se regjistrimi dhe transmetimi i një bisede, ishte i nevojshëm për t’i dhënë publikut prova të ekzistencës së abuzimeve, konsulencën e dhënë nga agjentët e sigurimeve.

1 Unë doja të vija në dukje se kërkuesit nuk janë dënuar për realizimin e një regjistrimi me një kamerë të fshehtë. Konsideratat e përcaktuara në paragrafin 61 të vendimit në lidhje me mungesën e një ndalimin absolut të kamerave të fshehta në ligjin zviceran dhe rregullat e etikës profesionale të përcaktuara nga Këshilli Zviceran i Medias janë sipas mendimit tim, jo të një rëndësie të vogël. Mund të jetë e vërtetë se një kamerë e fshehur mund të përdoret ligjërisht në rrethana të caktuara (për shembull, për të filmuar atë që po ndodh në një vend të caktuar), po kur kjo teknikë përdoret për të regjistruar një bisedë private, ajo konsiderohet e ndaluar nga neni 179 bis dhe 179 ter i Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës Federale është i qartë në këtë pikë: kërkuesit kanë përdorur një teknikë që është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj. Rregullat e etikës profesionale nuk mund të ndryshojë këtë fakt në asnjë mënyrë.

2 Në paragrafin 60 të vendimit, shumica konsideroi se ndërsa agjenti mund të ketë “pasur një pritshmëri të arsyeshme privatësie”, për sa i përket bisedës së tij me kërkuesen e katërt, rrethana të ndryshme lidhur me raportin tregonin se ndërhyrja në jetën private të agjentit ishte relativisht e parëndësishme. Sipas mendimit tim, shumica e ka anashkaluar faktin se nenet 179 bis dhe 179 ter të Kodit Penal garantojnë që fshehtësia e bisedës së agjentit me kërkuesen e katërt do të mbrohet. Kjo garanci është sanksionuar në mënyrë të vendosur në ligj dhe në asnjë mënyrë nuk përbën “pritshmëri të arsyeshme” nga ana e agjentit. Për më tepër, ekzistenca e një garancie ligjore nuk do të ndikohej nga rrethanat në të cilat akti që shkelte këtë garanci u krye. Ky argument u refuzua gjithashtu nga Gjykata Federale, e cila vuri në dukje, së pari, se në mënyrë që mbrojtja e interesave të ligjshme të aplikohej, vepra penale duhej të ishte kryer me mjete të nevojshme dhe të përshtatshme për të arritur një qëllim legjitim, si mënyra e vetme për arritjen e atij qëllimi, dhe se interesi ligjor i mbrojtur duhet të kishte më pak rëndësi sesa interesi të cilin autori i veprës donte të mbronte. Gjykata Federale më pas pranoi argumentin e kërkuesve se qëllimi i informimit të publikut për ekzistencën e abuzimeve në lidhje me konsulencën në sigurime përbënte një interes të ligjshëm. Ajo gjithashtu pranoi situatën e veçantë të gazetarëve, të cilët mund të mbështeteshin në lirinë e medias. Arsyeja pse e konsideroi linjën e arsyetimi të kërkuesve si të pabazuar, ishte se, në rrethanat e veçanta të çështjes, teknika e regjistrimit dhe transmetimit të një bisede të veçantë me një agjent të veçantë, pa dijeninë e këtij të fundit, nuk kishte qenë mjet i “nevojshëm” për të arritur qëllimin që synohej. Sipas mendimit të Gjykatës Federale, ky qëllim mund të ishte arritur me mjete të tjera, në përputhje me të drejtën penale. 3 Prandaj, konkluzioni i Gjykatës Federale se dënimi i kërkuesve ishte i justifikuar mbi baza ligjore është i bazuar kryesisht në një interpretim të kushteve të përcaktuara në legjislacionin e brendshëm ishte i vlefshëm, edhe në vlerësimin faktik të sjelljes së tyre.

  1. Shumica është e mendimit se qëllimi i ligjshëm i ndjekur nga ndërhyrja ishte ai I “mbrojtjes së të drejtave dhe reputacionit të të tjerëve, veçanërisht e drejta e agjentit për mbrojtjen e fjalës, imazhit dhe reputacionit të tij” (shih paragrafin 43 të vendimit). Ky arsyetim e çon shumicën të trajtojë çështjen si çështje që përfshin një konflikt mes dy të drejtave themelore: liria e shprehjes së kërkuesve dhe e drejta e respektimit të jetës private të agjentit. Si rrjedhojë logjike, shumica zbaton kritere të cilat Gjykata I ka artikuluar në rastin e Axel Springer AG k. Gjermanisë ([GC], nr. 39954/08, §§ 89-95, 7 shkurt 2012), cituar në paragrafin 50 të vendimit. Sipas mendimit të shumicës, dy të drejtat në fjalë nuk kanë peshë të krahasueshme. Rëndësi e veçantë i është akorduar lirisë së shprehjes, duke pasur parasysh çështjen e interesit publik (shih paragrafët 56-59 të vendimit). Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të drejtën e agjentit për të respektuar jetën private. Në paragrafin 64 shumica konsideron se regjistrimi shkakton vetëm ndërhyrje të kufizuar në interesat e agjentit, duke pasur parasysh se vetëm një grup i kufizuar individësh kishte akses në të. Në paragrafin 65 ajo shton, në lidhje me transmetimin e regjistrimit, se kërkuesit ndërmorën hapa për të siguruar që agjenti të mos njihet nga shikuesit. Në bazë të këtyre konstatimeve, shumica konkludon në paragrafin 66 se “ndërhyrja në jetën private të agjentit…nuk ishte aq serioze…sa të kufizojë interesin e publikut, lidhur me informimin rreth praktikave të këqija në fushën e sigurimeve.”

3 Shumica nuk i ka dhënë rëndësi faktit se arsyetimi i ndjekur në vendimin e Gjykatës Federale lidhet kryesisht me justifikimin e kërkuesve. Për shembull, në paragrafin 57 të vendimit ku ata kritikojnë konstatimet e Gjykatës Federale se raporti në fjalë nuk ka shtuar asgjë të re lidhur me debatin mbi cilësinë e dobët të konsulencës. Kjo kritikë do të ishte e kuptueshme nëse Gjykata Federale do të kishte bërë një analizë të tillë në kontekstin e vlerësimit të “nevojës” së ndërhyrjes për qëllime të Konventës, por është shumë më pak në kuadër të shqyrtimit të një justifikimi sipas ligjit të brendshëm. Në paragrafin 61 shumica kritikon konkluzionet e Gjykatës Federale se përdorimi i një kamere të fshehtë “lejohet vetëm kur ekziston një interes publik në përhapjen e informacionit përkatës, me kusht që një informacion i tillë nuk mund të merret me çdo mjet tjetër”. Përsëri, ky vlerësim është bërë nga Gjykata Federale në kuadër të shqyrtimit të pranimit të arsyetimit të kërkuesve. Gjykata Federale nuk kërkonte përcaktimin e shkallës në të cilën përdorimi i një kamere të fshehtë ishte i pranueshme, por thjesht përcaktimin e shkallës në të cilën personat e akuzuar për regjistrimin dhe transmetimin e një bisede të mbrojtur nga ligji të kenë justifikim të arsyeshëm. Me keqardhje, unë nuk mund të pajtohem me këtë pohim. Ashtu siç deklaron vendimi i Gjykatës Federale, nenet 179 bis dhe 179 ter nuk kërkojnë të mbrojnë jetën private të individëve të veçantë, por konfidencialitetin e përgjithshëm të bisedave private (shih paragrafin 3 më sipër). Sipas mendimit tim, kjo çështje është më shumë e lidhur me “parandalimin e trazirave publike” sesa me “mbrojtjen e dinjitetit ose të drejtave të të tretëve”. Prandaj, unë nuk konsideroj se ka ndonjë justifikim për të aplikuar kriteret e përcaktuara në vendimin Axel Springer AG (shih paragrafët 56-67 të vendimit). Sipas mendimit tim, arsyetimi në çështjen konkrete duket se është më afër me vendimin Stoll k. Zvicrës ([GC], nr. 69698/01, GJEDNJ 2007- V), cituar në paragrafin 47 të vendimit. Çështja Stoll kishte të bënte me një konflikt mes lirisë së shprehjes dhe ruajtjes së natyrës konfidenciale të artikujve të caktuar të informacionit. Si në Stoll, konsiderata e interesit publik e zhvilluar nga autoritetet gjyqësore lidhej me rendin publik, siç parashikohej në ligjin penal, dhe jo thjesht në interesat private. Është e vërtetë se Qeveria iu referua vetëm qëllimit të ligjshëm të mbrojtjes së reputacionit ose të drejtave të të tretëve (shih paragrafin 41 të vendimit). Megjithatë, në rrethanat konkrete të çështjes, ku qëllimi i referuar nga Qeveria nuk është tërësisht në përputhje me arsyetimin e Gjykatës Federale, unë nuk mendoj se Gjykata është kufizuar nga linja e arsyetimit të Qeverisë. Nëse është e nevojshme, pasi të ftohen palët të paraqesin komente, nëse qëllimi i pengimit të trazirave duhet të merret gjithashtu në konsideratë, duhet të jemi në gjendje që të fokusohemi në qëllimin e dytë.

Në lidhje me shqyrtimin nëse ndërhyrja ishte e nevojshme, pikëpamjet e mia mund të thuhen shkurtimisht. Siç e ka pranuar dhe shumica, “gazetarët nuk mundeshin, në parim, të çliroheshin nga detyra e tyre për t’iu bindur ligjit të zakonshëm penal mbi bazën se Neni 10, i cili u garanton atyre mbrojtje” (shih Stoll, cituar më lart, § 102, cituar në paragrafin 47 të vendimit ). Pyetja është nëse rasti konkret përfshinte një situatë të jashtëzakonshme. Në një situatë të tillë mund të prevalojë liria e shprehjes. Unë pranoj se raporti në fjalë kishte të bënte me çështje me interes publik dhe se liria e shprehjes gëzon një shkallë të lartë të mbrojtjes. Megjithatë, sipas mendimit tim interesi i ligjshëm mbrohet nga dispozitat ligjore dhe se ka të njëjtën vlerë me ruajtjen e konfidencialitetit të bisedave private (shih paragrafin 4 më lart). Balancimi është i vështirë për t’u kryer dhe autoritetet kombëtare gëzojnë një shkallë të caktuar vlerësimi. Në gjetjen e saj se sjellja e kërkuesve nuk mund të justifikohet dhe nuk ka arsye për të mos iu bindur ligjit penal, Gjykata Federale në vlerësimin e saj nuk ishte arbitrare ose e paarsyeshme. Duke pasur parasysh interesat që merreshin në konsideratë, unë gjithashtu nuk mendoj se dënimi i kërkuesve jo proporcional me qëllimin e ndjekur nga ligji, dhe për pasojë në përfundimin vlerësoj se nuk ka pasur shkelje të Nenit 10 të Konventës

Tags:
,
No Comments

Post A Comment