MCA-PRESS | E drejta e medias dhe parlamenti
621
post-template-default,single,single-post,postid-621,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

E drejta e medias dhe parlamenti

Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë – A. nr. 67259/14, Aktgjykimi i GJEDNJ nga 9 shkurti i vitit 2017

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) më 09.02.2017 solli aktgjykimin në lidhje me rasti – Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë. Ankuesit janë ankuar në bazë të nenit 6 të Konventës për mos mbajtjen e seancës dëgjimore gjatë procedurës para Gjykatës Kushtetuese dhe në pajtim me nenin 10, në lidhje me largimin e dhunshëm të tyre nga galeria e Kuvendit, prej nga ata kanë raportuar për seancën plenare të kuvendit më datën 24 dhjetor të vitit 2012.

Përkatësisht, ankesa ka qenë e parashtruar më 3 tetor të vitit 2014, nga ana e gjashtë nënshtetasve nga Maqedonia, z. Naser Selmani, z. Toni Angellovski, zonja Biljana Dameska, zonja Frosina Fakova, zonja Snezhana Llupevska dhe zonja Natasha Stojanovska (“ankuesit”).

Faktet e rastit

A. Ndodhitë në Kuvend më datën 24 dhjetor të vitit 2012.

Më 24 dhjetor të vitit 2012, është mbajtur procedura parlamentare për Ligjin për buxhetin e vitit 2013. Ankuesit të cilët kanë qenë gazetarë të akredituar që të raportojnë nga kuvendi kombëtarë, së bashku me gazetarët tjerë, kanë raportuar nga galeria e Kuvendit, e cila gjendet mbi sallën kuvendare (“sallën”), ku kanë qenë të pranishëm deputetët e Kuvendit (“deputetët”). Gjatë procedurës së lartpërmendur, deputetët e opozitës i janë afruar kryetarit të Kuvendit (“kryetarit”) dhe kanë filluar që të bëjnë zhurmë, mes tjerave edhe duke trokitur në tryezën tij. Shkurt pas kësaj, sigurimi i kuvendit ka intervenuar në sallën e kuvendit. Ata e kanë larguar kryetarin e Kuvendit nga salla dhe me dhunë kanë filluar që ti largojnë edhe deputetët e opozitës. Në të njëjtën kohë, zyrtarët tjerë të sigurimit kanë depërtuar në galeri dhe kanë filluar që ti largojnë ankuesit dhe gazetarët tjerë. Derisa disa gazetarë kanë vepruar në pajtim me udhëzimet e dhëna, ankuesit kanë refuzuar që të largohen dhe të njëjtit janë larguar me dhunë nga galeria. Në të njëjtën kohë, dy grupe të kundërshtuara mes vete janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit.
B. Ndodhitë e më vonshme
1. Reagimi publik i kryetarit të Kuvendit
Në shkresën e dorëzuar më 26 dhjetor të vitit 212 të drejtuar deri te mediumet, kryetari i Kuvendit mes tjerave ka deklaruar: “Duke i pasur parasysh paralajmërimet se opozita nuk do të lejojë që të miratohet Ligji për buxhetin dhe se do të mbahen protesta dhe incidente, në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Kuvendin, nga shërbimi i sigurimit pranë Kuvendit kërkova që të siguroj punë të normalizuar gjatë seancës. Do të doja që të theksoj faktin se shërbimi i sigurimit pranë kuvendit, i përcakton dhe zbaton masat e domosdoshme të cilat duhet të ndërmerren…duke pasur parasysh faktin se galeria është pjesë e sallës për seancat plenare, sigurimi i kuvendit ka sajuar vlerësimet se galeria duhet të zbrazet me qëllim që të evitohen incidentet e përmasave më të mëdha.
Si kryetar i Kuvendit, shpreh keqardhjen që u soll një masë e tillë në lidhje me gazetarët…”
2. Argumentet e Sektorit për kontrollim të brendshëm dhe për standarde profesionale (“SKBSP”) pranë Ministrisë punëve të brendshme.
Më 26 dhjetor të vitit 2012, Shoqata e gazetarëve (e përfaqësuar nga kryetari i sajë, ankuesi i parë) ka dorëzuar shkresën deri te “SKBSP” duke konstatuar se largimi i dhunshëm i gazetarëve ka prezantuar shkeljen e të drejtave të tyre në pajtim me nenin 10 të Konventës. Në shkresën e dorëzuar, gazetarët kanë kërkuar që të iniciohet procedura kundër personave përgjegjës që kanë lejuar dhe që kanë zbatuar largimin e tyre nga galeria. Në shkresën e dorëzuar më 6 janar të vitit 2013, “SKBSP” i ka njoftuar ankuesit se ata kanë vepruar në pajtim me Ligjin për Kuvendin dhe në kërkesë të Kryetarit të Kuvendit. Në galerinë ka qenë i pranishëm një deputet i cili ka qenë i përfshirë në cenimin e rendit në sallën e kuvendit si dhe persona të tjerë të cilët kanë mundur që ti pengojnë gazetarët gjatë realizimit të detyrave të tyre. Ata i kanë lutur gazetarët që ta braktisin galerinë dhe të vazhdojnë që ti përcjellin ndodhitë e mëtutjeshme nga qendra informative. Pjesa më e madhe e gazetarëve e kanë kuptuar seriozitetin e situatës dhe kanë vepruar në pajtim me udhëzimet e dhëna. Por, një grup më i vogël i personave në galeri, duke i përfshirë këtu edhe “ankuesit” janë konfrontuar me sigurimin e kuvendit dhe kanë manifestuar rezistencë aktive dhe pasive. Si rezultat i kësaj, një zyrtarë i sigurimit ka përfituar lëndime në pjesën e këmbës.
“SKBSP” ka sajuar konkludimin se autorizimet e zbatuara nga organet e detyruara për zbatimin e ligjit, nuk i kanë tejkaluar kufijtë e pranueshme dhe se nuk është shfrytëzuar fuqi e tepruar.
3. Konstatimet e komisionit “ad hoc” në lidhje me hetimet
Më 14 qershor të vitit 2013, kryetari i shtetit ka formuar komisionin “ad hok” për ti hetuar ngjarjet në Kuvendin kombëtarë të datës 24 dhjetor të vitit 2012. Komisioni ka qenë i përbërë nga pesë anëtarë kombëtarë, prej tyre dy deputet. Në këtë komision janë përfshirë edhe dy vrojtues të shteteve të huaja, të emëruar nga Bashkimi Evropian. Më 26 gusht të vitit 2013, komisioni ka përpiluar një raport ekspertësh, dhe pjesa relevante e tij thotë:
“V-Kualifikime juridike”
… Mos ekzistimi i udhëzimeve përkatëse për ballafaqim me situata të tilla, duke përfshirë këtu edhe mos ekzistimin e strategjisë për veprim me mediumet në gjendje krize, rezultoi me situatën në të cilën gazetarët ishin të larguar nga galeria e kuvendit, me këtë janë lënduar të drejtat e tyre për lirinë e informimit dhe transparenca publike në punën e Kuvendit. Kuvendi, në veçanti duhet të mbaj llogari për transparencën për nga aspekti i lirisë së mediumeve që të njoftojnë dhe gjatë kësaj Kuvendi duhet ti zbatoj praktikat më të mira evropiane në këtë fushëveprim…”.
C. Procedura para Gjykatës Kushtetuese
Ankuesit kanë parashtruar ankesë kushtetuese deri te Gjykata kushtetuese në të cilën ata janë ankuar në lidhje me shkeljen e të drejtave të tyre në pajtim me nenin 10 të Konventës. Ata kanë deklaruar se debati kuvendar dhe ngjarjet që kanë pasuar në lidhje me miratimin e buxhetit shtetërorë, kanë qenë ngjarje me interes të posaçëm publik. Intervenimi i sigurimit kuvendar si dhe largimi i ankuesve nga galeria nuk ka qenë as masë “ligjore” e as “masë e domosdoshme në një shoqëri demokratike”. Në lidhje me ligjshmërinë e masave të ndërmarra, ankuesit kanë theksuar se neni 43 i Ligjit nuk mund të interpretohet se mundëson largimin e dhunshëm të gazetarëve nga galeria, nga ana e sigurimit të kuvendit. Në çdo rast, kjo dispozitë nuk ka qenë mjaftueshëm precize. Për sa i përket domosdoshmërisë së masave, ata kanë argumentuar se në kohën kritike ata kanë qenë në galeri dhe se nuk kanë pasur kontakte me kryetarin e Kuvendit ose me deputetët. Sipas kësaj, ata as që kanë kontribuar, e as që kanë qenë në gjendje që të kontribuojnë në drejtim të cenimi të rendit në sallë. Përskaj kësaj, ata i kanë kontestuar argumentet e dhëna nga “SKBSP” se gjoja ka pasur persona të pa autorizuar në galeri dhe se protestat para ndërtesës së kuvendit e kanë arsyetuar largimin e dhunshëm të tyre. Ata kanë kërkuar nga gjykata që të mundësoj seancën dëgjimore në pajtim me nenin 55 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese dhe të konstatohen shkeljet e nenit 16 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të Konventës.
Në seancën e mbajtur më 16 prill të viti 2014 në mungesë të palëve, Gjykata kushtetuese e ka refuzuar ankesën e ankuesve.
A. Aspekti i lejueshmërisë

Zbatimi i nenit 6, paragrafi 1 të Konventës
Qeveria është prononcuar se “nuk ka parashtresa në lidhje me zbatimin e nenit 6, paragrafi 1 të Konventës, për nga aspekti i procedurës para Gjykatës kushtetuese.”
B. Aspekti i qëndrueshmërisë
Parashtresat e palëve
(a) Ankuesit
Ankuesit theksuan se në rastin e lartpërmendur, Gjykata kushtetuese nuk ka qenë e thirrur që të vendos vetëm për çështjet juridike. Ka pasur disa çështje kontestuese faktike, për të cilat është dashur që të mbahet seanca dëgjimore në prani të ankuesve dhe përfaqësuesve të tyre juridik. Çështjet kanë qenë në lidhje me mënyrën në të cilën ankuesit i kanë larguar nga galeria e kuvendit, në veçanti dilema se vallë shkaqet për largimin e tyre u janë sqaruar, kush e ka lejuar veprimin e nëpunësve të sigurimit, nivelin e fuqisë të cilën ata e kanë shfrytëzuar dhe se vallë në këtë incident ka qenë i lënduar ndonjëri prej nëpunësve të sigurimit. Çështjet tjera të kontestuara faktike, kanë qenë në lidhje me (pa) mundësinë që ankuesit ta përcjellin incidentin në sallën e kuvendit si dhe rreziku mbi sigurinë, që ka imponuar, ashtu siç ka konstatuar Gjykata kushtetuese, largimin e tyre nga galeria.
(b) Qeveria
Qeveria është thirrur në pozitën e posaçme të Gjykatës kushtetuese dhe ka konsideruar se kjo gjykatë nuk është as gjykatë e rregullt, e as gjykatë që përcakton gjendjet faktike. Seanca gjyqësore, për nga aspekti i ankesave të caktuara kushtetuese, kryesisht i ka përfshirë çështjet juridike, jo edhe përcaktimin e gjendjes faktike, me përjashtim të gjendjeve të cilat nuk janë kontestuese në mes palëve. Qeveria theksoi se neni 55 i Rregullores së Gjykatës kushtetuese, nuk i thekson rastet në të cilat kërkohet nga gjykata që të mbaj seancën dëgjimore publike. Sipas kësaj, gjykata ka gëzuar të drejtën diskrete që të vendos se vallë do të mbahet seanca dëgjimore publike për përcaktim të fakteve kontestuese. Nga viti 2001, Gjykata kushtetuese ka mbajtur vetëm katër seanca publike dëgjimore, në procedurat që kanë qenë në lidhje me ankesave të caktuara kushtetuese.
Në rastin konkret, Gjykata kushtetuese e ka bazuar vendimin e saj në bazë të parashtresave me shkrim si dhe në bazë të dokumenteve të dorëzuara nga ana e ankuesve dhe nga Kuvendi, të cilët kjo gjykatë i ka vlerësuar si të mjaftueshme për përcaktimin e fakteve relevante. Për palët nuk ka qenë kontestuese fakti se ankuesit janë larguar nga galeria. Çështja kryesore që është dashur që të zgjidhet ka qenë çështja e natyrës juridike, përkatësisht fakti se vallë largimi në mënyrë të tillë ka paraqitur shkeljen e së drejtës së ankuesve, të drejtën e shprehjes së lirë. Për këto arsye, duke pasur parasysh faktin se palët vetëm do të përsërisnin atë që e kanë theksuar në parashtresat me shkrim të dorëzuara nga ana e tyre, mbajtja e seancës dëgjimore për procedurën e kontestuar, nuk do të kontribuonte për aspektin e drejtësisë, e as që do të shërbente për ndonjë qëllim të dobishëm. Përkundrazi, me këtë vetëm do të prolongohej procedura dhe një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me parimet e leverdisë ekonomike dhe të efikasitetit. Përfundimisht, palët nuk kanë qenë të penguara që ti parashtrojnë dëshmitë dhe ti elaborojnë argumentet e tyre.

Vlerësimi i Gjykatës
Gjykata thekson faktin se në procedurën para gjykatës së instancës së parë dhe të vetme, e drejta e “debatit publik” sajon të drejtën e “debatit dëgjimorë”, sipas nenit 6, paragrafi 1, me përjashtim të rasteve të ekzistimit të rrethanave të veçanta, të cilët do të arsyetonin mos mbajtjen e një debati të tillë gjyqësorë.
Duhet të theksohet fakti se rasti i ankuesve ka qenë i shqyrtuar vetëm para Gjykatës kushtetuese, e cila ka vepruar si gjykatë e instancës së parë dhe të vetme. Asnjë organ tjetër gjyqësorë nuk e ka shqyrtuar këtë rast para Gjykatës kushtetuese. Kjo ka qenë në kompetencë të kësaj gjykate dhe ajo ka prezantuar trupin e vetëm i cili ka vendosur me aspektet meritore të këtij rasti.
Rasti ka të bëjë me ankesën e ankuesve se me largimin e dhunshëm të tyre nga galeria e Kuvendit, u është shkelur e drejta e lirisë së shprehjes. Gjykata nuk konsideron se në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me çështjet juridike. Përkundrazi, konkluzionet e Gjykatës kushtetuese në lidhje me domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e masës së kontestuar, janë mbështetur në çështje faktike, të cilat është dashur që gjykata ti konstatoj. Edhe pse largimi i ankuesve nga galeria e Kuvendit, vetvetiu nuk është kontestuese në mesin e palëve, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bazuar mbi faktet të cilat ankuesit i kanë kontestuar, dhe të cilët kanë qenë relevante për konkluzionin përfundimtarë të këtij rasti. Këto çështje nuk kanë qenë as të natyrës faktike, e as thjeshtë të natyrës së pastër juridike. Për këto arsye, ankuesit kanë pasur të drejtën e seancës dëgjimore para Gjykatës Kushtetuese.
Duke pasur parasysh lartpërmendurën, Gjykata konsideron se nuk kanë ekzistuar rrethana përjashtuese me të cilat do të mund të arsyetohet mos mbajtja e seancës dëgjimore.
Sipas kësaj, në këtë rast ekziston shkelja e nenit 6, paragrafi 1 të Konventës në lidhje me mos mbajtjen e seancës dëgjimore gjatë procedurës para Gjykatës Kushtetuese.

II. SHKELJET E THEKSUARA TË NENIT 10 TË KONVENTËS
Ankuesit janë ankuar se largimi i tyre nga galeria e kuvendit, paraqet shkeljen e të drejtave të tyre në pajtim me nenin 10 të Konventës.
A. Aspekti i lejueshmërisë
1. Statusi i “viktimës” së ankuesve
(a) Parashtresat e dorëzuara nga palët

Qeveria është prononcuar se konstatimet e komisionit “ad hoc” për hetimin e këtij rasti, anëtarët e së cilët kanë qenë persona të pavarur krahas personave të përfshirë në incidentin e datës 24 dhjetor të vitit 2002, kanë nënkuptuar një kompensim përkatës dhe të mjaftueshëm për ankuesit. Sipas kësaj, ata e kanë humbur statusin e “viktimës” krahas argumentimeve ankuese sipas kësaj baze. Ankuesit i kanë kontestuar argumentet e Qeverisë. Komisioni për hetime, nuk ka qenë organ shtetërorë, por një komision ekspertësh “ad hok”. Fakti se ky komision ka konstatuar shkeljen e së drejtës së tyre të shprehjes së lirë, nuk ka mundur që të konsiderohet si konfirmim nga ana e organeve shtetërore. Përskaj kësaj, zyrtarët kombëtarë nuk kanë ndërmarrë kurrfarë mase për evitimin e shkeljes së lartpërmendur.
(b) Vlerësimi i Gjykatës
Ashtu siç ka vlerësuar Gjykata në më shumë raste, vendimi ose masa në dobi të ankuesit, parimisht nuk mjafton që ai ose ajo të humb statusin e “viktimës” për qëllimet e nenit 34 të Konventës, me përjashtim të rasteve nëse zyrtarët nuk kanë konfirmuar, në mënyrë eksplicite ose esenciale, dhe më pas kanë përcaktuar kompensimet përkatëse për shkeljen e Konventës.
Në rastin konkret, Gjykata vlerëson se në lidhje me ndodhitë konkrete, kryetari i shtetit ka formuar komisionin e hetimeve, në trajtë të trupit “ad hoc”. Komisioni ka përpiluar raport për ngjarjet e datës 24 dhjetor të vitit 2012, në të cilin mes tjerave ka vlerësuar se “gazetarët janë larguar nga galeria e kuvendit, gjë që paraqet shkeljen e të drejtës së lirisë së informimit të opinionit”. Por, Gjykata konsideron se kjo nuk paraqet kurrfarë kompensim për dëmin e shkaktuar, ashtu siç kërkohet në praktikën e saj gjyqësore.
Si konkludim, Gjykata konsideron se ankuesit mund të pohojnë se janë “viktima” në kuptim të nenit 34 të Konventës.
2. Mos shfrytëzimi i mjeteve vendore juridike

a) Parashtresat e palëve

Qeveria ka argumentuar se ankuesit nuk i kanë shfrytëzuar të gjitha mjetet efektive juridike. Në veçanti, ata nuk kanë kërkuar kompensim të dëmit sipas rregullave të përgjithshme për kundërvajtjet, të parapara me Ligjin për marrëdhënie obligative. Përskaj kësaj, ata nuk kanë iniciuar procedurën penale kundër shkaktarëve të panjohur. Në fund, ata nuk i kanë theksuar argumentimet e tyre ankuese para Gjykatës administrative në pajtim me Ligjin për kontestet administrative. Ankuesit kanë kontestuar se mjetet juridike të cilat i udhëzon Qeveria, janë efikase në teori dhe në praktikë. Kërkesa për kompensim të dëmit, nuk do të kishte kurrfarë gjase të suksesit, nëse merret parasysh fakti i mos ekzistimit të vërtetimit të mëparshëm për shkeljen e të drejtave të tyre, sipas kësaj baze. Përskaj kësaj, nuk ka ekzistuar ndonjë shembull i praktikës vendore gjyqësore në të cilin gjykatat civile kanë ndarë dhe përcaktuar dëmshpërblime për shkeljen e së drejtës së shprehjes së lirë nga ana e personave zyrtarë. Qëndrime të ngjashme kanë të bëjnë edhe me mjetet penale juridike për kompensim të dëmeve. Përskaj kësaj, Gjykata kushtetuese nuk e ka refuzuar ankesën kushtetuese për shkak të mos shfrytëzimit të plotë të mjeteve juridike. Në fund, nëse kanë qenë në disponin më shumë se një prej mjeteve efikase juridike, nga ankuesit është kërkuar që të shfrytëzojnë vetëm njërin prej tyre.

(b) Vlerësimet e Gjykatës
Gjykata përsërit faktin se kur shfrytëzohet një mjet juridik, nuk nevojitet shfrytëzimi i mjetit tjetër juridik, që në esencë përfshin qëllimin e njëjtë. Më pas, Gjykata konsideron se do të ishte tejet formalistike që të kërkohet nga ankuesit të shfrytëzojnë mjete juridike, për një çështje për të cilën as Gjykata kushtetuese nuk i ka obliguar që ta shfrytëzojnë. Sipas kësaj, ankesa nuk mund të shpallet si e pa lejueshme për shkak të mos shfrytëzimit të mjeteve vendore juridike, në kuptim të nenit 35 të Konventës.
3. Konkluzion
Gjykata sajoi konkludimin se ankesa e ankuesve në këtë bazë nuk është e pa bazuar në mënyrë evidente, në kuptim të nenit 35 paragrafi 3 (a) të Konventës. Nuk është përcaktuar asnjë bazë tjetër për shpalljen e ankesës si të pa lejuar. Për këto arsye, ankesa duhet të shpallet si e lejueshme.
B. Aspekti i qëndrueshmërisë
1. Parashtresat e palëve

(а) Ankuesit
Ankuesit kanë parashtruar argumentet se largimi i tyre nga galeria e kuvendit nuk ka qenë “në pajtim me ligjin”. Në lidhje me këtë argumentim ata theksuan se Ligji për Kuvendin nuk ka qenë i parashikueshëm. Më pas, ata kanë ofruar argumentimet se nuk ka ekzistuar “nevoja urgjente shoqërore” për largimin e tyre. Ata nuk kanë qenë në rrezik e as që janë ndjerë se janë të rrezikuar nga situata.
(b) Qeveria
Qeveria konsideron se ka qenë i domosdoshëm largimi i ankuesve nga galeria, meqenëse ka sunduar një atmosferë e tensionuar në sallë dhe jashtë kuvendit, ku ka pasur protesta të dhunshme dhe të pa parashikuara, dhe e gjithë kjo ka qenë në pajtim me Konventën. Masa është mbështetur në nenin 43 të Ligjit për Kuvendin, që i jep të drejtën kryetarit të Kuvendit që ti urdhëroj sigurimit të kuvendit të normalizoj rendin me qëllim që debati kuvendar të mund të vazhdoj. Kjo masë nuk ka qenë e zbatuar me qëllim të pengimit të tyre që të informojnë në lidhje me seancën kuvendare. Kjo masë ka qenë e domosdoshme duke pasur parasysh faktin e cenimit në rrjedhë të rendit, gjë që ka eskaluar me hedhjen e gjësendeve në sallë dhe në drejtim të galerisë, si pjesë e sallës. Vlerësimet e rreziqeve mbi sigurinë, që janë sajuar në suaza të margjinës së diskrecionit shtetërorë, kanë rezultuar me nevojën që galeria të zbrazet dhe me këtë të evitohen çfarëdo lloj i kërcënimeve mbi integritetin fizik të gazetarëve.
2. Vlerësimi i Gjykatës
(a) Ekzistimi i pengimit
Ekziston qëndrimi i përbashkët i palëve, dhe Gjykata pajtohet se largimi i ankuesve nga galeria e kuvendit, prej nga ata kanë raportuar për seancën kuvendare si dhe incidentet e mëvonshme në sallë, kanë prezantuar “pengimin” e së drejtës së tyre të shprehjes së lirë, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1 të Konventës. Gjykata duhet të hulumtojë se vallë pengimi i llojit të tillë ka qenë “i përcaktuar me ligj”, për shkak të realizimit të një ose më shumë qëllimeve legjitime në kuptim të paragrafit 2 të nenit 10, dhe se një masë e tillë “ka qenë e domosdoshme në suaza të një shoqërie demokratike”.
(b) Vallë pengimi ka qenë i përcaktuar me ligj
Gjykata përsërit faktin se shprehja “e përcaktuar me ligj” në nenin 10, paragrafi 2 jo vetëm që kërkon që masa e kontestuar të posedoj bazë juridike në suaza të drejtësisë vendore, por kërkon që ajo të jetë në përputhshmëri me cilësinë e ligjit në fjalë, i cili do të duhet të jetë në qasje për personin e cenuar dhe i parashikueshëm për nga aspekti i efekteve të tij. Sipas kësaj, një normë nuk mund të konsiderohet si “ligj” në kuptim të nenit 10, paragrafi 2, vetëm nëse nuk është i formuluar me precizitet të mjaftueshëm që ti mundësoj qytetarit që ta rregulloj sjelljen e tij; qytetari duhet të jetë në gjendje, nëse nevojitet edhe me këshill përkatës, ti parashikon, deri në nivel i cili do të jetë racional në suaza të rrethanave, pasojat që mund ti shkaktoj një veprim i caktuar. Këto pasoja nuk është e thënë që të jenë të parashikueshme me siguri absolute. Derisa preferohet siguria, ajo mund të sjell rigjiditet tej mase, kurse ligji duhet të jetë në gjendje që të mbaj hapin me rrethanat e ndryshueshme. Sipas kësaj, shumë ligje në mënyrë të pa evituar janë të formuluar me terminë të cilat në masë më të madhe ose më të vogël, janë të paqarta, dhe interpretimi dhe zbatimi i të cilëve është çështje e praktikës. Në rastin konkret, duhet të theksohet fakti se në vendimin e tij të datës 16 prill të vitit 2014, Gjykata kushtetuese ka sajuar konkludimin se largimi i ankuesve nga galeria e kuvendit ka qenë në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Kuvendin si dhe me nenet 91-94 të Rregullores së Kuvendit.
Sipas këtyre dispozitave, kryetari i Kuvendit ka qenë personi përgjegjës për mbajtjen e rendit gjatë kohës së mbajtjes së seancave kuvendare. Në fakt, ai i ka urdhëruar shërbimit special për sigurimin e Kuvendit, që të marrë masa që të rikthej rendin. Këto dispozita janë zbatuar mbi të gjithë pjesëmarrësit në procedurën gjyqësore, të cilët, sipas interpretimit të Gjykatës kushtetuese i kanë përfshirë edhe gazetarët në galeri.
Gjykata përsërit faktin se së pari organet kombëtare, në veçanti gjykatat janë organet të cilat e interpretojnë dhe zbatojnë të drejtën vendore. Edhe pse, rregullat e lartpërmendura nuk kanë përfshirë në vete dispozita eksplicite të cilat sigurimit i kanë dhënë të drejtën që ti largojnë gazetarët e akredituar nga galeria e kuvendit, nuk është jo racionale se autorizimet e tilla kanë qenë karakteristike për funksionimin e rregullt të Kuvendit. Gjykata nuk gjen kurrfarë indikacione se konstatimet e Gjykatës kushtetuese kanë qenë të arbitruara ose jo racionale në mënyrë të dukshme. Sipas kësaj, Gjykata nuk konsideron se ankuesit nuk kanë mundur që të parashikojnë, deri në masë racionale, se intervenimi i sigurimit mundet, në rrethana të caktuara, të ndikoj mbi mundësinë që gazetarët të raportojnë nga galeria. Përkundrazi, Gjykata konsideron se dispozitat relevante të Ligjit për Kuvendin dhe Rregullorja e kuvendit, të cilat kanë qenë në qasje për opinionin, e kanë plotësuar nivelin e kërkuar të precizitetit dhe të parashikueshmërisë dhe se, sipas kësaj, pengimi ka qenë “i përcaktuar me ligj”.
(c) Vallë pengimi ka pasur qëllim legjitim
Qeveria ka pohuar se pengimi ka pasur për qëllim që të mundësohet siguria publike, që të pengohet çrregullimi i rendit dhe të mbrohen ankuesit. Gjykata konsideron se pengimi ka pasur për qëllim ofrimin e sigurisë publike dhe pengimin e çrregullimeve të rendit. Sipas kësaj, çështja kryesore që mbetet të përcaktohet në këtë rast, është çështja se vallë pengimi i kontestuar ka qenë “i domosdoshëm në një shoqëri demokratike”.

(ç) „E domosdoshme në një shoqëri demokratike”
(d) Parime të përgjithshme
Parimet e përgjithshme në lidhje me domosdoshmërinë e pengimit të
lirisë së shprehjes janë të përmbledhura në rastin “Delfi AS” me sa vijon:
“(i) Liria e shprehjes paraqet njërin prej themeleve kryesore të një shoqërie demokratike, dhe njërin prej parakushteve themelore të përparimit dhe të vetë përmbushjes së çdo individi. Në pajtim me paragrafin 2 të nenit 10, e njëjta ka të bëjë jo vetëm me “informacionet” ose “idetë” që janë pranuar pozitivisht ose të cilat konsiderohen si jo fyese ose si çështje të indiferencës, por edhe me ato që ofendojnë, shokojnë ose shqetësojnë. Të tilla janë kërkesat e pluralizmit, tolerancës dhe mendimit të lirë, pa të cilat nuk mund të ekzistoj “shoqëria demokratike”. Siç është paraparë në nenin 10, kjo liri është lëndë e përjashtimeve, të cilat. duhet, prapëseprapë të interpretohen rigorozisht, dhe nevoja për çfarëdo lloj kufizime, duhet të përcaktohet në mënyrë të bindshme…
(ii) Termi “i domosdoshëm”, në suaza të kuptimit të nenit 10, paragrafi 2, implikon ekzistimin e “nevojës urgjente shoqërore”. Shtetet – nënshkruese posedojnë një margjinë të caktuar të respektimit të normës së tillë gjatë vlerësimit se vallë ekziston një nevojë e tillë, por një gjë e tillë është e pandashme dhe ngushtë e ndërlidhur me mbikëqyrjen evropiane, duke e përfshirë këtu edhe legjislativin dhe vendimet për zbatimin e tij, bile edhe të atyre vendimeve të dhëna nga gjykatat e pavarura. Sipas kësaj, Gjykata është e autorizuar që të sjell vendim përfundimtarë për atë se vallë “kufizimi” mund të harmonizohet me lirinë e shprehjes, të garantuar dhe të mbrojtur me nenin 10.
(iii) Detyra e Gjykatës, gjatë ushtrimit të kompetencës së saj mbikëqyrëse, nuk është marrja e rolit të organeve kompetente shtetërore, por shqyrtimi se vallë janë në pajtim me nenin 10, vendimet që ata i kanë miratuar në pajtim me autorizimet e tyre për vlerësim. Kjo nuk nënkupton faktin se mbikëqyrja është e kufizuar në aspektin e përcaktimit se vallë shteti i paditur e zbaton të drejtën e saj diskrete në mënyrë racionale, me kujdes dhe me vullnet të mirë; ajo që Gjykata duhet të bëjë është shqyrtimi i pengesës së ankuar, në dritën e rastit marrë si një tërësi dhe të përcaktoj se vallë një veprim i tillë ka qenë “proporcional me qëllimin legjitim dhe se vallë shkaqet e ofruara nga ana e pushtetit kombëtarë e që janë në lidhje me arsyetimin e tij, janë “relevante dhe të mjaftueshme”… Gjatë kësaj, Gjykata duhet të bindet se pushteti kombëtarë po zbaton standarde që janë në pajtim me parimet e përfshira me nenin 10 dhe, mbi gjithë këtë, se të njëjtit bazohen mbi vlerësimin e pranueshëm të fakteve relevante…”. Gjykata më pas thekson funksionin esencial që kanë mediumet në një shoqëri demokratike. Edhe pse të njëjtit nuk guxojnë ti tejkalojnë kufijtë e përcaktuar, prapëseprapë detyrë e tyre është të raportojnë në mënyrë konsistente me obligimet e tyre dhe me përgjegjësitë – informacionet dhe idetë, për të gjitha çështjet që janë në interes publik. Jo vetëm që mediumet kanë për detyrë që të raportojnë informacionet dhe idetë e tilla, por edhe opinioni i gjerë ka të drejtën që ti pranojë këto informacione.
(ii) Zbatimi i parimeve të përgjithshme në lidhje me rastin konkret Gjykata përsërit faktin se kuvendet kanë të drejtën e reagimit në rastet kur deputetët do të përfshihen në aktivitete për çrregullimin e rendit, duke penguar në këtë mënyrë funksionimin e normalizuara të shtëpisë ligjvënëse. Kjo për shkakun se debati i normalizuar në Kuvend, në instancë të fundit i shërben procesit politik dhe të procesit legjislativ, interesave të të gjithë faktorëve të ligjvënies, duke u mundësuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në kushte të barabarta në seancën plenare, si dhe të interesave të shoqërisë marrë si një tërësi. Gjykata konsideron se çrregullimi i rendit në sallën kuvendare dhe mënyra se si organet janë ballafaquar me këtë situatë, kanë qenë çështje me interes legjitim publik. Për këto arsye, mediumet kanë pasur për detyrë që të raportojnë informacione për këtë ngjarje, dhe opinioni ka pasur të drejtën që ti pranojnë këto informacione. Në lidhje me këtë, Gjykata udhëzon në praktikën e sajë gjyqësore, në lidhje me rolin esencial të mediumeve në drejtim të sigurimit të informacioneve për veprimin e organeve gjatë demonstrimeve publike dhe gjatë pengimit të çrregullimit të rendit, gjë që gjithashtu ka të bëjë me rrethanat e rastit të shqyrtuar. Gjykata përsërit faktin se roli i mediumeve si “qenë– roje” fiton një rëndësi të veçantë në një kontekst të tillë, meqenëse prezenca e tyre është një garanci se organet mund të jenë përgjegjëse në lidhje me sjelljen e tyre “vis-à-vis” demonstruesve dhe opinionit në tërësi, kur bëhet fjalë për kontrollimin e tubimeve të mëdha, duke i përfshirë edhe metodat të cilat ata i shfrytëzojnë për kontrollimin ose shpërndarjen e demonstruesve ose për ruajtjen e rendit publik. Për këto arsye, çdo orvatje për largimin e gazetarëve nga vendi i demonstrimeve, duhet të jetë lëndë e kontrollimit rigoroz. Kjo edhe më tepër vlen kur gazetarët e realizojnë të drejtën e tyre që tua transmetojnë dhe bartin informacionet opinionit në lidhje me sjelljen e deputetëve të zgjedhur si dhe për mënyrën në të cilën organet po ballafaqohen me rendin e cenuar, që manifestohet gjatë kohës së seancave të kuvendit. Gjykata i merr parasysh të gjitha rrethanat, para dhe gjatë kohës së debatit kuvendarë, lëndë e këtij shqyrtimi. Në lidhje me këtë, udhëzon për “paralajmërimet” për “protesta dhe incidente”, si dhe “indikacione dhe pritje se debati për miratimin e buxhetit do të bëhet tenzionues”. Gjatë çrregullimit të rendit në sallën e kuvendit, ankuesit kanë qenë vrojtues pasiv, të cilët thjeshtë kanë kryer punën e tyre dhe i kanë përcjell ngjarjet. Sipas kësaj, ata nuk kanë paraqitur kurrfarë rreziku mbi sigurinë publike, rendin në sallë ose çfarëdo tjetër. Gjykata konsideron se nuk ka indikacione se çrregullimi i rendit nga ana e deputetëve në sallë, do ti vinte në rrezik jetën dhe integritetin fizik të ankuesve. Si element i vetëm relevant në të cilin është mbështetur Gjykata kushtetuese gjatë sajimit të konkludimit të saj, është fakti se ankuesit nuk kanë qenë të sigurt dhe se “në sallën e kuvendit janë hedhur gjësende, disa prej tyre në drejtim të galerisë”. Prapëseprapë, Gjykata vëren se nuk janë dhënë sqarime plotësuese në lidhje me llojin dhe numrin e gjësendeve të hedhura dhe se vallë cilido prej tyre ka arritur deri në galeri, e cila sikur që është theksuar më lartë, gjendet mbi sallën. Gjykata vëren se “SKBSP” në shkresën e saj nuk ka theksuar se janë hedhur gjësende në sallë. Gjykata më pas thirret në konkluzionin e lartpërmendur se ankuesit kanë qenë të privuar nga mundësia që ti kontestojnë faktet gjatë seancës dëgjimore, fakte këto mbi të cilat Gjykata kushtetuese ka mbështetur vendin e saj në lidhje me rreziqet e sigurisë për ankuesit.
Në fund, Gjykata vlerëson se palët kanë parashtruar argumente kundërthënëse për atë se vallë ankuesit kanë qenë në gjendje që ti përcjellin ngjarjet në sallë, pas largimit të tyre nga galeria. Gjykata përkujton faktin se në aktgjykimin e miratuar, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se gazetarët “kanë qenë në gjendje që ta përcjellin drejtpërdrejtë seancën nga hapësirat tjera (pres qendra, në sallën që gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të galerisë)” dhe se “seanca plenare e kuvendit e datës 24 dhjetor të vitit 2012, ka qenë publike dhe e emetuar drejtpërdrejtë në kanalin televiziv të kuvendit në suaza të Radio televizionit të Maqedonisë si dhe përmes ueb strimingut të faqes së internetit të kuvendit. Pas përfundimit të seancës, video regjistrimi i saj ka qenë i ngjitur dhe në qasje për të gjithë vizitorët e faqes së internetit të Kuvendit.”.
Edhe pse Gjykata nuk ka bazë që ti kontestoj këto argumente faktike, të njëjtat si të tilla, sipas mendimit të Gjykatës nuk udhëzojnë në konkludimin se ankuesit kanë pasur mundësinë efektive që të përcjellin largimin e parashikueshëm dhe në rrjedhë të deputetëve të opozitës nga ana e shërbimit për sigurim, gjë që siç është theksuar më lartë, ka qenë çështje e interesit legjitim publik. Më tutje, largimi i ankuesve ka përfshirë efekte të drejtpërdrejta të padëshiruara, të cilat aty për aty i kanë penguar që nga dora e parë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të furnizohen me informacione në bazë të përvojës së tyre personale për ngjarjet që janë zhvilluar në sallë, me këtë edhe kontekstin e pakufizuar në të cilin organet kanë vepruar me të njëjtit. Këto kanë qenë elemente të rëndësishme për ushtrimin e funksionit të gazetarisë nga ana e ankuesve, prej të cilëve opinioni i gjerë nuk duhet të privohet në rrethanat e rastit konkret. Edhe pse shkaqet e parapara nga ana e Gjykatës kushtetuese kanë qenë relevante, të njëjtit mund të konsiderohen, nën rrethanat e dhëna, si të mjaftueshme që të arsyetohet largimi i ankuesve nga galeria.

Sipas kësaj, janë evidente shkeljet e nenit 10 të Konventës.
Duke i pasur parasysh faktet e lartpërmendura, GJEDNJ ka konstatuar shkelje të nenit 6 dhe 10 të KEDNJ.
Duke pasur parasysh lartpërmendurën, Gjykata ka gjykuar se shteti i paditur duhet ti paguaj çdonjërit prej ankuesve shumën me nga 5000 euro si dëmshpërblim të dëmit të natyrës jo materiale.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment