MCA-PRESS | Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, SHQIPËRIA (26 Tetor 2009)
545
post-template-default,single,single-post,postid-545,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, SHQIPËRIA (26 Tetor 2009)

Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, SHQIPËRIA (26 Tetor 2009)

Kushtetuta garanton lirinë e fesë dhe ligje dhe politika të tjera kontribuan për ushtrimin e lirë të fesë. Qeveria përgjithësisht respektoi liritë fetare në praktikë. Nuk pati ndryshim në statusin e respektimit për lirinë fetare nga qeveria gjatë periudhës së raportimit. Nuk pati raportime për abuzime apo diskriminim shoqëror mbi bazë identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar. Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinë fetare si pjesë e politikës së saj të përgjithshme për të mbështetur të drejtat e njeriut.

Seksioni I. Demografia Fetare

Vendi ka një sipërfaqe prej 11,100 milje katrore dhe një popullsi prej 3.6 milionë. Nuk kishte në dispozicion të dhëna të besueshme mbi pjesëmarrjen apo anëtarësinë fetare; regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisë që përfshinte të dhëna të tilla ishte kryer në vitin 1939. Shumica e shtetasve nuk ushtrojnë ndonjë besim në mënyrë aktive; megjithatë, katër grupet fetare tradicionale janë myslimanët (sunitë), bektashinjtë (një formë e sufizmit shia), të krishterët ortodoksë (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), si dhe katolikët romakë. Gjithashtu, ka edhe shifra thelbësore të feve protestante dhe grupeve të tjera fetare, përfshi Bahait, Dëshmitarët e Jehovait, si dhe anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të Ditëve të Mëvonshme (mormonët).

Komiteti Shtetëror për Kultet raportoi një total prej 245 grupesh, organizatash, dhe fondacionesh fetare,përpos katër grupeve tradicionale fetare. Kjo shifër përfshinte 34 organizata islamike dhe 189 organizata protestante, shumica prej tyre me lidhje me Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare (VUSH).

Seksioni II. Statusi i Respektimit nga Qeveria për Lirinë Fetare Kuadri Ligjor/i Politikave Kushtetuta siguron lirinë e fesë dhe ligje e politika të tjera kontribuan për një ushtrim përgjithësisht të lirë të fesë. Ligji në të gjitha nivelet e mbron këtë të drejtë nga abuzimet, si prej qeverisë ashtu edhe prej aktorëve privatë.

Qeveria është shekullare. Sipas Kushtetutës, nuk ekziston një fe zyrtare dhe të gjitha fetë janë të barabarta; megjithatë, bashkësitë mbizotëruese fetare (myslimanët sunitë,bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët) gëzojnë një shkallë më të madhe njohjeje zyrtare (p.sh. festat kombëtare)dhe statusi shoqëror bazuar mbi praninë e tyre historike në vend. Pushimet zyrtare përfshijnë ditët e shenjta për të katër besimet mbizotëruese. Qeveria nuk kërkon regjistrim apo licensim të grupeve fetare; megjithatë, Komiteti Shtetëror për Kultet mban të dhëna dhe statistika për organizatat fetare të huaja që e kontaktojnë atë për ndihmë. Lëvizjet fetare mund të marrin status zyrtar të një personi juridik duke u regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë sipas Ligjit për Organizatat                Jo- Fitimprurëse, i cili njeh statusin e një shoqate jo-fitimprurëse pavarësisht nëse organizata ka karakter kulturor, argëtues, fetar, apo humanitar. Regjistrimi u jep grupeve fetare të drejtën të mbajnë llogari bankare dhe të zotërojnë prona. Gjatë periudhës së raportimit, katër bashkësive fetare tradicionale iu akordua statusi i përjashtimit nga taksat; megjithatë, për shkak të marrëveshjeve të reja të arritura me qeverinë më 24 tetor 2008, atyre u kërkohet të riregjistrohensi bashkësi fetare për t’u kualifikuar. Grupe të tjera fetare pa marrëveshje dypalëshe me qeverinë vazhduan të kërkonin statusin e përjashtimit nga taksat.

Komiteti Shtetëror për Kultet, nën juridiksionin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është ngarkuarme rregullimin e marrëdhënieve midis qeverisë dhe bashkësive fetare si dhe me mbrojtjen e lirisë fetare dhe promovimin ebashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërfetar. Komiteti pretendon se të dhënat e tij për organizatat fetare lehtëson dhënien elejeve të banimit nga policia për punonjësit e huaj të organizatave të ndryshme fetare.Asnjë organizatë nuk raportoi ndonjë vështirësi në marrjen e lejeve të qëndrimit gjatë periudhës së raportimit. Megjithatë, si rregull i përgjithshëm, misionarëve të huaj u jepeshin leje qëndrimi një-vjeçare në vend të lejeve pesë-vjeçare të lejuarapër personat që banojnë në vend për më shumë se dy vjet. Komiteti vazhdoi të punonte me qeverinë mbi kriteret që do të lejonin leje qëndrimi deri në pesë-vjeçare për organizata fetare të konsoliduara me lidhje afatgjata me vendin.

Neni 10 i Kushtetutës kërkon marrëveshje të veçanta dypalëshe për të rregulluar marrëdhëniet midis qeverisë dhe bashkësivefetare. Më 24 tetor 2008, qeveria nënshkroi marrëveshje me bashkësitë myslimane, ortodokse dhe bektashiane. Kisha Katolike ka pasur një marrëveshje të tillë me qeverinë qysh në vitin 2002. VUSH, një organizatë protestante ombrellë, ka kërkuar tëkonkludojë një marrëveshje dypalëshe. Mes avantazheve të pasjes së një marrëveshje përfshihet njohja zyrtare e bashkësisë, rikthimi me përparësi i pronave dhe përjashtimi nga taksat. Mbështetja financiare nga qeveria dhe subvencionet shtetërorepër pagat e klerikëve do të zbatohen bazuar mbi një ligj për financimin e bashkësive fetare miratuar më 5 qershor 2009.

Sipas Ministrisë së Arsimit, shkollat publike janë shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik dhe fetar. Feja nuk jepet si mësim në shkolla publike. Sipas shifrave zyrtare, bashkësitë, organizatat dhe fondacionet fetare kishin 103 shoqata e fondacione lidhur meto, ku 101 prej tyre administronin 101 institucione arsimore, nga të cilat 15 ishin shkolla me lidhje zyrtarisht fetare. Me ligj, Ministria e Arsimit duhet t’i licensojë këto shkolla dhe programet mësimore duhet të përputhen me standartet kombëtare të arsimit. Grupet katolike dhe myslimane administronin shkolla të shumta të licensuara nga shteti dhe nuk raportuan problem për marrjen e licensave për shkolla të reja. Kisha Ortodokse dhe bektashinjtë administronin qendra arsimore ekskluzivisht fetare për trainimin e klerikëve.

Kufizime mbi Lirinë Fetare

Qeveria përgjithësisht respektoi lirinë fetare në praktikë. Gjatë periudhës së raportimit, nuk pati ndryshim në statusin e respektimit të lirisë fetare nga qeveria.Nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtorët e shkollave kanë të drejtë të përcaktojnë standartet për “veshjen e përshtatshme,” çka me raste përfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare. Gjatë periudhës së raportimit, tri nxënëse të shkollave të mesme publike u ndaluan të ndiqnin orët e mësimit ngaqë mbanin shami koke.
Qeveria vazhdoi të trajtonte pretendimet nga secili prej katër grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave të marra gajtë ish epokës komuniste; megjithatë, shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura. Pas marrëveshjeve të reja dypalëshe të nënshkruara, Agjencia Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhëzua t’u jepte përparësi pronave të zotëruara nga bashkësitë fetare.Kisha Ortodokse vazhdoi ndërtimin e një katedraleje të re në Tiranë mbi tokë që e mori si kompensim për token e marrë nga qeveria komuniste, por citoi mungesë veprimi për pretendime të tjera për prona në gjithë vendin. Si Kisha Ortodokse edhe Kisha Katolike përfshinë në pretendimet e tyre për kompensim ikona fetare dhe dorëshkrime të vyera marrë nga qeveria komuniste, të cilat mbeteshin në arkivat kombëtare. Komuniteti Islamik Shqiptar vahzdoi të kërkonte leje ndërtimi për një xhami të re në një tokë kthyer bashkësisë nëpërmjet procesit të kompensimit pas-komunist.Kërkesa mbeti nën shqyrtim nga Bashkia e Tiranës. Nuk pati raportime për të ndaluar apo të burgosur fetarë në vend. Konvertimi Fetar me Forcë nuk pati raportime për konvertim fetar me forcë, përfshi të shtetasve minorenë të Sh.B.A. të rrëmbyer apo larguar jashtëligjshëm nga Shtetet e Bashkuara apo që nuk lejoheshin të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara.

Seksioni III. Statusi i Respektimit nga Shoqëria për Lirinë Fetare

Nuk pati raportime për abuzime dhe diskriminim nga shoqëria me bazë identifikimin, besimin, apo ushtrimin fetar; nuk pati asraportime për akte domethënëse vandalizmi.

Seksioni IV. Politika e Qeverisë së Sh.B.A.

Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinë fetare me qeverinë si pjesë e politikës së saj të gjithanshme për nxitjen e të drejtave të njeriut. Ambasada e Sh.B.A. mbështeti përpjekjet e Komitetit Shtetëror për Kultet për të zhvilluar dhe plotësuar marrëveshje dypalëshe midis shtetit dhe disa bashkësive fetare. Zyrtarë të ambasadës ishin aktivë në promovimin e tolerancës fetare, duke sponsorizuar qendra ndërfetare në Shkodër,Elbasan dhe Tiranë si dhe duke angazhuar të rinj, grad he anëtarë të bashkësive në veprimtari të përbashkëta si seminare dhe mbledhje komunitare. Gjatë periudhës së raportimit, ambasada dërgoi një udhëheqës të njohur fetar në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Programit të Udhëheqësisë së Vizitorit Ndërkombëtar. Zyrtarë të ambasadës vazhduan të nxisnin qeverinë të trajtonte pretendime për prona fetare dhe të kthente ndërtesa,toka dhe prona të tjera grupeve fetare që i kishin humbur ato gjatë sundimit komunist.

 

No Comments

Post A Comment