MCA-PRESS | KOSOVA PËRMES DATAVE QË KANË PRODHUAR NGJARJE – Nga Geron KAMBERI-
2239
post-template-default,single,single-post,postid-2239,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOSOVA PËRMES DATAVE QË KANË PRODHUAR NGJARJE – Nga Geron KAMBERI-

I – Vëmendja e opinionit  publik ka disa kohë që është  përqëndruar tek dinamika e ngjarjeve në Kosovë e kryesisht në pjesën e saj veriore ku ndodhet qyteti i Mitrovicës .Përmes këtij qyteti   kalon  Lumi i Ibrit , i cili e ndan qytetin në pjesën veriore dhe jugore,  ku një pjesën jugore ndodhet popullsia me shumcië shqiptare ndërsa në pjesën veriore  popullsia me shumcië serbe e qytetit .  Ura e Ibrit  që lidh këto dy pjesë të qytetit shpesh është bërë simbol i tensioneve në rastet kur tensioni etnik rritej në këtë pjesë të Kosovës e vecanërisht  në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës . Aq i fortë është ndarja etnike në këtë qytet saqë për shkak tensioneve që nisën në 25 Korrik 2011 , kur policia e Kosovës kërkoi të vendosë kontroll mbi tregtinë e paligjshme ndërkufitare ( kontrabandën) që zhvillohej në pjesën veriore të Kosovës  , BE negocioi Marrëveshjen e Brukselit të 19 Prillit 2013 .Kjo Marrëveshje e ndau qytetin e Mitrovocës në  në dy komuna apo bashki të vecanta   : 1) komuna e Mitrovicës së Veriut ku mbizotëron popullsia me shumicë serbe dhe 2) komuna e Mitrovicës së Jugut ku mbizotëron popullsia shqiptare si edhe vendosi për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe të Kosovës  apo sic njihet në gjuhën serbe Zajednica që tashmë është bërë pika kryesore e debatit dhe tensionit

Ndarja e qytetit të Mitrovicës në dy pjesë u ligjërua  në zgjedhjet për pushtetin lokal që u zhvilluan në Kosovë në 03 Nëntor 2013.  Si pjesë e këtij qyteti  ose rajonit apo qarkut të Mitrovicës  janë  edhe 4 qytezat apo komunat e tjera që përbëhen nga  popullsi me shumicë serbe , të cilat që  prej vitit 1999 kanë prodhuar tension .Në të bëjnë pjesë  1)komuna e Mitrovicës së Veriut (29,460 banorë ,  ku ndodhet edhe minera e famshme e Trepcës  2) komuna e Zvecanit ( 35 fshatra, 16,500 banorë) komuna e Zubin Potokut ( 65 fshatra, 15,200 banorë me rezervën më të madhe  ujore të Kosovës  sic është Liqeni artificial i Gazivodës apo Ujmanit me gjatësi 35 km) komuna e Leposaviqit ( 42 fshatra , 18,600 banorë) .Të dyja qytezat apo komunat e  Zubin Potokut e Leposavicit kanë kufi të drejtpërdrejtë me  Republikën e Serbisë pasi kufizohen me rajonin e Sanxhakut që ndodhet në këtë shtet.

Përmes një kalendari të përmbledhur historik të momenteve kyce të periudhës 1999-2023 që kam përgatitur ,mund të kuptohet se cerekshekulli i Kosovës pas vitit 1999 ka patur sërish sfida megjithëse jo aq të ngjashme me cerekshekullin 1974-1999 që prodhoi pavarësinë e shumëpritur…Pjesa e veriut të Kosovës me situatën e saj  i ngjan prej vitit 1999  një” litari që ka  mbetur jashtë”  apo një “gozhde Nastradini’ e ‘ harruar nga diplomacia ndërkombëtare  në ‘ murin e shtetit të Kosovës’.  Kjo  tashmë shndërrohet herë  në ‘ casus beli(shkak për luftë ) dhe herë në ‘casus sherri’…..Ajo që vlen në këtë rast  është se “real politika` ndërkombëtare `përbën  një togfjalësh , i cili duhet mësuar të zbërthehet e kuptohet sic duhet ,  pasi `në fund janë detajet` ato që` flasin më shumë se dëshirat sesi do të donim të ishin gjërat ……….

 

24 MARS – 8 QERSHOR  1999  FUSHATA AJRORE  E  BOMBARDIMEVE  TË NATOS KUNDËR SPASTRIMIT  ETNIK NË KOSOVË

Fushata e bombardimeve të NATO ndaj ish- Republikës  Federale të Jugosllavisë  ishte  një operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) që  synonte të ndalonte  abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe masakrat ndaj popullsisë civile që po kryheshin atje nga ish – ushtria e forcat paramilitare serbe.Kjo  ishte hera e parë që NATO e ka përdorte forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Fushata e  sulmeve ajrore zgjati nga 24 Marsi 1999 deri në 10 Qershor 1999 nën emrin e  koduar Operacioni i Forcave Aleate  (Operation Allied Force ).Ndërhyrja e NATO-s u nxit nga spastrimi etnik i shqiptarëve, që po u bëhej shqiptarëve të Kosovës dhe përzënies së tyre  në vendet fqinje cka kishte potencial për të destabilizuar të gjithë rajonin e Ballkanit . Ndërhyrja ishte në kuadër të luftës që kishte filluar në Kosovë tashmë si një konflikt i armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila filloi më 28 Shkurt të vitit 1998, pas sulmit të ish-ushtrisë jugosllave në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.Përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të negociuar një marrëveshje   në Rambuje të Francës nga 23 Shkurti -18 Mars 1999 nuk rezultuan me sukses për shkak të kunbdërshtunit të palës serbe.Më 18 Mars 1999, delegacioni shqiptar, amerikan dhe britanik nënshkruan atë që u bë e njohur si ‘Marrëveshjet e Rambujesë’ ndërkohë që delegacionet serbe dhe ruse refuzuan. Marrëveshjet kërkuan administrimin e Kosovës nga ana e NATO-s si një krahinë autonome brenda Jugosllavisë; një forcë prej 30,000 trupash të NATO-s për të ruajtur rendin në Kosovë si edhe të drejtën pë  kalimin e  trupave të  NATO-s në territorin jugosllav, duke përfshirë Kosovën.Pala serbe e përdori aneksin B si arsye për dështimin e bisedimeve duke qenë se serbët hodhën poshtë çdo diskutim për përfshirjen e trupave të huaja, në Kosovë  apo të drejta më të  gjera që u jepeshin nga Aneksi B i këtyre marrëveshjeve. Vendet anëtare të  NATO-s u përpoqën të merrnin autorizimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për veprime ushtarake, por u kundërshtuan nga Kina dhe Rusia, të cilat treguan se do të vendosnin veton ndaj një mase të tillë. Si rezultat, NATO nisi fushatën e saj pa miratimin e OKB-së, duke deklaruar se ishte një ndërhyrje humanitare. Gjatë kësaj periudhe të konfliktit në Kosovë  u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,008 ushtarë dhe policë serbë dhe banorë civilë. Për këtë ndërhyrje ushtarake pati kundërshtim nga pala serbe pasi sipas tyre  Karta e OKB-së ndalonte përdorimin e forcës, përveç në rastin e një vendimi të Këshillit të Sigurimit sipas Kapitullit VII, ose vetëmbrojtjes kundër një sulmi të armatosur dhe sipas tyre rasti i Kosovës nuk parashikohej në  asnjërën  prej këtyre rasteve .  Fushata 78 ditore e bombardimeve t NATOs- nga 24 Marsi -10 Qershor 1999 përfundoi me nënshkrimin e Rezolutës 12 44 të  Këshillit të Sigurimit të OKB –së 10 Qershorit 1999 dhe  të Marrëveshjes së Kumanovës më 11 Qershor 1999.

 

09 QERSHOR 1999 -MARRËVESHJA E KUMANOVËS

Marrëveshja e Kumanovës (ose Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë) i dha fund dhunës serbe në Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi  objektivat strategjike serbe.Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërhite  të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 Qershor 1999dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Gjenerali britanik Sir Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq,  që më pas u  akuzua në Hagë për krime lufte dhe gjenocid.Ndër të tjera në Marrëveshje parashikohej që :c) Nga Kosova të largoheshin të gjithë personat dhe organizatat me aftësi  ushtarake duke përfshirë  ushtrinë  e rregullt, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, , policia lokale, speciale, dhe çdo grup i përcaktuar  nga KFOR-i.d) U caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës,) U caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në  ku nuk duhej të  vendoseshin armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarëve të kufirit.Marrëveshja u arrit pas fushatës së bombardimeve të NATO-, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 15 mijë njerëz  u vranë ose zhdukën  dhe mbi një milion u  zhvendosën në shtetet fqinje me Kosovën..Më 12 Qershor të vitit 1999, në Kosovë  u futën trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi  largimi i forcave serbe.Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havijer Sollana, më 10 Qershor 1999 kishte nxjerrë urdhrin për ndalimin e bombardimeve dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, në bazë  të cilës  në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të NATO-s nën atë që do të njiheshin si Forcat e Kosovës apo KFOR-( Kosova Forces) nga nga 36 shtete.Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë apo sic njihet tashmë KFOR u nda në 5 Zona Përgjegjësie ( Five Subordinarë Multinational Brigade Sectors ). Sipas kësaj ndarje në1) Zonën Qëndrore të Kosovës u vendosën trupat që udhëhiqeshin nga Anglia, në 2)Zonën Veriore( aty ku ndodhet edhe Mitrovica e 4 komunat me shumicë serbe)  u vendosën trupat që udhëhiqeshin nga Franca  3) Zonën Jugore të Kosovës u vendosën trupat që udhëhiqeshin nga  Gjermania 4 ) Zonën  Perëndimore të Kosovës u vendosën trupat që udhëhiqeshin nga  Italia 4 )  ndërsa në  Zonën  Lindore  të Kosovës u vendosën trupat që udhëhiqeshin nga  SHBA .Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e Misionit të Përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara- UNMIK, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.Në të njëjtën kohë, u shpërbë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UCK , për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës- TMK.

 

10  QERSHOR 1999- MIRATIMI I  REZOLUTËS 1244 TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË  OKB

Më 10 Qershor 1999 u  miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Kjo rezolutë pasoi një marrëveshje të 8 Qershorit 1999 që ishte propozuar nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari( 23.06.1937) dhe ish- kryeministri rus  Viktor Chernomërdin( 09.04.1938-03.11.2010) për ish- presidentin serb Sllobodan Miloshevic (20.08.1941-11.03.2006) . Në bazë të Marrëveshjes së 8 Qershorit 1999  që ishte rezultat I fushatës së bombardimeve të Serbisë nga NATO nga 24.03-10.06.1999  u pranua ideja e  tërheqjes së  të gjitha forcat e ushtrisë jugosllave nga territori i Kosovës   Duhet theksuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të   OKB-së 10 Qershorit 1999  autorizoi gjithashtu një proces për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës.  Por lidhur me këtë të fundit, Aneksi 1 i Rezolutës përcaktonte  se “zgjidhja politike e krizës së Kosovës duhet të marrë ” parasysh … parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë” !.

 

10 QERSHOR 1999- FILLIMI I MISIONIT TË ADMINISTRIMIT TË PËRKOHSHËM TË KOSOVËS NGA OKB-UNMIK

Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK- The United Nations Interim Administration Mission in Kosovo )është misioni zyrtar i mandatuar i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. UNMIK-u e përshkruante mandatin e tij si ” ndihmë ndaj Këshillin e Sigurimit të OKBotë arrijë një objektiv të përgjithshëm, domethënë të sigurojë kushte për një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe avancimin e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”. UNMIK-u u krijua në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila u miratua më 10 Qershor 1999. Rezoluta autorizoi një prani ndërkombëtare civile dhe ushtarake në atë që njihej atëherë si Republika Federale të Jugosllavisë.Në atë Rezolutë, OKB-ja që vendosi që  Kosova të ishte nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara , me   prani ndërkombëtare në  fushën e administrimit civil   dhe të  cështjeve të sigurisë .UNMIK-u ekziston ende sot, por funksionet e tij të përditshme janë relativisht të vogla që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008  dhe miratoi një kushtetutë të re . Pas  UNMIK-ut u krijua Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili gjithashtu  vepron në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.Në Shtator 2012, mbikëqyrja  civile ndërkombëtare përfundoi dhe Kosovës iu transferuan përgjegjësitë  për qeverisjen e saj . Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK- The United Nations Interim Administration Mission in Kosovo ) ishte ndarë në katër seksione të cilat i quajtën”shtyllat”(Pillars). Këto ishin Shtylla I( Pillar I): Policia dhe drejtësia (e udhëhequr nga OKB ) Shtylla II( Pillar II): Administrata civile (e udhëhequr nga OKB ) Shtylla III( Pillar III): Demokratizimi dhe ndërtimi i institucioneve (të udhëhequr nga OSBE , Misioni i OSBE-së në Kosovë) Shtylla IV( Pillar IV : Rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik (e udhëhequr nga BE).Përgjegjësia për zbatimin e Shtyllave I dhe II ishte bartur tek Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë. Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (shqip Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes – IPVQ në Kosovë, serbisht: Privremene Institucije Samouprave na Kosovu anglisht :The Provisional Institutions of Self-Government –in Kosovo-PISG  ) UNMIK themeloi një Shërbim Policor të Kosovës (Kosovo Police Service )të mbikëqyrur ndërkombëtarisht  ndërkohë që në 12  Dhjetor 1999  u krijua një strukturë e përbashkët e përkohshme administrative.Nga ana tjetër në  16 Maj  2001, UNMIK shpalli një Kornizë Kushtetuese(Constitutional Frameëork) e cila krijoi Institucionet e  Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (The Provisional Institutions of Self-Government –in Kosovo-PISG  ). Zgjedhjet e para për këto institucione u mbajtën në 17 Nëntor të vitit 2001. Pas këtyre zgjedhjeve, UNMIK-u gradualisht i transferoi kompetencat administrative  gjithmonë e më shumë tek këto institucione.. Institucionet e  Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (The Provisional Institutions of Self-Government –in Kosovo-PISG  ) përbëheshin nga Presidenti i Kosovës, që zgjidhej nga Kuvendi i Kosovës, Kuvendi i Kosovës, i përbërë nga 120 deputetë, nga të cilët 10 vende janë të rezervuara për serbët etnikë dhe 10 për grupet e tjera të pakicave etnike, Kabineti i Kosovës, me Kryeministër të Kosovës të emëruar nga Presidenti dhe të miratuar nga Kuvendi; UNMIK-u mbikëqyrte një forcë të konsiderueshme të Policisë Ndërkombëtare të OKB-së me me rreth 1,985, duke përfshirë njësitë e formuara policore. Nga ana tjetër forca ushtarake e e udhëhequr nga NATO e quajtur Forca e Kosovës (KFOR) ofron një prani ndërkombëtare të sigurisë në mbështetje të punës së UNMIK-ut Nga ana tjetër zhvillimi ekonomik i udhëhequr nga Bashkimi Europan përfshinte privatizimin e ndërmarrjeve të mëparshme shtetërore një  politikë që  është kundërshtuar vazhdimisht nga Beogradi.Këtë proces nga viti 1999-2008 e realizoi Agjencia Kosovare e Mirëbesimit- AKM ,  një organizatë e BE-së e drejtuar nga Jasper Dick . Ndërsa  nga viti 2008 këtë rol  e  ka marrq Agjencia Kosovare e Privatizimit. Përderisa Rezoluta 1244 e  10 Qershorit 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përcaktonte  se Kosova mbetej pjesë e Jugosllavisë së atëhershme RF (më vonë Serbisë),  në vitin 2006 filluan negociatat ndërkombëtare  të mandatuara nga OKB ,nën drejtimin e ish-presidentit finlandez Matti Ahtisari , për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës

 

17 MARS 2004 – TRAZIRAT NË  QYTETIN E MITROVICËS

Më 15 mars 2004, një djalë serv 18 vjeçar  me emrin Jovica Iviq u vra Çagllavicë. të Komunsës së Gracanocës . Nga ana tjetër më 16 mars, tre fëmijë shqiptarë u mbytën në lumin e Ibrit në fshatin Çabër, afër Zubin Potokut ndërkohë një djalë i katërt mbijetoi.  Sipas dëshmive të tij ai dhe shokët e tij ishin ndjekur derisa kishin rënë në lumë nga banorët serbë të veriut të Kosovës në shenjë hakmarrje për vrasjen e Iviqit një ditë më parë . Si rrjedhojë më 17 dhe 18 Mars 2004, një valë trazirash të dhunshme përfshiu Kosovën, të shkaktuara nga këto  dy incidente që u perceptuara si akte të motivuara etnikisht. Demonstratat, edhe pse në fillim dukej spontane, shpejt u përqendruan te serbët në mbarë Kosovën.Mijëra shqiptarë u mblodhën në skajin jugor të urës përtej Ibrit në Mitrovicën Veriore, e cila ndan lagjet, serbe dhe shqiptare të qytetit. Një turmë e madhe serbësh u mblodh në skajin verior për të penguar kalimin e shqiptarëve. Paqeruajtësit e KFOR-it të udhëhequr nga NATO bllokuan urën, duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata tymuese  për të mbajtur larg turmat. Megjithatë, persona të armatosur nga të dyja palët hapën zjarr me automatikë dhe granata, duke vrarë të paktën 8 persona (2 shqiptarë dhe 6 serbë) dhe duke plagosur mbi 300 të tjerë ndërkohë që u plagosën 11 paqeruajtës  të KFOR-it. Si rrjedhojë  dhuna u përhap shpejt në pjesë të tjera të Kosovës, ku popullsia shqiptare u ndesh  komunitetet serbe të Kosovës  dhe për  pasojë u sulmuan edhe  u dëmtuan  një sërë objektesh të  trashëgimisë kulturore serbe  sic ishin disa kisha dhe manastire në pjesë të ndryshme të territorit të Kosovës  .Edhe popullsia serbe reagoi ndaj kësaj situate dhe u shnëuan një sërë incidentesh të armatosuar mes të dy popullsive. Gjatë trazirave dhe dhunës, të paktën 35 kisha serbe  u dëmtuan, mes të cilave 18 prej tyre ishin monumente kulture  , të cilat u shkatërruan, u dogjën ose u dëmtuan rëndë. Si  pasojë e këtyre ngjarjeve u vranë 19 personave mes të cilëve  8 serbë dhe 11 shqiptarë të Kosovës Ndërkohë më shumë se 1000 vetë  u plagosën duke përfshirë më shumë se 120 pjesëtarë të KFOR-it. Nga ana tjetër rreth 4,000 banorë të Serbë të Kosovës u detyruan të largohen nga vendbanimet e tyre për shkak të kësaj situate ashtu sikurse u dogjën edhe shhumë . Trazirat e Mitrovicës së 2004 konsiderohen si ngjarjet më të rënda pas vitit 1999.

 

02 SHKURT 2006 – NEGOCIATAT AHTISARI  PËR STATUSIN E ARDHSHËM TË KOSOVËS

Në bazë të asaj që përcaktonte Rezoluta 1244 e OKB –së e 10 Qershorit 1999, procesi i statusit të ardhshëm të Kosovës,  u udhëhoq nga OKB-ja nën drejtimin e të dërguarit të  posaçëm të OKB-së Martti Ahtisaari(23.06.1937), ish-president i Finlandës dhe zëvendës i tij ishte diplomati austriak Albert Rohan( 09.05.1936-04.06.2019). Zyra e Ahtisaarit — Zyra e OKB-së e të Dërguarit Special për Kosovën (UNOSEK- The UN Office of the Special Envoy for Kosovo) u vendos në Vjenë, Austri, dhe përfshinte  staf ndërlidhës nga institucione si  NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara.Ahtisaari u mbështetet në përpjekjet e tij nga ambasadori Frank G. Wisner(02.04.1938), që ishte përfaqësuesi i SHBA-së në Bisedimet për Statusin e Kosovës(The U.S. Representative to the Kosovo Status Talks). Ahtisaari mbante takime të rregullta me përfaqësues të Grupit të Kontaktit,qw ishte emri për një grupim jozyrtar të fuqive të mëdha që kishin një interes të rëndësishëm në zhvillimet politike në Ballkan . Grupi i Kontaktit përbëhej nga SHBA ,Mbretëria e Bashkuar-UK, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia dhe u krijua  në vitin 1993  në përgjigje të luftës dhe krizës në Bosnje në fillim të viteve 1990. Grupi i Kontaktit përfshinte katër nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendet që investonin më shumë në trupa dhe ishin të përfshirë në Ballkan. Gjithashtu nw takimet e tij merrnin pjesw përfaqësuesit e Këshillit të BE-së, Presidencës së BE-së, Komisionit Europian dhe NATO-s .Negociatat fillestare të statusit u fokusuan në çështje teknike të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë të Kosovës, veçanërisht të drejtat dhe mbrojtjen e pakicave të Kosovës (veçanërisht serbëve të Kosovës). Ahtisaari bashkoi palët për dialogun e parë të drejtpërdrejtë në  2 Shkurt 2006 për të diskutuar decentralizimin e qeverisjes lokale, që ishte një masë e rëndësishme për mbrojtjen e komuniteteve serbe të Kosovës. Takimet e mëpasshme trajtuan çështjet ekonomike, të drejtat pronësore, mbrojtjen e trashëgimisë së kishës ortodokse serbe dhe garancitë institucionale për të drejtat e pakicave të Kosovës.Më 24 Korrik 2006, Ahtisaari mblodhi palët së bashku në Vjenë për bisedimet e para të nivelit të lartë mbi vetë rezultatin e statusit. Ish-Presidenti serb Boris Tadiq(15.01.1958), ish-kryeministri Vojislav Koshtunica( 24.03.1944), ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu(23.10.1951) dhe ish-kryeministri Agim Çeku(29.10.1960)  morën pjesë dhe prezantuan platformat e tyre përkatëse për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ahtisaari informoi Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit më 20 Shtator 2006, në qytetin e Nju Jorkut në një takim të kryesuar nga ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Condoleezza Rice(14.11.1954). Në atë takim, Grupi i Kontaktit lëshoi një deklaratë për shtyp që ripohoi dëshirën e tij për të punuar drejt një zgjidhjeje të negociuar gjatë vitit 2006 dhe gjithashtu miratoi Planet e Ahtisaarit për të zhvilluar një propozim gjithëpërfshirës për një zgjidhje të statusit. Pas konsultimeve me Grupin e Kontaktit në Vjenë më 10 Nëntor 2006, Ahtisaari vendosi të shtyjë ndarjen e propozimit të tij me palët në bisedime  deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të zhvillohen më 21 Janar 2007.  Pas një sërë konsultimesh  paraprake me palën shqiptare e serbe ish- presidenti finlandez Mati Ahtisari shpalli më 02 Shkurt 2007 planin e tij për zgjidhjen e statusit final të Kosovës që u emërtua si Plani Ahtisari ( Ahtisari Plan) apo Propozimi i  Plotë për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës  ( Comprehensive Proposalfor the Kosova Status Settlement – CSP). Disa nga elementët kryesorë të Planit Ahtisari përfshinin formimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën (ISG- International Steering Group for Kosovo), Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën (ICR-The International Civilian Representative for Kosovo ),) dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Kosovën (EUSR -European Union Special Representative for Kosovo), që emërohej nha  Këshilli i Bashkimi Evropian. Drafti i Planit të Ahtisaarit fillimisht e përcaktoi Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën  apo ISG- International Steering Group for Kosovo,  si të përbërë nga 9 anëtarë ku përfshihen vende e institucione të tilla si 1)  Franca 2)Gjermania 3) Italia 4)Rusia 5)Mbretëria e Bashkuar 6) SHBA 7)Bashkimi Europian 8)Komisioni Europian 9)NATO.  Më pas ISG u përbë nga 25 vende anëtare ku 15 prej të cilave ishin në formimin e tij dhe dhjetë të tjera u bashkuan më vonë. Çdo vend në këtë grup e njohu shpalljen e pavarësisë së Kosovës.  Për rrjedhojë  ISG-ja pas krijimit të saj u përbë  nga 20 shtete anëtare të BE-së dhe pesë vende jo anëtare të BE-së 1) Austria 2) Belgjika3) Bullgaria 4) Kroacia (u bashkua më 30 Qershor 2008) 5)Republika Çeke 6) Danimarka 7) Estonia8) Finlanda 9)Franca 10)Gjermania 11) Hungaria 12) Irlanda13) Italia 14)Letonia 15) Lituani (u bashkua më 30 Qershor 200816)Luksemburgu 17)Holanda 18)Mbretëria e Bashkuar-UK 19)Norvegjia (u bashkua më 30 Qershor 2008) 20) Polonia 21) Sllovenia 22)Suedia 23) SHBA 24)Turqia 25)Zvicra.  Këtë propozim pala serbe e përfaqësuar nga ish-presidenti i atëhershëm serb Vojsllav Kushtunica e refuzoi duke pretenduar se shkelte Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 ashtu sikurse më 10 Shkurt 2007 pati një protestë edhe  nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë që e kundërshtonin këtë plan,  ku  ata  u përplasën me forcat e policisë së UNMIK-ut  nga ku mbetën të vrarë 2 aktivistw tw Vetwvendosjes dhe u plagosën 82 të tjerë. Nga 21 Shkurt deri më 10 Mars 2007 në Vjenë u zhvilluan bisedime mes delegacioneve serbe e kosovare për të arritur në një zgjidhje të përbashkët për statusin e ardhshëm të Kosovës,  por bisedimet përfunduanpa marrëveshje  .  Nw mungesw tw kwti konsensusi mes palwvem  Ahtsiari e paraqiti planin e tij për vendimmarrje pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së . Më 3 Prill 2007, Ahtisaari i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së pakon e tij përfundimtare të propozimeve, e cila përfshinte një rekomandim të qartë se “Kosova duhet të bëhet e pavarur, subjekt i një periudhe të mbikëqyrjes ndërkombëtare.“, apo ai qw do tw njihej si koncepti i `Pavarësisë së Kushtëzuar“. Prishtina e pranoi Marrëveshjen përfundimtare të Ahtisaarit, ndërsa Beogradi e refuzoi atë. Menjëherë pasi propozimet u bënë publike, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania (në cilësinë e Presidencës së BE-së) lëshuan deklarata të forta mbështetjeje,  ndërkohë që edhe  Parlamenti Europian deklaroi mbështetjen e plotë ndaj planit të Ahtisaarit.  Ndërsa Rusia, bëri thirrje për raunde të reja negociatash, ndoshta me një të dërguar të ri special  . Nga ana tjetër  më 11 Maj 2007, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gjermania dhe SHBA  qarkulluan një Projekt-Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të zëvendësonte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, cka  do të miratonte  Planin e Ahtisaarit dhe do t’i jepte fund administratës së OKB-së,  pas një periudhe tranzicioni prej 120 ditësh. Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB tha se  drafti kishte mbështetje të mjaftueshme në Këshillin e Sigurimit për t’u miratuar,   nëse Rusia nuk zgjidhte të përdorte veton e saj  , të cilën ajo kishte deklaruar në shumë raste se mund ta përdorte , nëse rezoluta nuk do të ishte e pranueshme edhe nga pala serbe e ajo shqiptare .Për rrjedhojë Rusia e hodhi poshtë  Projekt- Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bazuar në Planin e Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës.  Gjithashtu  Rusia refuzoi edhe një tjetër Projekt-Rezolutë  më 16 Korrik 2007, e cila kërkonte bisedime të mëtejshme midis Serbisë dhe Kosovës, pasi sipas saj drafti synonte pavarësinë e Kosovës  .Për këtë arsye, për shkak të mungesës së mbështetjes në Këshillin e Sigurimit nga ana e Rusisë , projekt-rezoluta që mbështet propozimin e  Planit të Ahtisaarit u rrëzua më 20 Korrik 2007 .Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki Moon  më vonë miratoi një raund tjetër negociatash me afat të kufizuar të udhëhequr nga një Trojkë negociatorësh SHBA/BE/Rusi. Trojka e përfundoi punën e saj më 10 Dhjetor 2007, por pa arritur një marrëveshje ndërmjet palëve për statusin e Kosovës. . Në nivel europian , më 22 Janar 2008 edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) miratoi një rezolutë që bënte thirrje për vazhdimin e bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës , në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit  të të OKB-së.

16 SHKURT 2008: FILLON MISIONI  I BE –SË PËR SUNDIMIN E LIGJIT NË KOSOVË –EULEX

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, i njohur si EULEX Kosova ose thjesht si EULEX, është misioni më i madh civil që është ndërmarrë  ndonjëherë  në kuadër të  Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Europian ( CSDP- Common Security and Defence Policy (CSDP. EULEX-i u krijua të mbështesë  institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, multietnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.Kjo do të realizohej përmes aktiviteteve monitoruese dhe funksioneve të kufizuara ekzekutive me qëllim  kalimin e tyre tek instrumente të tjera afatgjata të BE-së dhe heqja graduale e funksioneve të tij ekzekutive. Mandati i Misioni i EULEX mbulonte periudhën 16 Shkurt 2008 deri më 14 Qershor 2020 ,  bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për  Politikën e  Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Europian CFSP 2018/856 (Council Decision CFSP 2018/856  . Më pas ky mandat  u zgjat deri më 14 Qershor 2021 me Vendimin e Këshillit CFSP 2020/792. EULEX-I e ka ushtruar veprimtarinë e tij  në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar më 10 Qershor 1999. Misioni i EULEX-it u miratua në 14 Dhjetor 2007 nga Samiti i BE , ku në përbërje të këtij misioni u planifikua të ishte një staf prej 2,000 vetësh. Ai përbëhej nga oficerë policie (duke përfshirë katër Njësi kundër Trazirave  – 4 Anti Riots Units), prokurorë dhe gjyqtarë – duke u përqëndruar në këtë mënyrë tek çështjet e sundimit të  ligjit, duke përfshirë standardet demokratike.Vendimi përfundimtar për dërgimin e Misionit të EULEX-it në Kosovë  ishte planifikuar të merrej më 28 Janar 2008 por u shty për shkak të shqetësimeve mbi efektet e mundshme negative në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi të 3 Shkurt 2008 dhe nënshkrimit të mundshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Serbinë në atë datë. Por arsyeja e shprehur zyrtarisht për shtyrjen ishte mungesa e një baze ligjore për misionin. Për këtë arsye në bazë të metodës së zbatimit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE , që është  e detyrueshme për shtetet anëtare, më 4 Shkurt 2008 , shtetet anëtare të BE miratuan atë që njihet me termin  Veprim i Përbashkët( Joint Action).Për rrjedhojë vendimi përfundimtar për dërgimin e Misionit të EULEX nga BE në Kosovë u mor më 16 Shkurt 2008, një ditë para se Parlamenti i Kosovës të shpallte Pavarësinë për të mbështetur institucionet vendore në sundimin e ligjit. Pasi u nënshkrua një Plan prej 5 Pikash ( Five Point Plan) ndërmjet Serbisë dhe OKB-së, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi vendosjen e  EULEX-it si një mision ndihmës që i  shtohet  UNMIK-ut, në vend që ta zëvendësojë atë. Misioni i EULEX  përfshinte rreth 3,200 veta personel policor dhe gjyqësor  ku 1,950  ishin ndërkombëtar ndërsa  1,250 staf vendas . Nga 16  Shkurtit 2008-01 Dhjetor 2018  Misioni i EULEX kishte një mandat ekzekutiv për të ndjekur dy objektiva operacionale: 1)Objektiv monitorues, mentorues dhe këshillues, duke ofruar mbështetje për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë – veçanërisht në fushën e policisë, gjyqësorit dhe doganave – si edhe për dialogun Beograd-Prishtinë. 2) Objektiv ekzekutiv, duke mbështetur gjykimin e cështjeve kushtetuese dhe civile  si edhe ndjekjen  e gjykimin e çështjeve të përzgjedhura penale. Misioni e EULEX zbatoi këtë mandat përmes 2 Departameteve/ Divizioneve sic njiheshin në emërtimin zyrtar . Pra njëri ishte 1)Departamenti/Divizioni i Fuqizimit të Ligjit ( (Monitorim, Mentorim dhe Këshillim) dhe 2) /Departamenti /Divizionit Ekzekutiv. Departamenti/Divizioni i Fuqizimit të Ligjit ( (Monitorim, Mentorim dhe Këshillim) në bashkëpunim të plotë të ngushtë me aktorët e tjerë të BE-së, ka mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit në nivel të lartë të administrimit të përparimit të  tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies. Ai kishte për qëllim forcimin e zinxhirit të drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjeve politike, përmes monitorimit të mentorimit dhe këshillimit, duke përfshirë monitorimin e rasteve të përzgjedhura të Kosovës, si korrupsioni, krimi i organizuar, krimet ndëretnike dhe krimet e luftës, duke ofruar këshilla mbi ndjekjen penale dhe hetimin e këtyre krimeve. Përveç kësaj, ai ofroi mbështetje të strukturuar për zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorisë të KosovësNë këtë kuadër duke  filluar prej 16 Shkurtit 2008 , EULEX  nisi një process katër mujor për tu vendosur në Kosovë  .Pas katër vjetësh aktivitet më  12  Shtator 2012, Kuvendi i Kosovës votoi për zgjatjen e  mandatit të EULEX-it deri në vitin 2014 ndërsa në 17  Prill 2014,Kuvendi i Kosovës votoi edhe një  herë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, kësaj radhe deri në 30 Qershor të vitit 2016. Më pas, Samiti i BE-së vendosi të vazhdojë mandatin e Misionit të  EULEX-it deri më 14 Qershor 2018, dhe përpara se kjo të përfundonte e zgjati deri më 14 Qershor 2020. ku  miratoi me një buxhet të prej 83.6 milionë euro  për të mbuluar shpenzimet e misionit në Kosovë për efekt të zgjatjes së këtij manadati . Sipas mandatit të tij të zgjatur deri më 14 Qershor 2020, i cili hyri në fuqi më 14 Dhjetor 2018, roli ekzekutiv i Misionit u zvogëlua ndjeshëm pasi institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit u zhvilluan dhe morën më shumë përgjegjësi. Mandati aktual është nisur për të mbuluar periudhën deri më 14 Qershor 2021 bazuar në Vendimin e Këshillit CFSP 2020/792.EULEX Kosova në fakt ka ndërprerë funksionet e tij ekzekutive në gjyqësorin e Kosovës, duke ua dorëzuar autoriteteve lokale të gjitha dosjet e cwshtjeve penale e civile. Aktualisht ajo zbaton mandatin e saj përmes Shtyllave të Monitorimit dhe Operimeve.( Monitoring and Operations Pillars.) Shtyllat e  Monitorimit dhe Operimeve.( Monitoring and OperationsPillars.) monitorojnw  rastet dhe gjykimet e përzgjedhura në sistemin e drejtësisë së Kosovës Nga viti 2008 , në krye të Misionit të EULEX  kanë qenë diplomatë të ndryshëm europianë si Yves de Kemabon 2008-2010( Francë) ;Roy Reeve  Maj- Tetor 2010( UK) ; Xavier de Marnhac  2010-2012 ( Francë) ; Bernd Borchard 2012-2014 ( Gjermani) ;Gabriele Meuci 2014-2016 ( Itali)  Alexandra Papadopolu  2016-2019 ( Greqi) ; Lars Vigermark 2019-2021( Suedi) , Giovanni Barbano   2021-( Itali) . Për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien e plotë të EULEX-it, më 29 Tetor 2009, Bashkimi Europian themeloi Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (The European Union Human Rights Review Panel -HRRP)me mandat për të shqyrtuar shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut nga EULEX-i në Kosovë gjatë kryerjes së mandatit të tij ekzekutiv.Paneli ishte një organ i pavarur, i jashtëm i llogaridhënies, i cili i kryen funksionet e tij me paanshmëri dhe integritet. Ai plotësonte llogaridhënien e përgjithshme të EULEX-it, i cili përfshinte Mekanizmin e Brendshëm Disiplinor të EULEX-it (EULEX Internal Disciplinary Mechanism) dhe Skemën e Sigurimit të Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta të EULEX-it.( EULEX Third Party Liability Insurance Scheme.)Paneli shqyrton ankesat që i janë dorëzuar brenda gjashtë muajve nga data e shkeljes së pretenduar, vendos nëse një ankesë është e pranueshme dhe kur është e pranueshme, e shqyrton ankesën dhe nxjerr një konstatim nëse EULEX-i e ka shkelur apo jo ligjin për të drejtat e njeriut. të aplikueshme në Kosovë. Megjithatë Misioni i EULEX në Kosovë ka hasur edhe kundërshti. Kështu psh më 25 Gusht 2009, Misioni i EULEX-it ishte subjekt i protestave të dhunshme  nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuar nga Albin Kurti  duke rezultuar në dëmtimin e 28 automjeteve të BE-së. Nga ana tjetwr në Tetor të vitit 2014, prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh, kërkoi një hetim për korrupsion kundër disa kolegëve të saj ndwrsa në Nëntor 2017, kryegjyqtari Malcolm Simmons dha dorëheqjen dhe akuzoi EULEX-in dhe disa anëtarë të lartë për korrupsion dhe keqpërdorime. Ai  theksonte se EULEX-i ishte subjekt i ndërhyrjes politike dhe dukej si një misioni politik, në vend që të promovonte sundimin e ligjit.Sipas tij ,politikat e EULEX kanë qenë të  përqendruara më shumë  në menaxhimin e krizës sesa  në vend të zgjidhjes duke ndjekur parimin e autonomisë etnike .Nga ana tjetër edhe mandati tepër i gjerë mbi qeverisjen e Kosovës ka qenë  pjesë e pakënaqësisë me misionin e  EULEX-it të BE-së.

 

17 SHKURT 2008: DEKLARATA  E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Deklarata e  Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e cila shpalli Republikën e Kosovës shtet të pavarur nga Serbia, u miratua në një mbledhje të Kuvendit të Kosovës që u  mbajt më 17 Shkurt 2008   ku ishin të pranishëm  109 nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës , Hashim Thaçi, dhe  Presidentin e  Kosovës, Fatmir Sejdiu (i cili nuk ishte deputet i Kuvendit). Nga pikëpamja kronologjike kjo mund të konsiderohej shpallja e dytë e pavarësisë nga institucionet politike të Kosovës me shumicë shqiptare për shkak se pavarësia e Kosovës ishte shpallur edhe më 7 Shtator 1990 në atë që njihet si Kuvendi i Kacanikut. Vendimi u mor pas gati 9 vjetësh që Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar nga ana e OKB  ( UNMIK- Misioni i Administrimit të Përkohëshëm të Kosovës nga OKB-s- United Nation Interim Administration Mission in Kosova) dhe një trupë ndërkombëtare paqeruajtëse e quajtur KFOR (Forca e Kosovës- Kosova Force) e cila ishte vendosur atje që më 11 Qershor 1999 . Deri tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete ku shteti më i fundit që e njohu ishte Izraeli më 04 Shtator 2020

 

22 KORRIK 2010- VENDIMI I GJYKATËS TË DREJTËSISË MBI PAVARËSINË E KOSOVËS

Më 8 Tetor 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi që për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës  të kishte një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë( GJND) lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së saj. Nw kwtw rast pwr deklaratwn  ku votuan ku 77 vende , 6 kundër dhe 74 abstenuan. Gjykata e dha opinionin e saj këshillues më 22 Korrik 2010 me 10 vota pro dhe 4 kundër, ku  deklaroi se  shpallja e pavarësisë e 17 Shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, sepse e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalim për deklaratat e pavarësisë.

 

09 SHTATOR 2010 – REZOLUTA E PËRBASHKËT SERBI-BE NË ASAMBLENË E 64-TË PËRGJITHSHME TË OKB-së

Si rezultat i  Vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së 22 Korrikut 2010 , u miratua më 09 Shtator 2010 një Rezolutë e Përbashkët në Asamblenë e 64 të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e bashkësponsorizuar nga Serbia e BE  .Kjo Rezolutë  bënte  thirrje për një dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës për të “promovuar bashkëpunimin, arritjen e përparimit në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe përmirësimin e jetës së njerëzve”. Dialogu që filloi më 8 Mars 2011 dhe u pasua me disa raunde për një periudhën 2 vjecare  cka rezultoi në Marrëveshjen e Brukselit të 19 Prillit  2013(First Agreement of Principles Governing the Normalisation of Relations) ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila shfuqizoi të gjitha institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë.

 

14 DHJETOR 2010- PUBLIKOHET E MIRATOHET NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË  KËSHILLIT TË EUROPËS RAPORTI I DICK MARTY  ME AKUZAT PËR UCK

Deputeti zvicerian  i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty publikoi një raport dhe kërkoi miratimin e ti përmes të cilit ngriheshin pretendime e akuza  kundër UCK e lidërve të saj mbi trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe vrasje të të burgosurve me qëllim të heqjes dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore. Më 25 Janar 2011, Këshilli i Europës miratoi raportin dhe bëri thirrje për një hetim të plotë dhe serioz lidhur me përmbajtjen e tij. Megjithatë pas publikimit të  raportit, burime të  Misionit të  Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe shumë anëtarë të Parlamentit Europian  shprehën  dyshime serioze në lidhje me raportin dhe të dhënat apofaktet ku mbështetet.Hetimi i dytë i Dick Marty në vitin 2011 për Këshillin e Evropës  u mbështet në disa fakte e të dhënab që sipas tij ishin ofruar nga prokuroria zvicerane Carla Del Ponte, duke shtuar se ish –lideri i UCK-së dhe  kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kishte qenë i përfshirë në trafik ilegal të organeve. Nga ana tjetër në  Shtator të vitit 2011, Bashkimi Europian vendosi të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (Special Investigative Task Force) për të çuar më tej hetimet mbi pretendimet e përfshira në raportin e Këshillit të Europës të  hartuar nga deputeti zviceria n Dick Marty-t, veçanërisht për trafikimin e dyshuar të organeve nga UÇK-ja

03 MARS 2011- FILLON DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD NË DREJTIMIN E BE- 7 RAUNDET E BISEDIMEVE

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi në 3 Mars 2011 pas një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2010 të bashkësponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe Serbia, e cila konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun dhe e njohu procesin si fuqi e rëndësishme transformuese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.Dialogu mbahet në Bruksel dhe lehtësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian dhe ekipi në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). Takimet dhe grupet e punës mblidhen në nivele të ndryshme në Bruksel, Belgjikë, si  në nivel teknik – në nivelin e kryenegociatorëve – dhe politik – në nivel kryeministrash dhe/ose presidentësh.Dialogu u shërben interesave të Kosovës dhe Serbisë. Për Serbinë, përparimi në dialog lidhur më zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, është një kusht kyç për të avancuar në negociatat e anëtarësimit në BE .  Gjithashtu përparimi i Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së – siç është nënshkrimi iMarrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, është i lidhur me ecurinë në këtë  dialog. Raundi i negociatave filloi me atë që njihet si 1)Bisedimet fillestare ( Initial Talks) .Bisedimet u ndërmjetësuan fillimisht nga Sir Robert Cooper( 28.08.1947) diplomat britanik dhe Këshilltar Special  i Përfaqësues të BE për Politikën e Jashtme e të Sigurisë Catherine Ashton(20.03.1956). Nga ana e palës serbe drejtimin e ekipit negociator serb e udhëhoqi Borko Stefanoviq ( 05.02.1974) Drejtor Politik në MPJ të Serbisë ndërsa për palën kosovare ishte Edita Tahiri(29.07.1956)zv.kryeministre e MPJ të Kosovës .Bisedimet filluan më 8 Mars 2011 dhe përfshinin tre çështje kryesore: 1)Bashkëpunimin rajonal 2)Lirinë e lëvizjes 3) Sundimin e ligjit. Në Raundin e Parë(First Raund) që u zhvillua më 8-9 Mars 2011 u mbulua  edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy palëve si edhe cështje të tjera  sic ishin telekomunikacioni, trafiku ajror, vulat doganore, kadastrat dhe të dhënat e gjendjes civile. Ndërkohë Raundi i Dytë( Second Raund) i negociatave u shty deri më 28 Mars 2011 ku cështjet e diskutuara në raundin e dytë të bisedimeve ishin energjia elektrike dhe liria e lëvizjes , si dhe temat e raundit të parë si vula doganore e Kosovës, trafiku ajror dhe pjesëmarrja e Kosovës në iniciativat rajonale. Më 28 Mars, negociatorët  diskutuan regjistrat kadastralë dhe regjistrat e lindjeve, vdekjeve dhe martesave, si dhe çështjet e furnizimit me energji elektrike.  Ndërsa Raundi i Tretë( Third Raund)  i dialogut u zhvillua më 15 Prill 2011 ku cështjet e diskutuara ishin liria e lëvizjes, targat e automjeteve dhe njohja e diplomave  .Raundi i Katërt( Fourth Raund) i dialogut u mbajt më 17 -18 Maj 2011 ku u arrit marrëveshja për kadastrën dhe lirinë e lëvizjes.Nga ana tjetër  Bashkimi Evropian propozoi që të trajtohen edhe çështjet e personave të zhdukur dhe trashëgimisë kulturore .Raundi i Pestë( Fifth Raund)i dialogut ishte caktuar të mbahej më 14 dhe 15 Qershor 2011, por u shty për disa ditë për në 2 Korrik 2011. Në këtë  raund  u zgjidhën edhe çështjet e energjisë elektrike dhe telekomunikacionit ku u  arrit marrëveshja për lirinë e lëvizjes përtej kufirit (persona dhe vetura), shkëmbimi i informacionit në lidhje me regjistrat e gjendjes civile  të Serbisë për të ndihmuar Kosovën të krijojë regjistrin e saj  të gjendjes civile dhe njohjen e diplomave arsimore të njëri-tjetrit. Përsa i përket Raundit të Gjashtë( Six Raund) që  ishte caktuar të mbahej më 20 dhe 21 Korrik 2011,ato u shtynë për në  19 Shtator për shkak se përfaqësuesi i Kosovës donte që të shfaqeshin simbolet shtetërore të Kosovës, gjë që përfaqësuesi serb e refuzoi. Aty u arrit  marrëveshja për çështjen doganore (vula do të kishte vetëm fjalët “Dogana e Kosovës”) si edhe për kadastrën ndërkohë që u diskutua edhe për telekomunikacionin dhe  njohjen e diplomave  universitare, por nuk u arrit marrëveshje për këto çështje.Bisedimet u mbyllën me një  Raund të Shtatë ( Seventh Raund) negociatash  që ishte planifikuar  të zhvillohej 28 shtator 2011 Fillimisht ishte planifikuar për 27 Shtator, por u shty për shkak se policia e Kosovës ndërhyri në veri të Kosovës për të parandaluar kontrabandën në kufi.Delegacioni serb refuzoi të vazhdonte me bisedimet derisa  të tërhiqeshin policia dhe doganierët e Kosovës që kontrollonin pikat kufitare, për të cilat nuk ishte rënë dakord më parë, cka sipas tyre kishre rezultuar në dhunë.Bisedimet u caktuan më pas për 14 Tetor 2011, megjithëse ishin planifikuar të diskutoheshin vetëm çështje teknike. Në bazë të këtyre bisedimeve me 7 raunde ( 8 Mars- 14.10.2011) përfaqësuesit e Kosovës ranë dakord për lirinë e lëvizjes përtej kufirit administrativ, si për personat ashtu edhe për veturat. Ndërkohë Beogradi pranoi t’i japë Prishtinës kopjet e regjistrave të kadastrës së tokës dhe të gjëndjes civile për lindjet, vdekjet dhe martesat në Kosovë. Nga ana tjetër  u bë njohja reciproke e diplomave universitare të njëri-tjetrit ashtu sikurse Beogradi  pranoi vulat e Doganës së Kosovës ku shënohet “Dogana e Kosovës . Si rrjedhojë iu dha fund embargos tregtare, duke rivendosur tregtinë mes dy vendeve dhe duhej të kishte funksion të integruar  të veprimeve në pikat e kalimit kufitar në pjesën veriore të Kosovës. Gjithashtu u ra dakort  për  përfaqësimin e autoriteteve të Prishtinës në organizatat rajonale  si edhe do të shkëmbeheshin oficerët e ndërlidhjes( Liasion Officers)  ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës  që u vendoswn  në misionet respektive të BE në secilin vend . Të dyja palët diskutuan mundësinë për të avancuar në bisedimet e  tjera cështje të tilla si çështjet e bashkëpunimit energjetik – transmetimi i energjisë elektrike, zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Energjis dhe çështjet e telekomunikacionit – shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile në veri të Kosovës, roaming, etj

 

26 KORRIK 2011 – KONFKLIKTI PËR KONTROLIN DOGANOR NË VERI TË KOSOVËS E VRASJA E POLICIT TË KOSOVËS ENVER ZYMBERI

Kriza për kontrollin e doganave në veri të Kosovës  filloi si një përplasje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe serbëve etnikë në veri të Kosovës  kur më 25 Korrik 2011  Policia e Kosovës kaloi në komunat e kontrolluara nga serbët e Veriut të Kosovës, për të vendosur autoritetin ligjor  në disa pika të kalimit kufitar Kosovë –Serbi që përdoreshin për kontrabandë dhe aktivitete të paligjshme . Në këtë operacion gjatë vënies në kontrollit në pikave doganore në veri të Kosovës , afër pikës kufitare të Bërnjakut në komunën e Leposaviqit, mes fshatrave Varage dhe Zups , policia e Kosovës u qëllua me armë nga strukturat ilegale serbe që vepronin në atë zonë .Për rrjedhojë u plagosën 25 policë dhe  humbi jetën nga një gjuajtje me snajper polici i Njësisë Speciale të Ndërhyrjes  së Policisë së Kosovës Enver Zymberi (3 Prill 1979 – 26 Korrik 2011). Operacioni i Forcave Policore të Kosovës megjithëse synonte të rivendoste autoritetin ligjor në këtë zonë të vendit u cilësua i nxituar nga komuniteti ndërkombëtar pasi Policia e Kosovës për ta zhvilluar atë sipas tyre , nuk ishte konsultuar as me Serbinë, as me KFOR-in  dhe EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.  Edhe pse tensionet mes dy palëve u zbutën disi pas ndërhyrjes së forcave të KFOR-it të NATO-s, ato mbetën të larta mes shqetësimeve të Bashkimit Evropian, i cili gjithashtu fajësoi Kosovën  se kishte reaguar në mënyrë të njëanshme. Për shkak të kësaj ndërhyrje banorët serbë i vunë zjarrin pikës së kalimit kufitar të Jarinjës në konunën e Leposaviqit ashtu sic kishin bërë edhe më 17 Shkurt 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë .Tensionet nga banorët serbë vazhduan nga 31 Korriku-16 Shtator  2011 pasi ata bllokuan pikaklimet kufitare duke ngritur postblloqe që nuk mundësonin as lëvizjen e trupave të KFOR-it e policisë së Kosovës, që i liruan pas ultimatumeve. Ndërkohë tensionet u ringjallën pasi njësitë e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-s transportuan trupa nga Kosova në dy pikat kufitare  të Jarinjës e Bernjakut a për të rivendosur kontrollin mbi veriun e Kosovës. Serbët vazhduna sërish ne bllokime përmes postblloqeve në këto zona nga 16 Shtator-17 Tetor 2011 të cilat më pas KFOR u detyruar ti hiqte pas ultimatumeve të shumta

 

1 QERSHOR 2012 – ZGJEDHJA E PRESIDENTIT SERB NACIONALIST TOMISLAV NIKOLIC DHE RIFILLIMI I TENSIONEVE KOSOVË-SERBI

Menjëherë pasi presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolić( 15.02.1952),mori detyrën në 1 Qershor 2012 pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, sërish banorët serbë të komunës së Zvecanit u përplasën me trupat gjermane të KFOR-it  duke vendosur barrikada  në zonat e tyre e duke sulmuar me armë duke plagosur dy ushtarë gjermanë të KFOR-it e katër qytetarë serbë Ish-.kryeministri Hashim Thaçi ( 24.04.1968) këmbënguli për vendosjen e autoritetit të ligjit në veri të Kosovës përmes bashkëpunimit me bashkësinë ndërkokmbëtare . Më 3 Gusht 2012 qeveria e Kosovës deklaroi se nuk do të pranonte një marrëveshje KFOR-Serbi, e cila përfshinte lëvizjen e barrikadave rrugore në veri të Kosovës pasi në këtë mënyrë kjo do të ishte një lëshim e justifikim i dhunë.Nga ana tjetër  më 4 Gusht 2012 ish –ministri i MPJ të Kosovës, Enver Hoxhaj (04.10.1969)  deklaronte se  Serbia  po kërkonte të shfrytëzojë tensionet e shtuara për të ndjekur ëndrën e kahershme të Serbisë për ndarjen e rajonit. Gjatë fazës së parë të përleshjeve, Serbia kërkoi nga Libani dhe Gjermania , si anëtarë jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbajnë një takim urgjent në OKB. Rusia dhe Kina mbështetën kërkesën serbe por  SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar- UK ishin kundër,  pasi donin që çështja e Kosovës të diskutohej në OKB muajin e ardhshëm. OKB-ja miratoi kërkesën serbe dhe takimi urgjent i OKB-së u mbajt më 28 Gusht 2012, pas dyerve të mbyllura.Më 19 Tetor 2012  filluan bisedimet ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë të Kosovës ku  KFOR-i  paraqiti një ultimatum për lëvizje të lirë brenda veriut të Kosovës nga automjetet e tij  dhe të EULEX-it. Prania e automjeteve të KFOR-it u lejua por prania e EULEX-it u refuzua. Zyrtarët e KFOR-it këmbëngulën që edhe EULEX-it duhej t’i jepej mundësia që të qarkullonte lirisht në zonën e veriut të Kosovës. Si rezultat, bisedimet mbetën të bllokuara. KFOR-i deklaroi nuk kishte plane të përdorte forcën për të hequr barrikadat e vendosura  , por se kishte të drejtë të përdorte forcën. Goran Bogdanoviq tha se zyrtarët serbë të Kosovës dhe KFOR-i duhet të arrijnë një marrëveshje dhe kërkoi që KFOR-i dhe serbët e Kosovës të ndalojnë dhunën. Ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq deklaronte se KFOR-i duhet të ndalojë ciklin e tij të dhunës dhe theksoi se Rezoluta 1244 e OKB-së duhet të respektohet pasi kërkon një zgjidhje paqësore.

 

KOSOVA  PËRMES  DATAVE  QË  KANË  PRODHUAR  NGJARJE(2)

19  TETOR  2012-  SËRISH  BISEDIME  KOSOVË – SERBI NËN DREJTIMIN E BE

Më 27 Mars 2012, katër serbë të Kosovës, përfshirë kryetarin e komunës së Vitisë, u arrestuan nga Policia e Kosovës ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin e diskutuar në Bela Zemlja me materiale fushate zgjdhore për zgjedhje të ardhshme. Më pas ata u akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës midis grupeve etnike. Të nesërmen, në shenjë hakmarrje u  arrestuan nga policia serbe sindikalisti Hasan Abazi  dhe Adem Urseli teksa vinin për në Kosovë nga Serbia. Abazi u akuzua për spiunazh dhe Urseli për kontrabandë droge. Ministri i Brendshëm serb Ivica Dačić deklaroi për arrestimet se policia serbe  është e gatshme të  garojë për arrëstime me  Kosovën.  Në vijim të ketyre tensioneve më 19 tetor 2012,  filluan bisedimetpër  normalizimin e situatës të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian kanë filluar në Bruksel me ish- kryeministrit serb Ivica Daçiq( 01.01.1966)  dhe të atë të Kosovës Hashim Thaçi,. Arritja e një marrëveshjeje të tillë ishte një kusht i domosdoshëm për aplikimin e Serbisë si vend kandidat për në BE  . Nga këto bisedime qeveritë arritën  marrëveshje në fusha të ndryshme, të tilla si liria e lëvizjes, diplomat universitare, përfaqësimi rajonal dhe tregtia Në Bruksel, Serbia dhe Kosova ranë dakord që zbatimi i marrëveshjes kufitare do të fillonte më 10 dhjetor 2012. Një takim historik u mbajt më 6 Shkurt 2013, presidenti serb Tomislav Nikolić dhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga(20.04.1978) u ulën në të njëjtën tryezë për herë të parë që kur Kosova shpalli pavarësinë .Pas një marrëveshjeje në Dhjetor 2012, të dy vëndet shkëmbyen Zyrtarët e Ndërlidhjes( Liassion Offocer)  që do të  punonin  në ambientet e  Zyrave të Delegacionit të BE-së në të dy kryeqytetet.  Megjithëse Prishtina iu referua këtyre individëve  si “ambasadorë”,  Beogradi e hodhi poshtë një përcaktim të tillë.

 

19 PRILL 2013-MARRËVESHJA E BRUKSELIT PËR KRIJIMIN E ASOSACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE

Shoqata e  Komunave Serbe  e njohur gjithashtu si Asociacioni i Komunave Serbe  apo Zajednica për shkak se në serbisht shoqatës i thonë me emër të tillë(serbisht: Zajednica  Srpskih Opština) është një shoqatë  vetëqeverisje e komunave me shumicë serbe në Kosovë.Ideja për krijimin e kësaj shoqate nisi që në  Shkurt të vitit 2003, kur u themelua Shoqata  e Komunave dhe Vendbanimeve Serbe të Kosovës dhe Metohisë me seli në Mitrovicë, si një shoqatë e  komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo u konsiderua e paligjshme  nga Qeveria e Kosovës, pasi kjo shoqatë  ushtronte autoritet legjislativ dhe ekzekutive përmes Kuvendit të saj  mbi territorin e Kosovës kryesisht në  pjesën veriore të Kosovës e Veriut).  Më 11 Mars 2013 zyrtarët e lartë të Serbisë u takuan  në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë , Barobeshën Catherine Ashton .Në këtë kuadër  presidenti serb Nikolić deklaroi se Serbia dhe Kosova ishin shumë afër nënshkrimit të një marrëveshje e cila do të përmirësonte ato marrëdhënie Më 19 prill 2013, të dy qeveritë përfunduan Marrëveshjen e Brukselit,e cila u përshëndet si një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve, psi do të lejonte që Serbia dhe Kosova të përparon në integrimin evropian. Marrëveshja  parashikonte që të dy shtetet të mos  bllokonin ose inkurajonin të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në  ecurinë e integrimit në BE. Ndër masat e tjera marrëveshja caktonte një  Shef Special Policie (Ai do të emërohej nga Prishtina nga një listë kandidaturash të paraqitur nga serbët), por marrëvershja arriti të bënte të mundur  një njohje të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Në marrëveshjen për komunitetet serbe në veri të Kosovës nuk kishte dispozita të veçanta pasi të gjitha komunat kanë të njëjtat të drejta dhe status..Marrëveshja u ratifikua nga  Parlamenti i  Kosovës më 28 Qershor 2013.  Në vijim të marrëveshjes së arritur në Bruksel u  hartuan një sërë marrëveshjesh të tjera për normalizimin e marrëdhënieve. Më 7 Gusht 2013, u njoftua një marrëveshje midis dy qeverive për krijimin e vendkalimeve të përhershme kufitare midis Serbisë dhe Kosovës  që do të fillonin të funksionin që  prej  vitit 2014.  Më 9 Shtator 2013, u arrit një marrëveshje që do ti lejonte Kosovës të aplikonte për kodin telefonik  saj ndërkombëtar . Nga ana tjetër më 11 Shtator 2013, qeveria serbe njoftoi shpërbërjen e asambleve të pakicave serbe që kishte krijuar në veri të Kosovës, me qëllim që të lejojë integrimin e pakicës serbe të Kosovës në popullatën e përgjithshme të Kosovës. Për të lehtësuar integrimin e pakicës serbe në veri në shoqërinë kosovare, parlamenti i Kosovës miratoi një Ligj  Amnistie duke falur individët që kishin  veprime të dhunshme e rezistencë ndaj autoriteteve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës. Në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të 19 Prillit 2013  u vendos të krijohej , Shoqata e i Komunave Serbe( serbisht: Zajednica  Srpskih Opština)  dhe  një Asamble e saj me selinë në Mitrovicën Veriore .Ndryshe nga shoqatat e   mëparshëm të kësaj natyre që serbërt kishin krijuar në veri të Kosovës , ajo ishte parashikuar që të mos kishte  autoritet legjislativ, por vetëm një pushtet të plotë në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe kuadrin ligjor të  Kosovës.Kjo marrëveshje u vlerësua gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon i cili tha se garanton kompetenca të gjera për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi(23.04.19167) në atë periudhë pohoi  se themelimi i një Shoqate të Komunave Serbe është në thelb i pranueshëm nga Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit, cka u mbështet edhe  nga  kryetari i partisë  së atëhershme të opozitë AAK, Ramush Haradinaj.Në Shtator 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, partia politike e Listës Serbe ra dakord të formojë Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me kushtin kryesor që të krijohet Shoqata Komunave Serbe  që do Të përfshinte këto komuna: Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani, Shtërpca, Kllokot-Vërboci, Graçanica, Novobërda, Ranilluga dhe Parteshi. Sipërfaqja e komuave është gjithsej 1,708 km2, ndërsa popullsia prej 123,979 banorë. Por Marrëveshja e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit e 19 Prillit 2013  u kritikua nga shqiptarët e Serbisë Jugore pasi ata besonin se Marrëveshja e Brukselit i jepte serbëve autonominë në Kosovë dhe kështu duhej të garantohej edhe një nivel të ngjashëm autonomie për komunat në Serbi që kanë një shumicë shqiptare. Lëvizja  Vetëvendosja organizoi  gjithashtu protesta të dhunshme kundër marrëveshjes, pasi ata besonin  se një rajon serb autonom brenda Kosovës do të prishte sovranitetin e vendit dhe do të çimentonte ndarjen etnike. Kjo marrëveshje u kritikua po ashtu nga Partia Demokratike e Serbisë e cila argumentonte se nuk përmend Serbinë apo Kushtetutën dhe ligjet e saj, apo Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa përmend Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe për këtë arsye kërkojnë një referendum mbi këtë. Nga ana tjetër edhe Kisha Ortodokse Serbe e  quajti marrëveshjen një tërheqje të plotë të institucioneve të Serbisë nga territori i krahinës së saj jugore .Sipas tyre ajo parashikonte vetëm një  autonomi të kufizuar të komunitetit serb në zonën në veri të urës së Ibrit në Mitrovicë.  Edhe serbët në Kosovën Veriore  e kundërshtuan këtë marrëveshje dhe  ishin në mbështetje  të Asambleje të rregullt me kompetenca legjislative në komunat me shumicë serbe.Sipas kësaj Marrëveshje ,Shoqata e  Komunave Serbe  e njohur gjithashtu si Asociacioni i Komunave Serbe  apo Zajednica për shkak se në serbisht shoqatës i thonë me emër të tillë(serbisht: Zajednica  Srpskih Opština) ishte parashikuar të krijohej zyrtarisht brenda  vitit 2015.Por krijimi i saj shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave. Nga ana tjetër pas 19 Prillit 2013 , tensionet u shtuan sërish  pasi më 19 Shtator 2013  u vra, një oficer i EULEX-it  në zonën serbe të Kosovës  cka u konsiderua si si një veprim nga kundërshtarët e pajtimit.  Në 8 Qershor 2014 u zhviluan zgjedhjet parlamemtare në Kosovë që u fituan nga një koalicion i udhëhequr nga PDK nën drejtimin e z.Hashim Thaci.Në fund të vitit 2014, negociatat Kosovë-Serbi u ndalën për shkak të ndryshimit të qeverisë në Kosovë, e cila tani mbrojti një qasje më të ashpër ndaj Serbisë.Nga ana tjetër u shfaqën  vështirësi të tjera  në Dhjetor 2014, teksa Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç doli kundër pozitës së qeverisë duke deklaruar se çdo vendim për Kosovën duhet të paraqitet në një referendum.

 

3 GUSHT 2015  KRIJOHET DHOMA E GJYKATËS DHE PROKURORISË SPECIALE PËR  KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË

Më 3 Gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi Nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara të Gjykimit dhe Prokurorinë  Speciale( Laë on Special Court Chambers and Special Prosecutor’s Office, ) pasi në vitin 2014 ishte bërë Shkëmbimi i Letrave ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. në vitin 2014. Dhomat e Specializuara ( Specialized Chambers) janë të bashkangjitura në secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë – Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese dhe funksionojnë sipas ligjeve relevante të Kosovës, si dhe të drejtë ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Në këtë kuadër EULEX-i shprehu gadishmërinë për të mbështetur  Dhomat e Gjykatws dhe Zyrën e Prokurorit  Special  në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës. Miratimi i këtij legjislacioni u shoqërua me debate të shumta ku deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës e kundërshtuan fuqishëm idenë e krijimit të këtyre institucioneve që sipas tyre barazonte agresorin me viktimën . Procesi ishte në kuadër  të presionit të  vazhdueshëm nga ana e komunitetit ndërkombëtar ku në Shtator të vitit 2011, Bashkimi Europian vendosi të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (Special Investigative Task Force) për të çuar më tej hetimet mbi pretendimet e përfshira në raportin e Këshillit të Europës të  hartuar nga deputeti zviceria n Dick Marty-t, veçanërisht për trafikimin e dyshuar të organeve nga UÇK-ja.  Në verën e vitit 2014, Task Forca njoftoi se  nga të dhënat e faktet që ishin mbledhur e hetuar  ishin të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë. Për tiu dhënë  përgjigje këtyre pretendimeve  , komuniteti ndërkombëtar ku bënte pjesë  BE e SHBA sugjeruan që të krijohej një institucion i përshtatshëm , i cili do të ndiqte  procedurat e duhura  për të hetuar e gjykuar  trajtimitn e këtyre akuzave serioze. Një nga vecoritë e këtij procesi ishte se Dhomat e Specializuara  të Gjykimit dhe Prokurorinë e Specializuar,( Laë on Special Chambers and Special Prosecutor’s Office, ) u vendosën në Hagë të Hollandës për të garantuar paanashmërinë e gjykimit dhe ruajtjen e mbrojtjen e dëshmitarëve

 

26  GUSHT 2015 – NËNSHKRIMI I  MARRËVESHJEVE KRYESORE  KOSOVË- SERBI , VECANËRISHT NË FUSHËN E ENERGJISË

Më 26 Gusht 2015, Kosova dhe Serbia nënshkruan një seri marrëveshjesh në disa  fusha kryesore , duke shënuar një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve të mëtejshme mes tyre. Nëshkrimi i këtyre marrëvrshjeve rrriti entuziazmin mes palëve  dhe Kosova  pohoi  se ishte një njohje de-fakto e pavarësisë, ndërsa  Serbia theksoi se kishte garantuar përfaqësimin për serbët në Kosovë. Si rezultat i  këtyre  marrëveshjeve, Serbia besonte se mund të ecte përpara me negociatat e saj për t’u anëtarësuar në BE. Sidoqoftë, qeveria serbe  kundërshtoi çdo iniciativë të qeverisë së Kosovës për t’u bashkuar me agjencitë e OKB, dhe nisma e Kosovës lidhur me anëtarësimin në UNESCO u prit me protestë nga Beogradi.Në Prill 2020, Kosova me KOSTT, Operatorin e saj të Sistemit të Transmisionit, deklaroi pavarësinë e saj nga operatori serb i transmetimit të energjisë Elektromreža Srbije përmes një votimi që u bë  nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të   Energjisë Elektrike, ENTSO, i cili hapi rrugë Kosovës për tu bërë një zonë e pavarur rregullatore  lidhur me energjinë elektrike. Në fakt marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nuk u prekën  nga ky akt por  ato filluan  të tensionohen kur Serbia akuzoi Prishtinën dhe Tiranën se po ndjekin  idenë e krijimit të një ‘ Shqipëri të Madhe’ nga pikëpamja e sektorit të energjisë.

23 DHJETOR  2015 – GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS RRËZON ASOSACIONIN E KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË

Asociacioni i Komunave Serbe, me akronimin ASK, e i quajtur edhe “zajednicë” nga eksponentët që e kundërshtojnë, lindi fillimisht në prill të vitit 2013. Dy vjet më pas, në 25 Gusht  2015, u nënshkruan parimet e përgjithshme si dhe elementet juridike e korniza ligjore nga të cilat do të karakterizohej kjo bashkësi komunash.Pas dy muajve, kjo marrëveshje ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Aty u konstatua se parimet nuk janë plotësisht në përputhje me kushtetutën.Që nga ajo ditë, as nuk u draftua një model tjetër, as nuk u zbatua marrëveshja ekzistuese. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe ishte kundërshtuar fuqishëm nga opozita e asaj kohe – LV-ja, AAK-ja dhe Nisma – të cilat kishin organizuar protesta, kishin mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime dhe e kishin bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës. E nxitur prej këtyre reagimeve, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, në tetor të viti 2015, kishte kërkuar nga Gjykatën Kushtetuese ta vlerësonte përputhshmërinë e kësaj marrëveshjeje me Kushtetutën e Kosovës.Në dhjetor të atij viti, Kushtetuesja kishte vlerësuar se parimet e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje nuk ishin frymën e kushtetutës.Gjykata kishte konstatuar se objektivat, organizimi strukturor, buxheti, mbështetja dhe dispozitat e përgjithshme të Asociacionit  i tejkalonin standardet kushtetuese të Kosovës për vetëqeverisje lokale.Sipas vlerësimit të gjykatës, e drejta e nismave ligjore u garantohet ekskluzivisht presidentit të Republikës së Kosovës, Qeverisë, deputetëve të Kuvendit ose së paku dhjetë mijë qytetarëve. Në aktgjykimin e saj, gjithashtu, Kushtetuesja kishte konstatuar se Asociacioni nuk mund të kishte autoritet të plotë dhe ekskluziv për t’i promovuar interesat e komunitetit serb të Kosovës, në marrëdhëniet e tij me autoritetet qendrore

 

14 JANAR 2017 – INCIDENTI I TRENIT BEOGRAD- MITROVICË

Incidenti i trenit Beograd-Mitrovicë ndodhi më 14 Janar 2017, kur një tren  që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë ndalua të hynte në Kosovë.  Lëvizja e trenit sipas autoriteteve serbe  synonte  të rivendoste lidhjen midis Serbisë dhe Kosovës, pas pothuajse dy dekada të ndërprerjes së transportit herkurudhor mes vendeve. Treni kishte një zbukurim të pikturuar në ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” i shkruar në 21 gjuhë të ndryshme, përfshirë shqipen.  Nga ana tjetër brendësia e trenit ishte zbukuruar me afreske nga manastiret e Kishës Ortodokse Serbe, të vendosura në Kosovë. Krijuesi i grafikës  mbi tren , Andrej Vasiljević, deklaronte se duke bërë një tren të tillë me këto vizatime, ai dëshironte që  t’i tregonte botës trashëgiminë kulturore serbe duke përdorur shprehitë artistike dhe t’ia bënte  të qartë të gjithëve se kujt i përket Kosova. Ai gjithashtu pohonte  se iniciativa e tij u mbështet nga qeveria serbe dhe kompania nacionale serbe e hekurudhave të pasagjerëve Srbija Voz. Më 14 Janar 2017,  ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se treni i lartpërmendur duhej të ndallohej që të hynte në Kosovë, për shkak të  parullave nacionaliste që mbarte mbi vete,

 

KOSOVA  PËRMES  DATAVE  QË  KANË  PRODHUAR  NGJARJE(2)

19  TETOR  2012-  SËRISH  BISEDIME  KOSOVË – SERBI NËN DREJTIMIN E BE

Më 27 Mars 2012, katër serbë të Kosovës, përfshirë kryetarin e komunës së Vitisë, u arrestuan nga Policia e Kosovës ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin e diskutuar në Bela Zemlja me materiale fushate zgjdhore për zgjedhje të ardhshme. Më pas ata u akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës midis grupeve etnike. Të nesërmen, në shenjë hakmarrje u  arrestuan nga policia serbe sindikalisti Hasan Abazi  dhe Adem Urseli teksa vinin për në Kosovë nga Serbia. Abazi u akuzua për spiunazh dhe Urseli për kontrabandë droge. Ministri i Brendshëm serb Ivica Dačić deklaroi për arrestimet se policia serbe  është e gatshme të  garojë për arrëstime me  Kosovën.  Në vijim të ketyre tensioneve më 19 tetor 2012,  filluan bisedimetpër  normalizimin e situatës të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian kanë filluar në Bruksel me ish- kryeministrit serb Ivica Daçiq( 01.01.1966)  dhe të atë të Kosovës Hashim Thaçi,. Arritja e një marrëveshjeje të tillë ishte një kusht i domosdoshëm për aplikimin e Serbisë si vend kandidat për në BE  . Nga këto bisedime qeveritë arritën  marrëveshje në fusha të ndryshme, të tilla si liria e lëvizjes, diplomat universitare, përfaqësimi rajonal dhe tregtia Në Bruksel, Serbia dhe Kosova ranë dakord që zbatimi i marrëveshjes kufitare do të fillonte më 10 dhjetor 2012. Një takim historik u mbajt më 6 Shkurt 2013, presidenti serb Tomislav Nikolić dhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga(20.04.1978) u ulën në të njëjtën tryezë për herë të parë që kur Kosova shpalli pavarësinë .Pas një marrëveshjeje në Dhjetor 2012, të dy vëndet shkëmbyen Zyrtarët e Ndërlidhjes( Liassion Offocer)  që do të  punonin  në ambientet e  Zyrave të Delegacionit të BE-së në të dy kryeqytetet.  Megjithëse Prishtina iu referua këtyre individëve  si “ambasadorë”,  Beogradi e hodhi poshtë një përcaktim të tillë.

 

19 PRILL 2013-MARRËVESHJA E BRUKSELIT PËR KRIJIMIN E ASOSACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE

Shoqata e  Komunave Serbe  e njohur gjithashtu si Asociacioni i Komunave Serbe  apo Zajednica për shkak se në serbisht shoqatës i thonë me emër të tillë(serbisht: Zajednica  Srpskih Opština) është një shoqatë  vetëqeverisje e komunave me shumicë serbe në Kosovë.Ideja për krijimin e kësaj shoqate nisi që në  Shkurt të vitit 2003, kur u themelua Shoqata  e Komunave dhe Vendbanimeve Serbe të Kosovës dhe Metohisë me seli në Mitrovicë, si një shoqatë e  komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo u konsiderua e paligjshme  nga Qeveria e Kosovës, pasi kjo shoqatë  ushtronte autoritet legjislativ dhe ekzekutive përmes Kuvendit të saj  mbi territorin e Kosovës kryesisht në  pjesën veriore të Kosovës e Veriut).  Më 11 Mars 2013 zyrtarët e lartë të Serbisë u takuan  në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë , Barobeshën Catherine Ashton .Në këtë kuadër  presidenti serb Nikolić deklaroi se Serbia dhe Kosova ishin shumë afër nënshkrimit të një marrëveshje e cila do të përmirësonte ato marrëdhënie Më 19 prill 2013, të dy qeveritë përfunduan Marrëveshjen e Brukselit,e cila u përshëndet si një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve, psi do të lejonte që Serbia dhe Kosova të përparon në integrimin evropian. Marrëveshja  parashikonte që të dy shtetet të mos  bllokonin ose inkurajonin të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në  ecurinë e integrimit në BE. Ndër masat e tjera marrëveshja caktonte një  Shef Special Policie (Ai do të emërohej nga Prishtina nga një listë kandidaturash të paraqitur nga serbët), por marrëvershja arriti të bënte të mundur  një njohje të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Në marrëveshjen për komunitetet serbe në veri të Kosovës nuk kishte dispozita të veçanta pasi të gjitha komunat kanë të njëjtat të drejta dhe status..Marrëveshja u ratifikua nga  Parlamenti i  Kosovës më 28 Qershor 2013.  Në vijim të marrëveshjes së arritur në Bruksel u  hartuan një sërë marrëveshjesh të tjera për normalizimin e marrëdhënieve. Më 7 Gusht 2013, u njoftua një marrëveshje midis dy qeverive për krijimin e vendkalimeve të përhershme kufitare midis Serbisë dhe Kosovës  që do të fillonin të funksionin që  prej  vitit 2014.  Më 9 Shtator 2013, u arrit një marrëveshje që do ti lejonte Kosovës të aplikonte për kodin telefonik  saj ndërkombëtar . Nga ana tjetër më 11 Shtator 2013, qeveria serbe njoftoi shpërbërjen e asambleve të pakicave serbe që kishte krijuar në veri të Kosovës, me qëllim që të lejojë integrimin e pakicës serbe të Kosovës në popullatën e përgjithshme të Kosovës. Për të lehtësuar integrimin e pakicës serbe në veri në shoqërinë kosovare, parlamenti i Kosovës miratoi një Ligj  Amnistie duke falur individët që kishin  veprime të dhunshme e rezistencë ndaj autoriteteve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës. Në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të 19 Prillit 2013  u vendos të krijohej , Shoqata e i Komunave Serbe( serbisht: Zajednica  Srpskih Opština)  dhe  një Asamble e saj me selinë në Mitrovicën Veriore .Ndryshe nga shoqatat e   mëparshëm të kësaj natyre që serbërt kishin krijuar në veri të Kosovës , ajo ishte parashikuar që të mos kishte  autoritet legjislativ, por vetëm një pushtet të plotë në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokaledhe kuadrin ligjor të  Kosovës.Kjo marrëveshje u vlerësua gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon i cili tha se garanton kompetenca të gjera për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi(23.04.19167) në atë periudhë pohoi  se themelimi i një Shoqate të Komunave Serbe është në thelb i pranueshëm nga Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit, cka u mbështet edhe  nga  kryetari i partisë  së atëhershme të opozitë AAK, Ramush Haradinaj.Në Shtator 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, partia politike e Listës Serbe ra dakord të formojë Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me kushtin kryesor që të krijohet Shoqata Komunave Serbe  që do Të përfshinte këto komuna: Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani, Shtërpca, Kllokot-Vërboci, Graçanica, Novobërda, Ranilluga dhe Parteshi. Sipërfaqja e komuave është gjithsej 1,708 km2, ndërsa popullsia prej 123,979 banorë. Por Marrëveshja e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit e 19 Prillit 2013  u kritikua nga shqiptarët e Serbisë Jugore pasi ata besonin se Marrëveshja e Brukselit i jepte serbëve autonominë në Kosovë dhe kështu duhej të garantohej edhe një nivel të ngjashëm autonomie për komunat në Serbi që kanë një shumicë shqiptare. Lëvizja  Vetëvendosja organizoi  gjithashtu protesta të dhunshme kundër marrëveshjes, pasi ata besonin  se një rajon serb autonom brenda Kosovës do të prishte sovranitetin e vendit dhe do të çimentonte ndarjen etnike. Kjo marrëveshje u kritikua po ashtu nga Partia Demokratike e Serbisë e cila argumentonte se nuk përmend Serbinë apo Kushtetutën dhe ligjet e saj, apo Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa përmend Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe për këtë arsye kërkojnë një referendum mbi këtë. Nga ana tjetër edhe Kisha Ortodokse Serbe e  quajti marrëveshjen një tërheqje të plotë të institucioneve të Serbisë nga territori i krahinës së saj jugore .Sipas tyre ajo parashikonte vetëm një  autonomi të kufizuar të komunitetit serb në zonën në veri të urës së Ibrit në Mitrovicë.  Edhe serbët në Kosovën Veriore  e kundërshtuan këtë marrëveshje dhe  ishin në mbështetje  të Asambleje të rregullt me kompetenca legjislative në komunat me shumicë serbe.Sipas kësaj Marrëveshje ,Shoqata e  Komunave Serbe  e njohur gjithashtu si Asociacioni i Komunave Serbe  apo Zajednica për shkak se në serbisht shoqatës i thonë me emër të tillë(serbisht: Zajednica  Srpskih Opština) ishte parashikuar të krijohej zyrtarisht brenda  vitit 2015.Por krijimi i saj shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave. Nga ana tjetër pas 19 Prillit 2013 , tensionet u shtuan sërish  pasi më 19 Shtator 2013  u vra, një oficer i EULEX-it  në zonën serbe të Kosovës  cka u konsiderua si si një veprim nga kundërshtarët e pajtimit.  Në 8 Qershor 2014 u zhviluan zgjedhjet parlamemtare në Kosovë që u fituan nga një koalicion i udhëhequr nga PDK nën drejtimin e z.Hashim Thaci.Në fund të vitit 2014, negociatat Kosovë-Serbi u ndalën për shkak të ndryshimit të qeverisë në Kosovë, e cila tani mbrojti një qasje më të ashpër ndaj Serbisë.Nga ana tjetër u shfaqën  vështirësi të tjera  në Dhjetor 2014, teksa Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç doli kundër pozitës së qeverisë duke deklaruar se çdo vendim për Kosovën duhet të paraqitet në një referendum.

 

3 GUSHT 2015  KRIJOHET DHOMA E GJYKATËS DHE PROKURORISË SPECIALE PËR  KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË

Më 3 Gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi Nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara të Gjykimit dhe Prokurorinë  Speciale( Laë on Special Court Chambers and Special Prosecutor’s Office, ) pasi në vitin 2014 ishte bërë Shkëmbimi i Letrave ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. në vitin 2014. Dhomat e Specializuara ( Specialized Chambers) janë të bashkangjitura në secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë – Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese dhe funksionojnë sipas ligjeve relevante të Kosovës, si dhe të drejtë ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Në këtë kuadër EULEX-i shprehu gadishmërinë për të mbështetur  Dhomat e Gjykatws dhe Zyrën e Prokurorit  Special  në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës. Miratimi i këtij legjislacioni u shoqërua me debate të shumta ku deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës e kundërshtuan fuqishëm idenë e krijimit të këtyre institucioneve që sipas tyre barazonte agresorin me viktimën . Procesi ishte në kuadër  të presionit të  vazhdueshëm nga ana e komunitetit ndërkombëtar ku në Shtator të vitit 2011, Bashkimi Europian vendosi të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (Special Investigative Task Force) për të çuar më tej hetimet mbi pretendimet e përfshira në raportin e Këshillit të Europës të  hartuar nga deputeti zviceria n Dick Marty-t, veçanërisht për trafikimin e dyshuar të organeve nga UÇK-ja.  Në verën e vitit 2014, Task Forca njoftoi se  nga të dhënat e faktet që ishin mbledhur e hetuar  ishin të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë. Për tiu dhënë  përgjigje këtyre pretendimeve  , komuniteti ndërkombëtar ku bënte pjesë  BE e SHBA sugjeruan që të krijohej një institucion i përshtatshëm , i cili do të ndiqte  procedurat e duhura  për të hetuar e gjykuar  trajtimitn e këtyre akuzave serioze. Një nga vecoritë e këtij procesi ishte se Dhomat e Specializuara  të Gjykimit dhe Prokurorinë e Specializuar,( Laë on Special Chambers and Special Prosecutor’s Office, ) u vendosën në Hagë të Hollandës për të garantuar paanashmërinë e gjykimit dhe ruajtjen e mbrojtjen e dëshmitarëve

 

 26  GUSHT 2015 – NËNSHKRIMI I  MARRËVESHJEVE KRYESORE  KOSOVË- SERBI , VECANËRISHT NË FUSHËN E ENERGJISË

Më 26 Gusht 2015, Kosova dhe Serbia nënshkruan një seri marrëveshjesh në disa  fusha kryesore , duke shënuar një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve të mëtejshme mes tyre. Nëshkrimi i këtyre marrëvrshjeve rrriti entuziazmin mes palëve  dhe Kosova  pohoi  se ishte një njohje de-fakto e pavarësisë, ndërsa  Serbia theksoi se kishte garantuar përfaqësimin për serbët në Kosovë. Si rezultat i  këtyre  marrëveshjeve, Serbia besonte se mund të ecte përpara me negociatat e saj për t’u anëtarësuar në BE. Sidoqoftë, qeveria serbe  kundërshtoi çdo iniciativë të qeverisë së Kosovës për t’u bashkuar me agjencitë e OKB, dhe nisma e Kosovës lidhur me anëtarësimin në UNESCO u prit me protestë nga Beogradi.Në Prill 2020, Kosova me KOSTT, Operatorin e saj të Sistemit të Transmisionit, deklaroi pavarësinë e saj nga operatori serb i transmetimit të energjisë Elektromreža Srbije përmes një votimi që u bë  nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të   Energjisë Elektrike, ENTSO, i cili hapi rrugë Kosovës për tu bërë një zonë e pavarur rregullatore  lidhur me energjinë elektrike. Në fakt marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nuk u prekën  nga ky akt por  ato filluan  të tensionohen kur Serbia akuzoi Prishtinën dhe Tiranën se po ndjekin  idenë e krijimit të një ‘ Shqipëri të Madhe’ nga pikëpamja e sektorit të energjisë.

23 DHJETOR  2015 – GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS RRËZON ASOSACIONIN E KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË

Asociacioni i Komunave Serbe, me akronimin ASK, e i quajtur edhe “zajednicë” nga eksponentët që e kundërshtojnë, lindi fillimisht në prill të vitit 2013. Dy vjet më pas, në 25 Gusht  2015, u nënshkruan parimet e përgjithshme si dhe elementet juridike e korniza ligjore nga të cilat do të karakterizohej kjo bashkësi komunash.Pas dy muajve, kjo marrëveshje ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Aty u konstatua se parimet nuk janë plotësisht në përputhje me kushtetutën.Që nga ajo ditë, as nuk u draftua një model tjetër, as nuk u zbatua marrëveshja ekzistuese. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe ishte kundërshtuar fuqishëm nga opozita e asaj kohe – LV-ja, AAK-ja dhe Nisma – të cilat kishin organizuar protesta, kishin mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime dhe e kishin bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës. E nxitur prej këtyre reagimeve, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, në tetor të viti 2015, kishte kërkuar nga Gjykatën Kushtetuese ta vlerësonte përputhshmërinë e kësaj marrëveshjeje me Kushtetutën e Kosovës.Në dhjetor të atij viti, Kushtetuesja kishte vlerësuar se parimet e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje nuk ishin frymën e kushtetutës.Gjykata kishte konstatuar se objektivat, organizimi strukturor, buxheti, mbështetja dhe dispozitat e përgjithshme të Asociacionit i tejkalonin standardet kushtetuese të Kosovës për vetëqeverisje lokale.Sipas vlerësimit të gjykatës, e drejta e nismave ligjore u garantohet ekskluzivisht presidentit të Republikës së Kosovës, Qeverisë, deputetëve të Kuvendit ose së paku dhjetë mijë qytetarëve. Në aktgjykimin e saj, gjithashtu, Kushtetuesja kishte konstatuar se Asociacioni nuk mund të kishte autoritet të plotë dhe ekskluziv për t’i promovuar interesat e komunitetit serb të Kosovës, në marrëdhëniet e tij me autoritetet qendrore

 

 14 JANAR 2017 – INCIDENTI I TRENIT BEOGRAD- MITROVICË

Incidenti i trenit Beograd-Mitrovicë ndodhi më 14 Janar 2017, kur një tren  që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë ndalua të hynte në Kosovë.  Lëvizja e trenit sipas autoriteteve serbe  synonte  të rivendoste lidhjen midis Serbisë dhe Kosovës, pas pothuajse dy dekada të ndërprerjes së transportit herkurudhor mes vendeve. Treni kishte një zbukurim të pikturuar në ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” i shkruar në 21 gjuhë të ndryshme, përfshirë shqipen.  Nga ana tjetër brendësia e trenit ishte zbukuruar me afreske nga manastiret e Kishës Ortodokse Serbe, të vendosura në Kosovë. Krijuesi i grafikës  mbi tren , Andrej Vasiljević, deklaronte se duke bërë një tren të tillë me këto vizatime, ai dëshironte që  t’i tregonte botës trashëgiminë kulturore serbe duke përdorur shprehitë artistike dhe t’ia bënte  të qartë të gjithëve se kujt i përket Kosova. Ai gjithashtu pohonte  se iniciativa e tij u mbështet nga qeveria serbe dhe kompania nacionale serbe e hekurudhave të pasagjerëve Srbija Voz. Më 14 Janar 2017,  ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se treni i lartpërmendur duhej të ndallohej që të hynte në Kosovë, për shkak të  parullave nacionaliste që mbarte mbi vete, të cilat nuk ishin në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Thaçi më vonë urdhëroi Ministrin e tij të Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë që të ndalonin me cdo kusht ardhjen e trenit në Kosovë. Nga ana e saj  qeveria e Kosovës vendosi ta ndërmerrte këtë veprim pasi të konsultohej me Bashkimin Europian (BE) por nga ana  e tyre BE  u përgjigj se ky  nuk ishte shqetësimi i tyre. Megjithatë treni u nis nga Beogradi në orën 4 të mëngjesit të datës  14  Janar 2017 duke synuar të mbërrinte në Mitrovicë, pas më shumë se 19 orësh udhëtim. Por  treni  u ndalua në Rashkë, stacioni I fundit hekurudhor përpara se të kalonte kufirin për në  Kosovë  dhe si rrjedhojë udhëtarët e trenit u transferuan nëpër autobusë, të cilët i transportuan deri në Mitrovicë, ndërsa treni u kthye në Beograd Për shkak të kësaj situate.Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thirri një  sesion të Këshillit të Sigurisë Kombëtare  të Serbisë, ku  akuzoi policinë e Kosovës për minimin e shinave dhe planifikimin e arrestimit të inxhinierit të trenit dhe të gjithë pasagjerëve të tij. Autoritetet serbe ndalimin e trenit e cilësuan si provokim nga ana e autoriteteve të Kosovës

3 MARS 2018 – ARRESTIMI I POLITKANIT SERB MARKO GJURIC NË KOSOVË

Më 3 Mars 2018 Forcat Speciale të Policisë së Kosovës  arrestojnë politikanin serb Marko Gjuriç  që po vizitonte Mitrovicën Veriore  . Megjithë ndalimin e hyrjes në Kosovë dhe paralajmërimet nga policia e Kosovës, Gjuriç vendosi të vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës.  Policia e Kosovës e armatosur dhe e ndjekur nga EULEX hyri në ambientet ku politikanët serbë vendorë po zhvillonin një takim dhe e arrestuan Gjuriçin, të cilit ishte ndaluar hyrja në Kosovë pasi inkuarjonte urrejtjen. Duke komentuar ngjarjen, ish-presidenti Vuçiç i quajti terroristë shtetërorë policët e Kosovës dhe që ata kishin marrë përsipër veriun e Kosovës

 

 16  TETOR 2018 – VRASJA E POLITIKANIT SERB NË KOSOVË  OLIVER IVANOVIC DHE NGRIRJA E BISEDIMEVE KOSOVË –SERBI ( 2018-2020)

Më 16 Tetor 2018 vritet në rrethana të paqarta në Mitrovocë të Kosovës Oliver Ivanović, (01.04.1953 – 16 .01.2018) ,  një politikan serb i Kosovës që u vra në rrethana të paqarta në Mitrovicë të Kosovës. Ai shërbeu si Sekretar Shtetëror i Ministrisë për Kosovë dhe Metohi nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe gjithashtu ishte anëtar i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi nga viti 2001 deri në vitin 2008. Në një intervistë katër ditë para atentatit, ai kishte pranuar se kishte frikë për sigurinë e tij Menjëherë pas kësaj ngjarje  ish-presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq caktoi një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ku e  dënoi atentatin, duke e përshkruar atë si një  akt terror.  Nga ana tjetër edhe qeveria e Kosovës e dënoi atentatin dhe duhet theksuar se kjo ishte vrasja e parë e një politikani serb që nga vrasja e ish-kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiq pesëmbëdhjetë vjet më parë, më 12 Mars 2003. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u qëllua para zyrës së tij ndërsa vrasja e tij  ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Vrasja e politikanit serb në Kosovë rindezi në mënyrë të ashpër tensionet mes Kosovës e Serbisë duke cuar në një ngrirje të bisedimeve mes Kosvës e Serbisë për një periudhë gati dy vjecare ( 2018-2020)

 

 6 NËNTOR 2018 – VENDOSJA E TAKSËS SË KOSOVËS PËR MALLARAT SERBE E BOSHJNAKE

Më 6 Nëntor 2018, qeveria e Kosovës njoftoi vendosjen e një takse prej 10% për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Arsyetimi zyrtar për tarifën e re ishin praktikat e padrejta tregtare dhe sjellja destruktive e këtyre dy vendeve që synonin Kosovën.Më 21 Nëntor 2018, Kosova njoftoi një rritje të nivelit të taksave deri në 100%. Kjo  politikë e re  nga ana e Kosovës ishte një përgjigje ndaj  përpjekjes së tretë të dështuar të Kosovës për tu anëtarësuar  në organizatën ndërkombëtare INTERPOL dhe për këtë rezultat zyrtarët kosovarë fajësuan palën serbe. Në ditën kur u njoftua votimi se Kosova nuk kishte mundur të pranohej në INTERPOL falë përpjekjeve penguese të Serbisë , ish zv kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës z. Enver Hoxhaj deklaroi  se Serbia  vazhdonte  fushatën e saj agresive kundër Kosovë dhe për të mbrojtur interesin  e saj jetësor, Qeveria e Kosovës nën drejtimin e z. Ramush Haradinaj (03.07.1968)  vendosi atë ditë që  të rriste tarifat  doganore për mallrat serbe deri në 100%.  Më 20 Janar 2020, Serbia dhe Kosova ranë dakord që të rivendosin për herë të parë fluturimet  ajrore midis kryeqyteteve të tyre,  pas më shumë se dy dekadave . Në bazë të kësaj marrëveshje do të  ishte  kompania Euroëings,  një filial i kompanisë ajrore Lufthansa, do të fluturojë midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo marrëveshje erdhi pas muajsh bisedimesh diplomatike nga Richard Grenell( 18.09.1966), ish -ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, i cili u emërua  me 05 Tetor 2019  si i Dërguari Special i SHBA për marrëdhëniet  e dialogun Serbi-Kosovë nga ish-Presidenti Donald Trump n. Ndërkohë falë ndërmjetësimit nga ana e SHBA më 1 Prill 2020, Kosova hoqi taksën 100% që kishte vendosur para sy vitesh kundrejt mallrave serbe e boshnjake

 

2018 – PROPOZIMI PËR SHKËMBIMIN E TERRITOREVE MES SERBISË E KOSOVËS 

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë  është një shkëmbim territorial i propozuar ndërmjet Serbisë dhe shtetit të Kosovës për të bërë që kufiri i tyre të kalojë përgjatë vijave etnike. Kjo ide fillimisht u refuzua nga komuniteti ndërkombëtar por përparimi i vogël i bërë nga negociatat Prishtinë-Beograd të mbështetura nga Bashkimi Europian  bëri që kjo ide të rimerrej në konsideratë në nivel të BE e SHBA.Shkëmbimi territorial në përgjithësi diskutohej si njw mundwsi pwr   transferimin e pjesws sw  Luginës së Preshevës të Serbisë,   ku ka njw shumicë etnike shqiptare  drejt Kosovë dhe kalimin e rajonit me shumicë etnike serbe të Kosovës Veriore  nw Serbi. Ideja pwr shkwmbim territoresh mes Serbisw e Kosovws  u propozua si njw mundwsi  për të zgjidhur potencialisht statusin aktual politik në rajon, i cili kishte ngecur  që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në mënyrë që të lehtësojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE. Kjo gjithashtu  shpresohej se mund të çonte në një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe një anëtarësim të mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB). Në vitin 2018, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaruan gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar një shkëmbim territorial mes dy vendeve. Komisioneri i atëhershëm Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn, pohoi se  asgjë nuk duhet të përjashtoheh në ate fazë, por u kërkoi të dy liderëve  që të siguroheshin se  çdo marrëveshje të mos destabilizonte rajonin më të gjerë.  Mirëpo, në vitin 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë ide, duke deklaruar si justifikim për këtë se kosovarët tashmë kishin vuajtur mjaft.  Megjithëse disa vende e mbështetën këtë ide nëse do të vinte si marrëveshje dypalëshe mes të dy vendeve   si psh Austria, Belgjika, Hungaria, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara një sërë vendesh e kundërshtuan fuqishëm atë si  Franca, Gjermania, Finalanda e Luksemburgu dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe shumë nga fqinjët e Kosovës dhe Serbisë si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut .

 

 6  TETOR 2019 – LËVIZJA VETËVENDOSJE FITON ZGJEDHJET NË KOSOVË

Pasi ish-kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës më 19 Korrik 2019, për shkak se ishte ftuar të paraqitej nga Gjykata  Speciale në Hagë e si rrjedhojë  në Kosovë u shpallën zgjedhjet e parakohshme. Rezultatet  e zgjedhjeve e nxorën  lëvizjen Vetëvendosja të Albin Kurtit subjektin e parë politik me 26% të votave,   duke e shpallur fitues të zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në 6 Tetor 2019.  Lëvizja Vetëvendosje  u pasua  me një rezultat të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK me rreth 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21% të votave. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e pranoi humbjen dhe tha se PDK përfundimisht do të shkojë në opozitë. Ndërsa Partia e Ramush Haradinajt , që ishte në koalicion me PSD, dorëheqja e të cilit nga posti i kryeministrit bëri që vendi të shkojë në zgjedhje, fitoi vetëm rreth 12%. Sfida e parë që e priti qeverinë e re ishte përballja në dialog me Serbinë, që po kërkohej me ngulm  nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë nga SHBA-së. Albin Kurti gjatë fushatës parazgjedhore  deklaroi se do të ishte ai vetë në pozicionin si kryeministër dhe jo Presidenti i Kosovës sic kishte ndodhur deri atëherë ,  që udhëhiqte dialogun me Serbinë, duke paralajmëruar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri në atë periudhë  në këtë dialog

 

 

3 QERSHOR 2020  ALBIN KURTI RRËZOHET NGA QEVERIA PËRMES NJË MOCIONI MOSBESIMI NË PARLAMENT

Albin Kurti së pari u zgjodh si Kryeministër i Kosovës më 3 Shkurt 2020 me 66 vota dhe 10 abstenime falë një koalicioni me Partinë Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK) , nën drejtimin e ish-kryetarit të saj Isa Mustafa. Lëvizja Vetëvendosje  i kishte fituat  zgjedhjet parlamentare të  6 Tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave duke dalë  forca e parë , ndërsa pas saj doli Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) me 24.5 për qind.   Dy partitë nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor para zgjedhjeve e për këtë arsye zhvilluan më pas  4 muaj negociata, ku Lëvizja Vetëvendosje mori postin e Kryeministrit ndërsa  Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK) do të merrte postin e Presidentit kur të bëheshin zgjedhjet e radhës .Qeveria e drejtuar nga z.Kurti u votua në Parlamentin e Kosovës më 3 Shkurt 2020. Por qeveria  u rrëzua më 3 Qershor 2020 me 82 vota pro  falë një Mocioni Mosbesimi , duke bërë që të qëndronte  qëndroi në pushtet vetëm  për 50 ditë. Mocioni për rrëzimin e Kurtit u ndërmor nga  Lidhja Demokratike e Kosovës( LDK), me të cilën Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ishte në koalicion qeverisës.LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Por në fakt arsyeja e vërtetë ishte rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikë për shkak të kundërshtimit  që z Kurti i kishte bërë propozime të SHBA lidhur me marrëdhëniet Kosovë –Serbi që ishin paraqitur nga Richard Grenell( 18.09.1966), ish -ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe i Dërguari Special i SHBA për marrëdhëniet  e dialogut Serbi-Kosovë. Në vend të tij u emërua si Kryeministër në detyrë z.Abdullah Hoti , atëherë Nënkryetar i Lëvizjes Demokratike të Kosovës ( LDK) që ishte shkarkuar më parë nga z.Albin Kurti kur kishte patur postin e zv.Kryeministrit në qeveri

 

4 SHTATOR 2020 – MARRËVESHJA e UASHINGTONIT SERBI – KOSOVË PËR NORMALIZIMIN  EKONOMIK ME NDËRMJETËSIMIN E SHBA

Më 4 Tetor 2019, Donald Trump emëroi Richard Grenell si të Dërguarin Special Presidencial për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë. Pas disa muajsh bisedimesh diplomatike, ku ai ndërmjetësoi  negociatat midis Serbisë dhe Kosovës mw 20 Janar  2020 tw dy vendet ranë dakord të rivendosnin fluturimet midis kryeqyteteve të tyre për herë të parë në më shumë se dy dekada. Në këtë kuadër u vendos të organizohej në Shtëpinë e Bardhë një Samit Serbi-Kosovë që  u planifikua të zhvillohej në datat 3 dhe 4 Shtator 2020. Në këtë samit u nënshkruan Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të njohura gjithashtu si Marrëveshjet e Uashingtonit, të cilat ishin dy dokumente të ndara, njëri prej të cilave u nënshkrua nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe tjetri nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić më 4 Shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington D.C, në prani të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Secili dokument titullohej “Normalizimi Ekonomik” dhe përmbante një seri angazhimesh. Marrëveshja përfshinte tranzit më të lirë të mallrave, duke përfshirë transportin hekurudhor dhe rrugor, ndërsa të dyja palët ranë dakord të punonin me Bankën Eksport – Import të Shteteve( EXIM) të Bashkuara dhe Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit ( ICF)  të SHBA-së dhe të bashkohen në Zonën Mini Schengen . Gjithashtu të dy vendet ranë dakort të fillonin lidhjet hekurudhore midis tyre si ishte linja Nish-Prishtinë dhe Prishtinë-Merdar dhe për të lidhur rrjetin hekurudhor Beograd-Prishtinë me një port detar të thellë në bregdetin e Detit Adriatik.  Të dy vendet përmes kësaj Marrëveshje ranë dakort të kryejnë një  studim  fizibiliteti  me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Energjisë në lidhje me ndarjen e Liqenit të Ujmanit apo Gazivodës , një burim i rëndësishëm ujor  e energjitik me shtirje prej 35 km , ku shtrihet kufiri midis dy shteteve. Përveç marrëveshjes ekonomike, Serbia ra dakord ta zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem duke filluar në Qershor 2021  ndërsa Izraeli dhe Kosova ranë dakord ta njohin reciprokisht njëra-tjetrën.. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Pasi u shfaqën pamjet e ceremonisë së nënshkrimit, disa analistë pretenduan se Vuçiç nuk ishte në dijeni të nenit të marrëveshjes  në lidhje me zhvendosjen e ambasadës serbe në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem..Sipas kushteve të marrëveshjeve të nënshkruara, për një periudhë prej një viti, Serbia do të pezullonte përpjekjet e saj duke inkurajuar shtetet e tjera që, as të mos njohin Kosovën dhe as ta tërheqin njohjen ekzistuese. Në kthim, Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare për të njëjtën periudhë kohore  . Marrëveshjet shtriheshin në fusha shumë të ndryshme ku përmbaheshin gjithashtu edhe  dispozita ku si Serbia ashtu edhe Kosova e përcaktonin  Hezbollahun si një organizatë terroriste apo mbështesin dekriminalizimin e homoseksualitetit në të gjithë botën!Në Marrëveshje parashikoheshin edhe angazhime për të gjetur dhe identifikuar personave të zhdukur nga Lufta e Kosovës 1998–99 dhe për të rehabilituar refugjatët. Shtetet e Bashkuara u premtuan të dy palëve hua të garantuara nga qeveria e SHBA-së për të financuar zhvillimet strategjike të infrastrukturës. Duke vepruar kështu, Serbia do të bëhej shteti i parë europiane dhe Kosova shteti i parë me shumicë myslimane, që kishin ambasada në Jeruzalem. Nga ana tjetër secila palë  premtoi se nuk do të blinte e instalonte  Rrjetin 5G nga rrjetet e tyre  të telefonisë celulare që u nënkuptua  si referencë ndaj kompanive kineze të tilla si Huaëei Technologies.Të dyja palët u zotuan të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë mbrojtjen edhe të drejtave të komuniteteve LGBT

 

KOSOVA  PËRMES   DATAVE QË KANĒ PRODHUAR  NGJARJE  ( 3 )

7 SHTATOR 2020- MARRËVESHJA SERBI – KOSOVË ME  NDËRMJETËSIMIN E BE

Nga ana tjetër më 7 Shtator 2020 , Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u takuan për bisedime në Bruksel të organizuara nga  BE nën kujdesin e Përfaqësuesit të BE për Politikën e  Jashtme të Përbashkët e të Sigurisë Josep Borrell . Në një konferencë shtypi pas bisedimeve Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, deklaroi se ishte bërë  përparim i plotë në fushat e bashkëpunimit ekonomik, personave të zhdukur dhe atyre të zhvendosur. Vuçiç dhe Hoti  u takuan në Bruksel më 28 Shtator 2020 ku  diskutuan  rregullimet për komunitetet pakic, zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronën dhe  përpjekjet drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse.

 

 05 NËNTOR 2020  ARRESTOHEN E DËRGOHEN NË HAGË PËR GJYKIM ISH LIDERËT E UCK,  HASHIM THACI, JAKUP KRASNIQI, KADRI VESELI, REXHEP  SELIMI

Pas shpalljes së aktakuzave nga Zyra e Prokurorit Special  në  4  Shtator 2020 ,  më 5 Nëntor 2020 Dhomat e Gjykatës Speciale  të Kosovës me seli në Hagë  vendosën arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit dhe deputetit të opozitës Vetëvendosje Rexhep Selimi, të cilit kishin qenë ndë  liderët  kryesorë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës- UCK.Akuza  cilësonte se ishin kryer krime lufte nga ana e këtyre individëve si arrestimi  dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtimi  mizor, torturë dhe vrasje, si dhe krime kundër njerëzimit si burgimi, , tortura, vrasje, zhdukje me forcë të personave të kryera  gjatë periudhës Marsi 1998 deri në Shtator 1999. Sipas aktakuzës  ndërmjet të tjerave  theksohej se mesin e viktimave kishte edhe shqiptarë që mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera të perceptuara si anti-UÇK.Në aktakuzë përmendej se krimet kishin ndodhur në disa  vendndodhje në Kosovë dhe në Cahan  të Kukësit në Shqipërinë e Veriut.  Sipas kësaj aktakuze dyshohej se këto krime  ishin kryer nga pjesëtarët e UÇK-së kundër personave civilë e të pambrojtur.

 

22 MARS 2021  ALBIN KURTI  RIZGJIDHET KRYEMINISTËR PAS FITORES NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 14 SHKURTIT

Më 22 , Mars 2021,  Parlamenti i Kosovws zgjodhi swrish Albin Kurti si kryeministër me 67 vota pro dhe 30 vota kundër .Kjo ndodhi pasi në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 vende nw  Kuvendin e Kosovws nga 29 tw tilla qw kishte fituar nw zgjedhjet e 6 Tetorit tw vititt 2019   . Nga ana tjetwr nw kwto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës( PDK) arriti tw fitonte 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës( LDK)  15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës( AAK) arriti tw fitonte deputetë. 20  vende  të garantuara u takojnë pakicave, 10 nga  to vetëm për serbët e Kosovës.Albin Kurti pas konstituimit të parlamentit të ri, u dekretua për ta formuar qeverinë nga ushtruesi i ri i detyrës së presidentit Glauk Konjufca, i cili vetëm disa orë më parë ishte zgjedhur  kryetar i kuvendit të Kosovës, duke zëvëndësuar kështu Vjosa Osmanin, e cila pretendon postin e presidentës së Kosovës.  Pwrsa  i përket dialogut me Serbinë Kurti pohoi  se do të ngrinte padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin qw Serbia kishte kryer nw Kosovw. Sipas tij tashmw  Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kompromiset që i janë kërkuar kanë qenë të dëmshme,  por  tashmë ato janw bërë me pakon e Ahtisarit.  si njw çmim qw u pagua për shpalljen e pavarësisë.  Nw kwtw kuadwr ai deklaroi se asnjë kompromis tjetër nuk mund tw  bwhet  e nuk do ta bwhet mw pasi orientimi i Kosovës është i qartë, ku aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi transatlantik  mbeten parwsore, Pwr Kurtin prioritet nw  dialogun me Serbinw mbetej zgjidhja e fatit të personave të zhdukur. pasi  nw Kosovw rezultojnw 1,640 persona të zhdukur ndwrkohw qw Serbia nuk ka dënuar askënd për këtë krim

 

20 SHTATOR 2021 – KRIZA E TARGAVE NË KOSOVË

E ashtuquajtur ‘kriza e targave’ mes Kosovës e Serbisë apo kriza në Kosovën Veriore, në kufi me Serbinë  ishte  një varg  protestash nga banorët serbë që banonin në këtë pjesë të Kosovës .Ato   u nxitën  nga vendimi i qeverisë së Kosovës ,të drejtuar nga Albin Kurti që kërkonte vendosjen e parimit të reciprocitetit në përdorimin e targave të makinës nga shtetasit e Kosovës  me origjinë shqiptare dhe ata serbë .Sipas këtij parimi që prej 17 Shkurtit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, Serbia nuk i njihte targat e makinave nga Kosova që mbanin mbishkrimin RKS , pasi ajo nuk e njihte këtë pavarësi dhe e konsideronte të përkohshëm kufirin mes Kosovës e Serbisë. Si rrjedhojë ajo kërkonte që qytetarët e Kosovës kur hynin në territorin serb me këto makina duhej të hiqnin targat me mbishkrimin RKS e të vendosnin targat me mbishkrimin e Republikës së Serbisë SRB. Nga ana tjetër deri në vitin 2011 , qeveria serbe lëshonte targa serbe me mbishkrimin SRB për makinat e banorëve serbë që banonin në veri të Kosovës  .Për këtë arsye qeveria e Kosovës kërkoi vendosjen e parimit të reciprocitetit .Kjo nënkuptonte  se individët  që kishin në pronësi automjete me targa serbe në Kosovë të lëshuar nga Serbia , kur hynin në territorin e Kosovës duhej të shkonin në një nga  qendrat për targat e qeverisë së Kosovës( psh Zvecan , Zubin Potok) , të cilat ndodheshin pranë pikave kufitare e ti zëvendësonin ato me targa që mbanin mbishkrimin RKS. Në raundin e negociatave Beograd-Prishtinë të vitit 2011, të ndërmjetësuara nga BE,  Serbia ra dakord që të ndalonte lëshimin e këtyre targave. Pjesë e marrëveshjes ishte që ato të ndërroheshin me targa të Republikës së Kosovës (RKS) ose me  targa neutrale që mbanin mbishkrimin (KS). Duhet theksuar se targat e makinave që mbanin mbishkrimin KS nuk mbanin asnjë simbol shtetëror të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë në vitin 2011 në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, Serbia lejoi në territorin e saj që të qarkullonin makinat me targat që mbanin mbishkrimin KS por jo targat RKS .Marrëveshja zgjati 5 vjet deri në vitin 2016, kur pritej që të gjendej një zgjidhje më e mirë. Të njëjtat kushte u rinovuan më 14 Shtator 2016 dhe ishin të vlefshme deri më 14 Shtator 2021. Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës( LDK) nën drejtimin e ish-kryeministrit Abdullah Hoti, hoqi shumë masa reciprociteti në Qershor të vitit 2020. Zoti Hoti deklaroi se kjo u bë nën presionin e SHBA-së dhe BE-së si pjesë e heqjes së  barrierave për dialogun dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik të 4 Shtatorit 2020. Ndërkohë pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2021, qeveria rinovoi masat e reciprocitetit. Nga ana tjetër pas 14 Shtatorit 2021, kushtet mbetën të njëjta, por ndalimi i targave të Serbisë  në Kosovë u bë publik nga qeveria e Kosovës më 20 Shtator 2021. Ky veprim i qeverisë Kurti solli si pasojë protesta të organizuara nga serbët e Kosovës kundër qeverisë së Kosovës.  Serbët bllokuan  rrugët që të çonin në dy pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, afër Jarinjës dhe Bërnjakut, me automjete dhe barrikada të përforcuara me zhavorr dhe flinin pranë vendeve të protestës në tenda të improvizuara.   Ndërkohë  më 25 Shtator 2021  u dogjën dy qendra qeveritare të regjistrimit të automjeteve në Zveçan dhe Zubin Potok . Protestat shkaktuan përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të cilat ishin përmirësuar  deri në atë periudhë dhe çuan në një gadishmëri të  ushtrisë serbe. Fuqitë ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Europian dhe NATO, bënë thirrje për de-përshkallëzimin, ndërsa Rusia kritikoi Kosovën.

 

30 SHTATOR 2021  MARRËVESHJA NË BRUKSEL PËR CËSHTJEN E TARGAVE

Falë ndërmjetësimit që u bë  nga Përfaqësuesi i Bashkimit Europian (BE) për Dialogun Serbi-Kosovë, Mirosllav Lajçak më 30 Shtator 2021 u arrit një marrëveshjes mes dy vendeve ku më 2 Tetor 2021 policia speciale e Kosovës u tërhoq nga zonat në veri të Kosovës ndërsa  protestuesit serbë  hoqën barrikadat dhe liruan trafikun. Si rrjedhojë e kësaj marrëveshje  targat e makinave  me mbishkrimin KS, që ende përdoreshin  nga disa vetura u shfuqizuan edhe nga qeveria e Kosovës dhe kjo preku disa nga pronarët e tyre, të cilët shpesh duhej të udhëtonin përtej kufirit Kosovë-Serbi. I gjithë konflikti mes Kosovës e Serbisë lidhur me   ndalimin e përdorimit të targave të makinave me mbishkrimin SRB nga popullsia serbe në Kosovë  kishte qenë pasqyrimi i politikës së dikurshme të qeverisë serbe që ndaloi targat e Republikës së Kosovës (RKS).  Ndalimi nga ana e qeverisë së Kosvës  thuhej se kishte prekur rreth 9,500 automjete me targa serbe në veri të Kosovës, të cilat do të duhej të mbanin targa të përhershme kosovare.  Pas marrëveshjes Serbi-Kosovë që u arrit në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE  ishte menduar të bëhej dicka e tillë në këtëë drejtim por ato angazhime nuk u zbatuan . Si rrjedhojë automjetet me targa të Kosovës që mbanin mbishkrimin (RKS) kur hynin në Serbi duhej t’i ndërronin  ato me targa të përkohshme serbe që ishin të vlefshme për 60 ditë e kushtonin 5 Euro. Ndërsa automjetet që mbanin targa  me mbishkrime serbe ( SRB) në Kosovë ,  duhej ti hiqnjn ato kur hynin në Kosovë  dhe të vendosnin targa kosovare ( RKS) në një qendër qeveritare për regjistrimin e automjeteve pranë pikave të kalimit kufitar Serbi-Kosovë.  Marrëveshja e arritur në Bruksel më 30 Shtator 2021 parashikonte një zgjidhje të përkohshme. Kjo zgjidhje nënkuptonte që të mbuloheshin me një sticker ngjitës prej letre simbolet kombëtare të Kosovës  RKS në makinat me targa kosovare kur ato hynin  për në Serbi, ashtu sikurse duhej  të mbulohen simbolet kombëtare të Serbisë SRB në makinat me targa serbe që hynin në Kosovë.Për këtë qëllim u ngrit një grup pune  që u takuan për herë të parë më 21 Tetor 2021 në Bruksel  të gjenin një zgjidhje të përhershme në përputhje me standardet e BE-së. Brenda 6 muajve, negociatorët dhe delegacionet duhej të paraqisnin propozimet e tyre për zgjidhjen e përhershme. Më 21 Prill 2022, kur supozohej se ishte gjetur zgjidhja, ky  regjimi i përkohshën  u zgjat më tej . Kosova pohonte se duhet ndjekur reciprociteti në çdo marrëveshje të mundshme, ndërsa Serbia e mohonte këtë pasi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. BE kërkoi që një marrëveshje të gjendej shpejt, megjithë kalimin e afatit.

 

 

 

31 KORRIK 2022-  TENSIONET SERBI-KOSOVË PËR VLEFSHMËRINË E DOKUMENTAVE TË MAKINAVE TË SERBËVE TË KOSOVËS

 

Më 31 Korrik 2022  u shfaqën sërish tensionet  në veri të Kosovës, të cilat rezultuan në bllokimin e rrugës nga serbët e Kosovës afër pikës kufitare Jarinje (që gjendet në komunën e Leposaviqit). Tensioni erdhi për shkak se me 1 Gusht 2022  skadonte afati i periudhës së vlefshmërisë njëmbëdhjetëvjeçare të dokumenteve  të makinave që përdornin serbët në veri të Kosvës , të cilët  mbanin ende makina me dokumenta e targa të lëshuara nga Serbia.Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 Gusht 2008 ,në ndërmjetësimin e BE në vitin 2011 u nënshkrua një Marrëveshje mes Kosovës e  Serbisë që parashikonte  se këto makina ti ndryshonin targat me mbishkrimin SRB dhe  si shenjë kompromisi të vendosnin një targë me mbishkrimin KS ,por nuk mund të vendosej RKS pasi serbët nuk e njihnin Republikën e Kosovës .Marrëveshja u zgjat për 5 vjet  deri  në vitin 2016 ( 2011-2016) dhe skadoi në vitin 2021, pas së cilës ndodhi  sërisj një krizë që përfundoi me Marreëveshjen e 30 Shtatorit 2021  që i dha fund ndalimit të targave të Kosovës me mbishkrimin RKS  në Serbi . Por pasi qeveria e Kosovës shpalli njoftimin se  shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë duhet të  marrin dokumenta për  hyrjen dhe daljen e e tyre nga kufiri , ata reaguan me forcë duke ngritur sërish  më 31 Korrik 2022 , një sërë  barrikadash në veri të Kosovës . Ato u hoqën  më 2 Gusht 2022   pasi Kosova njoftoi se do të shtynte për një afat ndalimin e targave të makinave me mbishkrikimin SRB që ishin lëshuar nga Serbia për banorët serbë që banonin në veri të Kosovës. Gjatw muajit Gusht 2022 u zhvilluan negociata të pasuksesshme për cwshtjen e targave, megjithëse u zgjidh mosmarrëveshja lidhur me  dokumentat e identitetit të lëshuara nga të dy vendet. Në këtë kuadër, nw Shtator 2022 ,  u propozua një marrëveshje nga Jens Plötner , Këshilltari i Kancelarit Olaf Scholtz dhe  Emmanuel Bonne, Kwshilltari i Presidentit Emanuel Makron , e cila iu dwrgua Presidentit tw Serbisw Aleksandar Vuçi , presidentit të Serbisë, dhe Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, Shtator 2022, edhe pse ende nuk është bërë përparim në lidhje me marrëveshjen e propozuar.Kurti nuk pranoi të shtyjë afatin për targat dhe në vend të kësaj njoftoi një zbatim me faza që do të zgjaste deri në Prill 2023.

 

27 GUSHT 2022- MARRËVESHJA PËR KARTAT E IDENTITETIT

Më 27 Gusht 2022, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës zgjidhi mosmarrëveshjen lidhur me dokumentet e identifikimit. Serbia u pajtua të heqë dokumentet e hyrjes dhe daljes për mbajtësit e  qytetarwve qw mbanin  karta ID tw  Kosovës, ndërsa Kosova u zotua të përmbahet nga zbatimi i masave të tilla për mbajtësit e kartave ID nga ana e qytetarwbe serbë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se çështja e kartave të identitetit ishte një problem i vogël  por ajo e targave ishte shumë më e komplikuar. Marrëveshja, e cila u nënshkrua më 27 Gusht, filloi të zbatohej më 1 Shtator 2022. Ndwrkohw  Ana Brnabiq, kryeministrja e Serbisë vizitoi më 5 Shtator 2022 Mitrovicën e Veriut ku u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe. Gjatë fjalës së saj, ajo deklaroi se do të ishte e gatshme të  bënte kompromis në interes të paqes dhe stabiliteti . Në të njëjtën ditë, Emmanuel Macron, presidenti i Francës dhe Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, i kërkuan Vuçiqit dhe Kurtit që të hiqnin dorw nga  kundwrshtimet e tyre  në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë .Në një fjalim në Asamblenë Kombëtare të Serbisë më 13 Shtator 2022, Vuçiq deklaroi se për Kosovën duhet të ofrohet një zgjidhje realiste, por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e saj.  Nga ana tjetwr mw 19 Shtator 2022 u bw e ditur një marrëveshje  qw iu dha palws serbe e kosovare nga  Mirosllav Lajčák, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, bashkëpunëtorë të Scholz dhe Macron respektivisht, u zbulua më 19 shtator. 2022  .Më 20 Shtator 2022 NATO njoftoi se do të dërgonte më shumë forca të KFOR-it në rast të tensioneve të reja.Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka konfirmuar më 21 shtator se Në fillim të tetorit, Kosova dhe Serbia konfirmuan ekzistencën e marrëveshjes së propozuar.Vuçiq tha se sipas marrëveshjes së propozuar, Kosova do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia në këmbim do të merrte një anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.  Por të tjerë e kundërshtoi këtë pretendim dhe në vend të kësaj pretendoi se marrëveshja përfshin “zhvillimin e marrëdhënieve të mira mbi bazën e të drejtave të barabarta, njohjen e simboleve kombëtare, aranzhimin e veçantë për komunitetin serb dhe kishën ortodokse serbe në Kosovë, thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, një marrëveshje për të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Osmani tha se marrëveshja e propozuar është “bazë e mirë për bisedime”, por se “asnjëherë nuk kemi thënë se dokumenti si i tillë pa asnjë ndryshim mund të jetë i pranueshëm për Kosovën”. Gabriel Escobar, i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, deklaroi më 20 Tetor 2022  se Kosova duhet të shtyjë afatin. Më 27 Tetor 2022 Nënrrie  Goran Rakiq , Kryetar i Listës Serbe takua me Vuçiqin më 27 Tetor. Gjatë një konference për shtyp, Rakiq tha se  nëse Kosova fillon të zbatojë konfiskimin e automjeteve dhe targave, ne do të përdorim të gjitha mjetet kundër saj  por siguroi se   do tw pwrdoren vetwm mjete demokratike dhe paqësore” Kryenministri i Kosovës Albin Kurti nuk pranoi të shtynte afatin, edhe pse më 28 Tetor ai njoftoi zbatimin me faza të cështjes  të targave deri më 21 Prill 2023.   Ai gjithashtu shtoi se veturat me targa me mbishkrimin SRB që janë lëshuar nga Serbia për banorët serbë të Kosovës ,  do ti nënshtrohen një  procesi me 3 faza kohore për ndryshimin e targave të tyre.Ky process ishte parashikuar të zgjaste deri më 21 Prill 2023. Këto faza ishin si vijon 1) Në fazën e parë përdoruesit e këtyre makinave vetëm do të këshillohen,  2)Në fazën e dytë parashikohet  gjobitja e tyre nëse ata nuk  i kanë ndryshuar targat dhe 3) Në fazën tretë parashikohej vetëm detyrimi  që ata  të vendosin targat me mbishkrimin RKS në veturat e tyre kur të hynin  apo qarkullonin në territorin e Kosovës”.

 

15 NËNTOR 2022-ALBIN KURTI NJOFTON ZBATIMIN ME FAZA DERI NË PRILL 2023 TË PROCESIT TË TARGAVE TË MAKINAVE TË QYTETARËBE SERBË TË KOSOVËS- PARIMI I RECIPROCITETIT

Kosova dhe Serbia negociuan sërish në Nëntor 2022 për të gjetur një marrëveshje që  synonte  të zgjaste më tej afatin për përdorimin e  targave të lëshuara nga Serbia  me mbishkrimin SRB , për të gjithë banorët serbë  në veri të Kosovë .Kjo ishte e rëndësishme pasi sipas marrëveshjes së mëparshme të gjitha makinat e serbëve  të Kosovës,  që  mbanin  targa të  lëshuara nga Serbia  me mbishkrimin SRB , do të konsideroheshin si  makina të paregjistruara pas 1 Nëntorit.2022.Por  kryeministri i Kosovës Albun.Kurti nuk pranoi të shtyjë afatin për targat  përtej 1 Nëntorit 2022 dhe në vend të kësaj njoftoi një zbatim me faza që do të zgjaste deri në Prill 2023  . Këto faza ishin si vijon 1) Në fazën e parë përdoruesit e këtyre makinave që mbanin targat me mbishkrimin SRB në Kosovë vetëm do të këshilloheshin,  2)Në fazën e dytë parashikohej  gjobitja e tyre nëse ata nuk  i kishin ndryshuar targat dhe 3) Në fazën tretë parashikohej vetëm detyrimi  që ata  të vendosin targat me mbishkrimin RKS në veturat e tyre kur të hynin përkohësisht  apo qarkullonin  përgjithmonë në territorin e Kosovës”.Faza e parë e këtij plani nga ana e qeverisë së Kosovës filloi në  1 Nëntor 2022. Një ditë  më pa s,  më 2  Nëntor 2022  Nenad Gjuriq, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë për veriun e Kosovës, deklaroi se policia në veri të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin për  të riregjistruar  ato targa që janë lëshuar dikur nga Serbia me mbishkrimin SRB dhe për ti zëvendësuar me targa që mbajnë mbishkrimin RKS

Më 5 Nëntor 2022, qindra policë serbë të Kosovës, kryetarë komunash, gjyqtarë dhe deputetë të Listës Serbe u tërhoqën nga institucionet qeveritare në shenjë proteste. Në përgjigje këtij veprimi Kryeministri i Kosovës Albin  Kurti, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme e të Sigurisë Joseph Borrell dhe Christopher R. Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, deklaruan se tërheqja e tyre  nuk është zgjidhja e krizë. Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic  akuzoi Kurtin për injorim të Marrëveshjes së Brukselit të 30 Shtatorit 2021 e 27 Gushtit 2022 ndërkohë që Kurti kishte deklarua se Asociacioni i Komunave Serbe  nuk ekziston. Më 6 Nëntor 2022, në Mitrovicën e Veriut u mbajt një protestë e organizuar nga Lista Serbe dhe dorëheqjet masive të serbëve të Kosovës  nga institucionet vazhduan . Si rrjedhojë Kurti akuzoi Serbinë se po tentonte të destabilizonte Kosovën ndërsa NATO shtoi numrin e  trupave paqeruajtëse të KFOR-it . Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u takuan më 11 Nëntor 2022  në Paris  me  Presidentin francez Emanuel Macron dhe Përfaqësuesin e  Lartë  të BE për Politikën e Jashtme e të Sigurisë Joseph Borrell Borrell për të negocuar një marrëveshje në lidhje me këtë krizë . Nga ana e tij Borrell  pohoi  se Kurti dhe Vuçiq nuk e refuzuan marrëveshjen e propozuar por theksoi serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet qeveritare, ndërsa  kërkoi për Kryeministrin Kurti që të  formonte Asociacionin e Komunave Serbe sic ishte parashikuar në Marrëveshjen  Kosovë-Serbi.  Në vijim të këtyre përpjekjeve për zgjidhjen e kësaj krize,  Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë  Aleksandët Vuçiq u takuan  më 21 Nëntor 2022  sërish me Lajčák dhe Borrell për të diskutuar rreth cështjes së zbatimit të parimit të reciprocitetit në fushën e targave të makinës . Nga ana e tij Kurti njoftoi se  ishte   pranuar propozimin e SHBA-së për shtyrjen e aplikimit të masës për ndëshkimin e pronarëve të veturave që nuk kanë ndërruar  për dy ditë targat e lëshuara nga Serbia . Me datë 22 Nëntor 2022  zhvillua një seri tjetër bisedimesh gjatë të cilave u arrit marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Borrell deklaroi se Kosova dhe Serbia tani duhet të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve të tyr  ndërsa Petkoviç, i cili ishte një nga negociatorët, deklaroi se targat që janë lëshuar nga Serbia do të vazhdojnë të përdoren në veri të Kosovës. Në të njëjtën ditë, dy protesta antiqeveritare u mbajtën në Mitrovicën e Veriut dhe në Graçanicë të Kosovës nga ana e banorëve serbë

 

10 DHJETOR 2022-  RIFILLOJNË TENSIONET SERBI-KOSOVË NË VERI TË KOSOVËS

Gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 Dhjetor, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani morën një version të përditësuar të marrëveshjes së propozuar nga ana e BE për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Nga ana tjetër  Osmani zyrtarisht njoftoi se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Dhjetor të vitit 2022. Por Presidenti i  Serbisë Aleksandër Vuçiç e kundërshtoi këtë vendim pasi  pretendonte se në këtë mënyrë Kosova  po shkelte  Marrëveshjen e Uashingtonit për Normalizim Ekonimik të 4 Shtatorit 2020 që parashikonte se Kosova  do të pezullonte përkohësisht aplikimet e reja për anëtarësime në organizata të ndryshme. Nga ana tjetër  më 8 dhjetor,   Serbia deklaroi se do të konsideronte dislokimin e 1000 forcave ushtarake serbe në Kosovë, duke përmendur përmbajtjen e Nenit 4 dhe Aneksit 2, Nenin 6 të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të pretendimeve se Njësia Rajonale e Mbështetjes Operative (ROSU) të Kosovës dyshohej se kishte kryer bastisje në  Mitrovicën e Veriut . Ndërkohë më  vijim të zbatimit të planit  me 3 faza të qeverisë së Kosovës për të zgjidhur cështjen e targave të makinave të lëshura nga Serbia me mbishkrimin SRB  për banorët serbë të Kosovës, më 10 Dhjetor 2022 ata ngritën sërish barrikada në shenjë proteste . Në Serbi, grupet e ekstremit të djathtë organizuan protesta në mbështetje të serbëve të Kosovës.  Në vijim  Kosova paraqiti më 14 Dhjetor 2022  aplikimin  pranë BE për të kërkuar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian . I Dwrguar amerikan pw Dialogun Kosovw- Serbi   Emanuel  Escobar deklaroi më 13 Dhjetor 2022 se Shtetet e Bashkuara janë kundër dërgimit të forcave ushtarake nga Serbia në Kosovë por Serbia  kwmbwnguli dhe mw 16 Dhjetor  2002 i dërgoi një kërkesë KFOR-it për vendosjen e 1,000 forcave ushtarake dhe policore serbe nw veri tw Kosovws cka nuk u pranua  Serbët e Kosovës organizuan një protestë masive pranë Zveçanit më 22 dhjetor. Një numër barrikadash filluan të formoheshin pas arrestimit të Dejan Pantiqit, një ish-oficer policie me përkatësi etnike serbe, në të njëjtën ditë.  Pwr kwtw u ngritwn barrikada në Leposaviq dhe Zveçan dhe se sirenat e sulmit ajror janë ndezur gjithashtu. Policia e Kosovës më pas njoftoi se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak do të mbyllen Në protestë, Rakiq kërkoi nga qeveria që  të lirojë të gjithë serbët e arrestuar dhe të tërheqë Policinë e Kosovës nga veriu i Kosovës”. Një e shtënë ka ndodhur më 25 Dhjetor në Zubin Potok pasi Policia e Kosovës dyshohet se ka tentuar të heqë barrikadat nga një rrugë aty pranë  Policia e Kosovës e mohoi këtë, megjithatë KFOR-i konfirmoi se disa të shtëna kanë ndodhur pranë patrullave të tyre.Menjëherë pas kësaj, u formuan më shumë barrikada pranë Mitrovicës Veriore dhe pikës kufitare Merdare, ndërsa Millosh Vuçeviq, ministri i mbrojtjes i Serbisë, njoftoi se forcat e ushtrisë serbe ishin vendosur “në nivelin më të lartë të gatishmërisë”, me urdhër të Vuçiqit.Qeveria e Kosovës për shkak të barrikadave mbylli pikën kufitare Merdare më 28 Dhjetor 2022 .Një ditë më vonë, serbët e Kosovës ranë dakord të fillonin çmontimin e barrikadave pas një marrëveshjeje që u arrit një ditë më parë  dhe ato u hoqën deri më 30 Menjëherë pas kësaj, Hill dhe Vuçiq njoftuan se negociatat në lidhje me marrëveshjen e propozuar do të fillojnë në mes të Janarit 2023

 

10 DHJETOR 2022  SHTYRJA E DATË SË ZGJEDHJEVE SË PARAKOHSHME VENDORE  NË  VERI TË  KOSOVËS

Për shkak të dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës ( Mitrovicë e Veriut, Leposovic, Zubin Potok e Zvecan),   si shenjë proteste ndaj zbatimit të planit me faza të qeverisë së Kosovës për cështjen e targave, u krijuan një situatë që kishte nevojë për zgjedhje të parakoshme . Fillimisht Komisioni  Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë parashikoi që ato të zhvilloheshin  me 18 Dhjetor 2022  si datë për zgjedhjen e kryetarëve e me 25 Dhjetor 2022  për zgjedhjen e anëtarëve të asambleve komunale apo këshillave bashkiakë  Por për shkak të situatës së tensionuar e presionit të komunitetit ndërkombëtar për të shtensionuar situatën  , presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me një dekret të datës 10 Dhjetor 2022 vendosi që këto zgjedhje të shtyhen për 23 Prill 2023 që tu jepte mundësi komuniteteve serbe të qetësonin situatën . Nga ana tjetër situatën për zgjedhjen e kishte tensionuar edhe arrestimi më 10  Dhjetor i një ish – polici serb  me emrin Dejan Pantiq i cili akuzohej se kishte sulmuar zyrat zgjedhore në veri të vendit.  Si rezultat banorët serbë kishin bllokuar rrugët në  Rudarë e  Leposaviq.Për të shmanguar situatën e tesionit , qeveria e Kosovës vendosi të shtyhë zhvillimin e këtyre zgjedhjeve në 23 Prill 2023

 

19 MARS 2023  NËNSHKRUHET NË OHËR MARRËVESHJA KOSOVË – SERBI MBI ANEKSIN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES SË 19 PRILLIT 2013

Pasi Kosova e Serbia kishin rënë dakort në parim më 27 Shkurt 2023 në  Bruksel përt një Aneks zbatimi të marrëveshjes së tyre,  m,ë 19 Mars 2023 pas orëve të gjata negocimi Kosova dhe Serbia ranë dakort në Ohër   me  Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim të Marrëdhënieve  të 19 Prillit 2013 .  Aneksi që u aprovua me një deklaratë të Bashkimit Europian që ndërmjetësoi nënshkrimin e saj Aneksi është shtojcë integrale e marrëveshjes bazë dhe parashikon që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë aneks, dhe të implementojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ajo. Marrëveshja dhe ky aneks po ashtu për palët bëhen pjesë kyçe e proceseve të integrimit europianMenjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, BE-ja do të niste procesin për të amandamentuar Kapitullin 35  të negocoatave për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks.  Nga ana tjetër Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normaliziin e Marrëdhënieve  do të reflektonte  obligimet e reja të Kosovës që buronin nga Marrëveshja dhe Aneks Gjithashtu në nenin  7 të marrëveshjes bazë për vet menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuesePër të mbikëqyrur zbatimin e aneksit do të themelohet një Komitet i përbashkët Monitorimi 30 ditësh.Palët u zotuan ta zbatojnë aneksin pa ndikimin dhe pengimin e njëra tjetrës, derisa aneksi të përmbyllet ndërkohë që palët u paralajmëruan se në  rast moszbatimi kjo do ndikonte në  proceset e tyre  integruese  në Bashkimin Europian

23 PRILL 2023  ZHVILLOHEN ZGJEDHJET NË KOSOVË  SERBËT BOJKOTOJNË

Zgjedhjet e parakoshme vendore që u zhvilluan më 23 Prill 2023  për kryetarët e komunave dhe asambletë komunale apo këshillat bashkikaë në komunat me shumicë të popullisë serbe të Mitrovicë të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit u bojkutuan nga votuesit serbë që përbën gati 97 % të numrit të votuesve në këto komuna .Partia më e madhe serbëve të Kosovës, Lista Srpska, e deklaroi se nuk do të merrte  pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje zgjedhësve që t’i bojkotonin ato. Por edhe Partia e Serbëve të Kosovës, që fillimisht ishte regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, në momentet e fundit, hoqi dorë nga pjesëmarrja, për shkak  sipa saj të mungesës së kushteve të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve.Në këto zgjedhje ishin në garë 10 kandidatë prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb.  Si rezulta i këtij bojkoti morën pjesë në zgjedhje vetëm 3 % evotueseve që ishin kryesisht nga popullsia shqiptare në këto zona dhe 3 nga komunat u fituan nga kandidatët shqiptarë që ishin në garë për to, Rezulati ngjalli sërisht një reagim të ashpër nga komuniteti serb në veri të Kosovës dhe partitë që përfaqësonin ndërsa autoritetet e Republikës së Serbisë e quajtën këtë proces një “pushtim të butë “ nga ana e autoriteteve shqiptare të Kosovës të zonave në veri të Kosovës

 

19 MAJ 2023  KRYETARËT E ZGJEDHUR TË KOMUNAVE PARAQITEN NË DETYRE – RINIS TENSIONI SERBI-KOSOVË

Nga data 19-26 Maj u zhvilluan betimi dhe marrja e detyrës nga kryetarët e porsazgjedhur në zgjedhjet e parakohshme të 23 Prillit 2023 në komunat me shumicë të popullisë serbe të Mitrovicë të Veriut ( Erdem Atiq), Leposaviqit ( Lulzim Hetemi) , Zubin Potokut( Izmir Zeqiri) dhe Zveçanit.( Ilir Peci) Ky proces solli një  reagim të ashpër nga pala serve ku banorët atje u përleshën me forcat e Policisë së Kosovës e të KFOR-it ku si rezultat u plagosën shumë  policëe scivilë nga të dy palët. Si rrjedhojë godinat e komunave u sulmuan dhe u morën në ruajtje nga policia e Kosovës ndëras kryetarët e rinj e bënë betimin në  godina shkollote .Ngjarja riktheu në mënyrë të ashpër tensionin mes Kosovës e  Serbisë dhe komuniteti ndërkombëtar reagoi duke e quajtur një veprim të nxituar nga ana e qeverisë së Kosovës këtë proces pasi nuk kontribuinte në qetësimin e situatës . Pas presioneve të shumta të diplomacisë ndërkombëtare vecanërisht me kryeministrin Albin Kurti u kërkua që të zbatohej një Plan me Tri Pika që parashikonte shtensionimin e situatës . Plani parashikonte 1) Largimin e trupave të policisë së Kosovës nga godinat e në komunat me shumicë të popullisë serbe të Mitrovicë të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit  që ishin në mbrojtje të kryetarëve që aspoa kishin marrë detyrën2)  Zhvillimin e zgjedhjeve të reja në këto zona brenda një afati të arsyeshëm pasi të krijioheshin kushtet e nevojshme 3) Përshpejtimi i përpjekjeve nga ana e qebverisë së Kosovës për krijimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Nga ana tjetër për palën serbe u kërkua që ajo të inkurajontes serbët të merrin pjesë në zgjedhje të mos bojkotonin  institucionet e Kosovës. Si rrjedhojë që prej 27 Majit 2023 ka një aktivitet të dendura diplomatik për zgjidhjen e kësaj situate e cila mund të cënojë stabilitetin afatgjatë rajonal

No Comments

Post A Comment