MCA-PRESS | Pëlhura e Penelopes dhe Gjykata
2025
post-template-default,single,single-post,postid-2025,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Pëlhura e Penelopes dhe Gjykata

Data 20 e dhjetorit 2022, ishte dita kur Partia Demokratike (njohur ndryshe si grupimi i Enkelejd Alibeaj-t) u përfaqësua në gjykatën e Apelit Tiranë nga Av.Rezart Kthupi, lidhur me cështjen e rregjistrimit të zgjedhjeve të vitit 2021. Një seancë që si pararendëset e saj ndoqi rrjedhën e shtyrjes klasike të kësaj ceshtjeje, tepër të debatuar në opinionin publik në Shqipëri por jo vetem.

Si gazetar i inetresuar ne kete fushe, edhe une si te tjerët kolegë isha pjesë e saj.

Por çfare ka ndodhur realisht me këtë gjykim tepër të përfolur dhe përse ky gjykim tirret dhe prishet vazhimisht, si Pëlhura e Penelopës.

Në seancen e kësaj date, avokati i palës pasi paraqiti në hyrje të gjykimit prokurën e përfaqësimit të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i grupimit Z.Gazment Bardhi,ende pa u celur mirë  kërkoi shtyrje të saj me një afat minimalist dy ditor , ndryshe  nga avokatë të tjerë përfaqësues, dhe sipas tij kjo me arsyetimin për tu njohur me dokumentacione qe ishin depozitur dorazi nga kundërshtarët e grupimit tjetër politik të PD, dhe mund të mos figuronin në dosje.

Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme,thjesht procedure.Pas tërheqjes së  trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Irida Kacerja për marrjen e vendimit,salla zhurmoi nga hamendësimet gazetareske si të vetmit pjesmarrës aktiv në këtë gjykim ,ku disa të shtyrë  nga kureshtja disa nga padurimi dhe te tjere per te raportuar ndonje skup te lajmit, bombarduan me pyetje avokatin Kthupi ,me ato pyetjet e zakonshme me  ku, pse çfarë dhe…dikush duke thirrur Eureka..,a thua se u zbulua ndonje planet tjeter.

Qetësia mbizotëroi kur trupi gjykues u fut për të dhënë vendimin.Zëri i mekur dhe i dobët i gjyqtares qe mezi degjohej në fundin e salles,  shqiptoi shtyrjen me dy ditë te seances. Por  vendimmarrja çuditi të gjithë të pranishmit, madje dhe vetë avokatin e pales pasi  në seancën e rradhës duhej që avokati te paraqitej me një autorizim te nënshkruar nga nënkryetari i grupimit dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, kjo sipas gjyqtares  parashikuar nga neni 56 i statutit te Partisë Demokratike.Përplasja e cekicit i dha fund  i dha fund kesaj dite,duke lënë gojëhapur edhe vetë avokatin Kthupi.

Dy dite me vone në daten 22.10 2022, gjykimi perseri u shty pasi Partia Demokratike  sipas nje shkrese te Z.Gazment Bardhi kerkoi përjashtimin e Gjyqtares Irida Kacerja.

Për pak kohe fillova të shfletoj  pikerisht atë që kërkoi Gjykata, nenin 56 te statutit të Partisë Demokratike, duke menduar edhe une si te tjetrët kolege,madje dhe si avokat Kthupi, per ndonje “lajthitje te mundëshme” te gjyqtares Kacerja, pasi tradicionalisht në seanca ,jemi mësuar të shohim vetëm paraqitjen e prokurës nga mbrojtësit dhe gykimi vazhdon…

Sikundër unë lexova, por edhe për ju që lexoni këto rradhe, po ju bëj me dije pikërisht kërkesën ligjore ku gjykata u bazua ,e cila citon :

Neni 56
Nënkryetarët e Partisë

  1. Nënkryetarët e PDSH-së zgjidhen sipas përcaktimeve të këtij Statuti.
    Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj), Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.
    3. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.

 

Referuar informacioneve të mëparëshme të kërkuara ne dt.27.01.2021 nga GIR(Grupimi i Reportereve Investigative) dhe të marra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ,kjo Gjykate është shprehur se:…”nga verifikimet e kryera në Regjistrin e Partive Politike,rezulton se me vendimin Nr.10 date 13.07.2021 te kesaj Gjykate është vendosur :

Pranimi i kërkesës

Depozitimi i akteve si më poshtë:

Regjistrimin e ndryshimit ne regjistrin e Partive Politike ,pranë Gjykates se Shkallës së Parë Tiranë duke pasqyruar zgjedhjen e Z.Lulzim Basha si Kryetar i Partise Demokratike për një mandat prej 4 vitesh.

Pasqyrimin në regjistrin e Partive politike të Statutit të miratuar nga Kuvendi Kombetar në dt.29.04.2018 etj etj …dhe me poshtë shkresa  vijon :

…çështja me nr.214 akti dt 13.12.2021,paraqitje dt. 13.12.2021,regjistrimi që i përket : Kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë (Luzim Basha) Objekti ,Pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të Partise demokratike të Shqiperisë dhe të Organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin  Kombëtar të dt.17.07.2021,cështja është duke u gjykuar nga Gjyqtare Blerina Muça. etj etj…

Pra është pikërisht kjo çështje e kontestuar që Gjykohet nga Gjykata e Apelit…

Nga analiza e këtyre  të dhënave rezulton se Partia Demokratike ka te rregjistruara në gjykatë vetëm zgjedhjet e vitit 2017 ,dhe zgjedhjet e aso kohe kanë patur kryetar Z.Luzim Basha,2(dy) Nënkryetarët Z.Edmond Spaho dhe Z.Edi Paloka dhe Sekretar të Përgjithshëm z.Arben Ristani.

Të gjithë të zgjedhurit e pas zgjedhjeve të vitit 2021 janë ende të pa regjistruar dhe në këte mënyrë të palegjitimuar me përjashtim te kryetarit, Z.Lulzim Basha. Ligji për Partitë Politike në :

Nenin 14 citon :

Dispozitat e këtij ligji për regjistrimin e partive politike janë njëlloj të vlefshme për ndryshimet dhe fshirjet në regjistrimet e mëparshme. Ndërsa në…

Nenin 9 citohet :

Deri në datën e regjistrimit, themeluesit e partisë mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj, siç janë, sidomos,thirrja e zhvillimi i mbledhjes së themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese, por nuk mund të kryejnë veprimtari si parti politike.

Pra aryetimi i gjyqtares Kacerja ,duket  se përkon me nje realitet të vërtetë .Sekretari i Përgjithshëm Z.Gazmend Bardhi nuk është i legjitimuar dhe nuk mund të autorizojë prokurë përfaqësimi,kjo vlen edhe për 4 nënkryetarët e grupimit te Z.Basha dalë nga zgjedhjet e vitit 2021.Vetë Z.Basha ka shprehur publikisht dhënien e dorëheqjes paçka se i pa ç’regjistruar nga rregjistri i Partive Politike, Z.Alibeaj nuk ka mandat nënkryetari sipas përcaktimit të pikës 2 të Nenit 56 te Statutit referuar më lart qe te mund te autorizojë prokurën e përfaqësimit në Gjykate, Grupimi është i paregjistruar. Por ka nje solucion ,dhe ky eshte Z.Basha. Por Z.Basha ka një mungesë të gjatë në parti dhe formula e rikthimit si i vetmi legjitim (i dorëhequr pa ligj), nuk vjen dot i pa shoqëruar me një justifikim tepër bindës para strukturave dhe elektoratit të tij si pasojë e mosdrejtimit për një kohë të gjatë të Partisë  Demokratike.Kështu që përjashtimi i Gjyqtares Kacerja i kërkuar nga Z.Gazmend Bardhi (si funksionar i palegjitimuar) në dt 22.12.2022 sipas analizës se momentit,ka gjasa të mospranohet nga Gjykata e Apelit.…ngelet për tu parë a do të ç’bëhet më Pëlhura e Penelopes… dhe deri kur, pasi  zgjedhjet vendore te vitit 2023 jane afer…?

Nga Petrika Thano

No Comments

Post A Comment