MCA-PRESS | Pesha e Kryetarit dhe peshorja e KQZ
1853
post-template-default,single,single-post,postid-1853,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Pesha e Kryetarit dhe peshorja e KQZ

GIR (Grupimi i Reportereve Inestigative)

Në dt 2 shkurt 2022 me nr.Pot.33, nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nënshkruar nga Komisioneri Shtëtëror të Zgjedhjeve z.Ilirjan Celibashi, është marrë vendimi për : ”Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar te  Bashkie,të datës 6 mars 2022”

Sipas arsyetimit të ketij vendimi në paragrafin e parë të kërkesave:

“Dokumentacioni i paraqitur nga Partia Demokratike, për regjistrim si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022, përbëhet si mëposhtë:

Vertëtimi i lëshuar nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dt 24.01.2022 nëpërmjet të cilit vertëtohet së Partia Demokratike ,me iniciale PD osë PDSH me kryetar z.Lulzim Basha, rezulton e regjistruar në dokumentacionin e kesaj zyre.”

Me heret në media është publikuar pikërisht ky vertëtim zyrtar nga Gjykata e Rrethit Gyqësor Tiranë i cili është depozituar nga Partia Demokratike në KQZ për ti çelur rrugë zgjedhjeve të pjesshme vendore të dt.6 Mars 2022, në ketë vertëtim citohet :

“Vertëtojme së në Rregjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton së me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i Partisë Demokratike me iniciale PD ose PDSH, Kryetar i partisë është z.Lulzim Basha”

Në pamje të parë sipas këtij vertëtimi nuk ka arsye për tu shqetësuar pasi mban vulën e një organi Gjyqësor, por në vijim të logjikës historike dhe juridike në vetvete ka disa paqartësi për të cilat Komisioneri Shtëtëror bazuar në nënin 19/dh të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, ngarkohet me disa detyrime dhe kryesisht, kujdeset për zbatimin e këtij ligji në mënyre të drejtë, të përpiktë, të saktë…

Në kujtesë të komisionërit, Urdhëri nr.12 i datës 19.12.1990 ka ardhur si rezultat i Dekretit nr.7472 dt.17.12.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të kohës ku nëpërmjet tij ish grupi organizues i Partisë Demokratike me kryesues Eduart Selami-n i kërkonte ministrit të kohes Enver Halili, legalizimin e Partisë Demokrtatike. Në dokumentacionin bashkëlidhur përfshihej, statuti, lista e personave themelues etj. Material I perbere ne 35 faqe, Kryetar i komisionit themeltar u zgjodh Azem Hajdari e më pas në shkurt 1991, Sali Berisha,1992-1994 Eduart Salami, përsëri Sali Berisha , deri në korrik 2013 me zgjedhjen e Lulzim Basha në krye të saj. Pra në vite statuti i Partisë Demokratike ka ndryshuar disa herë dhe ndryshimet janë pasqyruar në regjistrin e partive Politike, deri në vitin 2017, ku më pas deri ne korrik te vitit 2021per keto zgjedhgje nuk ka pasur regjistrime të reja pranë këtij regjistri, duke venë në dyshim legjitimitetin e PD,për përiudhën 2017-2021 e ne vazhdim.

Kthehemi në aktualitet në vitin 2022, referuar Nenit 10 paragrafi i parë i ligjit 8580 dt.17.2.200 “Për Partitë Politike “ i ndryshuar, citohet : “Pasi mbledhja e anëtareve themelues të partisë politike të ketë miratuar dokumentët e partisë ,programin ,statutin si dhe …”Përsëri në plan të parë del statuti…

Mbi bazen e një kërkese të Grupimit të Reportereve Investigativë, drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përgjigjen e saj, kjo gjykatë me shkresën nr.606/1 dt 23.02.2022 është shprehur së me vendimin Nr 10 datë 13.07.2021 kjo gjykatë për PD, ka vendosur:

Pranimi i kërkesës dhe depozitimi i akteve si mëposhtë:

Regjistrimin e ndryshimit në Regjistrin e Partive Politike ,pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë duke pasqyruar zgjedhjen e Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike për një mandat prej 4 vitësh.

Pasqyrimin në Regjistrin e Partive Politike të Statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar në datën 29.04.2018.

Pasqyrimin në Regjistrin e Partive Politike të anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pasqyrimin në Regjistrin e Partive Politike të anëtareve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pasqyrimin në Regjistrin e Partive Politike të Sëkretariatit Ekzekutiv të zgjedhur të Partisë Demokratike të Shqipërisë. ( Pra jo vetem satuti por edhe c’do ndryshim i zgjedhjeve të vitit 2017, jane kerkuar  për tu regjistruar në korrik te vitit 2021 )

Në ushtrim të kompetëncave që Komisioneri mban,a i ka ushtruar këto kompetenca ky institucion për të verifikuar:( Nëse të zgjedhurit e Partise Demokratke, përkojnë me të zgjedhurit e vitit 2018, kerkuar pranë kësaj gjykatë apo janë të zgjedhurit e vitit 2021, qe kane dalë nga organet e reja të zgjedhura në kuvendin Kombëtar të PD të datës 17.7.2021…)

 A është verifikuar nga KQZ dhe z. Celibashi,regjistri i Partive Politike prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ,pasi ende ne kete rregjister figurojnë të pandryshuar te zgjdhurit e vitit 2018 te regjistruar pas 4 vitesh,fakt ky qe perben shkelje ne pjesemarrjen ne zgjedhje jo vetem sipas Ligjit per partite Politike por edhe sipas kodit Zgjedhor ?

A ka verifikuar KQZ dhe Z.Celibashi vlefshmerine e zgjedhjeve te vitit 2021  bazuar ne rregjistrimin   e tyre ne regjistrin e partive politike ,nese jane pasqyruar ndryshimet e duhura qe te mund te bejne te vlefshme pjesmarrjen ne keto zgjedhje ?

 Sipas të dhënave zyrtare te kerkuara zyrtarisht nga GIR,dhe te ardhura nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane , rezultojne qe Jo vetem Statuti por edhe ndryshimet e tjera te nevojshme te dala pas zgjedhjeve të korrikut 2021 nuk jane te regjistruara dhe jane derguar prane kesaj Gjykate për regjistrim. në datën 13.12.2021 me nr. akti 214 dhe procesi per regjistrim po gjykohet nga Gjyqtarja Blerina Muça.

Në kujtësë për KQZ dhe Z.Celibashi në vijim të Nenit 9 të ligjit 8580 ”Për Partitë Politike” paragrafi i dytë citon: ”Partia Politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë”

Por ndryshimet sipas statutit të ri të Partisë Demokratike ende nuk janë regjistruar në Regjistër. Referuar po ligjit të mësipërm në nënin 14 citohet :

“Dispozitat e këtij ligji për regjistrimin e partive politike janë njelloj të vlefshme për ndryshimet dhe fshirjet në regjistrimet e mëpareshme”

Jemi përpara faktit së në datën 13.07.2021, Partia Demokrtaike ka kërkuar miratimin dhe regjistrimin  e STATUTIT ,të datës 29.04.2018 për vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i kësaj partie.

Për vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021 nuk kemi akoma asnje rregjistrim në gjykatë pasi çështja është në shqyrtim.

A mundet dot Partia Demokratike të legjitimohej në zgjedhjet e datës 6 Mars 2022…? Ligji “Për partitë politike “ po në nenin 9 paragrafi i fundit citon :

“ Deri në datën e regjistrimit, themeluesit e partisë mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj, siç janë, sidomos thirrja e zhvillimi i mbledhjes së themeluesve dhe zgjedhja e organëve drejtuesë, POR NUK MUND TË KRYEJNE VEPRIMTARI POLITIKE” paragraf ky i lidhur me nenin 14 ku citohet si më lart :

“Dispozitat e ketij ligji për regjistrimin e partive politike janë njëlloj të vlefshme për ndryshimet dhe fshirjet në regjistrimet e mëparëshme”.

A ka shkelur ligjin KQZ dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z.Celibashi me lejimin e pjesmarrjes në zgjedhjet e 6 marsit 2022 për Partinë Demokratike…? A do te mbetet ende ne shkelje Komisioneri nese nuk merr zgjidhje problematika per Partine Demokratike per zgjedhjet e 16 Prillit 2023 per zgjedhjet e pushtetit vendor…?

De fakto kjo parti nga 2017 deri ne korrik 2021, eshte perfaqesuar nga Lulzim Basha, por de juro,pas doreheqjes se ketij te fundit ne vitin 2021, u konstatua se ishte e paperfaqesuar dhe s’mund te legjitimohej pasi keto zgjedhje ishin dhe jane te parregjistruara ne Gjykate. A mund te emeronte z.Basha nje pasardhes …? Padyshim qe jo, pasi ish Kryetari i dorehequr dhe pa mandat, nuk mund te  emeronte nje pasardhes me autorizim. Pasardhesi i ri qe sot promovohet Z.Enkelejd Alibeaj,se pari nuk mund te autorizohej nga nje ish kryetar i dorehequr i pa rregjistruar dhe i pa legjitimuar nga Gjykata nga pas zgjedhjet e Korrikut 2021,dhe se dyti bazuar ne nenin 46 te Statutit te kesaj Partie nuk mund te propozohej e te zgjidhej kryetar i perkohshem, si perzgjedhje nenkryetaresh por vetem nga Asmbleja e Kuvendit Kombetar te kesaj partie,gje qe s’ka ndodhur.

Faktet tregojnë ,se labirintet ligjore të pastudiuara nga KQZ dhe Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve ,pa ose me qellim, kane keqpërdorur misionin që mbart ky institucion jo vetem në kundërshtim me “Kodin Zgjedhor” por edhe me Ligjin “Për Partitë Politike”dhe ende rrezikojne te keqperdorin me sajesa juridike demokracine e brishte Shqiptare.

Cila eshte masa e perdorur ne peshoren qe ka perdorur KQZ dhe kujt i sherben ky institucion ,ku ne njeren ane eshte Ligji dhe ne anen tjeter nje, apo nje shumatore  kryetaresh jolegjitime dhe nje  subjekt i palegjitimuar sipas Ligjit…?

A mund te ushtrojne funksione publike edhe te zgjedhurit e kesaj Partie…?padyshim qe jo pasi ligji per “Partite Politike”ne nenin 9 ,shprehet qarte “Deri në datën e regjistrimit, themeluesit e partisë mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj, siç janë, sidomos thirrja e zhvillimi i mbledhjes së themeluesve dhe zgjedhja e organëve drejtuesë, POR NUK MUND TË KRYEJNE VEPRIMTARI POLITIKE” “Dispozitat e ketij ligji për regjistrimin e partive politike janë njëlloj të vlefshme për ndryshimet dhe fshirjet në regjistrimet e mëparëshme” Neni 14.

Dhe Partia Demokratike ende i ka te parregjistruara dhe palegjitimuara zgjedhjet dhe te zgjedhurit e vitit 2021.

Tags:
, , ,
No Comments

Post A Comment