MCA-PRESS | Mbi 50.000 kamioniste proteste ne Kanada
1715
post-template-default,single,single-post,postid-1715,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Mbi 50.000 kamioniste proteste ne Kanada

Në fund janarin e vitit 2022,mbi 50000 kamioniste nisën një proteste të pazakonte në Kanada.Turma në Ontario mbështeti autoklonën e kamionëve të nisur për të protestuar ndaj vaksinimit të detyrueshëm, në Otava

Kamionistët janë ngritur  kryesisht duke protestuar ndaj një rregulli të ri që hyri në fuqi më 15 janar 2022, duke kërkuar që kamionistët që hyjnë në Kanada të imunizohen plotësisht kundër koronavirusit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të njëjtën kërkesë për kamionistët që hyjnë në atë vend nga 22 janari 2022.

Turmat e shtetasve kanadeze por jo vetem, degjoheshin kudo ,brohorisnin, valëvitnin flamuj dhe ngritën tabela në Ontario ,ndërsa nje pjesë tjeter e autokolones se kamionistëve u nisën për në Otava për të protestuar ndaj mandatit të qeverisë kanadeze të vaksinës Covid-19 për shoferët ndërkufitar.

Me mijëra njerëz priten mberritjen e kamionisteve në Otava si pjesë e grupit që kërkon t’i jepet fund mandateve të vaksinave dhe kufizimeve të Covid-19. Disa nga drejtuesit e grupit bënë thirrje për një proteste paqësore, por deklaratat nga disa me te irrituar,  kanë përfshirë edhe kërcënime për dhunë.

Rruga para Godines së Parlamentit u mbyll për qarkullimin e përgjithshëm gjithashtu masa u moren edhe per ndërtesat në qarkun Parlamentar te cilat u  mbyllen  duke u pare vetem prezenca e stafit te sigurimit ,por punëtorët paralajmëruan  kërcënime për dëmtime fizike.

Në një parking të mbushur ne qendrën tregtare në veri të Torontos, mbështetësit hodhën para dhe ushqim për kamionistët në automjetet e tyre, ndërsa të tjerët mbanin tabela që protestonin kundër qeverisë në kohen e nisjes se kamionisteve.Gjate raportimit te mediave u pane edhe disa njerëz që ngacmuan gazetarët që mbulonin tubimin ndërsa të  tjerë brohoritnin kamionët nga mbikalimet.

Karvani i kamionistëve te nisur drejt kryeqytetit te Kanadasë ka nxitur policinë të përgatitet për mundësinë e dhunës dhe gjithashtu politikanët të paralajmërojnë kundër retorikës së përshkallëzuar të lidhur me protesten. Një zyrtar i lartë i Parlamentit paralajmëroi ligjvënësit që të ndalonin protestën dhe të evitonin incidentet, pasi shtëpitë e tyre private mund të ishin nen shënjestër të turmave.

 

“Kamionistët kanadezë sundojnë,” shkroi CEO i Tesla Elon Musk në Twitter në mbështetje të kolonës protestuese.

Disa me pikëpamje ekstreme, të së djathtës ekstreme janë kapur në protestën e quajtur te kundërligjëshme . Një video në internet përfshin një burrë që shpreh shpresën se tubimi do të kthehet në ekuivalentin kanadez të trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump.

Ministri kanadez i Sigurisë Publike Marco Mendicino tha se: ” Askush nuk duhet të marre parasysh pretendimet e shtrembëruara të organizatorëve qe shprehen se kjo është një protestë për lirinë,bëhet fjalë për një grup radikal, shumë prej të cilëve nuk janë kamionistë, të cilët po përhapin gënjeshtra, për vaksinat, për punonjësit e shëndetësisë dhe sinqerisht, për mediat,” tha Mendicino, shumica dërrmuese e kanadezëve i kundërshtojnë këto pikëpamje ekstremiste citoi ai,ata e kuptojnë se nëse vërtet duam të mbrojmë liritë tona dhe vaksinat dhe mandatet e vaksinave janë mënyra më e mirë për të dalë nga pandemia e mbylli fjalen e Mendicino”

Udhëheqësi i konservatorëve të opozitës, Erin O’Toole tha se do të takohet me kamionistët, por jo me organizatorët e autokolonës.

Aleanca Kanadeze e Kamionëve ka vlerësuar se rreth 15% e shoferëve të kamionëve në Kanada – deri në 16,000 – nuk janë plotësisht të vaksinuar

Mike Fabinski, një shofer kamioni nga Barrie, Ontario, tha se mandati do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të punojë më rrugët ndërkufitare.“Dëshiron të vaksinohesh, vazhdo, eshte zgjedhja jote. Nuk dua të vaksinohem, kjo është zgjedhja ime”, tha ai.Fabinski tha se ai ka drejtuar kamionë për 20 vjet, por nuk ka qenë në gjendje të udhëtojë në SHBA që kur mandati hyri në fuqi më 15 janar.”Unë kam udhetuar kudo pa ndalur tha Fabinski …ndersa tani nuk mund të udhetoj. Nuk mund të punoj më, kjo si pasoje se Qeveria Federale i dha fund përjashtimit të kamionistëve nga mandati i vaksinës dy javë më parë, që do të thotë se shoferët kanadezë të kamionëve duhet të vaksinohen plotësisht nëse duan të shmangin një karantinë dy-javore kur kalojnë në Kanada nga SHBA”

 

 

No Comments

Post A Comment