MCA-PRESS | GJEDNJ, Pinto Coelho kundër Portugalisë (Liria e Shprehjes)
1621
post-template-default,single,single-post,postid-1621,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

GJEDNJ, Pinto Coelho kundër Portugalisë (Liria e Shprehjes)

Pinto Coelho kundër Portugalisë (nr 2) – 48718/11, Vendimi 22.3.2016

(Seksioni IV)

Faktet – Në nëntor të vitit 2005 një program televiziv lajmesh transmetoi një raport nga kërkuesja në lidhje me një çështje gjyqësore. Pjesët zanore nga protokolli i seancës gjyqësore së cilës i ishin shtuar titra u transmetuan si pjesë e një reportazhi. Për këtë ri-transmetim, zërat e tre gjyqtarëve të çështjes dhe të dëshmitarëve ishin ndryshuar në mënyrë digjitale.

Pas transmetimit, kryetari i seksionit që kishte shqyrtuar çështjen bëri ankim në zyrën e prokurorit duke u bazuar në faktin që nuk ishte dhënë leje për transmetimin e pjesëve zanore nga seanca ose pjesëve filmike nga salla e gjyqit. Por personat të cilëve u ishin transmetuar zërat nuk u ankuan në gjykatë në lidhje me shkeljen e së drejtës ë tyre për të folur. Kërkuesja u urdhërua të paguante një gjobë prej 1 500 Euro.

Ligji – Neni 10: Dënimi i kërkueses ishte kualifikuar si ndërhyrje në të drejtën e saj të lirisë së shprehjes. Ndërhyrja e ishte e parashikuar me ligj dhe qëllimet që ndiqeshin nga qeveria përputheshin me qëllimet legjitime të ruajtjes së autoritetit dhe paanësisë së gjyqësorit dhe ruajtjes së reputacionit të të drejtave të të tjerëve. Raporti i kundërshtuar përshkruante një procedim gjyqësor i cili kulmoi me dënimin penal të disa të pandehurve. Veprimet e kërkueses synonin ekspozimin e keqadministrimit të drejtësisë që ajo besonte se kishte ndodhur në lidhje me një prej individëve të dënuar. Doli që raporti trajtonte një çështje me interes publik. Gazetarët, në parim, nuk mund të liroheshin nga detyrimi i tyre për t’iu nënshtruar ligjit të zakonshëm penal mbi bazën e dhënies së mbrojtjes në bazë të Nenit 10. Fakti që kërkuesja nuk kishte vepruar në mënyrë të paligjshme në marrjen e protokollit nuk ishte domosdoshmërisht një faktor përcaktues në vlerësimin nëse ajo i kishte përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë e saj apo jo. Sidoqoftë, ajo kishte qenë në gjendje të parashikonte që transmetimi i raportit të kundërshtuar ishte i dënueshëm në pajtim me Kodin Penal.

Duke ditur këtë, kur u transmetua raporti i kundërshtuar çështja e brendshme kishte përfunduar. Kështu që nuk ishte e dukshme që transmetimi i pjesëve audio të mund të kishte patur një efekt negative mbi administrimin e duhur të drejtësisë. Për më tepër, seanca kishte qenë publike dhe asnjë prej personave të prekur nuk kishte bërë ankesë për shkeljen e së drejtës së tyre për të folur, megjithëse këtë mjet ata e kishin në dispozicion sipas ligjit të brendshëm. U takonte kryesisht atyre të siguronin respektimin e kësaj të drejte. Po ashtu, zërat e atyre që merrnin pjesë në seancë ishin deformuar me qëllim që të pengohej identifikimi i tyre. Po ashtu, Neni 10 § 2 i Konventës nuk parashikonte kufizime të lirisë së shprehjes bazuar në të drejtën për të folur, pasi kësaj të drejte nuk i ofrohej e njëjta mbrojtje si dhe së drejtës së reputacionit. Për pasojë, qëllimi i dytë legjitim i synuar duhej të kishte rëndësi më të vogël në rrethanat e çështjes. Nuk ishte e qartë pse e drejta për të folur duhej të pengonte transmetimin e pjesëve zanore nga seanca në një kohë që ajo ishte publike. Së fundmi, megjithëse shuma e gjobës mund të dukej e vogël, kjo nuk e ul efektin pengues, duke ditur ashpërsinë e dënimit të mundshëm. Për pasojë, megjithëse shkaqet për dënimin e tij ishin me vend, ato nuk ishin të mjaftueshme për të justifikuar një ndërhyrje tek e drejta e kërkuesit për lirinë e shprehjes.

Përfundim: shkelje (gjashtë vota me një).

Neni 41: Konstatimi i një shkeljeje përbënte kompensim të mjaftueshëm dhe të drejtë për çdo dëm jo-financiar; 1 500 Euro në lidhje me dëmin financiar.

No Comments

Post A Comment