MCA-PRESS | MARRËDHËNIET MES MEDIAS DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI
1610
post-template-default,single,single-post,postid-1610,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

MARRËDHËNIET MES MEDIAS DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI

Albanian Media Institute, Instituti Shqiptar i Medias

( Fragment nga botimi) me botues Friedrich-Ebert-Stiftung, 2017

MARRËDHËNIET MES MEDIAS DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI

Permbledhje Ekzekutive,nga Rrapo ZGURI

Ky studim merr përsipër të hedhë dritë mbi marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri, duke nisur që me kontekstin historik dhe shoqëror të këtyre marrëdhënieve dhe duke vijuar me prirjet aktuale mbizotëruese që formësojnë tipologjinë e këtyre marrëdhënieve. Për të arritur në përfundime më të bazuara lidhur me raportimin e politikës në media, është ndërmarrë edhe një monitorim sasior i mediave. Tranzicioni i mediave shqiptare drejt mediave të lira dhe të pavarura ka qenë pjesë dhe reflektim i tranzicionit të përgjithshëm politikoshoqëror të vendit pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit politik. Në fillim të viteve 1990-të mediat pluraliste lindën dhe u zhvilluan më shumë nën nxitjen e kërkesës politike (political demand) dhe vetëm në fazat e mëvonshme ato nisën të zhvillohen edhe si rezultat i kërkesës shoqërore (social demand) dhe të kërkesës së tregut (market demand). Kështu mediat e para në Shqipërinë e tranzicionit u krijuan nga partitë politike. Gjatë kësaj periudhe, media shqiptare u përpoq të emancipohej por ajo nuk ia doli dot të transformohej nga një institucion partiak në një institucion të pavarur. Vetëm pas vitit 1994 shfaqen në treg mediat në pronësi të gazetarëve që kishin tendencë të shkëputeshin nga ndikimi i partive dhe t’i bënin një opozitë të fortë pushtetit. Pas vitit 1998, nën ndikimin e kërkesës së tregut, në lojën e pronësisë së mediave hyjnë shumë përfaqësues të botës së biznesit të madh, të cilët shënuan edhe lindjen e mediave klienteliste, për shkak se shumë nga këta pronarë i krijuan mediat e tyre që t’iu shërbenin interesave të biznesit dhe të forconin lidhje e tyre me politikën, në këmbim të interesave të ndërsjella. Marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri . Pas një tranzicioni të gjatë dhe plot zigzage, aktualisht, sistemi mediatik shqiptar, paraqitet relativisht i konsoliduar, dhe në shumë drejtime shfaq ngjashmëri edhe me sistemet mediatike të një pjese të vendeve perëndimore. Sipas analizës së këtij studimi, nga tre modelet e mediave të propozuara prej autorëve Hallin dhe Mancini, modeli i mediave shqiptare ngjan më shumë me Modelin Pluralist të Politizuar. Gjatë viteve të tranzicionit në Shqipëri është ndërtuar një kuadër ligjor relativisht i plotë për mbrojtjen dhe zhvillimin e lirisë dhe të pavarësisë së medias. Por në shumë raste kuadri ligjor ka qenë i vonuar ose ka qenë një transplantim mekanik i legjislacionit perëndimor. Problem mbetet edhe implementimi i legjislacionit. Në përvojën shqiptare të marrëdhënieve mes medias dhe politikës, si në fazat e hershme të tranzicionit edhe gjatë viteve të fundit janë hasur edhe përpjekje të herëpashershme të formacioneve politike për të kontrolluar në një farë mënyre mediat përmes ligjit, si në rastin e Ligjit për Shtypin apo në rastin e legjislacionit që përcakton rregullat për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të RTSH dhe të AMA, i cili i jep mundësinë mazhorancës politike që të vendosë për përbërjen e organeve drejtuese të këtyre dy institucioneve. Në pikëpamje të transparencëssë pronësisë së mediave, Shqipëria ka bërë progres por ngrihet edhe shqetësimi për mundësinë e pronësive të fshehura. Krahas faktorit pronësi, një rol të konsiderueshëm në shkallën e varësisë apo të pavarësisë së mediave ka luajtur edhe financimi i tyre. Në këtë aspekt, për shumë analistë vendorë apo reporterë ndërkombëtare situata mbetet alarmante. Progres Raporti i KE për Shqipërinë vëren se financimi i mediave mbetet shumë problematik. Pothuajse mungon transparenca dhe burimet e financimit manipulohen apo fshihen. Në ngjashmëri me vendet e modelit pluralist të polarizuar të Marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri mediave, edhe në Shqipëri organizatat profesionale dhe sindikatat e gazetarëve janë në përgjithësi të dobëta. Tregues i mungesës së organizimit të mediave dhe të komunitetit të gazetarëve është edhe fakti që Shqipëria për shumë kohë gjatë viteve të tranzicionit nuk ka arritur të ketë një Këshill të Mediave, i cili ekziston në shumicën e vendeve të rajonit. Inekzistenca apo roli i dobët i organizatave të gazetarëve kanë ndikuar edhe në një nivel të ulët të vetërregullimit të mediave në vend. Përsa i takon autonomisë editoriale, rezulton se në realitetin shqiptar është e vështirë të gjesh pronarë të medias që nuk ndikojnë në politikën editoriale të medias që kanë në pronësi. Në injorim të plotë të funksionit publik të medias, pronarët e mediave në Shqipëri e trajtojnë informacionin si një pasuri private dhe jo si një pasuri e ndarë publikisht. Në vijim të nënshtrimit të mediave ndaj interesave të tyre, pronarët dhe drejtuesit (të cilët shpesh i gjen nga e njëjta anë) ndërtojnë marrëdhënie fiktive punësimi me gazetarët për ta patur më të lehtë që t’i pushojnë nga puna nëse ata nuk iu binden. Implementimi i dobët i kodit të punës, si për gazetarët me kohë të plotë edhe për ata me kohë të pjesshme mbetet një çështje tepër shqetësuese. Shumë gazetarë punojnë pa kontrata punësimi apo kanë kontrata të atilla që mund të ndërpriten arbitrarisht. Kjo ka sjellë situatën që shumë gazetarë t’iu përshtaten interesave të pronarëve dhe të zbatojnë axhendat e tyre, duke u vetë-censuruar shpesh në punën e tyre. Presioni si dhe mungesa e sigurisë ekonomike kanë ulur pavarësinë e gazetarëve dhe si rrjedhojë kanë ndikuar edhe në rënien e standardeve profesionale dhe në njëanshmëri në raportime. Gjithashtu, gjatë këtyre viteve është shënuar një mediatizim në rritje i politikës i shfaqur në shtimin e kanaleve mediatike të përdorura nga partitë politike dhe politikanët si dhe në rritjen e kohës apo hapësirës së rezervuar për politikën në mediat e komunikimit masiv. Marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri .Por krahas procesit të mediatizimit të politikës është vënë re edhe një ndryshim në sjelljen dhe raportet e aktorëve mediatikë sidomos pronarëve, me politikën në përgjithësi dhe me qeverisjen në veçanti, duke sjellë edhe një rikonfigurim të qasjes së mediave me krahët e politikës dhe në disa raste edhe një ndryshim të politikës editoriale të tyre. Me zhvillimet gjatë këtyre 4 viteve të fundit, duketse është arritur në situatën ku pothuajse të gjitha mediat e rëndësishme, me përjashtime të rralla, janë rreshtuar pak a shumë në anën e pushtetit, duke dëmtuar misionin e tyre publik në emër të interesave të biznesit dhe duke braktisur gjithnjë e më shumë pozicionin e “pushtetit të katërt” të mediave. Ka autorë që shohin në këtë situatë një lloj “putinizimi të mediave”. Edhe pse nuk raportohen evidenca të ushtrimit të presionit të drejtpërdrejtë nga ana e qeverisë ndaj mediave për të ndryshuar politikën e tyre editoriale, me sa duket ndryshimet që përmenden mund të kenë ardhur në këmbim të favorizimit të bizneseve të ndryshme të pronarëve të këtyre mediave, përmes një praktike të fshehtë klienteliste që zhvillohet në prapaskenën e marrëdhënieve mes pronarëve të medias dhe politikës. Një nga karakteristikat e mediave shqiptare është edhe polarizimi dhe politizimi i lartë i tyre. Pleksja e interesave të bizneseve të fuqishme, politikës dhe medias nuk ka lejuar zhvillimin e organeve të pavarura të lajmeve. Shumica e mediave shihen të mbajnë anën e PS ose të PD. Por kohët e fundit polarizimi duket se po merr trajta të tjera. Po kalohet nga polarizimi media të djathta vs. media të majta në media pozitare vs. media opozitare. Gjithashtu shumë media, dhe mes tyre edhe disa nga mediat kryesore e kanë braktisur së fundmi edhe Marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri luajalitetin politik dhe po kalojnë nga një “muaj mjalti” me qeverinë e PD në “muaj mjalti” me qeverinë e PS, duke përshtatur kursin dhe politikën editoriale me kursin dhe politikën e fituesit politik, thjesht dhe vetëm për të mbrojtur dhe avancuar interesat e biznesit të tyre. Ky zhvillim konsiderohet më i rëndë dhe më me pasoja se sa polarizimi dhe paralelizmi politik konstant dhe i qëndrueshëm dhe çon në një kompromentim të rëndë të rolit të medias si dhe në një rrënim deri në asgjësim të besueshmërisë së publikut ndaj saj. Kjo situatë e nënshtrimit të mediave ndaj interesave të biznesit e politikës është shfrytëzuar nga kjo e fundit për të rritur shkallën e instrumentalizimit të tyre për nevojat dhe qëllimet e veta duke përdorur sidomos kanalet e marrëdhënieve publike. Nga kërkimi i realizuar në kuadër të këtij studimi vijnë të dhëna që flasin për një prani të lartë të lajmeve që thjesht “zbardhin” përmbajtje të zyrave të PR. Lajmet me bazë PR-in politik gjenden në përqindje më të madhe në televizion, krahasuar me shtypin dhe mediat online. Zhvillime drastike janë shënuar kohët e fundit edhe me të ashtuquajturat “kaseta të gatshme”. Nga një dukuri dhe problem i periudhave të fushatave elektorale tani “kasetat e gatshme” janë dukuri dhe problem i kurdohershëm. Në kontekstin shqiptar, më shumë se mediatizim të politikës, “kasetat e gatshme” përfaqësojnë një instrumentalizim të mediave nga zyrat e PR-it të politikës apo të institucioneve shtetërore, duke dëmtuar jo pak pavarësinë dhe integritetin e tyre. Me përhapjen në masë të internetit dhe të komunikimit online, në Shqipëri është zgjeruar gjithnjë e më shumë edhe Politika 2.0 që nënkupton përdorimin e kanaleve interaktive online për komunikimin politik. Interneti iu ka krijuar mundësinë aktorëve të politikës që të hyjnë në komunikim të drejtpërdrejtë me audiencën pa patur nevojën e ndërmjetësimit të mediave tradicionale. Zhvillimi Marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri  i fundit më i bujshëm në politikën shqiptare 2.0 ka qenë hapja në mars të vitit 2017 e ERTV, një lloj Web TV që mban inicialet e kryeministrit dhe kryetarit të PS Edi Rama.

Një rrugë tjetër që ka sfiduar sot  ndërmjetësimin e mediave tradicionale është zëvendësimi i deklaratave për shtyp të politikanëve me statuset në profilet individuale apo institucionale në Facebook apo në Twitter. Numri i lajmeve që gjenerohen duke u bazuar në këto statuse vjen në rritje, duke shënuar kështu edhe një lloj Facebookllëzimi të raportimit politik. Pozita e nënshtruar e mediave tradicionale shqiptare ndaj politikës si dhe siguria që përftohet nga kapacitetet e cyber-politics kanë inkurajuar herë pas here edhe një diskurs populist në komunikimin politik të kryeministrit shqiptar, njëherësh edhe kryetar i PS. Gjithashtu rrethanat e mësipërme kanë nxitur kryeministrin shqiptar që të hedhë edhe dorashkën e duelit ndaj mediave, duke iu shpallur atyre edhe “luftë të hapur” – një strategji komunikimi kjo që është përdorur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump apo nga liderë të tjerë aktualë të politikës botërore sidomos për efekte elektorale. Natyrisht sfida ndaj medias, anashkalimi apo injorimi i saj si dhe “sulmi” për efekt elektoral mund të sjellë dobi të momentit për politikën. Por në perspektivë afatgjatë ajo kultivon një perceptim negativ dhe një frymë mohuese për median dhe për gazetarët pa dallim, duke e lënë publikun të jetë, nga njëra anë pre e morisë së shtuar të fake news dhe të informacionit të manipuluar të rrjeteve sociale dhe nga ana tjetër, pre e diskursit të politikanëve populistë që mund të prodhojë një autoritarizëm të ri me pasoja për demokracinë. Nga ana tjetër, shndërrimi i vetë politikës apo i shtetit në media mund të konsiderohet edhe si përpjekje për një lloj delegjitimimi të “pushtetit të katërt”, duke e nxjerrë atë nga loja dhe duke e kthyer informimin në një funksion të tre pushteteve të tjera dhe të Marrëdhënies mes medias dhe politikës në Shqipëri në marrëdhënieve publike të tyre. Kjo do të përbënte një precedent shumë të rrezikshëm për funksionimin e një shoqërie demokratike. Përmes rritjes së kohës apo hapësirës së medias që mbushet me përmbajtje politike media ka kontribuar në një lloj “bombardimi” të publikut me politikë. Kështu, është bërë pothuajse normale që kanalet televizive të vendit, dhe sidomos kanalet informative të transmetojnë live për orë të tëra pothuaj të gjitha eventet kryesore politike, madje edhe për ato që mund të mos kenë patur ndonjë interes të madh publik. Krahas transmetimeve live, është vënë re edhe një prani e shtuar e lajmit politik në edicionet e lajmeve televizive apo në faqet e gazetave apo portaleve. Natyrisht do të ishte shumë e natyrshme që përqindja e lajmeve politike të ishte shumë e lartë, nëse mediat do të kishin profil politik. Por të gjashta mediat e monitoruara në kuadër të këtij studimi kanë profil gjeneralist, dhe në këtë kontekst mund të thuhet se kemi një prani të lartë të lajmit politik, sidomos tek gazetat dhe tek televizionet. Krahas pranisë së lartë të lajmit politik, në mediat shqiptare është vënë re edhe një opinionizim në rritje i tyre, sidomos përsa i takon opinionit në lidhje me politikën. Kështu nëse dhjetë vjet më parë, në televizione në vend ekzistonin vetëm 4 talk-show të profilit politik, aktualishtshumica e televizioneve e kanë një të tillë. Kjo kategori ka shërbyer për të vendosur urat mes mediave dhe politikës si dhe për të ushtruar presion apo për t’i bërë favore asaj nëpërmjet përpunimit të opinionit sipas interesave të forcave të caktuara politike. Sipas fjalëve të një opinionisti, këto emisione janë kthyer në “dritare të domosdoshme për politikën, ku duhet të dalësh nëse do të ekzistosh”. Opinionistët sot përfaqësojnë një kastë të mirëpaguar të medias, me të ardhura dhjetëra herë më të larta se ato të reporterëve. Disa syresh Marrëdhëniet mes medias dhe politikës në Shqipëri 58 janë edhe në listën e miliarderëve shqiptarë, duke u bërë të tillë edhe pa patur biznese në pronësi të tyre. Tregues spektakolar i pushtetit të shtuar të opinionistëve dhe të “opinion-based programs” në vend ishte ceremonia e përkujtimit të 20-vjetorit të një emisioni të kategorisë “opinion-based”, e cila u bë në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, e shoqëruar me një bujë dhe pompozitet të madh, ku nuk munguan të gjithë VIP-at që kontrollojnë politikën dhe opinionin publik shqiptar. Siç shkruan një analist për këtë ngjarje, ky emision, ia doli të vërë në rresht të gjithë “elitën” e fshatit tonë shqiptar, si nevojtarë që janë për dritaren e tij mediatike. Krahas opinionizimit që vjen nga dritarja e televizionit, gjatë viteve të fundit vihet re një opinionizim i shtuar që vjen nga sistemi mediatik online. Me një ritëm shumë të shpejtë janë shtuar vitet e fundit portalet, blogjet dhe mediat sociale të profilit “opinionbased”. Si emisionet e opinionit në TV ashtu edhe portalet e bazuara tek opinioni në web, mes të tjerash kanë rritur ndjeshëm intensitetin e “bombardimit” të publikut me politikë. Për rrjedhojë, në vend të mediatizojë kulturën politike ndër shqiptarët, media po mediatizon më shumë konfliktualitetin politik. Kësisoj mediat po kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë së opinionit dhe të arsyes së nxehtë në vend të ndërtimit të shoqërisë së informacionit dhe të arsyes së ftohtë. Opinionizimi në rritje i mediave ka sjellë edhe një dobësim dhe një bjerrje të gazetarisë së bazuar tek faktet, duke krijuar terren të favorshëm për gazetarinë e bazuar tek opinioni dhe për fake news. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën për reflektim dhe për respektim të misionit dhe të standardeve bazë nga ana e mediave, përmes një ndërgjegjësimi të të gjithë aktorëve të fushës dhe përmes ndërmarrjes së iniciativave që kontribuojnë në kthimin e mediave tek funksioni i tyre i përgjegjësisë publike.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment