MCA-PRESS | Pseudo “Federatat Shqiptare të Sportit” Skandali me emërtesat dhe fondet publike
1558
post-template-default,single,single-post,postid-1558,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Pseudo “Federatat Shqiptare të Sportit” Skandali me emërtesat dhe fondet publike

GIR (Grupimi i Reporterëve Investigativë) – Mbi 6.2 million euro të statistikuara plus miliona të tjera të përfituara si rezultat i titujve të paqënë,mendohet të jetë dëmi shkaktuar buxhetit të shtetit nga zyrtarë të administratës shtetërore pranë ish MTKRS dhe zyrtarët e sotëm prane MASR dhe MAS, që kanë patur detyrë të menazhojnë dhe ruajnë keto të ardhura.

Sipas listës zyrtare te konfirmuar nga zyra e rregjistrit te OJF-ve, prane gjykates se rrethit Gjyqesor Tirane  28 (njezete e tetë) është numuri i subjekteve sportive me termin “Federate” ne vitin 2013.Ne vitin 2021 po sipas zyres se rregjistrimit te kesaj Gjykate,numuri i ketyre subjekteve me termin”Federate” arrin ne  38 (tridhjetë e tete) ,prej  te cilave sipas verifikimeve 33 (tridhjete e tre) jane  të parregjistruara sipas ligjit për sportet,ku ne vendimet e rregjistrimit nuk shenohet asnje e dhene mbi urdherat e titullareve te ish MTKRS, MASR e sot MAS mbi miratime te statuteve apo emertesave te Sekretareve te Pergjithshem te ketyre subjkteve (si detyrim ligjor) qe kane qene dhe jane përfitues te fondeve publike ,pagesave,donacioneve ,lehtësirave doganore,përjashtimeve nga taksa të ndryshme e të tjera favore …Gjithashtu nga Zyra e rregjistrit te OJF-ve, prane Gjykates se Rrethit Gjyesqor Tirane nuk perjashtohet te kene ndodhur edhe gabime ne perciellje te dokumentacionit te sakte referues ,si ne rastin e “Federates Shqiptare te Kick Boxin” “de facto” e rregjistruar sipas ligjit  ne vitin 2013, por “de juro”jo e listuar ne informacionin e kerkuar prane gjykates.

Pra këto të vetëquajtura “Federata”me status OJF dhe me objekt sportin, janë favorizuar në vite,me këto financime nga ministritë përgjegjëse për sportin të cilat kanë shpërdoruar jo vetëm fonde publike por edhe termin e të qënit i ligjshem në sy të komunitetit ndërkombetar për sportet  duke i çertifikuar me një titull të paqëne dhe antiligjor sipas asaj ç’ka kërkon ligji, kjo jo vetëm nga paaftësia e zyrtarëve të këtyre Ministrive, por edhe aferave me keto subjekte.

Ky skandal daton në mënyrë t֝ë vazhdueshme dhe periodike nga viti 2009, por që zanafillën e ka në herë të tij në vitin 2005, vit ku hyri në fuqi ligji Nr.9376 dt 21.04.2005”Për Sportet”  i cili shfuqizoi ligjin e mëparshem atë të vitit 1996 dhe që i  detyronte të gjitha federatat sportive të rregjistruara para hyrjes në fuqi të tij të rirregjistroheshin në gjykatë me ligjin e ri  ,pavarësisht nëse kishin qënë Federata të rregjistruara më parë apo OJF me subjekt sportin.

Ky ligj vendosi disa kushte,per subjektet OJF sportive, ku kryesori ishte kushti,për pranimin  e një “Statuti Tip”që ofronte vetë Ministria Përgjegjëse për Sportin ku për këtë citohej se: Emërtimi dhe certifikimi i emrit “Federatë Shqiptare e Sportit” do të kryhej pas nënshkrimit nga  Ministri Përgjegjës për Sportin,dhe më pas që të merrte forme ligjore dhe të zyrtarizohej ky “Statut TIP” duhej të shkonte edhe njëherë në Gjykatë e të certifikohej prej saj ligjerisht ,bazuar kjo në Nenin 14 të ligjit .

Nëse këto subjekte sportive nuk do të ndiqnin këtë rrugë ligjore,pavarësisht rregjistrimeve të mëparëshme, nuk mund të përfitonin emërtesën “Federatë Shqiptare”  dhe nuk mund të ishin përfituese të financimeve në forme Grandi,akorduar nga shteti (Neni 16 i ligjit)

Risite që sillte Ligji Nr.9376 dt 21.04.2005”Per Sportet” që në momemtet e para, ndeshën në rezistencën si nga federatat e rregjistruara në atë kohe që refuzuan në njëfare mënyre me inaktivitetin e treguar riregjistrimin, ashtu edhe nga subjektet (OJF) që ushtronin veprimtari në sporte të caktuara,që përdorën c’do formë e mënyrë për të ruajtur statukonë e paligjëshme si pasojë e frikës qe ky detyrim mbartte për të ardhmen e financave po ashtu edhe për ti shpëtuar përgjegjësise që do duhej të shpjegonin.  Ky Ligj, nuk gjeti zbatim dhe u anashkalua jo vetem nga federatat sportive  në mbi 90% të tyre por edhe nga funksionaret e Ministrise se linjes per Sportet qe treguan nje inaktivitet te tepruar ne zbatimin e ligjit.

I diktuar nga kushtet e kohes dhe presioni ligjvënësve për moszbatim të Ligjit ,rreth 2 vite më vone në fillim vitin e 2007-ës, ish Ministri i MTKRS,(Përgjegjës për Sportet) Ylli Pango pas rezistencës së treguar nga subjektet tashmë të vetëdeklaruara dhe të vëtquajtura “Federatë” megjithese vete ai ishte iniciatori i ligjit,u diktua të nxirrte urdhëresën e parë për zbatimin e tij.Urdhërese që mban datën, 28.03.2007 me nr.200 ,e cila edhe pas ndryshimeve ligjore me Ligjin 105/2020 e deri me sot  është e pashfuqizuar dhe ende në fuqi.Me anë të kësaj Urdhërese, urdheroheshin subjektet Sportive që  kërkonin të mbanin titullin “Federatë”, që të miratonin në parim “Statutin Tip”dhe ta paraqisnin pranë Ministrisë Përgjegjëse për Sportet për të marrë nënshkrimin e Ministrit Përgjegjës. Drejtoria e Sportit pranë kësaj ministrie detyrohej mbi bazën e saj të komunikonte këtë urdhër dhe mbi bazën e tij të ngarkonte të gjitha Federatat Shqiptare të Sportit ,të pasqyronin amendimet e tyre në Statutet respektive, të pararegjistruara më parë, në përputhje me “Statutin Tip” të ofruar nga MTKRS brënda dt 20 prill 2007.Dhe më pas  të rikryenin regjistrimin sipas këtij “Statut Tip”, në Gjykaten e shkallës së parë në Tiranë.

Megjithëse urdhëri i ish Ministrit Pango ishte ultimativ ,u deshën edhe 16 muaj të tjerë, deri në shtator 2008 për t’u vënë në lëvizje por gjithsesi jo ne eficense.

E gjendur para një situate antiligjore pa rrugëzgjidhje dhe e vënë përpara përgjergjësise ,per t’i shpetuar pergjegjesise dhe vetëdorheqjes se diktuar nga eproret dhe rrethanat,ish Drejtoresha e Sporteve të asaj kohe në këtë ministri Violeta Shqevi me shkresën me nr.prot 6346 dt.23.09.2008 u diktua  t’i kërkonte zyrtarisht ish ministrit Ylli Pango dhe ish zv.Ministrit Ekrem Spahia  sipas lëndës” Për zbatimin e Statutit TIP në zgjedhjet e organeve drejtuese në Federate”, ne menyre gati ultimative,që procesi i regjistrimit të mundesohej të fillonte patjetër në muajin Tetor 2008,sipas urdherit Nr.200, të leshuar nga vete Ministri Përgjegjës për Sportet.

Sipas të dhënave shkresore ,në vitit 2009 të gjitha shoqatat sportive (OJF), por edhe federatat e krijuara para vitit 2005 në urdhëresa të nxjerra ,nëse nuk riregjistroheshin në gjykatën e shkallës së parë në Tirane sipas ndryshimeve ligjore, nuk do mund të përfitonin  emërtesën “Federatë Shqiptare” dhe nuk mund ishin përfituese nga grandet shtetërore, sipas percaktimeve të Ligjit.( Bllokim i fondeve Grand ,që nuk ndodhi kurrë)

Grupimi i Reporterëve Investigative (GIR) pjesë e grupimit MCA-Press&GIR © , me shkresën nr14 dt.30.04.2021, drejtuar Ministrisë së linjes për Sportet  MASR ,si pasuese ligjore e ish MTKRS, në kerkesën për informacion kërkoi  vënien në dispozion të informacionit të plotë publik lidhur me:

1 –  Numurin e plotë të “ Federatave Shqiptare të Sportit “( të njohura nga shteti) për vitet 2009-2021.

2 – Tabelat e situacionit të realizimit të shpenzimeve buxhetore të institucioneve në varësi / SPORTIN,   “Federatat Shqiptare të Sportit”( të njohura nga shteti) për vitet 2009-2021.

3 – Kopje të Urdhërit të nxjerrë nga Ministri Përgjegjes për Sportet  për vitet 2009-2021,për miratimin e statutit TIP,të “Federatave Shqiptare të Sportit”(të njohura nga shteti) bazuar në Ligjin Nr.9376 dt.21.4.2005,i ndryshuar.

4 – Kopje të miratuar nga Gjykata Kompetente, të Aktit të Ministrit Përgjegjës për Sportet (STATUTIT) për “Federatat Shqiptare të Sportit” për periudhën 2009-2021,( të njohura nga shteti) bazuar në Ligjin Nr.9376 dt.21.4.2005,i ndryshuar.(faqe 1 dhe arsyetimi i vendimit)

5 – Kopje të Aktit,Opinionit të marrë nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar,referuar Ministrit Pergjegjes për Sportet,për “Federatat Shqiptare të Sportit”për vitet 2009-2021,( të njohura nga shteti) bazuar në Ligjin Nr.9376 dt.21.4.2005,i ndryshuar.

6 – Kopje të Urdhërit të Ministrit Përgjegjës për Sportet,për:“Miratimin e Sekretarit tëPergjithshem për Federatat Shqiptare të Sportit” ( të njohura nga shteti) bazuar në Kreu IV Neni 29 i Statutit TIP,per Fedaratat Shqiptare,sipas Urdhërit Nr.200 dt.28.03.2007 të Ministrit të MTKRS.për periudhen 2009-2021,bashkë me situacionin e shpenzimeve buxhetore (PAGA) për periudhën 2009-2021

Por organi publik MASR,në kundërshtim të hapur me Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”  refuzoi në pjesen më dërrmuese këtë kërkesë duke moskthyer përgjigje zyrtare dhe duke devijuar në mënyrë të qëllimshme ato pak përgjigje qe dha,te cilat shtremberonin thelbin e kërkesës.Ky akt i praprecedent i MASR solli pasojë dhe detyroi organin e medias t’i drejtohej me shkresën me nr.prot 19 dt.18.05.2021 “Komisionerit për të Drejten e Informimit” i cili vuri në dijeni MASR për masat që duhej të ndërmerrte dhe mbi detyrimet ligjore qe mbartte në zbatim të ligjit dhe kthimit të përgjigjes së kërkuar për organin e medias.

Megjithë përpjekjet e dështuara të organit Mediatik dhe Zyrës së komisionerit për të Drejtën e Informimit, për t’i dhënë zgjidhje problematikës mbi ankimimin e ngritur ,MASR përsëri e refuzoi kërkesën e palëve duke dërguar një përgjigje zyrtare sipërfaqësore dhe jo të sakte sipas kërkesave të bëra , me arsyetimin se : “MASR mund të jape informacion vetëm për periudhën në të cilën ka ushtruar veprimtarinë e saj në fushën e përgjegjësisë shtetërore për zhvillimin e Sportit”, a thua se ky organ i administrates Shtetërore nuk ishte pasues i ish Ministrise së sporteve, MTKRS dhe nuk dispononte dokumentacione që vinin të mbartura nga e njejta drejtori për sportet dhe nga të njëjtët zyrtarë te pandryshuar ,përgjegjës për sportet.

Në mënyrë të hapur dhe jo në transparence me publikun, duke filluar nga mospublikimi i buxheteve të federatave aktive,të pretenduara dhe njohura nga shteti  në vite, sipas urdhërave të Ministrave të linjës për Sportet, si dhe në të gjithë korrespondencen zyrtare,  si nga koordinatori për te drejtën e informimit dhe drejtuesit e lartë të kësaj Ministrie, u mohua në mënyrë periodike ekzistenca e “Thembrës së Akilit” në këtë skandal “Miratimi i Statutit Tip “nga Ministri Përgjegjës për Sportet, duke lënë qëllimisht në terr informativ ose “duke harruar pa dashje” që pa miratimin ministror këto pseudo“Federata Sportive” ishin dhe mbeten të paligjëshme, dhe se paratë e taksapaguesit Shqiptar të lëvruara për këto pseudo “Federata” nëpërmjet “Fondeve Grand” që lëvronte dhe lëvron kjo Ministri përgjegjëse për sportet, ishin dhe jane te paligjëshme dhe nuk duhej të miratohen.

Me një mori mohimesh me “NUK”…si, Federatat sportive…  nuk janë institucione në varësi të MASR qe bie poshte pasi ( vërtet nuk jane …por që financimet i marrin nga MASR) ,referuar : nenit 13 ,te ligjit “Per Sportet”eshte e shprehur :… . Federatat sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar financohen me fonde të dhëna nga Buxheti i Shtetit  etj

MINISTRI …NUK miraton Sekretarin e Përgjithshem të Federatës Shqiptare…  (version që bie poshtë me nje mori urdhërash në vite të Ministrave Përgjegjës për Sportet që kane kryer miratimin  për nje skuadron të tërë të Sekretarëve të Pergjithshëm të këtyre pseudo Federatave) konfirmuar kjo, në nenin 29.2 të statutit TIP, miratuar sipas Urdhërit Nr.200 dt.28.03.2007( i pashfuqizuar )  ku ”Ministri përgjegjës për Sportet miraton njërën nga kandidaturat  për Sekretar të Përgjithshëm te propozuara…nga federatat …”etj ..

MINISTRI…NUK miraton statutin TIP”, por ky version rrëzohet nga Ligji ku citohet shprehimisht në vite si më poshtë :

1.Në Ligjin nr.8114 dt 28.03.1996 “Për sportin”  Neni 14 ku pika 2,para hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ligjore te vitit 2020 percaktohej:

…2 Të drejtën për të fituar emërtimin “Federatë Shqipëtare” e një sporti të caktuar e gëzon ajo organizatë sportive e cila krijohet me nismën e shumicës së thjeshtë të organizatave sportive të atij sporti,që kanë pranuar emërtimin dhe statutin e federatës së miratuar nga Ministri i kulturës,Rinisë dhe Sporteve.pas miratimit të statutit,ky grupim kërkon rregjistrimin e federatës përkatëse në gjykatën kompetente…

2.Në ligjin 9963 dt.21.07.2008 Neni 14, ku citohet: Neni 14 Federatat Sportive

…2.Të drejtën për të përfituar emërtimin “Federatë shqiptare” e një sporti të caktuar e gëzon ajo organizatë sportive, e cila krijohet me nismën e shumicës së thjeshtë të organizatave sportive të atij sporti, që kanë pranuar emërtimin dhe statutin e federatës së miratuar nga Ministri i Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pas miratimit të statutit, ky grupim kërkon regjistrimin e federatës përkatëse në gjykatën kompetente. Çdo ndryshim i statutit të federatës sportive, përpara se të regjistrohet në gjykatën kompetente, miratohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

2/1. Parimet bazë të statutit tip të organizatave sportive përcaktohen me urdhër të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

3.Në ligjin 79/2017 “Per Sportet” Neni 17 pika 2:Emërtimi “Federatë shqiptare”

…2. Akti i emërtimit “Federatë shqiptare” të një sporti të caktuar jepet nga ministri përgjegjës për sportin, pas opinionit të marrë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky Komitet paraqet opinionin jo më vonë se 15 ditë nga dita e marrjes së njoftimit.

4.Ne ligjin ,105/2020 Neni 17, “Emërtimi “Federatë shqiptare”,

  1. Akti i emërtimit “Federatë shqiptare” i një sporti i revokohet një organizate sportive nga ministri përgjegjës për sportin. Ky i fundit kërkon nga gjykata kompetente heqjen e emërtimit nëse:…( pra revokohet nga ai që e miraton..)

Pra si shihet edhe në bazën ligjore referuar më siper, në të gjitha rastet “Të drejtën për të përfituar emërtimin “Federatë Shqiptare” e një sporti të caktuar e gëzon ajo organizatë sportive, e cila krijohet me nismën e shumicës së thjeshtë të organizatave sportive të atij sporti, që kanë pranuar emërtimin dhe statutin TIP te  federatës së miratuar nga Ministri Pergjegjes per Sportet dhe rregjistrojne kete statut ne gjykate. 

Ajo ç’ka do donim ti kujtonim këtyre zyrtarëve të MASR,që pa dashje apo me qëllim fshehin informacionet publike dhe të dhënat e financimeve të kryera nga kjo ministri si për pseudo “Federatat Shqiptare”, pseudo “Sekretarët e Përgjithshëm” të tyre që nuk duhej të ekzistonin pa Rregjistrimin Ligjor të “Federatave Shqiptare” (të verteta), Donacionet që këto pseudo“FEDERATA” kane perfituar dhe përfitojnë me tituj antiligjorë dhe që paguhen nga buxheti i taksapaguesit shqiptar  se Nenin 13 i Ligjit “Per Sportet” eshte shprehur:

2. Ministria përgjegjëse për sportin mbikëqyr dhe kontrollon administrimin e transfertës së Buxhetit të Shtetit në të gjitha organizatat sportive që kanë përfituar nga fondet publike.

Detyrë funksionale ligjore që ministritë Përgjegjëse për Sportet nuk e kanë ushtruar për 12 vite dhe ende pas ndryshimeve ligjore e vazhdojne. Edhe sot Neni 8/ 1 ,i Ligjit 105/2020 “Per Sportet”citon :”1. Ministria përgjegjëse për sportin harton dhe zbaton politikën shtetërore në fushën e sportit, plotëson dhe përmirëson kuadrin ligjor të sportit, administron fondet buxhetore për sportin dhe kontrollon përdorimin e tyre nga organizatat sportive”dhe pavaresisht statusit cilesuar ” organizata sportive”perfitusit e fondeve Grand jane pikerisht ato me emertesen “Federate Shqiptare”

Le të ecim më tej: Grupimi i Reporterëve Investigativë (GIR), pavarësisht vullnetit për të dhënë informacion nga Autoriteti Publik MASR (Ministria Përgjegjëse për Sportet) ka siguruar sipas një shkrese drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.prot 2360/2 dt.06.03.2013 së paku 28 vendime të kësaj Gjykatë lidhur me statusin e OJF- ve sportive,të rregjistruara pranë saj.

Gjithashtu në një shkresë të dytë me Nr.Prot.5126/1 dt 06.07.2021 ka kërkuar,rikonfirmuar dhe ka ballafaquar të dhënat e mëparëshme të vitit 2013 me ato të vitit 2021 për 38 (tridhjetë e tetë) subjekte që shteti i njeh si “Federata Sportive”por që në të vërtete janë pseudo”Federate”.

Nga ky ballafaqim u konstatua se :

Nga 38 subjekte të deklaruara nga MASR +1 (nje) e palistuar (Kick Boxin) si “Federata Sportive” që duhet /dhe përfitojnë financime nga shteti,  vetëm 6 (gjashtë) subjekte sportive, janë të rregjistruara sipas ligjit “Për Sportet” dhe e kanë merituar emërtesën “Federatë Shqiptare Sportive”  ku përfshihet miratimi i “Statutit TIP” dhe “miratimi i Sekretarit te Pegjithshem” nga Ministri përgjegjës për Sportet, dhe rregjistrimi në Gjykatë,dhe këto janë:

1-Federata Shqiptare e Dancit Sportiv (2010) Urdhër Ministri (statut +Sek. Përgj)

2-Federata Shqiptare e Boksit (2007) Urdhër Ministri (vetëm statut)

3-Federata Shqiptare e Mundjes( 2009) Urdhër Ministri (Statut + sek.Përgj)

4-Federata Shqiptare e Skive (2012) Urdhër Ministri (statut + sek.Përgj )

5-Federata Shqiptare e Notit (2009) Urdhër Ministri (vetem statut)

6- Federata Shqiptare e Kick Boxin (12/2013)Urdhër Ministri (statut +Sek. Përgj)

Version që rrëzon poshtë katërcipërisht pretendimin e MASR se Statuti Tip,nuk miratohet nga Ministri Përgjegjës për Sportet.

Sipas informacionit të listuar zyrtar nga MASR, Grupimi i Reporterëve Investigativë (GIR), konstatoi se: Në listën e dytë të vitit 2021 nuk figuron edhe nje prej “Federatave” më të mirëpaguara ndër vite :Federata Shqiptare e Futbollit ( Që gjithsesi edhe kjo,gjëndet sipas verifikimeve të vitit 2013, e parregjistruar sipas ndryshimeve ligjore te vitit 2005)

Të jetë një lapsus i zyrtarëve të MASR apo frikë nga mosdeklarimi i grandeve për këtë federatë që e ka lënë jashtë deklarimit !!!….apo zyrtarët e Ministrisë Përgjegjëse për Sportin e kanë kuptuar gabimin që kjo federatë nuk ka qenë e rregjistruar sipas ligjit të vitit 2005, dhe e kanë skualifikuar nga financimet…?!!! …apo mos vallë kjo “Federatë” nuk ekziston më dhe është e ç’regjistruar në gjykatë…(por duhet te ishin aktet…?!!!)

Per te qene sa me te sakte bazuar ne fakte dhe prova per sa me lart,Grupimi i Reportereve investigative (GIR) perseri per nje rikonfirmim i eshte drejtuar perseri me ane te nje shkrse zyrtare Gjykates se Rrethit Gjyqsor Tirane dhe nga ana e kesaj gjykate ne dt.07.04.2022 me nr prot.1694/1, eshte rikonfirmuar mosrregjistrimi e “Federates Shqiptare te Futbollit”sipas ligjit ,bashkelidhur me kopjen e nje vendimi per regjistrim sipas objektit”Depozitim i vendimeve te Asamblese se Pergjitheshme te Jashtezakoneshme statutore te FSHF te dt.18.12.2020” ku ne kete vendim Gjykata eshte shprehur”se “FSHF eshte regjistruar si person juridik  ne regjistrin e OJF,me vendimin Nr.9.dt.31.07.2001″ku sipas Urdhërerit , 28.03.2007 me nr.200 ,te MASR ende i pashfuqizuar ,deri me sot kjo federate ka ushtruar veprimtari dhe ka qene perfituese ne te gjthe format e financimit ne kundershtim me ligjin.

Nga ballafaqimi i listave del se Subjekte të caktuara, absolutisht antiligjore,pseudo“Federatë” si  në ish-strukturën e MTKRS ashtu edhe në strukturën e MASR nga viti 2009, vit i pretenduar për hyrjen në fuqi të ligjit të vitit 2005 “Për Sportet “  pas Urdhërit nr.200, të ish-Ministrit Pango, për miratimin e “Statutit TIP” kanë përfituar Fonde Grand nga këto Ministri pa qënë fare të rregjistruara në Gjykatë respektivisht për 3,4 dhe 5 vite. (sipas kohës koresponduese në tabelën e dates së krijimit) dhe konkretisht :

 

Ciklizmi Qitja Karate Ping Pong Hendboll
Krijim 2014 Krijim 2014 Krijim 2014 Krijim 2014 Krijim 2015
2009-7.5 mln 3.5 mln 1.5 mln 1.3 mln 0.8 mln
2010-7.5 mln 1.5 mln 1.0 mln 1.3 mln 0.85 mln
2011-8.2 mln 1.5 mln 0.7 mln 1.35 mln 0.3 mln
2012-5.5 mln 1.5 mln 0.5 mln 1.0 mln ————
2013 ——- 1.0 mln 1.0 mln 1.0 mln ————

A mund te pretendojne Ministrite përgjegjëse për Sportet se nuk kane patur dijeni  per kete shkelje te rende te Ligjit?!!!

Skandali thellohet edhe më tej jo vetëm me subjektet sportive të parregjistruara në Gjykatë dhe pa miratimin e Ministrit Përgjegjës për Sportet, por edhe me pagesat e Sekretarëve të Përgjithshëm e të një tjetër punonjësi të këtyre pseudo“Federatave” te cilet nuk duhej te paguheshin nëse “Federatat” ishin të parregjistruara sipas statusit ligjor si para hyrjes në fuqi të Udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të MASR Nr.4.dt.11.03.2014, pika 4.a ,ashtu edhe pas hyrjes në fuqi te tij,urdhëra që perfshinin sipas kontratave të punësimit (nëse do të ishin të regullta) pagën e dy punonjësve sipas përcaktimit në statutin e federatave, kryesisht atë të Sekretarin e Përgjithshëm në nivelin e pagës të një institucioni qëndror/ministri, për kategoritë e pagave lll-b dhe lV-a, dhe sipas VKM nr.524 dt 16.8.2012 (e ndryshuar) qe sipas tabelës për nivelet e pagave, i korespondon pagave lll-b, në vlerën : 55.500 lekë në muaj dhe lV-a, 44.330 lekë në muaj.

Ndryshimi i vetëm që solli ky udhëzim me ndryshimet e vitit 2020 ishte se këto paga qe me pare jane dhene veçmas ne buxhet, tashmë jepen me të njëjtin indeks niveli shtuar vjetërsitë, por që implementohen brënda Fondit Grand të Akorduar. (pra e njëjta pagesë antiligjore, me një rrugë tjetër)

Skandali thellohet edhe më tej me vlerat në miliona të përfituara nëpërmjet financimeve për Sportin apo vendimeve Kryeministrore, që këto pseudo “Federata” të parregjistruara i përjashton nga detyrimet Doganore apo tatimi mbi vlerën e shtuar në mjaft raste në kuadër të bashkëpunimit me institucione sportive ndërkombetare. (privilegje që nuk mund t’i përfitonin pa u rregjistruar sipas ligjit dhe marrjes ligjore të emërtesës Federatë)

Një tjetër skandal i thelluar, janë edhe akreditimet që shteti Shqiptar lëshon për këto pseudo”Federata”, duke u hedhur hi syve strukturave serioze sportive Ndërkombetare në përfaqesime e në ndihma që ofrohen prej tyre. Si kanë mundur dhe munden këta zyrtarë të shtetit Shqiptar pranë Ministrive Përgjegjëse për Sportin, të mashtrojnë paturpësisht komunitetin ndërkombetar sportiv, për subjekte sportive inekzistente që nuk i njeh ligji shqiptar dhe këta zyrtarë i shesin si të ligjshme…?

Personat përgjegjës që duhej të zbatonin Ligjin dhe certifikonin emërtesën “Federatë Shqiptare” ndër vite , pas miratimit të vitit 2005 të ligjit “Për Sportet” dhe urdhërit Nr.200 (të pashfuqizuar) të dt.28.03.2007 “Për miratimin e Statutit TIP” renditen që nga ish Ministrat :

1-Bujar Leskaj

2-Ylli Pango

3-Ardian Turku

4-Ferdinand Xhaferri

5-Aldo Bumçi

6-Visar Zhiti

7-Myqerem Tafaj

8-Lindita Nikolla

9-Besa Shahini

…dhe Ministrja e MASR (Përgjegjëse për Sportet) në vitin 2021 Evis Kushi.

Por a duhet kërkuar shpërdorimi i fondeve të dhëna nga shteti vetëm tek titullarët e ministrive përgjegjëse për sportet…?

…Nje mori skuadronesh me burokratë të administratës janë ata që duhej të kujdeseshin që kjo të mos ndodhte para se  të conin në tryezat e Ministrave Politike dhe jo tekniciene të fushave, urdhërat e pagesave abuzive për t’u firmosur dhe lëvruar nëpërmjet thesarit të shtetit, në drejtim antiligjor.

Nënshkrimi i këtyre Ministrave, duke besuar verbërisht në atë ç’ka është servirur me vite nën ombrellën, “SPORTI”, që në vetvete mbart vlera, ka sjellë që burokratët e vegjël pranë tyre,si Keshilltarë, Sekretarë të Përgjithshshëm pranë këtyre Ministrive ,Drejtues drejtorie për sportin specialistë e teknicienë, të shperdorojnë hapur jo vetëm fondet publike shtetërore, por edhe besimin e publikut.

Auditet e brëndëshme të ish MTKRS dhe MASR (Ministrive Përgjegjëse për Sportin) me vite të tëra kanë qënë inekzistente dhe nuk kanë funksionuar lidhur me këto financime antiligjore. Konstatimi dhe rekomandimi i parë  nga KLSH ,lidhur me financimet e Federatave ka qënë në vitin 2018, i cili ne menyre flagrante nuk eshte marre me abuzimin me Fondet Grand” dhene nga shteti, por me bindje te pa thelluara ,jo profesionale ,reflektive dhe siperfaqsore te grupit te auditimit ku ne raportin e KLSH, shprehen se… “ndryshimi nga një drejtori e posaçme për sportin në MASR në një drejtori të përgjithshme ku përfshihen edhe sektorë të tjerë si rinia dhe arsimi, si dhe mungesa e monitorimit të Fondeve Grand të dhëna federative,krijon bindjen e arsyeshme tek grupi i auditimit se,MASR ka patur efektivitet te ulët në ushtrimin e funksioneve të saj. Gjë që reflekton abuzime.”

KLSH edhe pse ka konstatuar në reflektime audituesish problematika në vitin 2018 nuk është thelluar në ushtrim të veprimtarisë së saj, duke anashkaluar edhe në vitin 2021, kjo sipas Raportit Përfundimtar të Auditimit shkeljet e rënda me Fondet shteterore nga ish Ministria dhe Ministria Përgjegjëse per Sportet që lidhen me Federatat Sportive, por kanë heshtur duke marrë ç’ka u është servirur nga organi i administratës publike ,në shkelje të rendë të detyrës që u është ngarkuar me ligj.

Zyrat financiare gjithashtu kanë mbajtur të njëjtin qëndrim mospërfillës, Zyrat juridike, Drejtoritë e Sportit,dhe i gjithe sistemi zinxhir.

Dikur një ish minister i Sporteve për skandalin e financimit të paligjshëm për pseudo“Federatat” në fjale pati thënë : …Përse merakoseni ju gazetarët, ç’rëndësi ka është apo jo i/e rregjistruar (për federatat) rëndësi ka që sport bëhet, kupa sillen ne Ministri …e…kjo është e rëndësishme…

Por a duhet te funksionojë në këtë mënyrë…?

A duhet të heshtin e të mos funksionojnë strukturat ligjzbatuese përpara një skandali që sa vjen e shtohet?

Kodi penal në Nenin 256 mbi “Shpërdorimin e Kontributeve të dhëna nga shteti “ citon:

Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, Dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Nëse do ti shtonim edhe lumin e madh të përfitimeve për jo vetem “FONDE GRAND”, por edhe për ato përfitime që vijnë si pasojë e mbajtjes së një emri të madh “Federatë Shqiptare” përfituar në mënyrë të padrejtë nga këto subjekte sportive, në vlera me miliona euro, në bashkëpunim me zyrtarë te Ministrive Përgjegjëse për Sportet,mbetet detyrë e SPAK, për t’i dhënë zgjidhje.

MCA-PRESS & GIR ©

No Comments

Post A Comment