MCA-PRESS | Gjykata e Apelit Vlorë, këkon të quhen antikushtetuese, ndryshimet me ligjin nr.41/2021 datë 23.3.2021“Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, lidhur me gjykimet me një gjyqtar në Gjykatat e rrethit Gjyqësor dhe GJKKO, të shkallës së parë.
1556
post-template-default,single,single-post,postid-1556,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Gjykata e Apelit Vlorë, këkon të quhen antikushtetuese, ndryshimet me ligjin nr.41/2021 datë 23.3.2021“Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, lidhur me gjykimet me një gjyqtar në Gjykatat e rrethit Gjyqësor dhe GJKKO, të shkallës së parë.

GIR (Grupimi i Reporterëve Investigativë) Antikushtetuese janë kekuar te quhen, dispozitat e ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905 date 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë,lidhur me gjykimet me një gjyqtar në Gjykatat e rrethit Gjyqësor dhe GJKKO, të shkallës së parë.Vlen te theksohet se Gjyqtari kryesues ne kete kerkese Sokol Ngresi, eshte një gjyqtar karriere me eksperiencë, i cili aktualisht po përballet në Komisionin e Pavarur të Apelimit (KPA) me një denoncim për shkak të një kontrate pasurie të pretenduar të padeklaruar ,e goditur per falsitet nga pala ne pritje per tu zbardhur, kjo pasi  nga ana e trupës Gjykuese të (KPA ) ne funksion të një hetimi profesional është kërkuar ekspertimi grafik i Aktit (kontratë)në gjithë elementet e tij.

Në vendimin e nënshkruar nga kryesuesi ajo ç’ka e bën me interesant faktin mbi profesionalizmin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë është se për herë të parë pas disa ndryshimeve thelbësore në “Kodin e Procedurës Penale”për jo më tepër se 3 (tre muaj)  nga koha e ndryshimit, kërkohet të rrëzohen si të papajtueshme me Kushtetutën, me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me ligjin pikërisht disa vendime tejet të rëndesishme për një proces të rregullt ligjor, por të miratura në nxitim dhe të pakonsultuara me ekspertet ne terren nga komisioni i ligjeve, Ministria e Drejtësisë e Parlamenti i Shqipërisë që sipas arsyetimit  të Gjykatës së Apelit Vlorë, cënojnë e shkelin një sërë normash, ligjesh, e Konvetash Ndërkombetare.

Sipas ketij Vendimi Gjykata e Apelit Vlorë Vendos :

 

  • T’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shpalljen antikushtetues dhe shfuqizimin e nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905 datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
  • Pezullimin e shqyrtimit të çështjës deri në shqyrtimin e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, kjo në mbeshtetje të :

Neneve 131, shkronja “a”; 134, pika 1, shkronja “dh”; 145 pika 2 te Kushtetutës, nenit 68 te ligjit nr.8577 datë 10.2.2000, ku ne Nenin 131/a citon : pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare,dhe mbeshtetet ne Nenin 122 i cili parashikon: . Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji. Ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për efekt të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me të njëjtën shumicë.
2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.

3. Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej asaj. Neni 134 /1/dh- Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:dh) çdo gjykate, sipas nenit 145, pika 2, të kësaj Kushtetute; Neni 145 2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.

 Sipas Ligjit Nr.8577, datë 10.2.2000 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ne Nenin 68 sipas pjeses arsyetuese, mbi “Procedurat e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së ligjeve të kërkuara nga gjykatat” citohet:

1. Kur gjykata ose gjyqtari gjatë një procesi gjyqësor dhe në çdo kohë, kryesisht ose me kërkesë të palëve, çmon se ligji është antikushtetues dhe kur ka lidhje të drejtpërdrejtë midis ligjit dhe
zgjidhjes së çështjes konkrete, nuk e zbaton atë, duke vendosur pezullimin e shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes dhe dërgimin e materialeve të saj Gjykatës Kushtetuese, për t’u shprehur
për kushtetutshmërinë e ligjit.
2. Në vendimin e saj gjykata apo gjyqtari duhet të përcaktojnë dispozitat e ligjit që ata çmojnë se janë të papajtueshme me normat konkrete ose parimet e tjera të Kushtetutës, të cilat ligji nuk i
ka respektuar ose i ka cenuar, si dhe shkaqet për të cilat kërkohet shfuqizimi i tij.pra ne arsyetimin e Gjykates se Apelit Vlore,kjo gjykate çmon se legjitimohet ne kerkesen e saj, pasi, ne perputhje me nenet 134/1/d dhe 145/2 te Kushtetutes,  mund te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese te ushtrohet kontrolli i kushtetutshmerise se normes gjate shqyrtimit te nje çeshtjeje gjyqesore, duke pasur si parakusht qe kushtetutshmeria e normes se referuar te jete conditio sine qua non per zgjidhjen e çeshtjes konkretisht.ne vazhdim te arsyetimit te saj Gjykata e Apeli Vlore,gjate shqyrtimit te kesaj çeshtje ne shkalle te dyte, ne dhome keshillimi, referuar nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, me te cilin jane bere ndryshime ne lidhje me perberjen e trupit gjykues qe shqyrton kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të Kodit te Procedures Penale, duke urdheruar qe perberja e tyre te jete nga nje gjyqtar i vetem,  cmon se kjo dispozite, vjen ne kundershtim me standartet kushtetuese qe garantojne te drejten per nje proces te rregullt ligjor, te drejten e nje ankimi efektiv dhe parimin e sigurise juridike.

Gjykata e apelit cmon se, ne formulimin e tij neni 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, eshte i papajtueshem me Kushtetuten, ndaj si i tille, ka vend per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, duke kerkuar shfuqizimin e kesaj dispozite.

Ne vleresimin e gjykates se apelit, ne kundershtim me kete standart garantues, neni 1 i ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, duke vendosur rregullin qe gjykimet ne shkalle te dyte, për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të këtij Kodi shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm, sjell përkeqësimin në mënyrë të paarsyeshme të gjendjes ligjore të subjekteve ne procedimin penal

Sipas nenit 6 Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut, në fjalinë e parë të paragrafit 1, është percaktuar se : “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet në një proces të rregullt, publik ligjor dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij.”Procesi i rregullt ligjor është garanci me rёndësi jetike në çdo shoqëri demokratike dhe përgjegjësia për sigurimin e procesit të rregullt ligjor i takon ne radhe te pare ligjbërësit dhe me tej, autoriteteve gjyqesore.

Rezulton se ne gjithe traditen e legjislacionit procedurial shqiptar, qysh nga koha e themelimit te tij, gjykimi kontrollues eshte bazuar dhe ndertuar nder te tjera edhe mbi parimin e gjykimit kolegjial. Jane te njohura dhe te trajtuara epersite qe sjell gjykimi kolegjial, si nje mundesi reale dhe garanci per nje kontroll profesional dhe cilesor, bazuar ne ndjenjen e bashkepergjegjesise se njejte te anetareve te trupes gjyqesore, kualitetin me te larte profesional te tyre, debatin shterues mbi ceshtje te faktit dhe te se drejtes, si dhe reflektimin e praktikes se meparshme, me qellim zbatimin uniform te ligjit, nepermjet dakortesimit te opinioneve/vleresimeve te ndryshme te anetareve te trupes gjyqesore.

Kolegjialiteti ndihmon gjithashtu për të siguruar që vendimarrja të mos jetë e paracaktuar. Sa më kolegjiale të jetë gjykata, aq më shumë rritet mundesia që  cështjet që do të shqyrtohen prej saj të jenë të bazuara vetëm në prova e në ligj. Nderkohe që, ne një mjedis jokolegjial, gjyqtarët priren të ndjekin një “linjë”, përsa ju përket qëndrimeve të tyre, duke i mbajtur ato të pandryshueshme në cështet që gjykojnë, përfshirë edhe në ato cështje që mund të kenë nevojë për diskutime të shumta. Kur një gjykatë funksionon në mënyrë kolegjiale, anëtarët e trupës gjyqesore, përqëndrohen në atë që secili prej tyre sjell, bazuar në eksperiencën, përgatitjen dhe përvojën e gjithësecilit.

Në një gjykatë kolegjiale, diskutimet bëjnë që debatet mbi ligjin të jenë më të forta, më të fokusuara dhe më të dobishme për zhvillimin e ligjit. Debati është një nga komponentët më të rëndësishëm të kolegjialitetit, duke bërë te mundur që të shtrohen për diskutim idetë thelbësore për një cështje, në mënyrë efektive, si grup.  Kolegjialiteti mishëron një ideal të diversitetit dhe bën që gjyqtarët të mbështeten në vendimmarrjen e tyre pikërisht në diversitetin e mendimeve dhe njohurive, deri tek një diskutim përfundimtar, sa më afër të vërtetës, në respektim të ligjit. Një gjykate që bazon vendimmarrjen mbi kete menyre, jep me shume garanci qe diversiteti i mendimit te anëtarëve të saj në mënyrë productive do të coje ne vendime më të mira se një gjykatë në përbërje të së cilës do të jetë nje anëtar i vetëm.

Akoma me e cenueshem eshte kjo siguri, per kerkesat e prokurorit per pushimin e procedimit penal, per dergimin e çeshtjes ne gjyq, apo ankimet ndaj vendimit te prokurorit per pushimin e çeshtjes per kundravajtjes penale, te shqyrtuara me pare nga gjykata e apelit, per te cilat eshte vendosur kthimi i kerkesave per plotesimin e hetimeve. Me permbushjen e detyrave te lena nga gjykata e apelit, e cila ka shqyrtuar me pare keto kerkesa me perberje kolegjiale te trupit gjykues, tashme rikontrolli mbi zbatimin e drejte te detyrave, duhet te behet nga nje trup gjykues me perberje monokratike. Mbi kete vendim profesional te dhene nga kryesuesi  z. Sokol Ngresi mbi antikushtetueshmerine e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin ne praktike si dhe shkeljen e te drejtave te njeriut do te njiheni si me poshte…

….me konkretisht i plote vendimi i gjykates se Apelit Vlore…

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT VLORE

 Nr.113 akti

 V E N D I M

 Gjykata e Apelit Vlore, e perbere prej :

Sokol  Ngresi  – Gjyqtar

Asistuar prej sekretares gjyqesore Dorina Gega, sot, ne date 2.6.2021, ne dhome keshillimi, mori ne shqyrtim ne shkalle te dyte ceshtjen penale me nr.113 akti qe i perket :

KERKUES :  PROKURORIA prane GJYKATES SE SHKALLES SE PARE VLORE;

 OBJEKTI I KERKESES : -Pushimi i ceshtjes penale ne kuader te procedimit penal nr.291 te vitit 2018, te regjisruar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penale.

Baza ligjore e kerkeses :         Nenet 328/1 germa « dh » dhe 329/a te Kodit te Procedures Penale.

VIKTIME/KALLEZUES :     B.D, i biri i Y. dhe i H. i datelindjes ………….., lindur dhe banues ne Vlore;

 Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.590 date 7.4.2021, ka vendosur :

  • Rrezimin e kerkeses se paraqitur nga Prokuroria prane Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore “Per pushimin e procedimit penal nr.291, viti 2018”.
  • Kthimin e akteve Prokurorise prane Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore dhe detyrimin e saj per vazhdimin e hetimeve si ne pjesen arsyetuese te ketij vendimi.
  • Veprimet hetimore te kryhen brenda 90 diteve, duke filluar ky afat pasi vendimi te marre forme te prere.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne baze te nenit 329/b pika 6 te K.Pr.Penale, ka paraqitur prokurori, i cili kerkon ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses se prokurorit per pushimin e ceshtjes penale nr.291 te vitit 2018.

 G J Y K A T A   E   A P E L I T   V L O R E

pasi diskutoi ceshtjen ne teresi, perfundimisht,
V E R E N

 Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe gjate shqyrtimit te ceshtjes ka rezultuar se  Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Vlore, ka regjistruar procedimin penal nr.291 te vitit 2018 mbi bazen e kallezimit te shtetasit Banush Dane.

Sipas kallezuesit, ai ka ne pronesi te tij nje siperfaqe toke te perfituar nga ligji nr.7501 date 19.7.1991 “Per token”, pasuri e cila ne nje pjese te saj eshte zaptuar nga subjekti ndertues “Afa Konstruksion”, duke ndertuar nje objekt shume katesh.

Kallezuesi ka pretenduar se ne dhenien e lejes se ndertimit per kete subjekt, jane kryer veprime ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga ana e punonjesve te ish Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlore, duke e perfshire pasurine ne pronesi te kallezuesit, ne pasurite ne pronesi te familjes Shehu, me te cilen, subjekti ndertues ka lidhur kontraten e sipermarrjes.

Ne perfundim te hetimeve, Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Vlore, pasi ka analizuar aktet dhe ka arritur ne perfundimin se nuk konstatohen elemente te kesaj vepre penale, ka paraqitur kerkesen per pushimin e procedimit penal nr.291 te vitit 2018 per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ne perfundim te shqyrtimit te kesaj kerkese, prej gjykates se shkalles se pare, me  vendimin nr.590 date 7.4.2021, eshte vendosur rrezimi i kerkeses, kthimi i akteve Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe detyrimin e saj per vazhdimin e hetimeve si ne pjesen arsyetuese te ketij vendimi, veprime te cilat duhet te kryhen brenda 90 diteve, duke filluar ky afat pasi vendimi te marre forme te prere.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne baze te nenit 329/b pika 6 te K.Pr.Penale, ka paraqitur prokurori, i cili kerkon ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses per pushimin e ceshtjes penale nr.291 te vitit 2018.

Çeshtja eshte regjistruar per shqyrtim ne shkalle te dyte, ne daten 25.5.2021, kohe kur kane hyre ne fuqi dispozitat e ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7905 date 21.3.1995 “Kodi i Procedures Penale te Republikes se Shqiperise, i ndryshuar.

Sipas nenit 13 pika 2, te Kodit te Procedures Penale :

2.Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykojnë me një gjyqtar:

  1. a) kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake;

b)ankimi ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale apo pushimin e çështjes për kundërvajtjet penale;

  1. c) kërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës ose çështjes për krimet;

ç) kërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq;

  1. d) kërkesën e prokurorit për miratimin e urdhrit penal;
  2. dh) kërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale;
  3. e) kërkesat për rivendosje në afat;

ë) kërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, sipas titullit X të këtij Kodi;

  1. f) çdo kërkesë tjetër të parashikuar në këtë Kod apo në ligje të veçanta.

Sipas nenit 14 te titulluar “Gjykata e apelit dhe perberja e tyre”, ne piken 4, te Kodit te Procedures Penale, perpara ndryshimeve te bera me ligjin nr.41/2021, parashikohej se : “Gjykimet per kerkesat e parashikuara ne piken 2, te nenit 13, shqyrtohen me trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare”.

Sipas nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, : “Ne nenin14, pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Gjykimet për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të këtij Kodi shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm.”.

Sipas nenit 10 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, :

Në nenin 291 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:

1.Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“Ankimi u njoftohet menjëherë prokurorit dhe palëve të tjera.”.

  1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3.Ankimi shqyrtohet nga gjyqtari që gjykon kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në dhomë këshillimi brenda 30 ditëve nga depozitimi në sekretarinë e gjykatës të kopjes së akteve që përmban fashikulli i vendimit të mosfillimit të procedimit. Prokurori, jo më vonë se 15 ditë nga paraqitja e ankimit, i dërgon gjykatës një kopje të akteve që përmban fashikulli i vendimit të mosfillimit, si dhe ka të drejtë të paraqesë parashtrime me shkrim lidhur me bazueshmërinë e ankimit.”.

3.Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5.Kundër vendimit palët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit brenda 10 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Gjykata e apelit shqyrton ankimin në dhomë këshillimi brenda 30 ditëve nga data e marrjes së akteve.”.

Sipas nenit 39, pika 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, : “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, përveç sa është parashikuar në pikën 2 të këtij neni”.

Rezulton se ky ligj eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr.71 te vitit 2021 te dale per botim ne daten 14.5.2021.

Gjate shqyrtimit te kesaj çeshtje ne shkalle te dyte, ne dhome keshillimi, referuar nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, me te cilin jane bere ndryshime ne lidhje me perberjen e trupit gjykues qe shqyrton kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të Kodit te Procedures Penale, duke urdheruar qe perberja e tyre te jete nga nje gjyqtar i vetem, gjykata e apelit, cmon se kjo dispozite, vjen ne kundershtim me standartet kushtetuese qe garantojne te drejten per nje proces te rregullt ligjor, te drejten e nje ankimi efektiv dhe parimin e sigurise juridike.

Gjykata e apelit cmon se, ne formulimin e tij neni 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, eshte i papajtueshem me Kushtetuten, ndaj si te tilla, ka vend per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, duke kerkuar shfuqizimin e kesaj dispozite.

 

Ne lidhje me legjitimimin e kesaj kerkese :

Kjo gjykate çmon se legjitimohet ne kerkesen e saj, pasi, ne perputhje me nenet 134/1/d dhe 145/2 te Kushtetutes,  mund te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese te ushtrohet kontrolli i kushtetutshmerise se normes gjate shqyrtimit te nje çeshtjeje gjyqesore, duke pasur si parakusht qe kushtetutshmeria e normes se referuar te jete conditio sine qua non per zgjidhjen e çeshtjes konkrete.

Ne zbatim te parimit te drejtesise efektive, kjo gjykate, pasi analizoi ne teresi dispozitat procedurale dhe materiale te çeshtjes, ne referim te pandare te shkaqeve te ngritura ne ankim nga ankuesi/kallezuesi, qe perbejne ne thelb edhe kufijte e shqyrtimit gjyqesor ne shkalle te dyte, ka arsye te besoje se zgjidhja e çeshtjes nga ana e saj, ne kete kuader ligjor, mund te çoje ne cenimin e parimeve te rendesishme kushtetuese si dhe te drejtave kushtetuese te tij, duke mos patur asnje alternative tjeter ligjore apo proceduriale per zgjidhjen e çeshtjes pa kerkuar nga Gjykata Kushtetuese te ushtrohet kontrolli i kushtetutshmerise se normes proceduriale penale, nenit nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021.

Gjykata e Apelit Vlore, veç sa me siper, çmon se kjo dispozite proceduriale penale, per te cilen kerkohet kontrolli kushtetues, bie ne kundershtim me nenet 42 dhe 43 te Kushtetutes, nenet 6 dhe 13 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut qe garantojne te drejten e individit per nje proces te rregullt ligjor, te drejten e nje ankimi efektiv, si dhe parimin e sigurise juridike.

 

Vleresime mbi pretendimin per cenimin e parimit te nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtes per nje ankim efektiv, te parashikuar nga nenet 42 dhe 43 te Kushtetutes dhe nenet 6 e 13 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut :

Ne Kodit e Procedures Penale jane percaktuar rregulla te qarta qe sigurojne nje procedim penal te drejte, te barabarte e te rregullt ligjor, duke filluar me menyren e ushtrimit te ndjekjes penale, te hetimit dhe te gjykimit te veprave penale, si dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqesore.

Sipas nenit 1 te Kodit te Procedures Penale, legjislacioni procedurial penal ka per detyre te siguroje nje procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit. Ne vijim, ne kete Kod jane percaktuar dispozitat perkatese qe percaktojne qarte fazat neper te cilat kalon procesi penal, duke filluar nga venia ne dijeni per faktin penal te organit te cilit i eshte njohur e drejta e ushtrimit te ndjekjes penale, veprimet me karakter procedurial qe kryen ky organ ne vleresim te fakteve te kallezuara, me tej, rregullat per ushtrimin e ndjekjes penale deri ne perfundimin e hetimeve paraprake, duke disponuar me pushimin e procedimit penal ne rastet e kundravajtjeve penale apo me kerkese drejtuar gjyqtarit te seances paraprake per pushimin e procedimit penal ne rastet e krimeve, apo per dergimin e ceshtjes per gjykim, kur konstaton permbushjen e kushteve per pergjegjesi penale ndaj personit nen hetim etj.

Ne kete Kod, jane percaktuar edhe rregulla proceduriale lidhur me nevojen qe mund te kete organi procedues ne fazen e hetimeve paraprake per veprime qe lidhen me kufizimin e te drejtave te personit nen hetim, si nevoja per vendosjen e masave te sigurimit, te kontrollit, te sekuestrimit, te sigurimit te proves, te pergjimit, etj., si dhe te kontrollit gjyqesor mbi kete veprimtari.

Po keshtu, ne kete Kod, jane percaktuar rregulla proceduriale mbi fazat e gjykimit, ekzekutimit te vendimeve penale, si dhe mbi kerkesat qe lidhen me marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja.

Bazuar ne parimin e shtetit te se drejtes, subjekteve te procedimit penal u jane njohur nje sere te drejtash proceduriale, qe ne thelb synojne zbatimin e parimeve te shtetit te se drejtes, te drejtave kushtetuese dhe ato te njohura ne Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe ku padyshim, nder parimet me te rendesishme jane ato qe lidhen me garantimin e te drejtes per nje proces te rregullt ligjor, te drejtes per nje ankim efektiv dhe te sigurise juridike.

Sipas nenit 6 Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut, në fjalinë e parë të paragrafit 1, është percaktuar se : “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet në një proces të rregullt, publik ligjor dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij.”

Procesi i rregullt ligjor është garanci me rёndësi jetike në çdo shoqëri demokratike dhe përgjegjësia për sigurimin e procesit të rregullt ligjor i takon ne radhe te pare ligjbërësit dhe me tej, autoriteteve gjyqesore.

Ne kuader te kesaj te drejte, gjykata e apelit cmon se hyn edhe e drejta per t’u gjykuar nga nje gjykate, jo vetem e paanshme dhe e pavarur, por edhe nga nje gjykate profesioniste, si nga pikepamja e formimit, ashtu edhe ajo e kompozimit, si dhe e drejta e ushtrimit te nje ankimi efektiv, qe i garanton dhe siguron pjesemarresit ne proces se pretendimet e tyre ndaj vendimit te nje gjykate me te ulet, do te shqyrtohen nga nje gjykate qe ngjall besim ne paanshmerine dhe pavaresine, pikerisht edhe per shkak te profesionalizmit te saj.

Ne jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese eshte trajtuar gjeresisht nevoja qe ndryshimet qe peson legjislacioni duhet te jene te tilla qe te permiresojne statusin e subjekteve, te ofrojne garanci me te plota dhe te mira per ta dhe te ruajne traditen e mire te krijuar, pasi vetem keshtu ato ndikojne ne forcimin e shtetit te se drejtes. Kjo gjykate është shprehur se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin penal, nuk i shërbejnë stabilitetit juridik të vendit, si një kusht i rëndësishëm për funksionimin e shtetit të së drejtës. (vendimi nr.1 datë 12.1.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Duke iu referuar parimit te shtetit të së drejtës, kjo jurisprudence ka elaboruar edhe konceptin e sigurisë juridike, të së drejtës së fituar, të pritshmërisë së ligjshme dhe të besimit të qytetarëve te shteti, parim që është sanksionuar në neni 4 të Kushtetutës dhe që duhet kuptuar e interpretuar në lidhje të ngushtë me aspiratën e shprehur në Preambulën e Kushtetutës ku është skalitur vendosmëria e popullit shqiptar “… për të ndërtuar shtetin e së drejtës, demokratik e social”. Shteti i së drejtës, i cili garantohet që në Preambulën e Kushtetutës, është një nga parimet më themelore e më të rëndësishme në shoqërinë demokratike. Si i tillë, ai përbën një normë të pavarur kushtetuese, prandaj shkelja e tij përbën në vetvete bazë të mjaftueshme për deklarimin e një ligji si antikushtetues. Duke qenë se një ndër elementet më thelbësorë të parimit të shtetit të së drejtës është edhe ai i sigurisë juridike, del se rregullimet ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e shtetasve duhet të kenë qëndrueshmëri të mjaftueshme që siguron vijimësinë e tyre. Si rregull, nuk mund të mohohen interesa dhe pritshmëri të ligjshme të qytetarëve nga ndryshimet në legjislacion dhe shteti duhet të synojë të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë, vetëm nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim më të mirë te statusit për subjektet përfituese. Sanksionimi i të drejtave dhe lirive të njeriut të pranuara në Kushtetutë dhe shoqërimi i tyre me masat për vënien në jetë të tyre, duhet të synojnë përmirësimin dhe rritjen e standardeve të të drejtave, forcimin e shtetit ligjor. Nëse masat e marra shpien në përkeqësimin në mënyrë të paarsyeshme të gjendjes ligjore të personave të tjerë, mohojnë të drejtat e fituara ose injorojnë interesat legjitime të këtyre, atëherë do të dhunohet parimi kushtetues i barazisë së të drejtave dhe, në përgjithësi, do të rrezikohet arritja e qëllimit madhor të ndërtimit të shtetit të së drejtës.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se të drejtat e fituara mund të kufizohen si përjashtim, por kufizime të tilla mund të bëhen duke respektuar parimin e përpjesëtimit, në lidhje të ngushtë me parimet e drejtësisë, e paanshmërisë dhe të mirëfunksionimit të shtetit.

Rezulton se ne gjithe traditen e legjislacionit procedurial shqiptar, qysh nga koha e themelimit te tij, gjykimi kontrollues eshte bazuar dhe ndertuar nder te tjera edhe mbi parimin e gjykimit kolegjial. Jane te njohura dhe te trajtuara epersite qe sjell gjykimi kolegjial, si nje mundesi reale dhe garanci per nje kontroll profesional dhe cilesor, bazuar ne ndjenjen e bashkepergjegjesise se njejte te anetareve te trupes gjyqesore, kualitetin me te larte profesional te tyre, debatin shterues mbi ceshtje te faktit dhe te se drejtes, si dhe reflektimin e praktikes se meparshme, me qellim zbatimin uniform te ligjit, nepermjet dakortesimit te opinioneve/vleresimeve te ndryshme te anetareve te trupes gjyqesore.

Kolegjialiteti ndihmon gjithashtu për të siguruar që vendimarrja të mos jetë e paracaktuar. Sa më kolegjiale të jetë gjykata, aq më shumë rritet mundesia që  cështjet që do të shqyrtohen prej saj të jenë të bazuara vetëm në prova e në ligj. Nderkohe që, ne një mjedis jokolegjial, gjyqtarët priren të ndjekin një “linjë”, përsa ju përket qëndrimeve të tyre, duke i mbajtur ato të pandryshueshme në cështet që gjykojnë, përfshirë edhe në ato cështje që mund të kenë nevojë për diskutime të shumta. Kur një gjykatë funksionon në mënyrë kolegjiale, anëtarët e trupës gjyqesore, përqëndrohen në atë që secili prej tyre sjell, bazuar në eksperiencën, përgatitjen dhe përvojën e gjithësecilit.

Në një gjykatë kolegjiale, diskutimet bëjnë që debatet mbi ligjin të jenë më të forta, më të fokusuara dhe më të dobishme për zhvillimin e ligjit. Debati është një nga komponentët më të rëndësishëm të kolegjialitetit, duke bërë te mundur që të shtrohen për diskutim idetë thelbësore për një cështje, në mënyrë efektive, si grup.  Kolegjialiteti mishëron një ideal të diversitetit dhe bën që gjyqtarët të mbështeten në vendimmarrjen e tyre pikërisht në diversitetin e mendimeve dhe njohurive, deri tek një diskutim përfundimtar, sa më afër të vërtetës, në respektim të ligjit. Një gjykate që bazon vendimmarrjen mbi kete menyre, jep me shume garanci qe diversiteti i mendimit te anëtarëve të saj në mënyrë productive do të coje ne vendime më të mira se një gjykatë në përbërje të së cilës do të jetë nje anëtar i vetëm.

Edhe doktrina juridike ka pranuar se kolegjialiteti është i lidhur me parimet e sundimit të ligjit. Kolegjialiteti, ndryshe nga gjykimi me një gjyqtar, nxit diskutimet midis anëtarëve, deri në arritjen e një konsensusi ligjor në grup, duke ofruar kështu më tepër siguri juridike për palët në process.  Nderkohe, është e qartë se gjyqtarët, por edhe individet/subjektet, e perceptojnë kolegjialitetin si përforcim të normave institucionale dhe të sundimit të ligjit. Cilësia e vendimeve të gjyqtarëve përmirësohet kur kolegjialiteti filtron vendimmarrjen e tyre, duke sjellë si pasoje rritjen e cilësisë në vendimmarrje.  Vendime të tilla kanë më pak gjasa të pasqyrojnë ideologjitë personale të një gjyqtari të vetëm. Nga ana tjetër vendimet gjyqësore të marra nga një trup kolegjial, do të pasqyrojnë padyshim eksperiencën, diversitetin, interpretimet ligjore të më shumë se një anëtari, duke e bërë debatin mbi cështjet e faktit dhe të ligjit më efikas, më të pasur, më efektiv. Në kushtet kur kolegjialiteti nxit diskutime, premisat janë që vendimmarrja të frenojë “gabimet” për cështje “ të vështira” dhe të lehtësojë debatin gjyqësor për  gjetjen e zgjidhjeve të drejta.

Jane keto elemente dhe kjo tradite e mire, e krijuar nder dekada, qe perben ne vetvete nje element substancial ne cilesine e gjykimit kontrollues dhe krijimin e besimit ne zbatimin e ligjit dhe forcimin e shtetit te se drejtes, duke u bere keshtu pjese e garancise per nje proces te rregullt, duke  nxitur subjektet se ushtrimi i se drejtes se ankimit, nuk ka vetem karakterin formal te nje garancie per zbatimin e ketij parimi, por vete sistemi, edhe ne substance, garanton qe ky kontroll do te jete me profesional dhe cilesor.

Ne vleresimin e gjykates se apelit, ne kundershtim me kete standart garantues, neni 1 i ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, duke vendosur rregullin qe gjykimet ne shkalle te dyte, për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të këtij Kodi shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm, sjell përkeqësimin në mënyrë të paarsyeshme të gjendjes ligjore të subjekteve ne procedimin penal.

Keto ndryshime, pervecse cmohen nga gjykata e apelit si te paarsyeshme, cmohen gjithashtu se jane ne kundershtim edhe me nenin 179/b te Kushtetutës qe percakton se : “Sistemi i rivlerësimit ngrihet me qëllim që të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthehet besimi i publikut tek institucionet e këtij sistemi”.

Sipas relacionit shoqerues te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, :

Ndryshimet ne Kodin e Procedures Penale jane kryer si rezultat i evidentimit te nje sere problematikash te evidentuara gjate zbatimit ne praktike te ketij ligji (miratuar me shumice te cilesuar), qe lidhen kryesisht me perberjen e Gjykates se Larte dhe trupen gjykuese, shqyrtimin e ankimeve, paraqitjen dhe permbajtjen e rekurseve, kunderrekursin, njesimin dhe ndryshimin e praktikes gjyqesore, procedimet paragjykimore, si dhe vendimet e Kolegjit Penal ose Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Keto ndryshime vijne paralelisht dhe ne harmoni me ndryshimet e kryera ne Kodin e Procedurave Civile dhe ligjin nr. 49/2012 Per gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarreveshjeve administrative, te ndryshuar (ligji nr. 49/2012).

Procesi i vetting-ut ka ndikuar gjeresisht ne krijimin e vakancave ne sistemin e gjykatave, duke sjelle per pasoje rritjen e ngarkeses se punes dhe detyrave te gjyqtareve, pjese e sistemit gjyqesor. Keto ndryshime jane konsideruar te domosdoshme, kryesisht lidhur me eficencen, efektshmerine dhe administrimin e sistemit te drejtesise, duke garantuar funksionimin e sistemit gjyqesor. Gjithashtu keto rregullime synojne uljen e mbingarkeses se gjykatave, sidomos te Gjykates se Larte, pershpejtimin e gjykimit dhe shqyrtimin e dosjeve gjyqesore brenda afateve te arsyeshme.

Qellimi i ndryshimeve te propozuara te ligjit nr. 7905, date 21.3.1995, “Kodi i Procedures Penale i Republikes se Shqiperise” eshte rritja e eficences dhe efektshmerise ne sistemin e drejtesise nepermjet rregullimeve proceduriale si ato per perberjen e trupave gjykues ne Gjykaten e Larte, shqyrtimin e kerkesave te perjashtimit te gjyqtarit te Gjykates se Larte, njoftimin e ankimeve, gjykimin ne apel, zhvillimin e proceseve gjyqesore ne menyre efikase dhe sa me te shkurter, shqyrtimin e rekurseve, kunderrekurseve, gjykimet per njesimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore, procedimet paragjykimore, etj.

Ky projektligj nuk lidhet me programin politik te Keshillit te Ministrave dhe as me dokumente te tjera politike.

Ky parashikim synon te rrise efektivitetin e gjykimit dhe lehtesoje ngarkesen e gjykatave, duke mbajtur ne konsiderate parimin e gjykimit te dosjeve brenda nje afati te arsyeshem.

Sipas ketij relacioni, ku pasqyrohet qellimi i ligjvenesit per te kryer ndryshimet ne nenin 14 pika 4 te K.Pr.Penale, ato jane nxitur nga pasojat e rrjedhura nga procesi i vetting-ut qe ka ndikuar gjeresisht ne krijimin e vakancave ne sistemin e gjykatave, duke sjelle per pasoje rritjen e ngarkeses se punes dhe detyrave te gjyqtareve, pjese e sistemit gjyqesor. Realizimi i ketyre ndryshimeve eshte cmuar se ka qene i domosdoshem, kryesisht lidhur me eficencen, efektshmerine dhe administrimin e sistemit te drejtesise, per te garantuar funksionimin e sistemit gjyqesor, por pa dhene asnje shkak apo arsye tjeter mbi ndikimin qe do te sjellin keto ndryshime ne permiresimin dhe rritjen e standardeve të të drejtave te paleve ne procesin penal, ne funksion te forcimit te shtetit ligjor dhe vete qellimit kryesor te procesit te vetting-ut, qe eshte rikthimi i besimit te publikut tek institucionet e këtij sistemi.

Nevoja per te eficencen, efektshmerine dhe administrimin e sistemit te drejtesise, per shkak te krijimit te vakancave ne sistemin e gjykatave, qe kane sjelle per pasoje rritjen e ngarkeses se punes dhe detyrave te gjyqtareve, ne vleresimin e gjykates se apelit, nuk perben arsye te bazuar ne standartin kushtetues per te perkeqesuar me thelb cilesine e gjykimit kontrollues nga gjykatat e apelit. Permiresimi i nje standarti pozitiv te krijuar i dhe nje tradite te shendetshme, qe perben ne vetvete nje element substancial ne cilesine e gjykimit kontrollues dhe krijimin e besimit ne zbatimin e ligjit dhe forcimin e shtetit te se drejtes, duke u bere keshtu pjese e garancise per nje proces te rregullt dhe duke  nxitur subjektet se ushtrimi i se drejtes se ankimit, nuk forcohet vetem nepermjet rritjes formale te eficenses ne administrimin e drejtesie, por duhet te kete ne themel te tjera garanci per zbatimin e ketij parimi, pikerisht ato garanci qe bindin qytetaret se ky kontroll do te jete me profesional dhe cilesor.

Vec ketyre konsideratave, gjykata e apelit vlereson se çeshtjet e percaktuara ne nenin 13, pika 2 te K.Pr.Penale dhe qe, sipas nenit 14 pika 4 te ketij Kodi, te ndrsyhuar me nenin 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, do te vijojne te gjykohen nga gjykatat e apelit me trup gjykues monokratik, nuk kane vetem karakter formal – procedurial, por, per nga natyra e tyre mbartin elemente te nje gjykimi qe kerkon nje analize te gjere dhe shqyrtim ne themel te asaj qe perben thelbin e vete procedimit penal, sic jane kerkesat e prokurorit per pushimin e procedimit penal, per dergimin e çeshtjes ne gjyq, apo ankimet ndaj vendimit te prokurorit per pushimin e çeshtjes per kundravajtjes penale, si dhe kerkesat qe lidhen me marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja. Po keshtu, keto çeshtje lidhen ngushtesisht me kontrollin gjyqesor te respektimit te garancive proceduriale, lirive dhe te drejtave te njeriut, sic jane kerkesat gjate hetimeve paraprake, apo ato ne fazen e ekzekutimit te vendimeve penale (kerkesat per aplikimin e alternativave post gjyqesore te denimit me burgim).

Pikerisht, natyra e ketyre çeshtjeve, vec nevojes per eficence dhe gjykim brenda afateve te arsyeshme, lip me teper nevojen e cilesise se gjykimit kontrollues nga gjykatat e apelit dhe, ne referim te konsideratave te sipercituara, kalimi nga perberja kolegjiale e trupave gjykuese te gjykatave te apelit, ne perberjen monokratike, ne vleresimin e gjykates se apelit, cenon thelbin e garancive te subjekteve proceduriale, per te patur nje proces te rregullt, jo tashme vetem nga pikepamja formale e nje gjykimi kontrollues, por edhe nga pikepamja substanciale.

Ne vijim te kesaj analize, gjykata e apelit cmon se cenohet ne thelb edhe e drejta e ankimit, e cila garantohet nga neni 43 i Kushtetutës. E drejta e ankimit kundër një vendimi gjyqësor është një nga të drejtat themelore të individit, e cila, mbi bazën e parashikimit kushtetues, gjen zbatim në dispozitat materiale e procedurale konkrete. Në këtë mënyrë, çdo dispozitë ligjore që nuk respekton përmbajtjen e nenit 43 të Kushtetutës, duke sjellë si pasojë cenimin e një të drejte themelore të individit, konsiderohet si e papajtueshme me Kushtetutën dhe si e tillë duhet shfuqizuar.

E drejta e ankimit e parashikuar nga neni 43 i Kushtetutës duhet kuptuar si një mundësi e çdo individi për të pasur, jo vetem mjete të caktuara procedurale për të kundërshtuar vendimin e dhënë nga një gjykatë më e ulët në një gjykatë më të lartë, por duke i garantuar individit të drejtën për t’u përballur me drejtësinë në të gjitha nivelet e saj, sipas kuadrit ligjor në fuqi për këtë qëllim. (Vendim i GJK nr.5/2009).

Ndersa nuk ka ndonjë detyrim kushtetues për të siguruar ekzistencën e instancave të ndryshme të ankimit, por nëse ato parashikohen, atëherë duhet të jenë efektive. Kur e drejta e ankimit ndaj një vendimi gjyqësor parashikohet nga Kushtetuta apo legjislacioni i brendshëm i shteteve palë në Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut, proceset që do të zhvillohen në gjykatat e apelit ose kasacionit duhet të respektojnë me rigorozitet garancitë themelore të nenit 13 te saj. Kufizimet e mundshme që mund t’i bëhen njohjes dhe ushtrimit të të drejtës së ankimit nga legjislacioni i brendshëm në analogji me të drejtën e aksesit në gjykatë që garanton paragrafi i parë i nenit 6 të KEDNJ duhet të plotësojnë dy kushte themelore: të ndjekin një qëllim të ligjshëm dhe të mos cënojnë thelbin e kësaj të drejte.

Ne jurispridencen e saj, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se e drejta e ankimit, ashtu si edhe ajo e aksesit në gjykatë, nuk mund t’i cenohen kërkuesit për shkaqe që rrjedhin nga mangësitë apo gabimet në veprimtarinë e vetë organeve shtetërore. Ne zbatim te ketij konstatimi, gjykata e apelit cmon se problemet mbi mosfunksionalitetin e sistemit gjyqesor, sic jane vakancat ne sistemin e gjykatave si rrjedhoje e procesit te vetting-ut, qe kane sjelle per pasoje rritjen e ngarkeses se punes dhe detyrave te gjyqtareve, pjese e sistemit gjyqesor, qe kane qene arsyeja e vetme e ndryshimit te bere ne nenin 14 pika 4 te K.Pr.Penale, nuk mund te jene te mjaftueshme dhe konform standartit kushtetues, per aq kohe sa ato ndikojne ne cënimin e thelbin te kësaj të drejte, pikerisht te efektivitetit te ketij ankimi, bazuar ne premisat qe kontrolli i iniciuar nga ushtrimi i kesaj te drejte, do te jete dhe duhet te jete, me profesional dhe cilesor.

E drejta e ankimit është një e drejtë me karakter procedurial që derivon nga e drejta e gjykimit dhe shërben për mbrojtjen e një të drejte tjetër. Gjykata e apelit cmon se nuk perben sens qe per faza te ndryshme te procedimit penal (siç eshte gjykimi ne shkalle te dyte dhe me tej gjykimi ne Gjykaten e Larte), ligji procedurial te parashikoje rregulla te ndryshme mbi kompozimin e trupes gjyqesore ne gjykaten e apelit. Ne logjike te kundert nga ajo e nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, perberja e trupes gjyqesore te Gjykates se Larte, qe shqyrton nje tjeter mjet ankimi, sic eshte rekursi, eshte unik per te gjitha fazat e procedimit penal, duke mos njohur ne asnje lloj te vendimmarrjes se saj, perberjen monokratike te trupes gjyqesore, megjithese, disa prej vendimeve per te cilat lejohet rekursi, mund te kene ne vetvete karakter formal (sic p.sh. eshte natyra e shqyrtimit te rekursit ndaj vendimit te gjykates se apelit qe ka vendosur mospranimin e ankimit, sipas nenit 420 pika 3 te K.Pr.Penale).

Vleresime mbi pretendimin per cenimin e parimit te sigurise juridike, te parashikuar nga neni 42 i Kushtetutes dhe neni 6 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut :

Kushtetuta garanton të drejtën e ankimit duke mbajtur parasysh dhe sigurinë juridike dhe parashikueshmërinë e sistemit juridik.

Rezulton se ne ligjin nr.41/2021 date 23.3.2021, ne dispozitat kalimtare, ligjvenesi nuk ka parashikuar normen per hyrjen ne fuqi te ketyre rregullave proceduriale, duke u zbatuar keshtu parimi se ato duhet te aplikohen edhe per çeshtjet qe jane paraqitur per gjykim me pare ne gjykatat e apelit, por qe nuk ka nisur, apo perfunduar shqyrtimi i tyre.

Ne zbatim te nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, per çeshtjet e parashikuara ne nenin 13 pika 2 te K.Pr.Penale, te cilat jane paraqitur per gjykim para dates se hyrjes ne fuqi te ketij ligji, palet jane fituar sigurine juridike per te patur nje gjykim efektiv te ankimit te ushtruar, bazuar ne garancine qe ofron gjykimi me trup gjykues kolegjial, siguri e cila tashme cenohet me zbatimin e nenit 14 pika 4 te ndryshuar.

E tille eshte edhe çeshtja objekt gjykimi, nga ku rezulton se ajo eshte regjistruar per gjykim ne daten 25.5.2021, pra perpara hyrjes ne fuqi te nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021, nderkohe qe, shqyrtimi i saj, duke respektuar afatin e percaktuar ne nenet 329 dhe 329/b te K.Pr.Penale, eshte planifikuar pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, duke cenuar keshtu kete siguri juridike te pales qe ka ushtruar te drejten e ankimit.

Akoma me e cenueshem eshte kjo siguri, per kerkesat e prokurorit per pushimin e procedimit penal, per dergimin e çeshtjes ne gjyq, apo ankimet ndaj vendimit te prokurorit per pushimin e çeshtjes per kundravajtjes penale, te shqyrtuara me pare nga gjykata e apelit, per te cilat eshte vendosur kthimi i kerkesave per plotesimin e hetimeve. Me permbushjen e detyrave te lena nga gjykata e apelit, e cila ka shqyrtuar me pare keto kerkesa me perberje kolegjiale te trupit gjykues, tashme rikontrolli mbi zbatimin e drejte te detyrave, duhet te behet nga nje trup gjykues me perberje monokratike.

PER KETO ARSYE;

 Gjykata e Apelit Vlore, ne mbeshtetje te neneve 131, shkronja “a”; 134, pika 1, shkronja “dh”; 145 pika 2 te Kushtetutes, nenit 68 te ligjit nr.8577 date 10.2.2000,

V E N D O S I

  • T’i drejtohet Gjykates Kushtetuese me kerkese per shpalljen antikushtetues dhe shfuqizimin e nenit 1 te ligjit nr.41/2021 date 23.3.2021 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7905 date 21.3.1995 “Kodi i Procedures Penale te Republikes se Shqiperise, i ndryshuar.
  • Pezullimin e shqyrtimit te çeshtjes deri ne shqyrtimin e kerkeses nga Gjykata Kushtetuese.

Vlore, me 2.6.2021

KRYESUES

SOKOL NGRESI

No Comments

Post A Comment