MCA-PRESS | Gazetari investigativ dhe ndërhyrja ndaj tij në jetën private
1509
post-template-default,single,single-post,postid-1509,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Gazetari investigativ dhe ndërhyrja ndaj tij në jetën private

Vendimi i gjykatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Khadija Ismayilova kundër Azerbajxhanit – A.nr. 65286/13 dhe 57270/14 Vendimi 10.1.2019 (Seksioni V)
Faktet – Kërkuesja, një gazetare e mirënjohur investigative dhe tepër kritike me Qeverinë, kishte publikuar artikuj që vinin në dukje korrupsionin që përfshinin Presidentin dhe familjen e tij. Në vitin 2012, ajo mori një letër kërcënuese që i kërkonin të ndërpriste aktivitetet e saj. Në apartamentin e saj ishin montuar kamera të fshehta nga persona të panjohur pa dijeninë dhe pëlqimin e saj dhe prej saj ishin marrë foto intime fshehtazi dhe ishin shpërndarë në internet. Gjatë hetimit penal që pasoi, kërkuesi bëri një ankesë që autoritetet e ndjekjes penale po refuzonin të ndërmerrnin hapat hetimore të dukshëm dhe të thjeshtë. Në përgjigje, autoritetet hetimore publikuan një raport mbi statusin e hetimit. Ky raporti për statusin pretendonte që kërkuesja dhe avokati i saj po përhapnin informacion të rremë në media dhe vazhdonte më tej me deklarimin e të dhënave personale sensitive, si emrat dhe adresat e miqve të saj, familjes dhe kolegëve. Kërkuesja u ankua që të drejtat e saj sipas Neneve 8 dhe 10 ishin shkelur, për shkak të mos-mbrojtjes nga ana e autoriteteve të saj nga ndërhyrjet e pajustifikuara në jetën e saj private të lidhura me punën e saj si gazetar.
Ligji – Neni 8
(a) Letra kërcënuese, filmimi i fshehtë dhe shpërndarja e videove intime – Veprimet për të cilat është bërë ankimi janë të rënda dhe ofendim për dinjitetin njerëzor. Ekzistonte një lidhje konkrete ndërmjet aktivitetit profesional të kërkueses dhe këtyre ndërhyrjeve, qëllimi i të cilave ishte që asaj ti mbyllnin gojën. Në një situatë kur kërkuesja ishte e mirënjohur në shoqëri veçanërisht për aktivitetin e saj gazetaresk, ishte e vështirë të dallohej ndonjë motiv për kërcënimin me poshtërim publik të marra prej saj, përveç se një motiv të lidhur më këtë aktivitet. Mungesa e
një motivi të tillë mund të demonstrohej vetëm nëse kjo mund të përjashtohej në mënyrë përfundimtare dhe bindëse si rezultat i një hetimi të efektshëm. Për pasojë, ky aspekt i çështjes e bënte atë të një rëndësie të veçantë për të hetuar nëse kërcënimi ishte i lidhur me aktivitetin profesional të kërkueses dhe nga kush ishte bërë. Megjithëse pretendimet e kërkueses që agjentët shtetërore mund të jenë pas veprës penale të kryer në dëm të saj nuk mbështeteshin nga prova që të përmbushin standardin e provës që kërkohet për të gjetur një shkelje të detyrimit negativ sipas nenit 8, argumentet e saj në këtë aspekt ishin të forta dhe nuk mund të injoroheshin si haptazi të papërdorshme. Kështu, këto argumente e kishin të nevojshme të hetoheshin për të gjetur prova mbështetëse. Qysh në fillim, autoritetet hetimore kishin disa tregues të ndryshëm dhe të qartë, megjithatë nuk kishin ndërmarrë hapa të mjaftueshëm në këtë aspekt. Nuk ishte vënë në dukje në mënyrë të besueshme që autoritetet hetimore të kishin marrë deklarimin e një dëshmitari të rëndësishëm në një mënyrë të përshtatshme ose që ata të kenë ndjekur ndonjë pistë që rridhte nga kjo deklaratë. U krijua përshtypja që në takimin e tyre të parë, hetuesi nuk regjistroi si duhet dhe pothuajse aktivisht shmangu regjistrimin e deklarimeve të dëshmitarit, të cilat ishin tepër të rëndësishme për çështjen. Nuk kishte informacion që të tregonte që ishin ndërmarrë hapa për të identifikuar personin i cili kishte dërguar letrën kërcënuese, pronarët dhe/ose operatorët e faqeve në internet në të cilat ishin ngarkuar fotot, dhe as identiteti i personave që i kishin ngarkuar. Duke patur parasysh të metat e konsiderueshme në mënyrën se si autoritetet e kishin hetuar çështjen, si dhe gjatësinë e procedimit, autoritetet nuk e kishin përmbushur detyrimin e tyre pozitiv për të garantuar mbrojtjen e përshtatshme të jetës private të kërkuesit duke zhvilluar një hetim penal të
efektshëm në ndërhyrjet e rënda në jetën e saj private.
Përfundim: shkelje (njëzëri).
(b) Publikimi nga autoritetet i raportit për statusin e hetimit – Raporti i statusit i publikuar në shtyp nga autoritetet e ndjekjes penale deklaronte hollësi sensitive private të përftuara në kuadrin e hetimit penal. Qeveria nuk ishte në gjendje të demonstronte as një qëllim legjitim dhe as domosdoshmërinë për ndërhyrjen në fjalë. Do të ishte e mundur të informohej publiku në lidhje me natyrën e hapave hetimorë të ndërmarrë nga autoritetet, ndërsa në të njëjtën kohë duke respektuar jetën private të kërkueses, që ishte e një rëndësie vendimtare në të gjithë kontekstin e çështjes, duke ditur që hetimi penal vetë kishte filluar në lidhje me ndërhyrjen e pajustifikuar dhe flagrante në jetën e saj private. Situata u kërkonte autoriteteve të ushtronin kujdesin e tyre me qëllim që të mos përkeqësuar më tej shkeljen ekzistuese të jetës private të kërkueses.
Përfundim: shkelje (njëzëri)
Neni 10: Veprimet e një natyre kriminale të kryera në dëm të kërkueses dukej se ishin të lidhura me aktivitetin e saj gazetaresk; nuk ishte identifikuar apo dalluar asnjë motiv tjetër i mundshëm për ngacmimin me të cilin ajo duhej të përballej. Kërkuesja kishte shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimet dhe frikën e saj që ajo ishte viktimë e një fushate të organizuar dhe orkestruar si hakmarrje për punën e saj si gazetare, në vëmendje të autoriteteve. Në këto rrethana, duke patur parasysh raportet mbi situatën e përgjithshme në lidhje me lirinë e shprehjes në vend dhe rrethanat e posaçme të çështjes së kërkueses, kërcënimi i poshtërimit publik dhe veprimet që rezultonin në ndërhyrje flagrante dhe të pajustifikuar në jetën private të kërkueses kishin të bënin me aktivitetin gazetaresk ose duhej të trajtoheshin nga autoritetet gjatë hetimit sikur ta kishin këtë lidhje. Në këtë situatë, Neni 10 i kërkonte Shtetit të paditur të ndërmerrte masa pozitive për të mbrojtur lirinë gazetareske të shprehjes së kërkueses, përveç detyrimeve të tij pozitive s ipas Nenit 8 p ër ta mbrojtur atë nga ndërhyrja n ë jetën e saj private. Megjithëse autoritetet kishin filluar një hetim penal, ka patur mangësi të konsiderueshme dhe vonesa në mënyrën se si ata e kishin hetuar çështjen. Për më tepër, artikujt e botuar në gazeta, që kërkuesi pretendonte se ishin në favor të qeverisë, si dhe deklarimi i pajustifikuar publik nga autoritetet i informacionit shtesë në lidhje me jetën private të kërkueses, e komplikonin më tej situatën, në kundërshtim me frymën e një mjedisi mbrojtës për gazetarinë.
Përfundim: shkelje (njëzëri).
Neni 41: 15,000 EUR në lidhje me dëmin jo-financiar.
(Shih gjithashtu Huseynova kundër azerbajxhanit, 10653/10, 13 prill 2017, Shënim Informativ 206; Uzeyir Jafarov kundër azerbajxhanit, 54204/08, 29 janar 2015; dhe Rekomandimin CM/Rec(2016)4 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për Shtetet anëtare mbi mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të medias)

No Comments

Post A Comment