MCA-PRESS | Dhunohen Gazetarët pas dështimit të një aksioni policor antidrogë në vendin e quajtur “Varri i Bamit”në Tiranë  
1145
post-template-default,single,single-post,postid-1145,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

Dhunohen Gazetarët pas dështimit të një aksioni policor antidrogë në vendin e quajtur “Varri i Bamit”në Tiranë  

Një aksion Policor aprofesional dhe i pastudiuar fatmirësisht pa pasoja për forcat policore, është filmuar në mënyrë rastësore nga gazetarë te një televizioni në Tiranë MCN TV. Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se një i kërkuar i ka shpëtuar forcave speciale të policisë dhe ka mundur të arratiset. (pamjet eskluzive filmike si me poshte…)

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, policia ka humbur kontrollin dhe për të mos u dokumentuar deshtimi, i është drejtuar forcërisht një grupi xhirimi të një televizioni në Tiranë News 24, të cilet në forme rastesore po kalonin ne ate segment rrugor dhe ku ne kryerje te misionit te Gazetarit dhe informimit publik kane filluar te filmojne ngjarjen, por pa e finalizuar pasi forcat policore iu kanë marrë mjetet e filmimit.

Së paku dy gazetarë u dhunuan në shpërdorim të detyrës nga forcat policore në Tiranë. Ndaj gazetarit Ergys Gjençaj u ushtrua dhunë fizike dhe ju privua liria personale duke e mbajtur te shtrirë në tokë, ndërsa ndaj Gazetares Klodiana Lala bashkë me grupin e xhirimit u ushtrua dhunë verbale dhe cenim i dinjitetit ne publik. Dhunës policore nuk i kanë shpëtuar as qytetarë të rastësishem në vendngjarje që kane qënë prezent. Kjo situatë ka zgjatur rreth 45 minuta.

Duke folur nga vendngjarja, pasi është lënë i lirë, gazetari Gjençaj tha se kjo situatë nuk i ka ndodhur kurrë më parë, ndërsa shtoi se ashtu siç policia po bënte detyrën e saj për të goditur krimin, edhe ai si gazetar po bënte punën e tij.

Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt. Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë. Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë.

MCA -PRESS & GIR (Grupimi i Reporterëve Investigativë) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve dhe stafit mediatik të Televizionit Nwes 24 dhe ju kujton organeve kompetente që do të analizojnë këtë rast si Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, Ministrisë së Brëndëshme apo Drejtorisë së Përgjitheshme te Policisë së Shtetit e strukturave te saj si SHÇBA , Nenin  5/1 ( c ) te K.E.D.NJ. – te Ratifikuar nga Shqiperia, i cili nuk i referohet thjesht dhe vetëm aplikimit të masave të sigurimit, por edhe arrestimit dhe ndalimit, si forma të kufizimit të lirisë së lëvizjes i cili nëpërmjet vendimeve te GJ.E.D.NJ. dhe jurisprudencës së saj, e ka zgjeruar fushën e veprimit të këtij neni edhe per rastet e kufizimit të lirisë te personit. Sipas GJEDNJ,pranohet se: edhe në rastin kur një oficer policie, me fjalë apo me veprime fizike, i tregon një individi se ai nuk është i lirë për t’u larguar, atëherë kemi një arrestim në kuptimin e nenit 5/1 c.  Gjithashtu, një individ që detyrohet të qëndrojë i ndaluar në rrugë apo diku tjetër, me qëllim për t’u pyetur nga policia, për t’u kontrolluar apo për të dëshmuar lidhur me një procedim penal, mbrohet nga neni 5.

Në këtë rast duke demotivuar ç’do arsyetim dhe sjellje flagrante të policisë në drejtim të stafit mediatik, sjellim në vëmëndje se ky staf dhe gazetarët e tij në kuptim te Nenit 5/1.c të KEDNJ dhe Vendimeve te Unifikuara te GJEDNJ ,janë arrestuar në mënyrë të padrejtë dhe flagrante nga këto forca policore dhe iu është privuar liria përkohësisht, duke mos i lënë të lirë per t’u larguar.

Sipas Prokurorise dhe SHÇBA,( Sherbimit per Çështjet e Brëndëshme dhe Ankesat) strukture pranë Ministrise se Brendeshme ne nje deklarate te dale shprehen :

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime te thelluara ne lidhje me incidentin e ndodhur me gazetaret ne rastin e operacionit policor antinarkotik ne një zone te Tiranës. Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre. Sigurojmë opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmonë pranë qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.

Kujtojmë se një operacion antidrogë mesditën e sotme në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë përfundoi me ndalimin për një moment të një gazetari, pasi shënjestra, që dyshohej se ishte trafikant që shpërndante lëndë narkotike u arratis, madje duke rrezikuar jetën e njërit prej agjentëve të policisë.

Një qytetar ka arritur që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndalon drejtuesin e makinës, i cili nuk bindet për të hapur derën duke u arratisur deri te shtrirja në tokë e gazetarit Ergys Gjençaj që po filmonte operacionin.

Dhuna e sotme fizike ndaj reporterit në detyrë Ergys Gjençaj, ka sjellur reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, të cilat kanë dënuar dhunën fizike të policisë ndaj gazetarit, teksa ishte duke filmuar momentet kur drejtuesi i një automjeti “Benz” iu arratis policisë gjatë një operacioni anti-drogë te “Varri i Bamit”.

Unioni i Gazetarëve e konsideron aktin si “incident të rëndë” dhe sjelljen e “bluve” si “arrogancë policore”, ndërsa kërkon vënien para përgjegjësisë të aktorëve.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, kjo ngjarje eshte e paprecedent dhe e perseritur, sipas tyre:

Imazhi i sjelljes policore i fiksuar në mesditen e dates 27 Korrik 2021, ndërsa gazetaret po raportonin live nje operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, në Tiranë, perben nje incident të rende. Eshte akt i paster i nje dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogance policore. Ketij episodi i eshte shtuar edhe shoqerimi per gati nje ore i reporterit Gjençaj.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ashper kete akt dhunues dhe brutalitetin policor te demonstruar ndaj reporterit dhe kerkon venien para pergjegjesise se punonjesve me uniforme policie, te cilet jane aktore te kesaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin ne detyre.

Me heret UGSH ka reaguar ndaj rasteve te perseritura te cenimit fizik te reportereve ne detyre si dhe per nje sjellje agresive dhe arrogante te punonjesve te policise se shtetit ndaj tyre. Aksioni policor te cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pamvaresisht nga risqet qe mbartte, nuk  e justifikon sjelljen agresive dhe dhunen fizike mbi reporterin.

UGSH u bën thirrje autoriteteve policore në vend të reflektojne me urgjence ndaj incidenteve të tilla, të ushtrojne autoritetin e tyre per respektimin e integritetit dhe prezences profesionale të gazetarëve në terren dhe në mjedisin e tyre raportues. Episode te tilla te njohura si në Lezhë, në Fier, Tiranë,. etj., jane raste dëshmuese pse në raportet e fundit ndërkombëtare për lirinë e medias dhe të gazetarit, vendi ynë njeh  rënie në nivelet e indeksimit dhe shënjohet për probleme serioze .

PAMJET FILMIKE :


No Comments

Post A Comment