MCA-PRESS | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa
1097
post-template-default,single,single-post,postid-1097,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa

GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Nr. 55 regjistër (JR) Nr. 12 i vendimit

Datë 29.10.2019 Datë 12.05.2021

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:

Albana Shtylla Kryesuese

Ardian Hajdari Relator

Ina Rama Anëtare

Rezarta Schuetz Anëtare

Natasha Mulaj Anëtare

– mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, më datë 12.05.2021, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhguesit Ndërkombëtar Francesco Ciardi, me Sekretare Gjyqësore Adelajda Hiska, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit nr. 55/2019 (JR), datë 29.10.2019, që i përket:

ANKUES: Komisioneri Publik Florian Ballhysa.

OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Madani.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, nenet C, pika 2 dhe F, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në seancë gjyqësore publike, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi Komisionerin Publik, i cili përfundimisht kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Artan Madani, dhe shkarkimin e tij nga detyra, dëgjoi subjektin e rivlerësimit dhe avokatin e tij Klodjan Skënderaj, të cilët gjatë dhe në përfundim të shqyrtimit gjyqësor kërkuan lënien në fuqi të vendimit objekt shqyrtimi, dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Ardian Hajdari, si dhe pasi e bisedoi atë,

PËR KËTO ARSYE,

trupi gjykues i Kolegjit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Madani, dhe shkarkimin e tij nga detyra.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 12.05.2021, ora 10:00, në Tiranë.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment