MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Artan Madani
1095
post-template-default,single,single-post,postid-1095,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Artan Madani

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Nr. 114 Akti Nr. 173 Vendimi

Tiranë, më 1.7.2019

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Etleda Çiftja Kryesuese

Pamela Qirko Relatore

Genta Tafa (Bungo) Anëtare

asistuar nga sekretare gjyqësore znj. Gledis Hajdini, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar z.Ferdinando Buatier de Mongeot, në datën 27 qershor 2019, ora 10:00, në Pallatin e Koncerteve, Tiranë, mori në shqyrtim në seancë dëgjimore publike çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Artan Madani, me funksion prokuror/drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/b dhe nenet A, Ç, D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2015, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi arsyetimin ligjor dhe rekomandimin e relatores së çështjes, znj. Pamela Qirko, vlerësoi shpjegimet e subjektit të rivlerësimit dhe analizoi provat shkresore të paraqitura në vijim të rezultateve të hetimit dhe në seancë dëgjimore, si dhe shqyrtoi e analizoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, referuar në nenin 4, pika 2, nenin 58, pika 1, germa “a”, si dhe në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash,

V E N D O S I:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Madani, me funksion prokuror/drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
  2. Ky vendim i arsyetuar, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga Komisioneri Publik dhe/ose nga subjekti i rivlerësimit, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
  4. Ankimi depozitohet në Komisionin të Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në Tiranë, në datën 1.7.2019.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment