MCA-PRESS | KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Besnik Muçi
914
post-template-default,single,single-post,postid-914,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-2266

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK), SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Besnik Muçi

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

NR.32 AKTI                                                  NR. 58 VENDIMI

Tiranë, më 01.08.2018

V E N D I M

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga:

Lulzim Hamitaj Kryesues

Olsi Komici Relator

Brunilda Bekteshi Anëtar

asistuar nga sekretare gjyqësore, znj. Denisa Kosta, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, z.Ferdinando Buatier Demongeot, në Tiranë, më datë 30 korrik 2018, ora 14:30, në Pallatin e Koncerteve, mori në shqyrtim në seancë dëgjimore publike çështjen që i përket:

SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT: Z. Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, i cili kërkoi konfirmimin në detyrë.

OBJEKTI: Rivlerësimi kalimtar i subjektit të rivlerësimit.

BAZA LIGJORE: Neni 179/ b dhe nenet A, Ç, D, DH dhe E të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”; Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2015 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

TRUPI GJYKUES I KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT,

pasi dëgjoi relatorin e çështjes, komisionerin Olsi Komici, dëgjoi subjektin e rivlerësimit, z.Besnik Muçi, vëzhguesin ndërkombëtar, pasi shqyrtoi në tërësinë e tij në seancë dëgjimore publike vlerësimin kalimtar ndaj subjektit Besnik Muçi, i cili kërkoi konfirmimin e tij në detyrë, si dhe bisedoi çështjen në tërësi,

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, dhe në bazë të nenit 58, pika 1, germa “a”, si dhe të nenit 59, pika 1 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Muçi, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
  2. Ky vendim, i arsyetuar, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
  3. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
  4. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

U shpall në Tiranë, më datë 01.08.2018.

Tags:
,
No Comments

Post A Comment