
03 Jul KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA), ANKUES: SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z. Sotiraq Lubonja
GJYKATA KUSHTETUESE
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
Nr. 39 regjistër (JR) Nr. 24 i vendimit
Datë 07.12.2018 Datë 08.10.2019
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët:
Ina Rama Kryesuese
Luan Daci Relator
Albana Shtylla Anëtare
Ardian Hajdari Anëtar
Sokol Çomo Anëtar
˗ mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, më datë 08.10.2019, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në Tiranë, në prani të Vëzhgueses Ndërkombëtare Marie Tuma, me Sekretare Gjyqësore Elba Arapi, çështjen e Juridiksionit të Rivlerësimit që i përket:
ANKUES: Subjekti i rivlerësimit Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.
OBJEKTI: Shqyrtimi i vendimit nr. 68, datë 08.10.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
BAZA LIGJORE: Neni 179/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet A, Ç, D, Dh dhe E të Aneksit të Kushtetutës; ligji nr. 84/21016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në
Republikën e Shqipërisë”; ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”; ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,
pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, në përputhje me parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim “ligji nr. 84/2016”), dëgjoi gjyqtarin relator të çështjes Luan Daci, analizoi shkaqet e ankimit të subjektit të rivlerësimit, si dhe pasi e bisedoi atë,
PËR KËTO ARSYE,
trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, unanimisht, bazuar në nenin 66/1, pika “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 08.10.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.10.2019.
No Comments